E Djelë, 07.12.2020, 07:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
BAROMETRI DIPLOMATIK
DAÇIQI DEMANTOI RRENËN SHEKULLORE GJITHËSERBE, SE “KOSOVA ËSHTË SERBI”!
Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

E Djelë, 03.10.2013, 07:42am (GMT+1)



*** Kjo deklaratë politike e Ivica Daçiqit hudh në baltë të gjitha tezat e derisotme falsifikatore serbe se “Kosova është Serbi” (1844-2013).

Mirëpo, kjo deklaratë “shokuese” për ultranacionalistët serbë, do bëhet e besueshme, konkrete dhe realiste vetëm atëherë, kur kryeministri Ivica Daçiq, do të kërkojë nga parlamenti i Serbisë ndryshimin e Kushtetutës ekzistuese (2006) për heqjen e dispozitës së saj të gabueshme se “Kosova është territor i pandashëm i Serbisë”, si dhe të heqë dorë nga kërkesa e tij që në Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, të formohet e ashtuqujatura Bashkësi e komunave serbe. Ndryshe, kjo deklaratë, do të mbetet vetëm një bllof politik sa për t’i zbutur qëndrimet e politikës zyrtare të Prishtinës në të ashtuquajturin“dialogun historik” të nivelit kryeministror Daçiq – Thaçi, që po bëhet në Bruksel me ndërmjetësimin e kryeshefes së politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton ( tetor 2012– mars 2013), në mënyrë që minoritetit serb në Kosovë, t’i sigurohet statusi i një autonomie politike dhe territoriale, duke filluar me krijimin e një Bashkësie të komunave serbe me kompetenca dhe me autorizime ekzekutive dhe legjislative. Mirëpo, në takimin e radhës në Bruksel, më 5 mars 2013, një propozim i tillë i palës serbe është refuzuar nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Por pritet që e njëjta temë, do të debatohet, edhe në takimin e atdhshëm Daçiq - Thaçi, që do të mbahet në Bruksel, më 20 mars të këtij viti. -Ia vlen të theksojmë se, me një propozim të tillë të palës serbe, nuk po pajtohet diplomacia e Uashingtonit zyrtar, këtë e ka deklaruar edhe ambasadorja e SHBA-së në Prishtinë, Zonja e nderuar Tracey Ann Jacobson.

Deklarata e Daçiqit ka shokuar gjithë mileun e mashtruar serb, por në anën tjetër, është kontradiktore me kursin politik të qeverisë Beogradit, që në Kosovën shqiptare, të formohet Bashkësia e komunave serbe me pushtet ekzekutiv dhe legjislativ, duke mos e njohur Republikën e Kosovës.

-Ivica Daçiq ka deklaruar se: “Qe dhjetë vjet na kanë gënjyer se Kosova është serbe, dhe se kjo, madje, është zyrtarizuar, edhe me Kushtetutën e Serbisë. Pra, pothuajse qe dhjet vjet Kosova ka qenë tabu temë për të cilën zyrtarisht askush nuk ka pasur guximin ta thotë të vërtetën…” Dacic/http://www.telegraf.rs/vesti/politika/03//072013/-
dacic-deset-godina-se-laze-da-je-kosovo-srpsko//.

Nëse është kështu, atëherë kryeministri serb Ivica Daçiq në dialogun me homologun e tij shqiptar , Hashim Thaçi, që po bëhet në Bruksel nën drejtimin e Catherine Ashton (kryeshefe e politikës së jashtme të BE-së), nuk ka asnjë arsye politike, ligjore e as kushtetuese, që të kërkojë nga Prishtina, as nga BE-ja e as nga Amerika, të formohet Bashkësia e komunave serbe me kompetenca dhe me autorizime ekzekutive dhe legjislative, që në thelb përbëjnë pushtetin shtetëror serb pandan sistemit të pushtetit shtetëror të Republikës së Kosovës.

Pra, nuk ka dilemë se kjo është një deklaratë sensacionale pozitive, jo vetëm për opinionin publik politik serb dhe shqiptar, por edhe për tërë Ballkanin dhe për Evropën demokratike, sepse paralajmëron një diskurs të ri të politikës zyrtare serbe të Beogradit ndaj Kosovës dhe ndaj shqiptarëve. Kjo është formula e vetme shpëtimtare konstruktive politike, e cila do t’i ndihmonte serbët, që të shëroheshin përgjithmonë nga paranoja kolektive se“Kosova është serbe”.

Në këtë pikëvështrim, duhet kuptuar dhe interpretuar drejt deklaratën e kryeministrit Ivica Daçiq, pa asnjë ekzagjerim dhe entuziazëm të tepruar politik, sepse pa pajtimin e serbëve dhe të shqiptarëve mbi baza të ndërsjella konstruktive historike dhe politike, Ballkani përherë, do të jetë një zonë e minuar e shpërthimit të konflikteve ndëretnike dhe ndërshtetërore.

