E Premte, 04.19.2024, 07:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
HISTORIA NË ANKAND...
Nga JUSUF BUXHOVI

E Mërkurë, 03.13.2013, 09:06am (GMT+1)



Nëse shqiptarët nga Kriza Lindore e tutje kanë pasur probleme me historinë nga shkaku se fqinjët sllavo-ortodoks, të drejtuar nga politika pansllave ruse, kanë bërë projekte dhe elaborate të njëpasnjëshme për t'i përjashtuar dhunshëm nga hapësira e tyre etnike dhe jetësore gjë që kjo për pasojë ka pasur copëtimin e tokave të tyre, pushtimet dhe ndarjen e dhunshme nëpër të cilën kanë kaluar prej një shekulli, së voni, kur më nuk i kanë pushtuesit, çuditërisht me vullnetin e tyre kanë filluar të vetëpërjashtohen nga historia!

Habia bëhet edhe më e madhe kur historiografia zyrtare në Tiranë dhe Prishtinë, në vend se përfundimisht të lirohet nga kornizat me të cilat është ngulfatur qenia e saj ekzistenciale, që ka ushqyer politikat e njohura antishqiptare të sferave të interesit, dhe në vend se t'i avancojë tezat e anash kaluara nga diktati i të tjerëve rreth lashtësisë historike nga antikiteti e tutje (ndërlidhja e teorisë së origjinës ilire me atë pellazge, pastaj roli i rëndësishëm i tyre në Bizant dhe Mesjetë e deri te shfaqja e tyre si faktor edhe në Perandorinë Osmane e të ngjashme), pranon rrudhjen historike të imponuar nga e djeshmja dhe, po ashtu, pa kurrfarë kundërshtimi pranon ndërhyrjet politike nga jashtë, madje edhe ato që vinë nga pushtuesit e deridjeshëm, me anën e të cilave historia retushohet dhe shpërfytyrohet deri te përmasat e pabesueshme!

Në njërën anë pajtimi me ndryshimet që historisë i vinë nga politika ditore dhe në tjetrën anë përcaktimi që të mos pranohen ndryshimet, qofshin ato që historiografinë shqiptare do ta lidhnin me konceptet që dikur i kishte përjashtuar ideologjia (origjina pellazge, e cila ishte themel i rilindësve), ose edhe rishqyrtime të tjera në dobi të thellimit të së vërtetës objektive, përcillet edhe me absurdin e heshtjes ndaj propagandës historike antishqiptare, që ka prodhuar gjenocide edhe në rrethanat kur për këtë tashmë i ka të gjitha kushtet!

Fjala, pra, është për ruajtjen e koncepteve hegjemoniste të historiografisë serbomadhe dhe grekomadhe, siç është pranimi i shtetit mesjetar serb, i kishës ortodokse në pronësi të serbëve dhe gënjeshtra të tjera, që kanë krijuar pseudoakademikët e këtyre popujve nga Kriza Lindore e tutje me "Naçertanjen" e Garashanitit dhe "Megaloidhenë" greke, ku shqiptarët shihen të mjegulluar në mesjetë, popull endacak-bari, që nuk dihet prej nga kanë ardhur dhe fyerje të ngjashme, të cilat pasqyrimin më nënçmues do ta gjejnë te libri "Shqiptarët dhe fuqitë e mëdha" të Vladan Gjorgjeviqit, të botuar në shumë gjuhë evropiane në vitin 1913, pamflet ky që pastaj do të përcillet me dy elaboratet e Çubrilloviqit (atë të vitit 1937 dhe 1944), mbi të cilat është ndërtuar politika gjenocidiane e Serbisë ndaj shqiptarëve nga Kriza Lindore e deri te koha jonë. Mjafton të shihet botimi më i ri i "Historisë së Popullit Shqiptar", i vitit 2002, i botuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, ku e gjithë mesjeta i atribuohet "carëve" serbë dhe "carevinave"serbe, ndërkohë që krishterimi i falet kishës ortodokse serbe, me qendër në Kosovë, edhe pse dihet se në mesjetë nuk ka pasur shtet mesjetar serb, por vetëm zhupanë dhe zhupani sllave (forma familjare të organizimit të fiseve sllave që nga depërtimet e tyre në Ballkan nga shekujt VIII-IX), formacione nomade këto, të cilat në kohën e krizës së thellë të Bizantit, në Dardani do të shfaqen si pushtues periferik dhe të përkohshëm vetëm nga fundi i shekullit XIII, që edhe përkundër kësaj nuk do t'ia dalin të zëvendësojnë e as ta shpërfillin pushtetin e feudalëve dhe fisnikëve të krishterë arbërorë në këto hapësira.

Nga ky aspekt, hiq më mirë nuk qëndron as historiografia zyrtare në Kosovë. Instituti i Historisë, Instituti Albanologjik dhe Katedra e Historisë së Universitetit të Kosovës, jo vetëm që nuk kanë hequr diktatin e e njohur të historiografisë serbomadhe, jo vetëm që me dedikim nuk kanë bërë asnjë libër që do t'i kundërvihej propagandës hegjemonistet të akademikëve serbë, e cila edhe më tutje boton libra propagandistike ku Kosova trajtohet "si djep mesjetar dhe shpirtëror serb" e të ngjashme, por në tekstet shkollore është fiksuar prania "perandorake" mesjetare serbe në Kosovë, duke u legjitimuar gënjeshtra morbide serbe!

Më larg në këtë punë, ka shkuar Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, e cila sjelljen nënshtruese ndaj akademikëve serbë dhe gënjeshtrave të tyre për Kosovën, e dëshmoi me pranimin në radhët e veta të një historiani trivialist nga Vjena (Oliver Shcmitt), i njohur për fyerjet që ia bëri Skëderbeut), që pasi që mori një përgjigje shkencore në Tiranë, i ndihmuar nga një turmë kalemxhinjsh nga disa gazeta "properëndimore" dhe mediumeve të tjera, iu kthye Prishtinës me recetat për gjoja "demitizimin e historiografisë shqiptari nga nacionalizmi dhe klishetë ideologjike", "demitizim" ky që sipas tij, nënkupton pranimin e shtetësisë mesjetare serbe në Kosovë, me ç'rast "tapitë" e krishterimit ortodoks në tërësi i jepen Serbisë, ndërkohë që shqiptarët shihen si ardhacak dhe të mjegulluar që nga Mesjeta e tutje, që nuk bëjnë tjetër pos që rrënojnë "qenien shtetërore dhe shpirtërore serbe në Kosovë", rrënim ky që sipas tij pati për pasojë "eksodin e vazhdueshëm të serbëve nga Kosova gjatë luftës së dytë botërore dhe, madje, edhe pas plenumit të Brioneve për të vazhduar edhe pas ndërhyrje së NATO-s dhe vendosjes së protektoratit ndërkombëtar në Kosovë"!

Pranimi i historianit vjenez anëtarë i AKSHA-së, "kredibiliteti shkencor" i të cilit është një libër fyes për historinë e Skënderbeun dhe doracakët publicistik: "Shqiptarët një histori midis lindjes dhe perëndimit" dhe "Kosova - një histori e shkurtë e një treve qendrore ballkanike", të shkruar për informim ditor në Gjermani dhe të përkthyer së voni edhe në shqipe, jo vetëm që hapin procesin e legjitimit të vetërrënimit historik, por edhe të krijimit të "atuve" Serbisë që herdo-kurdo ta "rikthejnë" të "drejtën e humbur historike" në Kosovë madje, por njëherësh aktualizoji rolin e të ashtuquajtur "Qark kulturor vjenez", nga Kriza Lindore e tutje, i cili ishte përgjegjës për krijimin e hartës politike të Ballkanit sipas kutit të Ballpllazit, ku një Serbi "properëndimore", që të pengohej të binte pre e ndikimit rus, do të kthehej në violinë të parë të Ballkanit, dhe se kjo duhej të bëhej, me joshjet me hapësirat etnike të të tjerëve, në radhë të parë ato të shqiptarëve! Janë të njohura përpjekjet e Vjenës që Serbisë së Obrenoviqëve t'i krijohet shkenca, letërsia (gjuha letrare me anën e Karaxhiqit) dhe mbi të gjitha, miti për Serbinë mesjetare, me qendër shtetërore dhe shpirtërore në Kosovë!

Riaktivizimi i "Qarkut kulturor vjenez" dhe recetat politike që prej andej po i vinë Kosovës në emër të "ardhmërisë evropiane" dhe formulave që nuk ofrojnë asgjë, ka për qëllim që shteti i Kosovës të shihet pa histori dhe pa identitet historik të shqiptarëve, ndërkohë që serbëve kjo u garantohet. Pakoja e Ahtisarit është produkt i kësaj mendësie. Ndaj, është fare e natyrshme që "Qarku kulturor vjenez", po insiston që krahas neutralizimi të historianëve shqiptarë, të cilët kërkojnë që historiografia t'ua kthejë ato prej të cilave janë privuar dhunshëm nga ana e pushtuesve dhe e ideologjisë komuniste, me moton e "dekonstruktimeve historike" dhe demitizimit të saj, të promovojë "historinë pa konflikte", por që ky "paqësim" historik, ku e kaluara e tyre mund të vihet edhe në ankand publik dhe ai të jetë më i kushtueshëm në përputhje me shpërfytyrimet e saj ose rrudhjet sa më të mëdha që mund t'i bëhen, qoftë madje që ajo të përthekohet në dhjetë vitet e fundit, të vlejë vetëm për shqiptarët, ndërsa për serbët jo, ngaqë ata, nga politika evropiane dhe me miratimin e klasës së papërgjegjshme politike të Kosovës, e kanë të garantuar historinë!


JUSUF BUXHOVI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HAPNI AMBASADËN NË WASHINGTON!PËR NJË PËRFAQËSI MË TË DENJË DIPLOMATIKE NË WASHINGTONNga FRANK SHKRELI (03.13.2013)
MBI PROPOZIMIN E AMBASADORIT BRITANIKNga SHABAN MURATI (03.11.2013)
30-VJETORI I FJALIMIT MBI PERANDORINË E SË KEQES DHE FUQIA E SË VËRTETËSNga FRANK SHKRELI (03.11.2013)
MJERIMDIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.10.2013)
BAROMETRI DIPLOMATIKDAÇIQI DEMANTOI RRENËN SHEKULLORE GJITHËSERBE, SE “KOSOVA ËSHTË SERBI”!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (03.10.2013)
KATUNDARËT E POLITIKËS SHQIPTARE I LIDHIN ORIGJINA, PAZARET DHE DASHNORET, QEVERISJA MARRËVESHJE E MBYLLURNga SHENASI RAMA (03.09.2013)
QEVERIA KUNDËR SHTETITNga XHEMAL AHMETI (03.09.2013)
PARTITË POLITIKE SHQIPTARE NË MAL TË ZI TË BOJKOTOJNË E KUSHTËZOJNË ZGJEDHJEN E VUJANOVIÇIT PRESIDENT ME ZGJIDHJE TË PROBLEMEVE TË TYRENga RAMIZ LUSHAJ (03.08.2013)
NJË BUSH TJETËR PËR PRESIDENT TË AMERIKËS?Nga FRANK SHKRELI (03.08.2013)
KONGRESI I KINËS DHE TË DREJTAT E NJERIUTNga FRANK SHKRELI (03.06.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]