E Premte, 04.19.2024, 10:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NJË ZË NGA FERRI I ENVER HOXHËS - VISAR ZHITI
Nga FRANK SHKRELI

E Premte, 03.01.2013, 08:49am (GMT+1)



Javën që kaloi shkrimtari, poeti dhe vuajtësi i burgjeve të regjimit komunist shqiptar, Zoti Visar Zhiti zhvilloi aktivitete këtu në Shtetet e Bashkuara, përfshirë New Yorkun dhe Washingtonin, në kuadër të promovimit të dy librave të tij të fundit, ''Rrugët e Ferrit'' dhe ''Ferri i Çarë'', një dëshmi okulare e jetës në dy kampet famkeqe të Shqipërisë, Spaç dhe Qafë Bar. Aty ku torturat, interrogimet, dëshprimi, uria dhe mizori të tjera çnjerëzore, ishin vetëm disa prej tmereve që përshkonin jetën e e përditshme të kundërshtarëve të burgosur politikë të regjimit komunist të Enver Hoxhës. Njëri prej këtyre të burgosurve ishte edhe shkrimtari i njohur Z. Visar Zhiti.

Sipas të dhënave që më dërgoi Mustafa Xhepa i organizatës shqiptaro-amerikane, Shtëpia e Lirisë, si koordinuese e vizitës, Zoti Zhiti pati një agjendë të ngjeshur në Washington ku zhvilloi takime zyrtare, përfshirë edhe takimin në Departmentin amerikan te Shtetit, me Z. Christopher Carver, i cili mbulon Shqipërinë. Sipas të dhënave, në takimin me Z. Zhiti zyrtari amerikan shprehi interesimin e tij për trajtimin e ish të përndjekurve dhe të dënuarve politikë nga qeveria shqiptare. Gjatë takimit me vizitorin nga Shqipëria, Zoti Carver, ndër të tjera, nënvijoi gjithashtu edhe interesimin e Shteteve të Bashkuara për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të këtij viti në Shqipëri, duke thënë se Amerika në përgjithësi ndjekë me shumë vëmendje zhvillimet në atë vend. Zoti Zhiti foli mbi gjëndjen aktuale në Shqipëri duke shprehur optimizmin e tij për të ardhmen e vendit. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin amerikan, shkrimtari dhe vuajtësi i tmereve të gulagut komunist shqiptar, bëri edhe një vizitë në Bibliotekën e Kongresit amerikan ku e priti Z. Grant Harris, Drejtor për Evropën i këtij institucioni të njohur amerikan.

Si i ishpërndjekur i regjimit komunist, Zoti Zhiti nuk kishte si të mos shkonte tek memorialin në Washington kushtuar viktimave të komunizmit në botë si dhe në muzeumin Laogai, ku ekspozohen krimet e regjimit komunist në Kinë. Aty Zoti Zhiti u takua me Drejtorin e muzeut, Zotin Harry Wu, vizitë këjo e cilësuar si një ''takim mes dy vëllëzërve'', pasi edhe ai vet është një ish i bugosur politik. Zoti Zhiti vizitën e tij në Washington e përfundoi -- siç është traditë me personalitetet shqiptare që vizitojnë kryeqytetin amerikan -- me një intervistë tek Zëri i Amerikës. Pyetjes së Zërit të Amerikës në lidhje me trajtimin e ish të burgosurve në Shqipëri , ai u përgjigj duke thënë se megjithëse "janë bërë shumë'' për të ndihmuar ish të burgosurit, ''shoqëria shqiptare duhej të ishte më e ndejshme në këtë drejtim'', dhe se Shqipërisë i mbetet ende shumë për të bërë në drejtim të rehabilitimit moral, shoqëror dhe financiar'', të tyre, shtoi Zoti Zhiti. Por, ai me megjithëse i vuajtur si edhe shumë të tjerë, me një butësi dhe pa zemërim as inat rrëfei -- atë që më duket se ishte një frustrim i tij se si gjatë viteve pas rënjes së komunizmit e madje edhe sot se -- ''gjithmonë mbi krye kishte, një shef, një të dikurshëm që ka urdhëruar dikurë, edhe tani po kështu.'' . Zëri i Zotit Xhiti është një zë për mundësi të barabarta dhe për drejtësi për të gjithë. Është një zë që në thelb i bën thirrje drejtësisë shqiptare që të angazhohet më seriozisht për sigurimin e dëmshpërblimeve morale dhe material, me qëllim të tranformimit të marrëdhënjeve midis ish të përndjekurve që kanë mbijetuar kampet e përqendrimit dhe "shefave të dikurshëm" të regjimit komunist e të cilët ende japin "urdhëra".

