E Premte, 03.29.2024, 02:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KATUNDARËT E POLITIKËS SHQIPTARE I LIDHIN ORIGJINA, PAZARET DHE DASHNORET, QEVERISJA MARRËVESHJE E MBYLLUR
Nga SHENASI RAMA

E Shtunë, 03.09.2013, 05:53pm (GMT+1)



Paria e Tiranës e ka gjetur zgjidhjen politike që i shërben interesave të saj. Duke qenë se në indoktrinimin e mashtrimin gjigand që ka ndodhur tash disa dekada, shqiptarët e kanë humbur fillin e së vërtetës dhe nuk e kanë një ide të qartë të asaj çka duhet bërë, paria po i zgjidh me shpejtësi të gjitha problemet e saj. Nga ana e tyre, njerëzit tanë po sillen si qorrat që prekën me duar elefantin. Njëri preku dhëmbin e madh dhe e quajti gur. Tjetri preku feçkën dhe e quajti gjarpër. Tjetri preku këmbën dhe e quajti pemë. Tjetri preku syrin dhe e quajti kandil deti. Mandej qorrat nisën të rrihen sepse nuk pajtoheshin me njëri-tjetrin se çka ishte elefanti. Kjo është edhe natyra e zgjedhjeve dhe e bindjeve politike në shtetin shqiptar. Dallimi është se elefanti nuk kishte ndonjë interes në këtë punë, sepse problemi i identifikimit të problemit ishte problem i qorrave. Të kishin sy, të gjithë qorrat do të binin të gjithë dakord e do të thonin se ishte një elefant, një kafshë që ka pjesë të ndryshme të trupit dhe se ata kishin prekur pjesë të ndryshme të trupit të elefantit.

Rrahja jonë elektorale dhe politike, protestat e kacafytjet i ngjajnë kësaj ndodhie. Nga jashtë, në nivelin e popullit, politika shqiptare duket një rrahje e marrë midis qorrave politikë. Po të kishin sy, njerëzit do ta shihnin se palët e parisë janë pjesë gjymtyrë e parisë së Tiranës. Paria e Tiranës është problem, elefanti për të cilin grindemi sepse ne thjesht prekim një gjymtyrë a një tjetër dhe ato nuk janë njëlloj. Mirëpo, të gjithë këta janë të lidhur me njëri-tjetrin, me martesa, me interesa, me shoqëri konviktesh, me bashkëfajësi krimesh, me dashnore, me bashkëpronësi biznesesh, dhe mbi të gjitha, me origjina katundesh që lindin me shumicë dhe pa ndërprerje, udhëheqës politikë e afaristë, sikur ajri i malit afër teqesë dhe uji i kroit afër kullës kanë diçka magjike.


Ja disa shembuj që e ilustrojnë këtë lidhje të pashkëputshme midis palëve të parisë.

Së pari, një hata e madhe që ia nxori petët lakrorit, Gërdeci. Të gjithë ishin në tavë, të gjithë kishin pjesë, të gjithë politikanët e parisë ishin të lidhur me krimin që bëri hatanë dhe hodhi në erë një fshat të tërë e terrorizoi Tiranën. Ai që ka dyshim, të dëgjojë tabulatet telefonike dhe figurativisht do të gjejë në një dhomë të errët allishverishesh Sali Berishën, të bijën dhe vetë të Bekuarin Apostolik, pisqollën mediatike, Fahri Balliun, Edi Ramën, Fatmir Mediun, kunatin e kunatën e Sali Berishës, dhe të gjithë të tjerët që nuk dinin e nuk folën, që nga presidenti Topi tek zëvendësi i tij Kreshnik Spahiu, që nga Ilir Meta tek ata që dinin e që ruajtën interesat e përbashkëta dhe e qepën gojën e nuk folën.

Së dyti, le të shihet pak organizimi i zgjedhjeve. Këta i kanë bërë të gjitha gati që t'i vjedhin, që nga Kodi Zgjedhor tek listat e komisionerëve e tek votuesit dhe i kanë gati edhe marrëveshjet se kush do të qeverisë nesër. Përditë shahen me libër shtëpie në televizionet e gazetat paçavure por marrëveshjet i bëjnë urtë e butë dhe pa asnjë problem. Së treti një fenomen interesant është edhe riciklimi. Vetëm në Tiranë politikanët i ndërrojnë partitë si ua ka qejfi dhe interesi. Dhe lista është shumë e gjatë. Droga? Politikanët tanë kapen në aeroporte me drogë. Trafikimi? Politikanët tanë janë të lidhur me të gjithë bandat e mundshme.

