VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
JOHN KERRY: NDIHMAT AMERIKANE NUK JANË LËMOSHË Nga FRANK SHKRELI E Premte, 02.22.2013, 07:19am (GMT1)
Zoti Kerry tha se kishte shkuar aty për të nënvijuar faktin se në botën e sotëme globale, ''nuk ka asgjë të jashtme në lidhje me politikën e jashtme'', dhe shtoi se ''vendimet që ne marrim në këtë vend, afektojnë jo vetëm situatat ndërkombëtare, por ato në të njëjtën kohë, shkaktojnë edhe rrjedha të ndryshme brenda vendit tonë.'' Sikurë tha se çdo gjë kishte të bënte me ekonominë, ai shtoi se politika e jashtme është një factor i rëndësishëm pasi afekton edhe jetën tonë të përditshme. Këjo politikë, sipas John Kerry, "është e rëndësishme jo vetëm në kuptimin e kërcënimeve me të cilat përballemi, por edhe për produket që blejmë, për mallërat që shesim, si dhe për mundësitë që ne ofrojmë për një rritje dhe gjallëri ekonomike." Thomas Xhefersoni, tha Sekretari Kerry, ia dinte rëndësinë rolit që ekonomia luan në marrëdhënjet ndërkombëtre, pasi ai si Sekretar i parë i Shtetit të ri amerikan, vendosi të shtonte numërin e konsullatave të Amerikës anë e mabë botës, pikërisht për promovimin e tregëtisë.
Në fjalimin e tij ai tha se ekonomia dhe tregëtia janë me shumë rëndësi, por
nuk janë të vetmit faktorë në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke thënë se, ''Ne
vlerësojmë të drejtat e njeriut dhe duhet që të nënvijojmë punën e mirë që
Amerika ka bërë në këtë fushë, të vetdijshëm se promovimi më i efektshëm i të
drejtave universal bazë për të gjithë njerëzit, nuk bëhet nga ndonjë podium ose
nga Washingtoni, por në frontin e punës të vendeve ku mohohen liritë bazë dhe dinjiteti
njerëzor.'' Ai foli për programe ndihmash amerikane për vende të ndryshme,
përfshirë programet për përmirësimin e shëndetit në botë, të ushqimeve, për
promovimin e arsimit nepërmjet shkëmbimeve të programit Fulbright dhe programet
që nxisin barazinë gjinore, duke thënë se, "vendet që jetojnë në paqë paqë
dhe janë më të begata, janë ekzaktërisht ato vende ku gratë dhe vajzat gëzojnë
të drejtat e barabarta.''
Në fjalimin e tij në universitetin Virxhinia, Sekretari Kerry"”duke mbrojtur
këto ndihma kundër kritkave të mbrendshme -- tha se ndihmat amerikane për
vendet e huaja, "nuk janë lëmoshë". ''Ato janë'', shtoi ai, '' një
investim në një Amerikë më të fortë dhe në një botë më të lirë". Për t'ia bërë punën më të lehtë si kryediplomatit amerikan, Zoti Kerry i bëri thirrje Kongresit amerikan që të zgjidhë sa më shpejtë krizën buxhetore dhe fiskale të këtij, duke thënë se, "ne nuk mund të jemi të fortë në botë, nëqoftse nuk jemi të fortë në punët e mbrendshme tonat.'' Ai u ankua në lidhje me mosmarrveshjet buxhetore midis palëve në Kongres duke thënë se, ''se është vështirë t'i themi udhëheqsve të cilit do vend qoftë, se ata duhet të zgjidhin problemet e tyre ekonomike, nëqoftse ne nuk i zgjidhim problemet tona buxhetore e financiare.'' Ai tha se Amerika nuk është një vend i veçantë vetëm e vetëm se ne themi se është i tillë. Jo, shtoi ai, "Amerika është e veçantë për veprat e veçanta që ka bërë gjatë historisë", duke përmendur Planin Marshall që nxorri Evropën Perëndimore nga greminat e Luftës së dytë Botërore, duke shtuar se ish-Sekretari i Shtetit George Marshall, ''e dinte mirë se nuk mund të kishte stabilitet politik pa një ripërtritje ekonomike", në Evropën e shkatërruar nga lufta. Ai e dinte se Amerika e kishte detyrim të ndihmonte Evropën e pa luftës, për ta rindërtuar dhe për ta modernizuar atë, duke i dhënë një shtytje për të cilën kishte nevojë që të bëhej ortakja tregtare e fuqishme dhe paqësore, që është sot", shtoi kryediplomati amerikan.
