E Enjte, 03.28.2024, 10:15am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Me rastin e 5 Vjetorit të Pavarësisë
ASAMBLISTI MARK GJONAJ - REZOLUTË PËR KOSOVËN
Nga FRANK SHKRELI

E Premte, 02.15.2013, 02:42pm (GMT+1)




Me një njoftim dërguar miqve dhe përkrahësve të tij javën që kaloi, anëtari i ri i Asamblesë së shtetit të New Yorkut, shqiptaro-amerikani i porsa zgjedhur në atë detyrë, Zoti Mark Gjonaj, me origjinë nga Reçi i Ulqinit, ftoi të gjithë që me datën 12 Shkurt të merrnin pjesë në kryeqytetin Albany të New Yorkut, ku ai do të paraqiste një rezolutë për aprovim nga Asambleja e new York-ut, me rastin e 5-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ashtu edhe ndodhi. Në aktin e parë zyrtar si asamblist i ri, Zoti Mark Gjonaj i paraqiti Asamblesë së shtetit të New Yorkut për aprovim, rezolutën e përpiluar dhe sponsorizuar prej tij, në 5-Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Kur e pashë fillimisht njoftimin e asamblistit Mark Gjonaj, ai më solli në mendë dekadat e fundit të shekullit të kaluar kur në Kongresin Amerikan, miqë të shqiptarëve, senatorë dhe kongresmenë paraqisnin, në të dy dhomat federale legjislative të SHBA-së, rezolutë pas rezolute me të cilat shpreheshin qendrimet e Kongresit në lidhje me gjëndjen shumë të vështirë të shqiptarëve nën regjimet jugosllave e serbe. Rezolutat të cilat -- për të mënjanuar një gjakderdhje në Kosovë -- iu drejtoheshin Shteteve të Bashkuara, Kombeve të Bashkuara dhe të gjithë botës së qytetëruar, që sipas njërës prej atyre rezolutave të Kongresit Amerikan madje të aprovuar në Janar të vitit 1992, i bëhej thirrje presidentit të Shteteve të Bashkuara për njohjen e Pavarësisë së Kosovës dhe për lidhjen e marrëdhënjeve të plota diplomatike me Kosovën.

Por, rezoluta e sponsorizuar nga Zoti Mark Gjonaj, asamblisti i parë shqiptaro-amerikan, dhe e miratuar nga Asambleja e New York-ut, nuk ishte e kësaj natyre, dmth., që të vente botën në dijeni për tmerret që pësonin shqiptarët në Ballkan jo, ai e paraqiti këtë resolute për miratim, duke e lexuar në sallën e mbushur plot-e për-plot gjatë punimeve të Asamblesë së shtetit të New Yorkut, për një rast historik dhe shumë të gëzueshëm për të gjithë shqiptarët kudo pra me rastin e 5-Vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në rezolutën e Asamblesë së New York-ut thuhet se ky trup legjislativ përkujton këtë përvjetor në frymën e ngjarjeve historike që janë shembëll i parimeve dhe i luftës për liri të popujve anë e mbanë botës për të siguruar Pavarësinë dhe për të jetuar në paqë dhe liri. Rezoluta njeh gjithashtu kontributet që shqiptaro-amerikanët nga Kosova, kanë dhënë në fusha të ndryshme si në tregti, shkencë e në qeveri, të cilët sipas rezolutës, kanë frymëzuar të rinjët anë e mbanë New Yorkut për të realizuar ëndërrat e tyre nepërmjet shkollimit dhe punës së rëndë. Në rezolutë thuhet gjtihashtu se trupi legjislativ i New Yorkut celebron dhe mburret me shqiptarët nga Kosova të cilët ruajnë me krenari preardhjen e tyre dhe janë shëmbëll i bashkjetesës kulturore, gjë që forcon komunitetet e ndryshme që jeojnë në New York. Në rezolutë nënvijohet fakti se Kosova shpalli Pavarësinë e saj me 17 Shkurt, 2008, një datë historike këjo që do të festohet nga shqiptaro-amerikanët si dhe nga Shtetet e Bashkuara dhe nga shteti i New Yorkut, pasi këjo pavarësi u bë e mundur me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s, duke i dhënë fund fushatës brutale policore e ushtarake të regjimit të Millosheviqit kundër spastrimit etnik të shqiptarëve të Kosovës. Rezoluta njeh edhe kontributin e vazhdueshëm të forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara që kanë shërbyer dhe shërbejnë trimërisht si pjesë e aleancës së NATO-s, duke thënë se prania e tyre në Kosovë është e pazëvëndsueshme për mbrojtjen e popullit të Kosovës dhe për paqën në rajon.

