E Hënë, 11.30.2020, 09:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NGA DIMRI I KRIZËS NË PRANVERËN E FAKTORIZIMIT
Nga SHKËLZEN LUSHAJ

E Shtunë, 03.02.2013, 08:03am (GMT+1)



Edhe sikur kriza politike të merrte sot fund, dhe të mundësohej pjesëmarrja e opozitës maqedonase në zgjedhjet lokale, ideuesit e kësaj “zallamahie” ia kanë arritur qëllimit - me kërcënimet për bojkot, opozita maqedonase ndërkombëtarizoi ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit të kaluar. Në pyetjen e çdo ndërkombëtari syçelur për të kuptuar arsyet e vendimit për bojkot, do të vijonte natyrshëm përgjigjja që përsëritet përditë nga selia opozitare: Dëbimi i gazetarëve dhe i deputetëve nga Kuvendi dy muaj më parë. Pikërisht ky është argumenti mjaftueshëm i fortë që opozita maqedonase po e shfrytëzon për të bërë detyrën e saj të delegjitimimit të pushtetit, më shumë se në opinionin vendor, në atë ndërkombëtar. Tani, pas shumë zënkash e tensionesh, e mbarë bota duket se është ngritur më këmbë për të bindur një grup deputetësh dhe disa parti politike, për të marrë pjesë në procesin zgjedhor të 24 marsit, me qëllim shmangien e rreziqeve ndaj së ardhmes evropiane të shtetit.

Ky do të ishte rezultati me të cilin opozita maqedonase duhet të (vetë)mjaftohet, ngase ajo, realisht, po rikthehet si palë e faktorizuar në procesin politik të komprometuar sa më s’ka e që tash e tëhu do të jetë nën xhamin zmadhues të bashkësisë ndërkombëtare. Fundja, duke i dhënë fund bojkotit, opozita ka shansin të arrijë dy “fitore” paralele: ta nxjerrë Maqedoninë nga dimri i krizës dhe ta faktorizojë vetveten.

Por, nëse kjo ishte pikarritja që dëshiruan dhe synuan partitë opozitare maqedonase, parashtrohet pyetja - ku e gjetën ato këtë “luks”veprimi? Përgjigjja është e thjeshtë: pushteti ua “dha”. Teksa analistë dhe opinionbërës “bredhin” në hapësirën plot kurthe që u ngrehin mediat, harrohet t’i mëshohet një defekti serioz në realitetin tonë politik, për të cilin duhet të mbartin përgjegjësi partitë qeverisëse. Kjo është mungesa e kulturës së komunikimit dhe dialogut ndërmjet pushtetit dhe opozitës. Prej vitesh, dialogu politik në vendin tonë është reduktuar në takime të detyrueshme dhe plot urgjencë ndërmjet liderëve politikë, që rëndom zhvillohen kur precipitojnë problemet dhe kur ato rrezikojnë një shtet të tërë.

