E Premte, 03.29.2024, 09:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NJË BUSH TJETËR PËR PRESIDENT TË AMERIKËS?
Nga FRANK SHKRELI

E Premte, 03.08.2013, 07:49am (GMT+1)



Jeb (Xheb) Bush, djali dhe vëllai i dy presidentëve të fundit republikanë të Shteteve të Bashkuara dhe ish-governatori i shtetit Florida nga viti 1999 deri në vitin 2007, botoi kohët e fundit një libër mbi imigracionin dhe gjatë promovimit dhe intervistave për median e shkruar dhe vizive gjatë kësaj jave, ai refuzoi të hedhë poshtë mundësinë për të qenë kandidat për president i Partisë Republikane më 2016. Promovimi i librit ngjalli interesim të madh nga media amerikane në lidhje me një kandidtaurë të mundëshme për president të Xheb Bush-it. Megjithëse është heret për të folur për kandidaturat për zgjedhjet e vitit 2016, 60-vjeçari Xheb Bush i tha rrjetit të televizionit amerikan NBC se, ''Unë kam një zë dhe dëshiroj të ndajë qendrimet dhe mendimet e mia me të tjerët mbi mënyrat se si lëvizja konservatore dhe Partia Republikane mund ta marrin veten rishtas, pasi e kemi humbur drejtimin.'' Ai shtoi duke thënë se, ''nuk e përjashtoj mundësinë për të qenë kandidat për president, por në të njëjtën kohë as nuk jam duke deklaruar sot se jam kandidat.'', por duhet të kuptoni, shtoi ai, se partia Republikane duhet të jetë partia që përsëri do të qeverisë vendin.

Gjatë intervistave me media të ndryshme, ish-governatori Bush, përveç subjektit të librit të tij që është imigracioni, dhe në të cilin propozon ndryshime rrënjësore në sistemin amerikan të imigracionit, foli gjithashtu edhe për problemet e tanishme buxhetore me të cilat përballen Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi, si dhe mbi shkurtimet e mëdha buxhetore që kanë ndërmarrë entet e ndryshme të qeverisë federale, duke i quajtur ato si, "një problem i përkohëshëm në historinë tonë.'' Mbi subjektin e librit që është imigracioni, një temë këjo që mbizotëroi edhe fushatën e fundit për president, Zoti Bush tha se ndërkohë që mbështetë një politikë imigracioni që do t'u jepte status legal atyre që janë futur ilegalisht në këtë vend --nëqoftse plotësohen disa prej kushteve -- ai nuk është në favor që atyre t'u jepet nënshtetësia ameikane. Ai i tha rrjetit të televizionit NBC se, ''Duhet të ketë një dallim midis atyre personave që hyjnë në këtë vend legalisht me letra dhe atyre që futen këtu ilegalisht.''

Në lidhje me çështjen e imigracionit, gjatë intervistave me median amerikane, ish-governatori republikan Xheb Bush kritikoi rëndë partinë e tij, por sulmet më të ashpëra i rezervoi për Presidentin Obama, duke e cilësuar politikën e administratës së tij mbi imigracionin si cinike dhe të njëanshme. Në një intervistë me gazetën USA Today, Zoti Bush tha se, ''Udhëheqsit duhet të udhëheqin, e jo të përçajnë. Ai (Presidenti Obama) mund të jetë i mrekullueshëm si kandidat për të bërë fushatë, por fushata ka marrë fund, ndërkohë që ai gjithnjë vepron sikurë është duke bërë fushatë për president'', shtoi ai.

Një shënjë tjetër, se Xheb Bush mund të flirtojë me ambicjet për të qenë kandidat për president në zgjedhjet e ardhëshme, është vendimi se ai pranojë ftesën për të mbajtur fjalimin kryesor javën që vjen para Konferencës Konservatore të Aksionit Politik, një organizatë këjo konservatore me influencë të madhe në Partinë Republikane Analistët e shikojnë këtë vendim, nga ana e tij, si një qëndrim, të pakën për të mos ia mbyllur derën vetes për një kandidaturë të mundëshme në të ardhëmen.

