E Mërkurë, 10.16.2019, 12:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
TRI TEZA MBI OPORTUNIZMIN SHQIPTAR
Nga XHEMAL AHMETI

E Martë, 02.12.2013, 09:20am (GMT+1)




"Më përshkruaj shqiptarët. Si janë ata?", kështu më pyeti një mik imi zviceran me të cilën dikur kishim studiuar bashkë në Universitetin e Freiburgut. Diplomati që do ikte në Kosovë donte të mësonte, dhe atë për dyzet e pesë minuta, sa më shumë për popullin «atje poshtë», për historinë, politikën, mentalitetin, veset, ritet dhe traditat. Më tërhoqi vërejtjen: «Para se të nisësh me përshkrimin tënd mos e harro atë konkluzionin e mikut tonë Prof. dr. Christian Giordano që tha se shqiptarët janë ndër ballkanasit që prijnë për nga vetëpërshkrimi negativ». E qëlluar: modë është bërë portretimi plotë veturrejtje ndër shqiptarë!

Vetëm edhe një orë kishte mbetur për të formuluar opinionet, ligjëratën mbi qenien shqiptare. Si rezultat i atyre shënimeve dolën 12 teza mbi qenien shqiptare, pjesë e të cilave janë edhe këto 3 tezat e mëposhtme mbi oportunizmin shqiptar:

TEZA E PARË – Vetëkritika si imponim

E urrejnë veten shqiptarët, pasi para tjerëve flasin gjithherë keq për veten? Këtë do ta pohonte çdokush që i njeh vetëm sipërfaqësisht shqiptarët. Ose që shfrytëzon edhe atje ku s’duhet metodën aristoteliane të induksionit. Portreti autark negativ më shumë duket të jetë rezultat i një lodhjeje kronike nga «fatumi i padrejtë» dhe «dështimet» e elitave të tyre për tua sjellë lirinë sa më herët. Me një autosugjestion frytplotë ata ushqejnë përshtypjen kurrë të mos kenë kapur me kohë epokat; gjithmonë me vonesë të madhe qenkan integruar në procesin e iluminizmit, arsimimit, shtetësisë e kështu me radhë. Evropiani me plis mallkon veten jo pse urren apo dashuron tjerët, por sepse xhelozon fatin e të tjerëve që e kanë lënë pas në mirëqenie dhe në civilitet – çka do të që jetë kjo e fundit. Vetëpërshkrimi negativ dhe specifik i shqiptarit del pra nga grindja e përhershme me vetveten, nga refuzimi i statusit në të cilin gjendet, ai gjithmonë pretendon të mos jetë ashtu siç është, por ndryshe, më mirë.
Kemi të bëjmë nëfakt me një mentalitet që dëshiron progresin permanent? Vetëkritika (edhepse tmerrësisht agresive) si motor shtytjeje përparimi? Pjesërisht qëndron. Mirëpo më shumë se ky motiv vetëkritika shqiptare është pjesë e një strategjie mentale, të cilën shqiptari e ushtron me shekuj.

TEZA E DYTË – Oportunizmi si strategji mbijetuese

Pasi që shqiptari gjithmonë mendon të mos ketë gjetur formulën adekuate se si duhet jetuar më së miri, ai është elastik. Jorrallë edhe aventurier altruist. Aq elastik saqë bind edhe tiranin më mizantrop të jetë qeni më besnik i tij.
Gati çdo perandor i ka konsideruar gardën më besnike të tij. Gati çdo religjion i numëron si të vetët dhe të gjitha ideologjitë (komuniste, liberale, fashiste, naziste) i kanë trajtuar si operatorët më të efektshëm në terren. Dhe në çdo bilanc final kemi parë se ata, shqiptarët, nuk janë besnik të asnjërit dhe askujt. Po me atë lehtësi që i përvetësojnë situatat edhe i shporin, sikur kurrë të mos kishin qenë komunistë, sikur kurrë të mos kishin besuar në Hitlerin e sikur e gjithë përpjekja për të qenë jugosllavët sa më origjinalë s’ishte gjë tjetër përpos aktrim i zakonshëm për ta siguruar mëditjen.