Zoti Zhiti tha për Zërin e Amerikës se shoqëria shqiptare dhe shteti, pasi ai me të drejtë ai tha se ''shoqëria dhe shteti janë pjellë e njëra tjetrës,'' i kanë borxh kësaj shtrese, duke venë në dukje se "shoqëria shqiptare ka përfituar shumë nga puna e të burgosurve, nga puna e pa paguar e të burgosurve'', theksoi ai, duke nënvijuar se, "të gjitha veprat e rëndësishme në Shqipërinë dikatoriale i kanë themelet në punën dhe djerësën e ish të burgosurve politikë. Janë kockat dhe gjaku i tyre në to...boll të bëheshin akcionerë në vepra që edhe sot janë rentabël, kjo do ishte një mënyrë dëmshpërblimi'', shtoi ai, duke përmendur si shembull aeroportin e Rinasit, ''që ka filluar nga të burgosurit, e kanë bërë ata'' , tha ai, duke shtuar se madje aty nuk ka asnjë pllakë për dokumentuar këtë fakt të hidhur. Zëri i Zotit Zhiti është një zë për mundësi të barabarta dhe për drejtësi. Është një zë që i bën thirrje drejtësisë shqiptare që të angazhohet më seriozisht për sigurimin e dëmshpërblimeve morale dhe material me qëllim të tranformimit të marrëdhënjeve midis ish të përndjekurve që kanë mbijetuar kampet e përqëndrimit dhe shtypjes.


Me qetësinë e tij shpirtërore, me fjalët e tija të buta dhe pa zemërim e as inat, ai të detyron t'i kushtohet vëmëndje deklaratave dhe kujtimeve të tija si dhe të ish të burgosurve të tjerë si At Zef Pllumi e shumë të tjerë, të cilët janë përpjekur dhe po përpiqen të hedhin dritë mbi ato ngjarje e epizode, megjithëse të dhimëshme, të atij kapitulli të errët të historisë shqiptare. Është e rëndësishme për të mësuar nga ato përvoja të rënda, si individë dhe si shoqëri, me shpresë që të mos përsëriten më, dhe ndoshta eventualisht për të bër të mundur heqjen e kësaj barre të rëndë që ende rëndon mbi ndërgjegjen e kombit shqiptar. Kujtimet e këtyre heronjve të kombit dhe librat e tyre janë një frymëzim dhe ofrojnë mundësinë e një reflektimi mbi vet natyrën njerëzore, si dhe mbi luftën midis të mirës dhe të keqës. Këto, jo vetëm që përshkruajnë tmeret e një sistemi anti-njerëzor, si ai i regjimit komunist në Shqipëri, por ata në të njëjtën kohë nderojnë viktimat e pafajshme të atij sistemi famkeq, me të cilët ata kanë ndarë të njëjtin fat në birucat e atij sistemi. Besoj se synimi i Zotit Zhiti dhe i veprave të autorëve të tjerë ish të burgosur është i të njëjtës rëndësi me objektivin për të informuar ne të gjallët që kemi pasur fatin të mos jetojmë nën atë sistem, dhe gjithashtu që nga përshkrimi i këtyre përvojave, brezat e ardhëshëm të mësojnë nga këto vepra mbi vuajtjet, kurajon dhe qendresën e pa imagjinueshme të shumë bijve dhe bijave më të mirë të kombit, shumë prej të cilëve nuk patën fatin për të shënuar kujtimet e tyre, pasi shumica ose u pushkatuan pa gjyq ose vdiqen nepër kampet e përqendrimit, e të cilëve as varri nuk u dihet.

