VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KONGRESI I KINËS DHE TË DREJTAT E NJERIUT
Nga FRANK SHKRELI

E Mërkurë, 03.06.2013, 07:39am (GMT1)



Në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin filloi Kongresi Popullor i Kinës, ku gjatë dy javëve të ardhëshme udhëheqësit më të lartë të kinezë do të emërojnë zyrtarisht presidentin e vendit dhe do të diskutojnë mbi prioritetet kombëtare për vitet në vazhdim. Disa muaj pasi mori detyrën e Sekretarit të Përgjithëshmëm të Partisë Komuniste kineze, Zoti Xi Jinping do të zevendsojë presidentin e tanishëm Zotin Hu Jintao. Ndërsa për udhëheqësit komunistë kinezë, Kongresi është një rast për t'u mburrur me arritjet e deritanishme dhe për të shpalosur planet për të ardhmen e vendit, qytetarët kinezë kanë filluar të marrin guximin të bëjnë thirrje për reforma dhe të venë në dukje mos-kënaqësitë e tyre me klasën politike të vendit. Njëkohësisht edhe disa akademikë të njohur kinezë kanë bërë thirrje për ndryshime demokratike në Kinë. Media ndërkombëtare njofton nga kryeqyteti kinez se Kongresit ku po marrin pjesë nja 3000 delegatë nga i gjithë vedi"”e që në të vërtetë është një mbledhje legjislative e kontrolluar nga Partia Komuniste -- po i bëhet thirrje që të bëjë ndryshime rrënjësore në jetën e përditëshme të kinezëve.

Indvidë dhe grupe të ndryshme po bëjnë thirrje për ndryshimin e politikës së Kinës në lidhje me të drejtat e njeriut, për eliminimin e kampeve të punës; bëjnë thirrje për drejtësi për demonstuesit e vrarë të lëvizjes pro-demokratike studentore ku mbetën të vdekur me mijëra studentë e punëtorë në Qershor të viti 1989, si dhe për zbardhjen e fakteve. Megjithë thirrjet e tanishme por edhe gjatë dy dekadave të kaluara, autoritetet kineze nuk kanë aprovuar kurrë bërjen e hetimeve të pavarura për tragjedinë e vitit 1989. Grupe të ndryshme kineze kërkojnë gjithashtu ajër dhe ujë të pastër, si dhe rroga më të larta.

Historikisht, thirrjet për ndryshime në Kinë, megjithëse nuk përfillen dhe ata që i bëjnë mund të ndëshkohe rëndë , ato nuk janë të reja. Disa vjetë më parë, një grup i udhëhequr nga akademikë, avoketën dhe shkrimtarë, botuan një letër të hapur që u nënshkrua nga më shumë se 14-mijë veta, me të cilën i bënë thirrje autoriteteve kineze që të merrnin masa konkrete për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke përmendur konkretisht Konventën Nërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, të cilën Kina e ka nënshkruar në vitin 1998, por nuk e ka ratifikuar dhe e cila, ndër të tjera, obligon respektimin e lirisë së fesë, lirisë së fjalës dhe të drejtën e vetvendosjes. Në vigjiljen e hapjes së Kongresit të Kinës, një grup tjetër aktivistësh të të drejtave të njeriut iu drejta rishtas qeverisë kineze me thirrjen që të ratifikojë Konventën Ndëkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike. Në këtë letër drejtuar Kongresit, thuhet se, ''Druam se për arye të mungesës së respektit për të drejtat e njeriut dhe për mungesën e plotë të respektimit dhe të sigurimit të drejtave dhe dinjitetit të njerëzor, në rast të një krize të përgjithëshme kombëtare, e gjithë shoqëria do të përfundojë në një urrejtje dhe brutalitet.''

Aktivistët kinezë të të drejtave të njeriut, por edhe vërejtësit ndërkombëtarë, thonë se nuk presin që autoritetet kineze të konsiderojnë seriozisht thirrjet e grupeve të të drejtave të njeriut për respektimin e të drejtave civile dhe politike në vend. Një prej nënshkruesve të këtij peticioni, shkrimtarja Dai Qing, i tha gazetës amerikane USA Today se peticioni i tyre nuk ka as mundësinë më të vogël të merret parasyshë, pasi nuk është Kongresi, por është Partia Komuniste ajo që vendosë mbi këto çështje. Por ajo shtoi se, ''Gjëja më e vogël që ne mund të bëjmë në këtë mes si intelektualë, është të ngremë zërin sado pak mbi çështjet më të rëndësishme, siç janë -- të drejtat e njeriut dhe të të drejtat politike të qytetarëve. Ne duhet që me çdo kusht të përpiqemi që Kina të jetë e hapur karshi botës, jo vetëm nga pikpamja ekonomike dhe financiare, por të jetë e hapur gjithashtu edhe ndaj vlerave dhe standardeve universale'', të drejtave të njeriut.