Së fundi, një domosdoshmëri të tillë, të hapjes së një kaptine të re historike të Serbisë ndaj Kosovës, e ka kuptuar drejt, edhe Ivica Daçiqi, sepse kanë marrë fund përgjithmonë rrenat, mashtrimet, kërcënimet, shantazhet, simulimet dhe improvizimet e politikës destruktive ultranacionaliste serbe në disfavor të Kosovës së pavarur, se gjoja “Kosova është zemra e Serbisë”!!!

–Unë do shtoja se me këtë parullë të rreme kuazishkencore, politiko-porpagandistike dhe kishtare antishqiptare, serbët janë mashtruar, gënjyer dhe manipuluar veçanërisht nga Kisha Ortodokse Serbe, nga politikat shtetërore serbo-jugosllave, si dhe nga pseudoshkenca serbomadhe, JO VETËM QE “10 VJET”, siç ka deklaruar kryeministri serb Ivica Daçiq, POR që nga Beteja e Kosovës (1389) e deri në ditët e sotme (shekulli XXI, viti 2013).

Kjo është fatkeqësia më e madhe për vetë popullin serb, e shkaktuar nga KOS-i, nga kuazishkenca akademike dhe nga politika zrytare e të gjitha qeverive të derisotme të Serbisë.

Pavarësisht nga fakti se sa mund të konsiderohet serioze një deklaratë e këtillë politike e kryeministrit Ivica Daçqi, duke ditur se ai ishte bashkëpunëtor dhe “ushtar”lojal i Slobodan Milosheviqit, kjo është tejet e rëndësishme dhe pozitive për këndelljen e mendjes së të gjithë serbëve, të cilët deri më sot kanë jetuar, duke u ushqyer me ëndrra të kota, me iluzione, me rrena dhe me lloj-lloj mitesh, falsifikimesh historiagrafike, kulturore, politike dhe religjioze se, gjoja Kososva “ishte djepi dhe zemra e Serbisë.
Ivica Daçiqi nuk është si Dimitrije Tucoviqi!

Me gjithë deklaratën e theksuar se “Kosova nuk është Serbi”, kryeministri aktual i qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiq nuk është dëshmuar sikurse socialdemokrati Dimitrije Tucoviq, sepse deri më tash, asgjë nuk ka mësuar nga programi, nga idetë dhe nga politika socialdemokratike dhe paqësore e tij, kur është fjala për pajtimin dhe për normalizimin e marrëdhënie ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, përkatësisht ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.

Këtë e provon edhe hipoteka e kryeministrit aktual serb, Ivica Daçiq, i cili dikur ishte “dora e djathtë” e politikës partiake (SPS) dhe asaj shtetërore të Slobodan Milosheviqit për shtypjen dhe për mohimin e lirisë së shqiptarëve, kur Kosova u ripushtua dhe u rikolonizua nga regjimi gjenocidal dhe kolonial policor, paramilitar dhe militar i Serbisë gjatë viteve 1989-1999.

Nuk asnjë dyshim se, kur të gjithë serbët ta mësojnë këtë të vërtetë të pamohueshme se Kosova nuk është Serbi, por Shqipëri ( të cilën, para një shekulli, realisti dhe socialdemorkati i madh serb, Dimitirije Tucoviq e ka pohuar dhe e ka shkruar në veprat e tij, se “derisa serbët nuk e kuptojnë se jetojnë në truallin e huaj (domethënë shqiptar), kurrë nuk do të kenë marrëdhënie të mira me shqiptarët në Ballkan”), serbët kurrë më nuk do të grinden dhe nuk do të kenë konflikt me shqiptarët. Ky është çelësi kryesor, që Ballkanin, do ta shndërronte vërtet në një zonë paqeje, sigurie, bashkëpunimi, harmonie dhe qëndrushmërie për të gjithë popujt e tij.

Pa pajtimin e serbëve dhe të shqiptarëve mbi baza të qëndrueshme realiste historike dhe gjeopolitike, ajo çfarë është shqiptare, të mbetet pronësi shqiptare dhe e Shqipërisë, e ajo çfarë është serbe, të mbetet vetëm serbe dhe e Serbisë, e askujt tjetër.
Kjo është dialektika e përmabjtjes së çdo dialogu a marrëveshjeje politike a historike, e arritur ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ndryshe, shqiptarët dhe serbët mund të dialogojnë edhe 100 vjet (me ndërmjetësimin e BE-së dhe të SHBA-së), por rezultate konkrete dhe të dobishme për të dyja palët, nuk do të ketë në terren përderisa serbët njëherë e përgjithmonë nuk e spastrojnë nga mendja e tyre e indoktrinuar se “Kosova është Serbi”!

Historikisht, kurrënjeherë Kosova nuk ka qenë kurrfarë prone legale e Serbisë, por vetëm një koloni e pushtuar dhe e ripushtuar (me gjenocid dhe me aggression) disa herë gjatë historisë së saj të derisotme. Këtë të vërtetë, duhet ta kuptojnë të gjithë serbët, pavarësisht se, deri më sot(që nga Beteja e Kosovës 1389 e deri me gjenocidin e fundit në Kosovë, gjatë viteve 1989-1999) kanë qenë të gënjyer, të mashtruar, të indoktrinuar dhe të manipuluar nga historiografia falsifikatore e shtetit dhe e Kishës Ortodokse Serbe.

-Jo vetëm kaq, një historiografi dhe politikë e tillë e falsfikuar serbe mbi Kosovën shqiptare, se gjoja kjo në vazhdimësinë historike “ishte serbe”, më se një shekull, gënjeu, helmatisi dhe mashtroi jo vetëm serbët dhe popujt e tjerë të Ballkanit, por edhe tërë politikën dhe shkencën evropiane dhe botërore.

Pikërisht mbi këto gënjeshtra dhe improvizime antishkencore se “Kosova është Serbi”, propaganda dhe politika zyrtare shtetërore, kishtare dhe akademike e Serbisë, bëri që në vitin 1989, të vinin në shprehje populizmi, ultranacionalizmi, nacionalshovinizmi, fashizmi dhe hegjemonizmi gjithëserb me në krye MESIJEN e tyre, Slobodan Milosheviq dhe me Kishën Ortodokse Serbe, me qëllim që Kosovën, ta rikolonizonin dhe ta ripushtonin me aggression dhe me gjenocid sikurse Anamoravën (prej Nishi deri në Kurshumli…1878-1945) dhe, më pas edhe Kosovën e Shqipërisë (1912-1999).

Mirëpo, një politikë e tillë e gabuar agresive dhe shfarosëse ndaj shqiptarëve, Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale, i kushtoi me humbjen e përgjithmonshme të Kosovës-kolonisë së saj njëqindvjeçare (1912-1999).

Kur të gjithë serbët, sikurse së fundi, edhe Ivica Daçqi, ta kenë kuptuar drejt të vërtetën se kurrënjëherë Kosova nuk ka qenë pronë legale e Serbisë, por e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, atëherë mund të shpresohet se gjasët për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, janë të sigurta dhe të afërta. Ndryshe, nëse serbomëdhenjtë hegjemonistë dhe imperialistë, edhe më tej ushqehen me rrenën shekullore se gjoja “Kosova është Serbi”, atëherë, mund të lidhen edhe njëqind e një marrëveshje apo traktate me Beogradin zyrtar, por ato nuk do të kenë kurrfarë efekti praktik, as kurrfarë dobie pozitive reciproke as për shqiptarët, as për serbët.


Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KATUNDARËT E POLITIKËS SHQIPTARE I LIDHIN ORIGJINA, PAZARET DHE DASHNORET, QEVERISJA MARRËVESHJE E MBYLLURNga SHENASI RAMA (03.09.2013)
QEVERIA KUNDËR SHTETITNga XHEMAL AHMETI (03.09.2013)
PARTITË POLITIKE SHQIPTARE NË MAL TË ZI TË BOJKOTOJNË E KUSHTËZOJNË ZGJEDHJEN E VUJANOVIÇIT PRESIDENT ME ZGJIDHJE TË PROBLEMEVE TË TYRENga RAMIZ LUSHAJ (03.08.2013)
NJË BUSH TJETËR PËR PRESIDENT TË AMERIKËS?Nga FRANK SHKRELI (03.08.2013)
KONGRESI I KINËS DHE TË DREJTAT E NJERIUTNga FRANK SHKRELI (03.06.2013)
SINDROMA 'KOMUNIZËM'Nga RESHAT KRIPA (03.05.2013)
NDIKIMI POLITIK I SUPER TË PASURVENga CHRYSTIA FREELAND, Reuters (03.05.2013)
MAQEDONIA NUK MUND TË EKZISTOJË ME MASA REPRESIVE KUNDËR POPULLIT TË PAFAJSHËM SHQIPTARNga ISUF B. BAJRAMI (03.02.2013)
NGA DIMRI I KRIZËS NË PRANVERËN E FAKTORIZIMITNga SHKËLZEN LUSHAJ (03.02.2013)
SKANDALI MË I FUNDIT NË POLICINË E SHTETITNga ELIDA BUÇPAPAJ (03.01.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]