Korrupsioni? Politikanët tanë janë kapur me video, me zë, në banjo, në tavan, në dhomë, me mbërthecka, pa mbërthecka, duke marrë para, duke u sjellë si kafshë dhe të gjithë e dinë e nuk flasin. Vajza e kujt u martua me kë? Kush i bëri pushimet ku dhe kë? Kur të verifikohet lista e pafund e pronave që kanë blerë jashtë, e llogarive që kanë, e pasurisë që kanë vënë, e me rradhë do të shihet se këta nuk e kanë seriozisht as rrahjen e as politikën. Këta rrihen si në cirk. Sa mbarojnë rrahjen në televizionin e rradhës, i fusin një paçe me kokë e me gjuhë lope, me pak uthull vendi, se atë e prodhojmë tani, dhe fërkojnë duart që ia futën edhe kësaj here popullit shqiptar. Këta na urrejnë dhe në mendjen e tyre jemi një popull kot, pis e budalla që mashtrohet për një kockë e që këta kanë vendosur ta rrjepin të gjallë e deri sa të mos i mbesë as gjurma.

Që të kthehemi tek fabula e fillimit, qorrat u rrahën dhe një i mençur ua tha të vërtetën dhe ata i kërkuan falje njëri-tjetrit. Në rastin tonë, ne i kemi sytë në ballë dhe elefanti është kjo e vërteta e madhe që të gjithë e dinë, por që nuk kanë as guxim ta thonë hapur: këta janë në tavë të gjithë bashkë, kjo është paria e Tiranës. Zhurma mediatike, rrahja e bisedat tek emisionet e shpëlara e pa pikë vlere, bombardimi me emisione si BB Albania e me rradhë i shërbejnë shplarjes së truve të shqiptarëve. Këta janë kundër shqiptarëve, këta duan të na hanë të gjallë, këta kanë punuar e vazhdojnë që të punojnë pa pikë hezitimi kundër nesh. Këta janë të gjithë njëlloj. Këta janë kriminelë, vrasës, trafikantë, banditë, gjakpirës, shkatërrues e zvetënues të së ardhmes së fëmijëve tanë. Këta punojnë ditë e natë për vete dhe kundër interesave tona. Shqiptarët duhet të zgjohen e të shohin të vërtetën. Ajo që ka ndodhur nën sundimin e tyre është një krim që është bërë kundër nesh. Ajo që do të ndodhë në të ardhmen do të jetë një krim që do të shkatërrojë jetën e të ardhmen e fëmijëve tuaj.

Në përfundim, duhet thënë e përsëritur kjo gjë, kaq hapur e shqeto sepse, kur të na hapen sytë, këta do të kenë ikur në parajsat e republikave të bananeve ku i kanë fshehur pasuritë e ndërtuara me gjakun tonë e që këta i kanë vjedhur pa mëshirë e pa menduar dy herë. E atëherë, ndoshta nuk do të jemi më qorra, por duke mos e pasur elefantin aty, do të vazhdojmë të rrihemi me njëri-tjetrin se si ishte elefanti dhe pse nuk bëmë asgjë, kur këta po na e pinin gjakun të ngrohtë e pa pikë mëshire. Si thuhet diku, unë e thashë të vërtetën dhe e kam ndërgjegjen e qetë. Ti që po e lexon këtë shkrim, dhe që ke arritur deri këtu, mendohu mirë para se të thuash mendimin tënd. Jo për tjetër, por skllavëria fillon me vetëmashtrimin dhe me vetëbindjen se e vërteta është ndryshe prej asaj që është. Mos u bëj qorr me sy në ballë. Thuaji "jo" parisë së Tiranës.


SHENASI RAMA


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
QEVERIA KUNDËR SHTETITNga XHEMAL AHMETI (03.09.2013)
PARTITË POLITIKE SHQIPTARE NË MAL TË ZI TË BOJKOTOJNË E KUSHTËZOJNË ZGJEDHJEN E VUJANOVIÇIT PRESIDENT ME ZGJIDHJE TË PROBLEMEVE TË TYRENga RAMIZ LUSHAJ (03.08.2013)
NJË BUSH TJETËR PËR PRESIDENT TË AMERIKËS?Nga FRANK SHKRELI (03.08.2013)
KONGRESI I KINËS DHE TË DREJTAT E NJERIUTNga FRANK SHKRELI (03.06.2013)
SINDROMA 'KOMUNIZËM'Nga RESHAT KRIPA (03.05.2013)
NDIKIMI POLITIK I SUPER TË PASURVENga CHRYSTIA FREELAND, Reuters (03.05.2013)
MAQEDONIA NUK MUND TË EKZISTOJË ME MASA REPRESIVE KUNDËR POPULLIT TË PAFAJSHËM SHQIPTARNga ISUF B. BAJRAMI (03.02.2013)
NGA DIMRI I KRIZËS NË PRANVERËN E FAKTORIZIMITNga SHKËLZEN LUSHAJ (03.02.2013)
SKANDALI MË I FUNDIT NË POLICINË E SHTETITNga ELIDA BUÇPAPAJ (03.01.2013)
NJË ZË NGA FERRI I ENVER HOXHËS - VISAR ZHITINga FRANK SHKRELI (03.01.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]