VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
PRESIDENTI OBAMA SHPREH BESIMIN E TIJ FETAR Nga FRANK SHKRELI E Shtunë, 02.09.2013, 08:38am (GMT1)
Ai u tha të pranishëmve se i bëri përshtypje leximi gjatë ceremonisë nga teksti i Librit të Shënjtë drejtuar Hebrejve, se, ''Pa besim është e pamundur që të kënaqim Perendinë, sepse kushdo që vjen para Tij, duhet të besoj se Ai ekziston dhe se Ai i shpërblen ata që kërkojnë ndihmën e Tij...jo vetëm për një moment, ose për një ditë, por për çdo moment dhe për çdo ditë'',të jetës sonë, tha presidenti amerikan, Barak Obama. Presidenti Obama u tha pjesmarrësve në Mengjesin Kombëtar të Lutjeve se, ''Si të Krishterë, ne besojmë në duart e gozhduara të Jezu Krishtit. Por aq shumë amerikanë të tjerë të cilët përqafojnë dhe besojnë në fetë e tyre --si myslimanët dhe hebrejtë, hindët dhe sikët si dhe të gjithë Amerikanët që besojnë por edhe ata që nuk besojnë -- kanë një besim të thellë dhe të palëkundshëm në kombin e vet.''
Kohët e fundit, tha Presidenti Obama, pata rastin të reflektoja mbi fuqinë dhe
forcën e besimit, duke folur për inaugurimin e tij të dytë për president të
Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë të cilit ai vendosi dorën dhe u betua
mbi dy Bibla që ishin përdorur nga dy Amerikanë të mëdhej, atë të Presidentit
Abraham Lincoln dhe Biblën e Martin Luter Kingut, udhëheqësit të të drejtave
civile në Amerikë -- besimi i të cilëve, sipas Z. Obama, bën jehonë edhe sot.
Ishte e pamundur, tha ai, që me atë rast solemn të mos mendoja për këta dy burra
dhe se si të dy këta -- në kohë krize e tragjedie si edhe në periudha të
pasigurta për kombin tonë, ata i këthyen sytë tek Bibla për të kërkuar ndihmë
dhe për të mësuar nga fjala e Zotit -- ashtu siç kanë bërë, ç'prej fillimit të
këtij kombi, aq shumë presidentë, predikatorë, ligjvenës, juristë e të tjerë. Duke folur për Dr. Luter King-un, Presidenti amerikan tha se ''ne e dimë se Dr. Kng-u, në Bibël gjënte forcën, në Bibël ai gjënte bindjen dhe në fjalët e Zotit ai zbulonte të vërtetën mbi dinjitetin e njeriut, nga i cili ai nuk hoqi kurrë dorë. '' Edhe Presidenti Lincoln, tha Z. Obama kishte momente të tilla, ''pasi e kishte parë vendin e tij të ndarë e të përçarë, në një luftë që kishte këthyer vëllain kundër vëllait, dhe familjet kundër njëta tjetrës -- këjo tha ai ishte një barrë e rëndë për cilindo president'', duke shtuar se, ''në sytë e presidentit Lincoln, forca e besimit ishte një shënjë përvujtëshmërie që bën të mundur të njohim kufizimet tona dhe si pasojë ai mundi të shikonte imazhin e Perendisë edhe në radhët e atyre të cilët ishin kundërshtarë të tij të vendosur'', shtoi Presidenti Obama.
''Në një demokraci kaq e madhe e kaq e ndryshme si këjo e jona'', vazhdoi ai,
''ne përballemi me lloj lloj opinionesh.'', "˜'Por'' shtoi ai, ''detyra jonë si
udhëheqës në qeveri, ose në biznes dhe si predikues të besimit fetar -- është
që të kalojmë ditët tona me zemër dhe mendje të hapur, duke kërkuar të vërtetën
që ekziston edhe në një opinionin e një kundërshtari, për të bërë të mundur
pajtimin e mendimeve dhe arritjen e marrveshjeve që të rezultojnë -- që ne si
komb dhe si popull të marrim masa dhe veprime konkrete për zgjidhgjen e
problemeve, me të cilat përballemi si komb.'' Duke përfunduar fjalimin e tij të ënjtën para nja 3000 vetave nga Amerika dhe bota, të cilët morën pjesë në Mengjesin Kombëtar të Lutjeve, Presidenti Obama tha, "˜'le të mbështetemi në vendosmërinë tonë e cila bazohet në besimin tonë fetar. Le ti lutemi Zotit që te jemi të denjë i bekimeve të shumëta që Ai i ka dhënë kombit tonë. Më lejoni gjithashtu që tu them se ne të cilët jemi në pozita të fuqishme dhe me influencë duhet të jemi ndër ata më me përvujtëshmëri. Dhe le ti premtojnë Zotit dhe njëri tjetrit, çdo ditë ndërkohë që dielli lind në Amerikë, se ai diell lind mbi një popull që përpiqet që ta bëjë këtë bashkim të kombit tonë edhe më të fortë e më të fuqishëm.'' Pas së cilës, Senatori republikan dhe nën-kryetari i ceremonisë, Z. Jeff Sessions, i cili shpeshëherë është përplasur me Presidentin Obama për çeshtje të shumëta politike dhe ekonomike, e mbylli ceremoninë duke thenë, në një frymë mirëkuptimi se, "ne jemi një komb", me një president. "Faleminderit që jeni presidenti i im. Falemidnerit që jeni presidenti i ynë", përfundoi Senatori republikan Jeff Sessions. FRANK SHKRELI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |