E Premte, 03.29.2024, 11:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
A DUHET NDJEKUR SHEMBULLI I RUSISË
Nga SHABAN MURATI

E Hënë, 02.25.2013, 12:11pm (GMT+1)




Duma ruse ndërmori një hap legjislativ, përmbajtja dhe efekti i të cilit shkon përtej kufi jve të Rusisë dhe i cili me sa duket krijon një model të ri, që mund të bëhet nxitje në të gjithë hapësirën e shteteve ish-komuniste. Në 22 shkurt Duma miratoi unanimisht në leximin e parë, nga gjithë deputetët pa përjashtim, një projektligj, i cili ndalon zyrtarët që të kenë llogari bankare jashtë shtetit, që të kenë bono thesari të emetuara nga shtetet e huaja apo të disponojnë aksione në banka apo sipërmarrje jashtë vendit. Ndalimi i ligjit përfshin në veprimin e tij kryeministrin, anëtarët e qeverisë, deputetët, të gjitha ministritë dhe agjencitë shtetërore, të gjithë zyrtarët e kompanive shtetërore, të Bankës Kombëtare, të organizatave dhe të fondacioneve të krijuara nga shteti, ushtarakët, prokurorët, gjykatësit, doganierët, tatimorët, dhe gjithë të zgjedhurit në shkallë kombëtare dhe lokale. Veprimi i ligjit shtrihet edhe mbi bashkëshortet e tyre, si edhe mbi fëmijët nën moshë të rritur.

Një muaj më parë, në 21 dhjetor 2012 Duma ruse kishte miratuar në leximin e parë një projektligj, të përgatitur nga komisionet e saj, i cili ndalon qeveritarët, deputetët dhe nëpunës të shtetit, që të kenë llogari bankare në bankat jashtë vendit, si dhe të kenë pasuri e prona të paluajtshme në vendet e huaja. Sipas këtij projektligji, deri në 1 qershor të vitit 2013 zyrtarët e shtetit duhet të mbyllin llogaritë bankare jashtë dhe të shesin pronat që disponojnë jashtë vendit e t'i transferojnë kapitalet në atdhe, duke raportuar burimet e të ardhurave mbi bazën e të cilave janë krijuar ato llogari bankare dhe prona jashtë shtetit. Agjencia "Ria Novosti" njoftonte në 22 shkurt se tani Duma përgatitet që të kalojë në leximin e dytë këtë projektligj, i cili mund të miratohet si paketë e përbashkët, ku të shkrihen projektligji i dhjetorit dhe propozimi i presidentit, i miratuar në 22 shkurt, dhe ku ndalohet që zyrtarët të kenë llogari bankare dhe prona jashtë shtetit.

Parlamenti i Rusisë krijon një precedent të ri verifikimi legjislativ për vendet ish-komuniste, ku abuzimi me pushtetin dhe me postet shtetërore ka marrë përmasa të frikshme dhe është shndërruar në mënyrë jetese shtetërore. Ky precedent kërkon hyrjen në një fazë të re të konsolidimit të shtetit juridik, kërkon një angazhim serioz dhe të thellë rreth mjeteve, mënyrave dhe mekanizmave të vendosjes në rrugë të drejtë të funksionimit të institucioneve qeveritare, parlamentare, politike, ekonomike dhe morale, në shtetet që dolën nga regjimet totalitare komuniste dhe hynë në rrugën e sistemit perëndimor të organizimit të shtetit dhe të ekonomisë. Sepse, ndërsa masat e uritura dhe të varfra shumëmilionëshe në vendet ish-komuniste ëndërruan se me përmbysjen e komunizmit do të shijonin automatikisht parajsën e shoqërisë së konsumit, qeveritarët dhe zyrtarët e lartë të këtyre shteteve zbuluan postet shtetërore si shkopi magjibërës i transformimit të menjëhershëm të vetes në milionerë të shoqërisë së re. Kështu u krijua në vendet ish-komuniste me këtë shkop magjik shtresa e re e zyrtarëve milionerë, zotësia e të cilëve ishte vetëm se uzurpuan poste shtetërore e politike fitimprurëse në regjimet demokratike. Dhe që ta shijojnë siç duhet shoqërinë e konsumit dhe të luksit, i futën milionat e paligjshme në llogari bankare të shteteve të huaja dhe blenë vila e prona në zonat më ekskluzive të Perëndimit. Kjo ndodhi dhe po ndodh në të gjitha shtetet ish-komuniste, që nga Kina, Rusia e deri në Shqipëri.

