E Premte, 03.29.2024, 01:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
BOTA REAGON NDAJ DORËHEQJES SË PAPA BENEDIKTIT XVI
Nga FRANK SHKRELI

E Mërkurë, 02.13.2013, 09:01am (GMT+1)



Lajmi se Papa Benedikti i XVI ka vendosur që, për arsye shëndetësore dhe të moshës, do të japë dorëheqjen në fund të këtij muaji, habiti dhe shokoi jo vetëm katolikët anembanë botës, por edhe udhëheqësit politikë botërorë, të cilët menjëherë reaguan ndaj vendimit të paprecedencë të Papa Benediktit, i cili me vendimin e tij u bë Papa i parë në pothuaj 600 vjet që jep dorëheqjen.


Udhëheqësit politikë botërorë, nga të gjitha kontinentet, shprehën admirimin e tyre për punën e tij pastorale, nënvijuan përvuajtshmërinë e tij dhe theksuan sinqeritetin e përpjekjeve të Papës Benedikt për të bashkuar popujt e e botës. Shumë prej tyre e shikuan vendimin e tij për tu larguar nga detyra e udhëheqsit shpirtëror të një miliard e 200-milionë katolikëve, si një vendim me kurajo, duke venë në dukje kontributet e tija jo vetëm për Kishën Katolike por për mbarë njerëzimin.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama me dashuri kujtoi takimin që kishte pasur me Papën në vitin 2009, duke e falenderuar Benediktin e XVI për ''bashkpunimin me të gjatë katër vjetëve të kaluar.'' Presidenti Obama, në reagimin e tij ndaj vendimit të papritur të Papës , tha se ''Kisha Katolike luan një rol kritik në Shtetet e Bashkuara dhe në botë, dhe u dëshiroj çdo të mirë atyre që së shpejti do të mblidhen për të zgjedhur pas ardhësin e Shënjtërisë së Tij Papa Benediktit të XVI'', tha udhëdheqsi amerikan në deklaratën e tij.

Edhe Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry, në reagimin e tij ndaj dorëheqjes së Papa Benediktit u shpreh se, '' Ai është një burr veprash dhe parimesh, i cili ka punuar për promovimin e të drejtave dhe dinjtetit të njeriut anë e mbanë botës, ku këto vlera e të drejta, shpesh u mohohen njerëzve....Siç pat thënë Papa Benedikti gjatë një meshe në Washington, pothuaj pesë vjetë më parë, Amerikanët mbeten një popull me shpresë dhe se Amerika është një vend i lirisë dhe i mundësive njerëzore.'' Sekreatri i ri amerikan i Shtetit, tha gjtihashtu se, ''Papa beson, ashtu siç besojmë edhe ne, se cilësitë që e kanë bërë të fortë kombin tonë mund të kontribojnë dhe të ndihmojnë që edhe botën ta bëjnë më të lirë dhe më të drejtë. Jemi të nderuar për bashkpunimin me Selinë e Shënjtë gjatë këtyre tetë vjetëve të fundit që ai ishte Papë, dhe presim të vazhdojmë këtë bashkpunim edhe në të ardhmen në fusha të interesit të përbashkët midis kombit tonë dhe të Kishës Katolike'', përfundon mesazhin e tij Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Edhe udhëheqsi i republikanëve në Dhomën e Deputetëve të Shteteve të Bashkuara, John Boehner tha se vendimi i Papës për t'u larguar nga detyra e tij, ''tregon një përvuajtshmëri të jashtzakonshme dhe dashsurinë e tij për Kishën.''

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel tha se ka ''respektin më të thellë'' për vendimin e Papa Benediktit, i cili me kombësi është gjerman. Zonja Merkel, bij e një prifti protestan, tha se "fjalët e Papës do të qëndrojnë me mua për një kohë shumë të gjatë'', dhe lavdëroi bashkombasin e saj, për atë që ajo tha se ishte'' interesimi i madh që ai kishte për procesin e bashkimit evropian si edhe për promovimin e dialogut ndërfetar, në botë. '' Kancelarja Merkel vazhdoi duke vlerësuar Papën Benediktin si ''Njërin prej mendimtarve më të dalluar fetarë të kohës sonë''.

Kryeminisitri britanik David Cameron tha se Papa Benedikti i XVI ka punuar pa pritesë për të forcuar marrëdhëniet midis Britanisë së Madhe dhe Vatikanit, dhe shtoi se vizita e tij në Angli në vitin 2010 mbahet mend me shumë dashuri, nga populli britanik. Kryeminsiutri britanik tha gjtihashtu se mesazhi i Papës gjatë asaj vizite "për të punuar për të mirën e përbashkët", bëri jeonë anë e mabnë vendit të tij.

Presidenti francez Francois Hollande tha se nuk ka ndonjë koment të posaçëm për të bërë për vendimin e Papës, vendim, i cili shtoi ai, është i respektueshëm, një vendim që do të çojë në zgjedhjen e një pape të ri. Republika franceze, tha ai, përshëndet Papën për vendimin që mori.

Ndër udhëheqsit e tjerë botërorë që reaguan menjëherë duke shprehur keqardhjen e tyre ndaj dorëheqjes së Papa Benediktit, dhe duke i uruar çdo të mirë e shëndet në të ardhmen, ishin edhe Kryeminsitri i Kanadasë, Stephen Harper, Presidenti i Filipineve Benigno Aquino dhe shumë udhëheqës të tjerë politikë e fetarë nga e gjithë bota.

Bota mbarë u habit dhe u ''shokua'' nga vendimi i Papës Benediktit të XVI, për tu tërhequr nga detyra si udhëheqës shpirtëror, kryesisht sepse një gjë e tillë nuk kishte ndodhur në 600- vjetët e kaluara të historisë së Kishës Katolike, megjithëse një gjë e tillë nuk ndalohet nga ligjet kishtare. Guximi i Papa Bendiktit të XVI për të dhënë dorëheqjen pasi ''fizikisht dhe mentalisht'' nuk e ndiente veten të aftë për të kryer detyrën në mënyrë efektive, është për tu admiruar. Sikur edhe udhëheqës politikë dhe të tjerë, anë e mbanë botës, që mbajnë pozita të larta, do të kishin guximin dhe kurajon civile të marrin të njëjtin vendim kur për arsye të moshës ose për arsye të tjera të të kenë kurajon që të largohen vullnetarisht nga detyrat e tyre, ndonëse aftësitë e tyre mendore dhe fizike nuk janë të njëjtat me ato kur ata ishin në moshën 40-ose 50-vjeçare. Vendimi i Papës Benediktit të XVI duhet të jetë një shembull i mirë për të gjithë se si duhet përballuar mosha dhe ngadalsimet mendore dhe fizike që sjellë ajo.


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË YLL I RI I PARTISË REPUBLIKANE NË SHBA?Nga FRANK SHKRELI (02.12.2013)
LARGIM ME DINJITETNga BERND RIEGERT, Deutsche Welle (02.12.2013)
TRI TEZA MBI OPORTUNIZMIN SHQIPTARNga XHEMAL AHMETI (02.12.2013)
SI E HUMBI KRYETARI I PD SHANSIN PËR TË PASUR FLAMURIN E INTEGRIMIT EVROPIAN FLAMUR TË FUSHATËSNga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.12.2013)
A DUHET TË PRANOHET IZRAELI NË NATO?Nga SHABAN MURATI (02.12.2013)
PRESIDENTI OBAMA SHPREH BESIMIN E TIJ FETARNga FRANK SHKRELI (02.09.2013)
PËRGATITJE PËR STUHINË HISTORIKE TË VERILINDJES AMERIKANE - VIHET NË FUNKSIONIM QENDRA E OPERACIONEVE EMERGJENTE NË NJU JORK, DEKLAROHET GJENDJA E EMERGJENCËS NË MASSACHUSETTSNga ARTUR VREKAJ (02.08.2013)
6 SHKURT 1967, KUR SHQIPËRIA U SHPALL KUNDËR ZOTITNga FRANK SHKRELI (02.07.2013)
XHON KERRI NË KRYE TË DIPLOMACISË AMERIKANENga FRANK SHKRELI (02.06.2013)
ORA PËR MAQEDONINË PO BIE ME SHPEJTËSINga SHKËLZEN LUSHAJ (02.05.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]