Ky ekskomunikim i llojit të vet u krijon mundësi të dyja palëve t’u qasen me shumë përkushtim strategjive të tyre për të luftuar njëra-tjetrën, me mjete që sot duket fort mirë se në ç’derexhe kanë sjellë shtetin. Duke dashur të mbijetojnë dhe të mbesin përherë aktualë, partitë dhe liderët politikë zgjedhin të bëjnë politikanin destruktiv dhe moskomunikues, duke suspenduar kësisoj dialogun politik dhe parimet e konsensusit dhe të kompromisit, pa të cilat nuk paramendohet dot asnjë demokraci në botë. Në këto rrethana, opozita maqedonase është përcaktuar për format më radikale demokratike për të zhvilluar betejën me pushtetin, i cili me arrogancën, moskokëçarjen dhe shpërfilljen e vet, i ka legjitimuar po këto mjete politike të opozitës. Së këndejmi, ngjarjet e 24 dhjetorit, si pasojë dhe jo si shkak i mungesës së dialogut, janë bërë arsyetimi dhe argumenti kryesor që i ka falë pushteti opozitës, për këtë “çoroditje” të saj që mund të rezultojë, mos e bë Zot, me bojkotimin e zgjedhjeve.
Zgjedhjet lokale mund edhe të bojkotohen, kostoja të arrijë sa mbyll e çel sytë, por ç’është ajo që duhet nxjerrë si leksion? Opozita duhet të respektohet, pavarësisht në është njëra apo tjetra parti, në është maqedonase apo shqiptare, në ka njërin apo tjetrin lider politik. Vetëm nëse krijohet kjo kulturë e përhershme respektimi dhe përfillje e opozitës, dhe nëse vendoset standardi i përbotshëm demokratik i komunikimit dhe dialogut politik, Maqedonia mund të thuhet se ka nisur të piqet demokratikisht. Marrja në konsideratë e opozitës dhe përmbushja e kërkesave dhe vërejtjeve të saj, jo vetëm periodikisht, janë treguesi më i mirë dhe më i saktë i nivelit demokratik të qeverisjes së shtetit. Në këtë kontekst, ky lloj opozitarizmi që ka ndërmarrë opozita maqedonase ka riaktualizuar dhe rifaktorizuar rolin e të qenët parti opozitare dhe që mund të shprehet në fjalinë e shumëvërtetuar këto ditë “po deshi opozita, mund të bllokojë një shtet të tërë”.

Prandaj, ky “terror” dymujor që i ngjau vendit tonë, duhet të mbarojë tani dhe këtu, sepse “misioni” i opozitës, marrë parasysh të sipërthënat, ka përfunduar. Opozitarët maqedonas duhet të pajtohen se këto dy muajt e fundit kanë qenë gjithçka kanë pasur ata për të tërhequr nga vetja trupin votues që kanë piketuar, për të rikuptimësuar rolin e opozitës dhe për të skandalizuar mjaftueshëm në botë ngjarjet e 24 dhjetorit. Deri këtu, ky aksion politik mund të jetë i pranueshëm dhe i mirëkuptueshëm, papo bëhet destruktiv dhe shkatërrues për shtetin dhe vetveten. Ndaj, kjo ndërmarrje opozitare duhet të marrë fund, të anulohet vendimi për bojkot dhe të shkohet në zgjedhjet lokale, si peshorja e vetme që do të masë sa i rëndë ka qenë gabimi i pushtetit më 24 dhjetor.


SHKËLZEN LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SKANDALI MË I FUNDIT NË POLICINË E SHTETITNga ELIDA BUÇPAPAJ (03.01.2013)
NJË ZË NGA FERRI I ENVER HOXHËS - VISAR ZHITINga FRANK SHKRELI (03.01.2013)
KUSH PO E SHËMTON KOSOVËN DHE UÇKNga REXHEP SHAHU (02.28.2013)
MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORINNga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.27.2013)
OKB-EJA DHE TË DREJTAT E NJERIUT -- VEPRA E JO FJALË!Nga FRANK SHKRELI (02.26.2013)
ZGJEDHJET NË ITALI DHE KRAHASIMI ME 23 QERSHORIN – NË SHQIPËRI MUNGON NJË GRILLONga ELIDA BUÇPAPAJ (02.26.2013)
A DUHET NDJEKUR SHEMBULLI I RUSISËNga SHABAN MURATI (02.25.2013)
PARAPOLITIKANËT MAQEDONAS NUK E MERITOJNË TIMONINNga SHKËLZEN LUSHAJ, Zv/kryeredaktor i gazettes “Zhurnal Plus”, SHKUP (02.24.2013)
HUMBËSIT E ZGJEDHJEVE NË ITALI TASHMË DIHENNga ANATOL KALETSKY, Reuters (02.23.2013)
JOHN KERRY: NDIHMAT AMERIKANE NUK JANË LËMOSHËNga FRANK SHKRELI (02.22.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2020  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]