Është një fenomen degradimi i regjimeve të reja demokratike në vendet ish-komuniste, i cili gërryen themelet e shtetit, të demokracisë, të ekonomisë, të lirisë, të të drejtave të njeriut, të moralit etj. Ndaj dhe ndalimi i pronësisë së llogarive të majme bankare dhe i pronave luksoze jashtë shtetit të qeveritarëve dhe të zyrtarëve të lartë konsiderohet si nevojë e një politike reale të luftës kundër korrupsionit shtetëror. Sepse është jashtë çdo logjike që qeveritarë dhe zyrtarë të lartë, të cilët kanë pasur në dorë mekanizmat e koncesioneve, licencave, lejeve, privatizimeve, trafikut të influencës dhe lobizmit të habitshëm e të palejueshëm nëpërmjet uniformës së shtetit, kanë arritur me rrogat e tyre modeste të krijojnë llogari të fryra bankare dhe të kenë prona të paluajtshme në shtetet perëndimore. Ky është një fenomen tipik në të gjitha shtetet ish-komuniste, nga Rusia e deri në Shqipëri. Natyrisht, si qytetarë të thjeshtë, jashtë çdo posti zyrtar, apo si biznesmenë që rrinë në biznes dhe nuk blejnë poste qeveritare dhe parlamentare për të shumëfishuar bizneset e tyre, secili ka të drejtë të mbajë llogari bankare dhe prona jashtë shtetit. Por si zyrtar, ministër apo deputet, që zyrtarisht kanë pasur si mjet jetese vetëm punën e zyrtarit apo të politikanit, dhe i lejojnë vetes luksin e pronësisë në llogari bankare, vila e apartamente në kryeqytetet më të shtrenjta të Europës, kjo është një situatë, që nuk duhet ta lejojë as shteti, as qeveria, as parlamenti dhe as institucionet e zbatimit të ligjit. I pari që duhet t'i bëhet barrikadë këtij fenomeni të shëmtuar dhe të papranueshëm, duhet të jetë ligji.

Drejtimi tjetër ku nxit mendimin ky fenomen, është ai që ka të bëjë me raportin mes llogarive bankare të zyrtarëve në shtetet e huaja dhe sigurisë kombëtare. Sepse, nëse në Shqipëri, qeveritarë, deputetë, politikanë, gjyqtarë, prokurorë, ushtarakë të lartë, doganierë dhe komisarë policie, kanë llogari bankare në Serbi apo në Greqi, në Mal të Zi apo në Maqedoni, në Qipro, në Rusi apo në Kinë, kjo nuk mund të mos ketë efektet e veta të drejtpërdrejta apo të tërthorta edhe në sistemin e sigurisë kombëtare të vendit. Llogaritë bankare nuk kanë atdhe, por nëse ato llogari bankare janë krijuar mbi bazën e komisioneve dhe sponsorizimeve të shteteve të huaja, të kompanive të huaja, të cilat kanë fituar tenderat e privatizimeve dhe të koncesioneve në vend, patriotizmi i llogarive bankare merr një identitet të caktuar, i cili natyrisht është shumë larg atij kombëtar. Sepse mund të flasësh për patriotizëm dhe për nacionalizëm gjithë ditën e gjithë natën për t'u tallur me vulgun, por nëse llogaritë bankare të qeveritarëve, të grave dhe të fëmijëve të tyre ndodhen jashtë vendit dhe ushqejnë sistemin bankar dhe ekonominë e vendeve të tjera, patriotizmi dhe çiftelitë e nacionalizmit vetëm bëjnë të qeshin bankat e huaja dhe shtetet ku ndodhen llogaritë dhe pasuritë e paluajtshme të zyrtarëve. Është një fenomen që haset në të gjitha shtetet ish-komuniste, që nga Rusia e deri në Shqipëri, ku qeveritarë, deputetë dhe politikanë, pasi ushtrojnë veprimtaritë shtetërore në vend dhe mjelin postet zyrtare, zgjedhin të largohen dhe të gëzojnë frytet e postit në shtetet e huaja, ku kanë llogaritë bankare dhe pronat e tyre. Për të mos thënë absurdin shqiptar, që disa ish-zyrtarë të lartë vazhdojnë të tallen, duke pretenduar që edhe nga vilat e apartamentet e tyre luksoze perëndimore, të vëna me paratë e trafikut të posteve shtetërore, të japin mend se si ndërtohet Shqipëria gjithëpërfshirëse demokratike dhe shteti juridik.

Drejtimi tjetër i diskutimit është se përse qeveritarët dhe zyrtarët kanë pasur dhe kanë frikë dhe ato miliona në valutë të huaj i kanë depozituar në bankat e shteteve të tjera. Kjo dëshmon se ata, as nuk kanë besim në shtetin dhe në shoqërinë demokratike, as duan të ndërtojnë shtetin dhe shoqërinë demokratike në vendin e tyre dhe as duan të japin kontribut në lehtësimin e krizës ekonomike dhe financiare dhe në arkat e zbrazëta të shtetit. Sepse nëse llogaritë bankare dhe pronat e paluajtshme të qeveritarëve dhe të zyrtarëve do të ndodheshin brenda vendit, ato do të ishin një injeksion i dobishëm për rigjallërimin e ekonomisë dhe për hapjen e vendeve të reja të punës.

Duma ruse dha gjithashtu edhe një shembull të një modeli të rrallë për sjelljen politike lindore, tepër të vlefshëm për parlamentet e shteteve ish-komuniste, si Rusia apo Shqipëria. Një nga deputetët më të vjetër të partisë qeveritare dhe kryetar i Komitetit Parlamentar të Etikës, Vladimir Pehtin dha dorëheqjen si deputet në datën 20 shkurt, sepse u akuzua nga lideri i opozitës se dispononte prona dy milionë dollarëshe në një nga zonat ekskluzive të Majami Biç të SHBA-ve. Ai dha dorëheqjen edhe pse akuza u bë thjesht në një blog të liderit të opozitës Aleksej Navalski, dhe pa pritur një verifikim të akuzave nga ndonjë institucion i ligjit. Këtu shfaqen dy elementë mësimdhënës. Modeli i parë është ai i deputetit dhe i politikanit të partisë në fuqi, i cili jep dorëheqjen për një akuzë të opozitës. Modeli i dytë është ai i pjesëmarrjes dhe i ndikimit të kontrollit publik dhe të opinionit publik mbi autoritetet, sepse në fushatën kundër korrupsionit të zyrtarëve të nivelit të lartë janë angazhuar mijëra njerëz të pavarur dhe intelektualë, që mendojnë se shoqërisë dhe atdheut i vihet në ndihmë, duke zbuluar publikisht të vërtetën e korrupsionit. Ai që zbuloi pronat e deputetit të Dumës në Majami Biç, ishte një profesor rus në një universitet të Spanjës, i cili studioi librat e regjistrimit të pronave në Florida dhe nuk kishte asnjë interes politik.

Duma ruse, pavarësisht nga rrethanat dhe implikimet, koha dhe prapaskenat, dha për vendet ish-komuniste një shembull klasik të rrugës institucionale që duhet ndjekur për të luftuar korrupsionin dhe që paratë e taksapaguesve dhe të fondeve publike të mos transformohen në vila në bregdet dhe në llogari bankare të zyrtarëve në shtetet e huaja. A duhet ndjekur shembulli i Dumës së Rusisë edhe nga parlamenti i Shqipërisë? Mendoj se duhet ndjekur, sepse qeveritarë, deputetë dhe politikanë, që kanë abuzuar me pushtetin dhe planifikojnë të kalojnë vitet me vilat dhe llogaritë bankare në qytetet dhe shtetet perëndimore, nuk janë më pak se në Rusi. Popujt e mëdhenj dhe kulturat e mëdha edhe në ditë të vështira gjenerojnë shembuj modeli pozitiv në kërkim të së vërtetës dhe të së drejtës, dhe është në të mirë të popujve të vegjël të ecin në këto gjurmë.


SHABAN MURATI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PARAPOLITIKANËT MAQEDONAS NUK E MERITOJNË TIMONINNga SHKËLZEN LUSHAJ, Zv/kryeredaktor i gazettes “Zhurnal Plus”, SHKUP (02.24.2013)
HUMBËSIT E ZGJEDHJEVE NË ITALI TASHMË DIHENNga ANATOL KALETSKY, Reuters (02.23.2013)
JOHN KERRY: NDIHMAT AMERIKANE NUK JANË LËMOSHËNga FRANK SHKRELI (02.22.2013)
TË PËRNDJEKURIT POLITIKË DHE QËNDRIMI I TYRE NDAJ ZGJEDHJEVENga RESHAT KRIPA (02.20.2013)
VDEKJA E AMBASADORIT TË NDËRGJEGJES - MBËSHTETËS I FORTË I NDËRHYRJES SË NATO-S NË KOSOVËNga FRANK SHKRELI (02.20.2013)
NUK KA FESTË NË MINESOTA!...-Duke medituar në 5-vjetorin e Ditëpavarësisë së Kosovës-Nga SHEFQET MEKO (02.19.2013)
5 VJETORI I KOSOVËS PA FLAMUJ KUQ E ZI E PA EUFORINga ELIDA BUÇPAPAJ (02.18.2013)
ÇFARË ËSHTË THYER NË RAPORTET SHQIPËRI-SHBA?Nga SHABAN MURATI (02.18.2013)
JEHONA AMERIKANE ME RASTIN E 5-VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËSNga FRANK SHKRELI (02.17.2013)
E DREJTA E VOTËS - E DREJTË E DHËNË NGA PERËNDIANga BARACK OBAMA (02.15.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]