Gjatë tri dekadave të kaluara, emëri Bush ka qenë prominent në fushatat e Partisë Republikane për president ose zëvendës president -- dhe nëqoftse Xheb Bush do vendosë të kandidojë për president dhe nëse ai do të fitonte, familja Bush do të ishte e para në historinë e Amerikës, që të nxjerrë nga gjiri i saj tre presidentë.

Për më tepër, nëqoftse ish-governatori Bush do vendoste të deklaronte kandidaturën e tij në zgjedhjet e ardhëshme për president, mediat amerikane spekullojnë se në zgjedhjet e përgjithëshme ai mund të gjëndet përballë një anëtarje të një familje tjetër të dalluar politike amerikane Zonjës Hillari Klinton, e cila megjithëse tani thotë se nuk ka plane për të kandiduar, as ajo nuk e përjashton mundësinë e një kandidature të tillë për president.

Mirëpo, një problem i cili mund të pengojë Zotin Xheb Bush në ambicjet e tija për të kandiduar për president -- sipas vërejtësve politikë -- është mbiemëri i tij, pasi sipas tyre një pjesë e elektoratit, përfshirë edhe republikanët konservatorë janë gjithnjë të pakënaqur me disa nga politikat e babait të tij Xhorxh H.W. Bush, i cili nuk mbajti premtimin për të mos rritur taksat dhe ndaj vëllait të tij Xhorxh W. Bush, I cili gjithnjë konsiderohet si një president jo aq popullor për arsye të mbështetjes së tij për shtimin e shpenzimeve të qeverisë federale si edhe për ndihmat që ai u dha firmave financiare të Uoll Stritit, për t'i shpëtuar nga falimentimi në vitin 2008. Elektorati mund të jetë lodhur me emërin Bush dhe politikat e tyre, thonë ata.

Por sidoqoftë, ish-bashkpuntori i Xheb Bush, Cory Tilley, i tha gazetës Washington Post se Zoti Bush, "dha sinjalin e parë të rëndësishëm këtë javë, se ai për herë të parë, është duke marrë në konsiderim në mënyrën më serioze, mundësinë për të qenë kandidat për president. Është një sinjal për të cilin kanë pritur shumë veta", shtoi ai.

Në fund të fundit, cilido që të jetë vendimi i tij, ish-governatori Bush ka mjaft kohë për të marrë në shqyrtim opcionet e tija që eventualisht të vendosë për të ardhmen e tij politike.


Ish-governator i shtetit Florida Jeb Bush

Dy ish-presidentët e familjes Bush


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KONGRESI I KINËS DHE TË DREJTAT E NJERIUTNga FRANK SHKRELI (03.06.2013)
SINDROMA 'KOMUNIZËM'Nga RESHAT KRIPA (03.05.2013)
NDIKIMI POLITIK I SUPER TË PASURVENga CHRYSTIA FREELAND, Reuters (03.05.2013)
MAQEDONIA NUK MUND TË EKZISTOJË ME MASA REPRESIVE KUNDËR POPULLIT TË PAFAJSHËM SHQIPTARNga ISUF B. BAJRAMI (03.02.2013)
NGA DIMRI I KRIZËS NË PRANVERËN E FAKTORIZIMITNga SHKËLZEN LUSHAJ (03.02.2013)
SKANDALI MË I FUNDIT NË POLICINË E SHTETITNga ELIDA BUÇPAPAJ (03.01.2013)
NJË ZË NGA FERRI I ENVER HOXHËS - VISAR ZHITINga FRANK SHKRELI (03.01.2013)
KUSH PO E SHËMTON KOSOVËN DHE UÇKNga REXHEP SHAHU (02.28.2013)
MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORINNga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.27.2013)
OKB-EJA DHE TË DREJTAT E NJERIUT -- VEPRA E JO FJALË!Nga FRANK SHKRELI (02.26.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]