TEZA E TRETË – Formula e tolerancës

Se ç ‘oportunistësh maratonik dhe të përkryer janë shqiptarët dëshmon historia e elitave të tyre: ata luajtën e luajnë rolin e hoxhës, të klerikut, të gjeneralit, të beut a valisë, të ultrakomunistit a fashistit, të demokratit apo anarkistit pa dyshuar kush kurrë në autenticitetin e tyre. Të veshur si priftërinj dhe nëpërmjet «fjalës së Zotit» krijuan gjuhën dhe alfabetin, të veshur si osmanë shpallin pavarësinë, të rreshtuar si stalinist vjelën Rusi, Kubë e Kinë, duke u sjellë jugosllavë ndërtuan e finalizuan edhe një shtet të ri.

Nga këtu rrjedh edhe diversiteti kulturor, fetar dhe ideologjik i shqiptarëve. Se gjithë këto botë kulturash, feshë e doktrinash – të cilat janë armike të mërzitshme ndër veti – nuk kanë arritur ta përmbytin qenien shqiptare në ndonjë konflikt nuk është meritë e «tolerancës gjenetike shqiptare» siç duan të na lajnë kokën me akull irracionalët, por është rezultat i oportunizmit tradicional të elitave shqiptare nëpër histori.

«Nëse elitat shqiptare e kanë bërë këtë me qëllim, të themi, si një doktrinë mbijetuese atëherë qenkan më të mençur se të gjithë», bëni zvicerani. Nuk kemi të dhëna historike shqiptarët të jenë sjellë kështu për çështje taktike. Ata kanë vepruar kështu. Kjo është historia e tyre. Dhe kjo teori natyrisht se mund të përdoret edhe nga më destruktivët për të justifikuar rolin e tyre në këtë apo atë sistem. Pse jo? A nuk do të ishte fantastik një pajtim ndërveti? Së paku në shenjë dasme ndarëse nga oportunizmi, i cili vetëm për diplomatët është i shëndetshëm!


XHEMAL AHMETI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SI E HUMBI KRYETARI I PD SHANSIN PËR TË PASUR FLAMURIN E INTEGRIMIT EVROPIAN FLAMUR TË FUSHATËSNga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.12.2013)
A DUHET TË PRANOHET IZRAELI NË NATO?Nga SHABAN MURATI (02.12.2013)
PRESIDENTI OBAMA SHPREH BESIMIN E TIJ FETARNga FRANK SHKRELI (02.09.2013)
PËRGATITJE PËR STUHINË HISTORIKE TË VERILINDJES AMERIKANE - VIHET NË FUNKSIONIM QENDRA E OPERACIONEVE EMERGJENTE NË NJU JORK, DEKLAROHET GJENDJA E EMERGJENCËS NË MASSACHUSETTSNga ARTUR VREKAJ (02.08.2013)
6 SHKURT 1967, KUR SHQIPËRIA U SHPALL KUNDËR ZOTITNga FRANK SHKRELI (02.07.2013)
XHON KERRI NË KRYE TË DIPLOMACISË AMERIKANENga FRANK SHKRELI (02.06.2013)
ORA PËR MAQEDONINË PO BIE ME SHPEJTËSINga SHKËLZEN LUSHAJ (02.05.2013)
FACEBOOKPOLITIKA“E ardhmja e njerëzimit nuk është evoluimi i teknologjisë, por mënyra e përdorimit të saj.” (Dominique Wolton)Nga ELVIN LUKU (02.05.2013)
NJË PROJEKT I STËRMADH LUNDRIMI GJEOPOLITIK NË BALLKANNga SHABAN MURATI (02.04.2013)
REFLEKSIONE NGA ZHVILLIMI I VEPRIMTARISË ATDHETARE PËR SKËNDERBEUNNga ARTUR VREKAJ, WORCESTER, MA (SHBA) (02.04.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]