Duke folur për ''veçantinë'' e Amerikës, Zoti Kerry u tha të pranishëmve në
universitetin Virginia se, ''kur tragjedia ose terrori goditë ndonjërin nga
fqinjtë tonë kudo në botë, qoftë nga dora e njeriut qoftë nga dora e Zotit,
shumë vende ndihmojnë, por është Amerika ajo nga e cila të gjithë presin që të
ndihmojë". Ai përfundoi duke thënë se Shtetet e Bashkuara, ''do të vazhdojnë të udhëheqin si një vend i pazevëndsueshëm, jo se pse ne e kërkojmë këtë rol, por për arsye se bota ka nevojë që ne të luajmë këtë rol. Jo si një alternativë, por si një detyrim. Jo se ne e konsiderojmë këtë si një barrë, por se pse e dimë se është një privilegj.'' Këjo shtoi ai është veçantia e Amerikës, një cilësi, tha ai, që do ta marr me vete, në emër të popullit amerikan, kudo që do të udhëtoj nepër botë...një sens përgjegjësie që duhet të zbatohet në parandalimin e tragjedive, në forcimin e aleancave, në krijimin e tregjeve, në promovimin e të drejtave të njeriut dhe në mbrojtjen e vlerave tona", anë e mbanë botës.
Sekretari Kerry i bëri këto komente para se të niset të Djelën për udhëtimin e
tij të pare jashtë vendit si kryediplomati i Shteteve të Bashkuara, duke
filluar me vizitën në Britaninë e Madhe, pastaj në Gjermani, Francë, Itali,
Turqi, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkaura Arabe dhe më në fund në Katar.
Sipas njoftimit të Departmentit të Shtetit, Zoti Kerry do të bisedojë me
zyrtarët më të lartë të këtyre vendeve për çështje të interesit të përbashkët,
dhe për probleme globale. Bisedimet do të përfshijnë edhe krizat botërore, si
gjëndjën në Siri dhe gjetjen e mënyrave për t'i dhënë fund kësaj krize të
përmasave njerëzore në atë vend, si dhe përpjekjet ndërkombëtare për të
ndihmuar shtetin afrikan Mali në luftën kundër terroristëve islamikë dhe
koordinimin e politikave për një numër çështjesh rajonale dhe ndërkombëtare.
Megithëse është heret, ekspertët thonë se pritet që Sekretari Kerry, gjatë
mandatit të tij si kryediplomati i Shteteve të Bashkuara, të përqëndrohet mbi
çështje që kanë të bëjnë me Evropën (përfshirë Ballkanin) dhe Azinë, por edhe
me mbrojtjen e ambijentit, zhvillimin ekonomik të kontinentit afrikan dhe me
luftën kundër rrezikut që i kanoset njerëzimit nga terrorizmi ndërkombëtar
çështje këto të cilave ai u kushtonte një vëmendje të posaçme gjatë shërbimit
të tij të gjatë në Senatin amerikan. Ekspertët thonë gjithashtu se duke qenë se
Sekretari i Shtetit zbaton politikën e jashtme të Presidentit, nuk pritet që
substanca e politikës së jashtme të Washingtonit të ndryshojë nën mandatin e
Sekretari Kerry në krahasim me paraadhësen e tij Hillary Clinton ndoshta nga
stili por ja nga përmbajtja. Pamje nga Universiteti Virginia FRANK SHKRELI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |