VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GJUHA AMTARE NË DIASPORË
Esé nga SOKOL DEMAKU

E Djelë, 03.17.2013, 07:19am (GMT1)



Në ditët bashkëkohore ne jemi dëshmitarë të asaj se tek shumë fëmijë, të rijnë dhe të reja shqiptare në vendet perëndimore gjuha amtare ka kaluar në gjuhë të dorës së dytë. Këtë nuk është fare vështirë njeriu ta kuptojë, apo edhe ta përjetojë. Këtë mund ta kuptojmë më së miri nga vet angazhimi i ynë dhe i të rinjve në diasporë, angazhimi i familjes në këtë drejtim si dhe enteve dhe institucioneve mësimore në diasporë.

Sa duket këtu qëndron edhe problemi se sa këto janë të angazhuara në këtë drejtim.

Si duket ditë e më shumë fëmijët tanë i janë të nënshtruar asimilimit gjuhësor, sepse ata thuajse nuk përdorin gjuhën amtare por gjuhën e vendit dhe mesit ku jetojnë, në jete, ata atë e përdorin në familje por edhe në shoqëri e lojë.

Kjo me të vërtetë është shqetësuese për ne kur shohim se një pjesë e fëmijëve tanë gjuhën e nënës e konsiderojnë si gjuhë të dorës së dytë, por kjo ka edhe arsyet e veta e këto arsye mund të jenë të forta por mund të jenë edhe vetëm sa për tu arsyetua e arsye për të harru gjuhën e nënës nuk ka.

Por ne duhet t'i hetojmë dhe hulumtojmë shkaqet pse ndodh kështu me fëmijët, të rinjtë dhe bashkëkombësit tanë në diasporë.

Po shkaqet dhe arsyet janë më se të shumta e do përmendim vetëm disa që janë aktuale dhe kanë ndikim shumë negativ dhe të madh në këtë qeshje.

-Organizimi i dobët i mësimit plotësues për fëmijët tanë në diasporë, askush nuk merret me këtë çështje,
-angazhimi i njerëzve me profesion jo adekuat që të merren me organizimin e kësaj çështje madhore për fëmijët tanë, ku edhe përkrahen nga entet dhe institucionet arsimore, që është një gabim shume i madh,
-mësimi plotësues i gjuhës amtare është fakultativ që ka efekt negativ tek fëmijët,
-në shumë vende perëndimore mësimi i shqipes bëhet në mënyrë private nga prindërit,
-angazhimi jo i mjaftueshëm i prindërve ne këtë drejtim,
-angazhimi i mësuesve te pakualifikuara për pune me gjuhën amtare, pra angazhimi njerëzve që asnjëherë në jetën e tyre nuk kanë punuar më fëmije apo gjuhë vetëm kur vetë ata kanë qenë në bankat shkollore si nxënës.

Pra, këto janë disa nga dukurit më të shpeshta të cilat kanë ndikim negativ vendimtar pse fëmijët tanë nuk janë të interesuar dhe nuk i japin kurrfarë rëndësie gjuhës amtare.

Por edhe shumë e shumë probleme tjera të cilat kanë efekt negativ në zhvillimin dhe kultivimin e gjuhës së nënës tek fëmijët tanë.
Ky fenomen që është mjaft aktual është duke u përhapur ditë e më shumë jo vetëm tek fëmijët tanë që kanë lindur ne diasporë por edhe tek ata të cilët kanë lindur në vendlindje e më vonë kanë migruar.

Ne si prindër dhe si të rritur duhet të kuptojmë se kjo dukuri është shumë e dhimbshme dhe është mjaftë shqetësues për ne.

Duhet të kuptojmë se fëmijët dhe të rinjtë tanë janë atje ku janë pa fajin e tyre, pra shkaktar kryesor i kësaj dukurie shume të ndjeshme dhe negative janë të rriturit, pra vet prindërit e këtyre fëmijëve.

Duhet të kuptojmë se rolin kryesor në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve e luan familja, shkolla dhe rrethi ku fëmija jeton dhe rritet.

Secili nga këta faktorë ka apo mban një pjesë të përgjegjësisë në arsimimin dhe edukimin e fëmijës. Por pyetja është se sa janë të angazhuar në këtë drejtim këta tre faktor kyç në këtë proces dhe sa është rezultati i tyre në këtë drejtim?

Ne duhet të kuptojmë së fëmija në diasporë apo si ta quajmë në mërgim has apo takon një shoqëri tjetër deri tani të panjohur për të, takon një kulturë tjetër, has në një traditë diametralisht tjetër me traditën tonë. Dhe e tërë kjo ka efekt ne jetën e fëmijës dhe të të riut.

Dhe në fund me një gjuhë të re apo si të themi një gjuhë të huaj për të. E këtu qëndron i gjithë theksi i problemit ku me këtë fillon edhe gllabërimi nga asimilimi gjuhësor i fëmijëve në mërgim. Asimilimi është i pamëshirshëm dhe ai vepron atëherë kur ne nuk jemi syçelë me atë se çka po ndodhë në rrethinë tonë apo më mire të themi me atë se çka po ndodhë me ne.

E ky është gabimi më i madh tek disa familje, pra familja duhet të jete aktive, duhet të ketë komunikim të vazhdueshëm me fëmijët, duhet përdorë vazhdimisht gjuhën amtare në familje, por duhet dhenë rëndësi edhe gjuhës së vendit ku kjo familje jeton. Në bazë të disa studimeve që janë bërë në shumë vende perëndimore del se nëse fëmija mëson paralel dy gjuhët ai do jetë më i suksesshëm në jetë e këtë gjë shumë prindër tanë e injorojnë apo e marrin si jo serioze duke thëne se fëmiu im duhet të mësoj vetëm gjuhën e vendit ku jeton se shqipen e zotëron. E ky është një gabim shumë i madh i prindërit.

Në shumë vende evropiane çështje së mësimit të gjuhës amtare të emigrantëve i kushtohet një rëndësi shumë e madhe e në këtë drejtim prijnë vendet skandinave të cilat derdhin shuma të mëdha mjetesh finanasiare në këtë drejtim por sa ne i shfrytëzojmë dhe si i shfrytëzojmë këto është problem në vete.

Pastaj është problem në vete organizmi i ynë në këtë drejtim.

Kë e angazhojmë ne në mësimin e gjuhës amtare edhe pse shteti në mënyrë solidare po ndihmon në ketë drejtim.

Këtu janë ato defektet e mëdha dhe të cilat kanë sjellë ne ketë gjendje mësimin e gjuhës amtare në diasporë edhe pse ndihma nga shume vende nuk mungon.

E këto bëjnë efekte negative tek fëmija, dhe se ai më nuk është i interesuar për mësimin e gjuhës amtare.

Fëmija që dinë gjuhën amtare ai nuk ka problem me gjuhën e vendit në të cilin ai jeton dhe njëherit ai ka rezultate shume pozitive edhe në lëmit tjera mësimore.

Po ka edhe hulumtime që dëshmojnë se është më lehtë ta mësosh një gjuhë të dytë, kur njëkohësisht ke një bazë të shëndoshë në gjuhën tënde në gjuhën amtare. Ato dy gjuhë, nuk kanë nevojë të konkurrojnë njëra me tjetrën, por, ato të funksionojnë si ndihmesë e njëra tjetrës. Nëse fëmija ka mësuar një nocion në gjuhën amtare atëherë është më lehtë ta mëson fjalën me një nocion të ngjashëm në gjuhën e dytë dhe anasjelltas.

Nuk janë të rralla rastet, kur fëmijët gjatë disa periudhave preferojnë përdorimin e gjuhës së vendit ku jetojnë, edhe pse prindërit mundohen të jenë konsekuentë dhe flasin gjuhën amtare me ta. Nëse prindërit dëshirojnë që fëmija të bëhet dygjuhësor, atëherë është me rëndësi që ata të vazhdojnë ta përdorin gjuhën amtare me fëmijën në familje. Është mirë, nëse moshatarët dhe të rritur të tjerë, përdorin gjuhën amtare me fëmijën, ashtu që gjuha të vihet në funksion edhe jashtë familjes. Në shumë raste është dëshmuar, edhe pse fëmija nuk e përdorë gjuhën aq shpesh, megjithatë ata mund të zhvillojnë një aftësi të lartë pasive, e kjo ju shërben si bazë që më vonë ta mësojnë përdorimin e gjuhës në mënyrë aktive. Nëse fëmija e përdorë gjuhën e vendit ku jeton kur prindërit flasin gjuhën e vet amtare, këta duhet të mundohen ta ndihmojnë fëmijën, duke u përgjigjur me fjalët dhe shprehjet e përshtatshme në gjuhën amtare. Kontaktet dhe komunikimi me fëmijën janë, pra, të rëndësishme, pavarësisht se cila gjuhë përdoret. Më me rëndësi është të dëgjosh se ç´thotë fëmija, sa mënyra se si e thotë apo cilën gjuhë e zgjedhë për t´u shprehur.
Fole atë gjuhë që e flet më së miri, që të jeni në gjendje të shpreheni sa më mirë që fëmija juaj tu kuptojë, dhe kjo për shumicën është gjuha amtare. Është, po ashtu, më lehtë t´i edukosh fëmijët në një gjuhë në të cilën i shprehë ndjenjat më lehtë pra në gjuhën amtare. Shumë të rritur e kanë më lehtë të tregojnë përralla dhe tregime nga fëmijëria, të këndojë këngë, të krijojë rimë, së bashku me fëmijën, në atë gjuhë që ata vetë e kanë folur si fëmijë pra në gjuhën e nënës. Këto aktivitete janë shumë domethënëse, jo vetëm për lidhjet me fëmijën, por, edhe për zhvillimin e gjuhës tek fëmija në përgjithësi dhe se këto do kenë efekte pozitive në të folurit dhe gjuhën e fëmijës...

Zgjedh të flasësh dhe ta përdorësh atë gjuhë që të duket më e natyrshme dhe që të duket më e përshtatshme!

Sepse përvoja tregon se fëmijët që kanë ndjekur mësimin plotësues shqip,e flasin rrjedhshëm shqipen,e njohin bukur historinë dhe kulturën shqiptare,si dhe janë të suksesshëm edhe në lëndët tjera mësimore në gjuhën e vendit ku jetojnë. Pra ne shqiptarët në mërgim lëmë gjurmë jete në vende të huaja. Nëse jemi treguar edukator të mirë atdhetarë të mirë, edhe gjurmët do të i lëmë të mira, ana tjetër çon drejt asimilimit gjuhësor, rrënimit kulturorë e gjuhësor dhe lënë gjurmë të këqija në vendin e huaj, por pasojat dhe çmimet e haraçit do të paguaj fëmija-prindi.

Hulumtimet dëshmojnë se fëmijët dygjuhësorë që kanë mësuar të lexojnë e të shkruajnë në gjuhën amtare e kanë më lehtë ta zhvillojnë dhe ta ruajnë gjuhën amtare.

Më së miri do të ishte nëse fëmijët së pari mësojnë të lexojnë e të shkruajnë në atë gjuhë që ata e zotojnë më së miri, dhe kjo për shumicën e fëmijëve është gjuha amtare. Aftësia e leximit dhe e shkrimit në një gjuhë respektivisht në gjuhën amtare, e lehtëson më vonë mësimin duke lexuar në gjuhë tjera pra ka efekte pozitive gjuha amtare ne punën e mëvonshme të fëmija në shkollë.
Fëmijët mund të mësojnë, njëkohësisht, shkrim dhe lexim në gjuhën amtare dhe gjuhën e vendit ku jetojnë.

Por duhet të dimë se shumë fëmijë mërgimtar i kanë mundësitë shumë të kufizuara për ta zhvilluar gjuhën e tyre amtare. Shumica e tyre, para së gjithash, në shtëpi e dëgjojnë dhe e përdorin gjuhën amtare pakëz. Por, kërkohet më shumë nga prindërit që së bashku me parashkolloren dhe shkollën, t´i zgjerojnë kontaktet e fëmijës me gjuhën amtare. Së bashku duhet pra të rriturit tu krijojnë mundësi fëmijëve që ta përdorin gjuhën amtare, sa më shumë që është e mundur, si në familje ashtu edhe jashtë saj.
Edhe biblioteka luan rol me rëndësi në këtë drejtim, biblioteka ofron libra të përrallave në gjuhë të ndryshme amtare.

Një bazë e mirë për zhvillimin e gjuhës së fëmijës është bashkëpunimi i mirë në mes parashkollores dhe shkollës si dhe prindërve. Parashkollorja dhe shkolla kanë një përgjegjësi të madhe për zhvillimin e gjuhës së fëmijës, por, prindërit munden, po ashtu, të ndihmojnë në mënyra të ndryshme. Para së gjithash, duke inkurajuar fëmijën në mënyra të ndryshme në punën shkollore.
Hulumtimet dëshmojnë se fëmijët dygjuhësorë që kanë mësuar të lexojnë e të shkruajnë në gjuhën amtare e kanë më lehtë ta zhvillojnë dhe ta ruajnë gjuhën amtare.