Librat e Zotit Zhiti dhe të ish burgosurve të tjerë shqiptarë si vepra e njohur e At Zef Pllumit, Rrno për me Tregue, janë dëshmi dhe deponime të mbijetuarve të kampeve më të këqia të përqendrimit që ka njohur bota, ato të Shqipërisë komuniste. Ata ishin ''dëshmitarë të atij shekulli'', dhe siç ka thënë ish i burgosur rus, Dmitry Likhachev, ''është detyra jonë njerëzore për të thënë të vërtetën për atë periudhë''.

Në librin e autorit amerikan Harold B. Segel me titull , The Walls Behind the Curtain, ose Muret pas Perdes, paraqiten punimet dhe veprat e një numër shkrimtarësh e poetësh evropianë të burgosur gjatë komunizmit. Ndër ta janë emërat e shkrimtarëve më të mëdhej të Evropës Lindore, si Vaclav Havel, Adam Kuchnik, Eva Kanturkova, Paul Goma, Milovan Djilas, Tibor Dery e të tjerë.

Është doemethënës fakti se në këtë listë shkrimtarësh të njohur nga Evropa të cilët kanë bërë histori me veprat e tyre, autori në këtë libër për lexuesin amerikan, ka përfshirë edhe shkrimtarin dhe poetin shqiptar Visar Zhitin, si një shembull i një personi që e ndienë për detyrë njerëzore për të shkruar dhe për të treguar të vërtetën për atë periudhë -- por dhe si simbol i qëndresës këmbëngulëse dhe i vullnetit të pashtershëm të shpirtit të shqiptarit për liri e demokraci, vlera dhe parime këto, për të cilat shumë dhanë jetën në kampet e përqendrimit anë e mbanë Shqipërisë dhe Evropës Lindore.

Zoti Zhiti, meriton përgëzimet e të gjithëve për kurajon dhe qëndresën e tij morale si individ dhe si shkrimtar, ndaj një regjimi shpirt-thyes. Njëkohësisht meriton falenderimet tona për kujtimet e tija nga ajo periudhë e zezë e historisë shqiptare, pasi kujtime të tilla po zhduken dalngadalë me qëllim e pa qëllim, nga një shoqëri që në mos e krijoi gulagun shqiptar, atëherë të pakën e toleroi. Është një zë nga ajo e kaluar e trishtueshme e gulagut shqiptar që duhet të dëgjohet jo vetëm nga shoqëria shqiptare, por edhe nga bota e qytëruar, si një obligim ndaj të gjallëve dhe ndaj të vdekurve.

        

Visar Zhiti gjatë promovimit në New York, sesjon i paralajmëruar si, "Visar Zhiti Gjyqi i New Yorkut"

Mustafa Xhepa, dhe Visar Xhiti me zyrtarin amerikan Christopher R. Carver

Zoti Zhiti pranë përmendores në Washington kushtuar viktimave të komunizmit botëror


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUSH PO E SHËMTON KOSOVËN DHE UÇKNga REXHEP SHAHU (02.28.2013)
MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORINNga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.27.2013)
OKB-EJA DHE TË DREJTAT E NJERIUT -- VEPRA E JO FJALË!Nga FRANK SHKRELI (02.26.2013)
ZGJEDHJET NË ITALI DHE KRAHASIMI ME 23 QERSHORIN – NË SHQIPËRI MUNGON NJË GRILLONga ELIDA BUÇPAPAJ (02.26.2013)
A DUHET NDJEKUR SHEMBULLI I RUSISËNga SHABAN MURATI (02.25.2013)
PARAPOLITIKANËT MAQEDONAS NUK E MERITOJNË TIMONINNga SHKËLZEN LUSHAJ, Zv/kryeredaktor i gazettes “Zhurnal Plus”, SHKUP (02.24.2013)
HUMBËSIT E ZGJEDHJEVE NË ITALI TASHMË DIHENNga ANATOL KALETSKY, Reuters (02.23.2013)
JOHN KERRY: NDIHMAT AMERIKANE NUK JANË LËMOSHËNga FRANK SHKRELI (02.22.2013)
TË PËRNDJEKURIT POLITIKË DHE QËNDRIMI I TYRE NDAJ ZGJEDHJEVENga RESHAT KRIPA (02.20.2013)
VDEKJA E AMBASADORIT TË NDËRGJEGJES - MBËSHTETËS I FORTË I NDËRHYRJES SË NATO-S NË KOSOVËNga FRANK SHKRELI (02.20.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]