Në rezolutë thuhet se Kosova tani ka një shtet funksional me një kushtetutë demokratike, përshëndet marrëdhënjet e veçanta që ekzistojnë midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, si dhe nënvijon faktin se Kosova është njohur tanimë si shtet i pavarur nga shumë shtete dhe organizata ndërkombëtare. Si përfundim, thuhet në rezolutë, Asambleja e shtetit të New Yorkut vendosi të bëjë një pauzë në punimet e saj, për të përkujtuar 5-Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës me 17 Shkurt, 2013.

Në fjalimin e rastit, asamblisti Mark Gjonaj iu drejtua kolegëve të tij në Asamblenë e New Yorkut, si edhe shumë personaliteteve, udhëheqësve dhe përkrahësve të komunitetit shqiptaro-amerikan, duke thënë se, "17 Shkurti shënon shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe bashkimin shqiptar, një bashkim që u bë edhe më i qartë ndërkohë që më shumë se 12.000 veta vdiqën dhe një milion Shqiptarë u detyruan të largoheshin si refugjatë, shumë prej të cilëve kërkuan strehim politik në Shtetet e Bashkuara.'' Asamblisti shqiptaro-amerikan Mark Gjonaj u tha kolegëve të tij se, "Historia e popullit Shqiptar është e vjetër dhe unike". "˜'Ne jemi, tha ai, "ndër qytetërimet më të vjetra në Evropë me tradita kulturore, që dallojnë nga të tjerat por që theksojnë mikpritjen, bujarinë, punën e rëndë dhe respektin, veti këto që jam i sigurt, tha ai, se kanë influencuar Shqiptaren më të famshme në botë, Nënë Terezen."

Zoti Mark Gjonaj vazhdoi duke thënë se, "Është ironik fakti se njëra prej qytetërimeve më të lashta në Evropë, njihet gjithashtu si shteti më i ri i Evropës." Zoti Gjonaj foli edhe për lidhjet e ngushta që Shqiptarët gëzojnë me Shtetet e Bashkuara, duke venë në dukje kontributin e presidentëve amerikanë, në mbështetje të interesave kombëtare të shqiptarëve, duke filluar prej presidentit Woodrow Wilson, presidentit Bush të vjetër, presidentit Klinton dhe presidentit Bush të ri. Ai theksoi se, "Shqiptarët nga Shqipëria dhe nga Kosova janë provë e gjallë se Shtetet e Bashkuara janë një komb i posaçëm që mbështetë dhe përhapë lirinë dhe demokracinë anë e mbanë botës, në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe gjithmonë në krye të luftës kundër shtypjeve dhe tiranisë", përfundoi fjalën e tij asamblisti Mark Gjonaj me rastin e paraqitjes dhe miratimit të rezolutës në Asamblenë e shtetit të New Yorkut, me rastin e 5-Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.


Foto nga Gazeta Dielli marrë në ambientet e Asamblesë së New York-ut Asamblisti Mark Gjonaj me Konsullin e Përgjithëshëm të Kosovës, Zotin Bekim Sejdiu duke mbajtur rezolutën, me Ambasadorin e Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara, Zotin Ferid Hoxha, Udhëheqsit e Vatrës, Dr. Gjon Buçaj dhe Zoti Agim Rexhaj dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Martin Shkreli, e të tjerë.


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POLITIKA DHE DIPLOMACIA SHQIPTARE BARAZ ME NEPOTIZËM E BARONIZËM - RASTI CEKA DHE JO VETËM AQNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.13.2013)
SHBA DUHET TË PËRQAFOJË NJË AXHENDË RRITJEJENga LAWRENCE SUMMERS, Reuters (02.13.2013)
BOTA REAGON NDAJ DORËHEQJES SË PAPA BENEDIKTIT XVINga FRANK SHKRELI (02.13.2013)
NJË YLL I RI I PARTISË REPUBLIKANE NË SHBA?Nga FRANK SHKRELI (02.12.2013)
LARGIM ME DINJITETNga BERND RIEGERT, Deutsche Welle (02.12.2013)
TRI TEZA MBI OPORTUNIZMIN SHQIPTARNga XHEMAL AHMETI (02.12.2013)
SI E HUMBI KRYETARI I PD SHANSIN PËR TË PASUR FLAMURIN E INTEGRIMIT EVROPIAN FLAMUR TË FUSHATËSNga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.12.2013)
A DUHET TË PRANOHET IZRAELI NË NATO?Nga SHABAN MURATI (02.12.2013)
PRESIDENTI OBAMA SHPREH BESIMIN E TIJ FETARNga FRANK SHKRELI (02.09.2013)
PËRGATITJE PËR STUHINË HISTORIKE TË VERILINDJES AMERIKANE - VIHET NË FUNKSIONIM QENDRA E OPERACIONEVE EMERGJENTE NË NJU JORK, DEKLAROHET GJENDJA E EMERGJENCËS NË MASSACHUSETTSNga ARTUR VREKAJ (02.08.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]