Edhe organizata e të drejtave të njeriut Human Rights Watch, në një letër dërguar udhëheqësve të Partisë Komuniste kineze në vigjiljen e Kongresit, i bën thirrje qeverisë kineze të përdorë këtë mbledhje vjetore për të miratuar ligje për forcimin edhe sigurimin e të drejtave të njeriut, duke mbyllur kampet e punës dhe duke ratifikuar Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike. Këjo organizatë me qëndër në New York ritheksoi ato që tha në raportin e saj vjetor se, "Megjithë rritjen ekonomike, urbanizimin dhe faktin se ajo është tani një fuqi globale -- vitet e fundit -- Kina nuk ka shënuar aspak përparim në fushën e të drejtave të njeriut." Mbyllja e kampeve të punës dhe ratifikimi Konventës Ndërkombëtare nga autoritetet e Pekinit, do të dërgonin mesazhe të rëndësishme se Kina është serioze, "për ndërmarrjen e reformave ligjore dhe për respektimin e e të drejtave bazë të njeriut."

Por shënjat nuk janë të mira se autoritetet kineze kanë në mendë do të bëjnë ndonjë ndryshim në lidhje resepktimin e këtyre të drejtave për qytetarët kinezë, përfshirë edhe atë të një prej të drejtave universale, e që është rrjedha e lirë dhe e pa penguar e informacionit anë e mbanë botës. Disa ditë më parë, para se të fillonte punimet Kongresi në Pekin, transmetuesit ndërkombëtarë të lajmeve, Zëri i Amerikës (VOA) dhe BBC njoftuan se programeve të tyre edhe në gjuhën anglishte me valë të shkurtëra po u bëhet tani zhurmë brenda territorit të Kinës. Kina, sipas njoftimit të Zërit të Amerikës, u bën zhurmë rregullisht programeve të VOA-s në gjuhët vendase. Sipas një njoftimi për median, Drejtori i Zërit të Amerikës, Zoti David Ensor, tha se "Rrjedha e lirë e informacionit është një e drejtë universale dhe Zëri i Amerikës do të vazhdojë të ofrojë informata të sakta dhe të balancuara në platformat që mund të arrijnë në zonat që i nënshtrohen censurës.

Ndërkohë që reputacioni i Partisë Komuniste është dëmtuar rëndë dhe ndërsa idetë e revolucionit tani duket se janë braktisur, një ekspert i çështjeve kineze në Universitetin Kombëtar tl Singaporit, Zheng Yongian i tha gazetës the New York Times se, pasi në Kinës ekziston një mosbesim i thellë, midis popullit dhe qeverisë, qeveria nuk është entuziaste për të ndërmarrë reforma , duke shtuar se ata bëjnë ndryshime brenda qeverisë, pa i dhënë shoqërise asnjë kompetencë dhe si rrjedhim njerëzit ndjehen të zhgënjyer nga premtimet për reforma.

Drejtori kinez i filmave Ai Xiaoming i tha Zërit të Amerikës se njerëzit presin ndryshime në jetën shqoërore kurdoherë që ndodhin ndryshime në udhëheqje, por shtoi se, "Kinezët nuk kanë besim që ndryshimet të vinë nga udhëheqsit e tyre politikë, të cilët jetojnë jashtë problemeve me të cilat përballet vendi." Këta udhëheqës, tha ai, "Pijnë ujë që përgatitet posaçërisht për ta. Familjet e tyre as nuk jetojnë më në Kinë dhe kur takohen keta udhëheqës ata i lënë të gjitha problemet dhe kritikat tek dera."
Tani, lexuesis mund të thotë, po ç'na duhen punët e Kinës ne, kemi hallet tona. Deri diku e vërtetë këjo, por kur të merret parasyshë se Kina është vendi i dytë me ekonominë më të madhe në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe është vendi numër një me popullsinë më të madhe në botë dhe me një ushtri e cila i ka rrënjët në Partinë Komuniste të cilës i është betuar dhe një vend i cili bën kërcënime territoriale ndaj fqinjeve të saj ndërkohë që buxheti ushtarak i saj vazhdon të arrij nivele të pa para më heret bota më mirë t'i kushojë kujdes më të madh gjërave që po ndodhin në politikën e mbrendshme dhe të jashtme të Kinës, para se të jetë vonë.




FRANK SHKRELI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.