VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GNK: EULEXi dhe Prishtina përgjegjëse për situatën e krijuar rreth protokollit
E Mërkurë, 09.09.2009, 02:04pm (GMT1)

 

 

Bashkimi Evropian synon të arrijë një përparim të dukshëm në marrëdhëniet me Serbinë dhe është bërë tepër i ndieshëm ndaj interesave serbe. Prandaj ka fyer dhe destabalizuar auoritetet e Kosovës, konsiderojnë në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

Drejtori për Ballkanin i GNK Marko Prelec thotë se përgjegjësinë për situatën e posakrijuar duhet kërkuar edhe në anën e EULEX-it edhe në anën e Prishtinës, sepse sipas tij, kanë vepruar shumë keq në situatën rreth nënshkrimit të protokollit për bashkëpunimit policor të Serbisë dhe EULEX-it. Aty është edhe pala e tretë, Beogradi, i cili përfaqëson pozicionet e tij, ndërsa BE-ja në situatën konkrete ishte "tepër e ndieshme ndaj interasave serbe", thotë Prelec për "Dojçe velen". Meqenëse BE dëshiron të arrijë një progres të dukshëm në marrëdhëniet me Serbinë, që do të thotë aktualizim të regjimit të vizave, Beogradi "duhet të përmbushë të gjitha kushtet e mbetura, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me Kosovën", thotë Prelec. Kështu Serbia vjen në situatën që ajo mund të kushtëzojë BE-në. Sipas drejtorit për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, sikur harrohet fakti se EULEX-i nuk është aty për të çuar përpara stabilizimin e Serbisë dhe Ballkanin Perëndimor, por Kosovën, "ndërsa aty nuk po shoh shumë progres", thotë Prelec. Në GNK konsiderojnë se në situatën konkrete nuk ka shumë hapësirë manovruese në trekëndëshin Beograd-Prishtinë-Bruksel. Kështu Beogradi vështirë se mund të pranojë protokollin i cili formalisht e përmend Kosovën. Në anën tjetër Kosova nuk e do protokollin i cili nuk e përmend atë, ndërsa Brukseli synon një marrëveshje. Drejtori për Ballkanin në GNK Marko Prelec është i mendimit se kjo çështje nuk do të çojë drejt përshkallëzimit të konfliktit, por gjithashtu nuk mund të parashohë se si do të zgjidhet kjo nyje e Gordit.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.