Më së miri do të ishte nëse fëmijët së pari mësojnë të lexojnë e të shkruajnë në atë gjuhë që ata e zotojnë më së miri, dhe kjo për shumicën e fëmijëve është gjuha amtare. Aftësia e leximit dhe e shkrimit në një gjuhë, e lehtëson më vonë mësimin duke lexuar në gjuhë tjera.

Fëmijët mund të mësojnë, njëkohësisht, shkrim dhe lexim në shumë gjuhë. Në lëndën shkollore, mësimi i gjuhës amtare, ka mundësi fëmija të mësojë shkrim dhe lexim në gjuhën amtare. P.sh. duke shkruar letër, duke lexuar libra dhe material tjetër të shkruar, mundet fëmija t´i zgjerojë kontaktet edhe më tutje me vendin e prejardhjes.

Mirëpo ne nuk duhet të rrimë duarkryq kur fëmija mund ta lë gjuhën e nënës e te flasë gjuhë të huaj, të mos mërzitet se është apo jo shqiptar, dhe të mos mendojë kurrë për vendlindje. Kjo është për tu rrëqethur, por shpresojmë se do te bëhet më mirë, dhe se shqiptaret kudo qofshin nuk do e harrojnë kombin, gjuhën, kulturën, zakonet, doket, adetet dhe gjithë atë çka është shqiptare.
Çdo shqiptar, e ka obligim kombëtar, moral e etik, që fëmijën e vetë ta edukojë dhe ta ruajë atë nga harresa e gjuhës sonë, dhe dinjitetit tonë.

Unë jam angazhua nga ana e Institutit që të bashkëpunoj me mësues të Gjuhës amtare në vendet evropiane, por sa ia kam arrite është shumë e vështirë ta them këtu. Kam dërgua shënime pran Institutit lidhur me numrin e mësuese ne vende te ndryshme evropiane si dhe emrat e mësuesve dhe shkollave e qyteteve ku ata punojnë, por unë në këtë material do ndalem më shumë dhe do përqendrohem në punën që bëhet ne shtetin suedez z dhe nga shteti suedez për ndihmën që të huajt marrinë kur kemi të bëjmë me mësimin Gjuhës amtare.

Në Suedi si gjuhë zyrtare përdoret gjuha suedeze. Por në Suedi ka edhe shumë qytetar të cilët kanë një gjuhë tjetër si gjuhë amtare. Ajo mund të jetë finlandisht, arabisht, Tigrinja, shqipja apo ndonjë gjë tjetër. Ata që vijnë nga një vend tjetër dhe të jetojnë këtu kanë të drejtën e arsimimit në gjuhën suedeze, por edhe ne gjuhën amtare. Shumica e njerëzve që kanë një gjuhë amtare, përveç suedeze dhe jeton në Suedi, gjithashtu mund të kenë si lëndë mësimore edhe Gjuhen amtare e kjo është e garantuar me ligj dhe se shteti e financon shteti. Ne Suedi ne bazë të një statistike jo të saktë jetojnë mbi 50 000 shqiptarë.

Pse kaq shumë gjuhë?

Pse ka kaq shumë folës vendas në Suedi?

Nëse ju përpiqeni të numëroni të gjitha gjuhët që fliten si gjuhë të parë në Suedi, ju merrni atë për rreth 200 gjuhë të ndryshme.

Të gjithë duhet të mësojnë gjuhën suedeze dhe një gjuhë tjetër - Të gjithë ata që shkojnë në shkollë mësojnë në gjuhën suedeze. Kjo është natyrisht për ata që kanë gjuhën suedeze si gjuhë amtare, por edhe si gjuhë të parë apo që kanë prindër me një gjuhë amtare tjetër suedeze.

Nëse një fëmijë ose prindërit e fëmijës kanë një gjuhë amtare tjetër jo suedeze, ata gjithashtu mund të marrin mësim në atë gjuhë.
Por jo gjithmonë dhe jo të gjithë.

Sepse duhet te jete një kuotë e numrit të nxënësve për te mësuar ne gjuhen amtare e ajo duhet te jete me se paku 5 nxënës ne atë shkolle.

Siç mund ta shikoni, fëmijët gjithmonë kanë mundësi të mësojnë në gjuhën e tyre amtare në shkollë, nëse ajo është një nga gjuhët e pakicave kombëtare. Nëse keni ndonjë gjuhë tjetër kështu që ju të merrni mësim nëse ka nxënës të tjerë aty pranë që e duan atë.

E pra, ka ligje për gjëra të tilla.

Ligjet janë aprovuar në parlament. Në ligj për gjuhët që ju mund të mësoni në shkollë është rregullimi i detyrueshëm.

Mësimi i qëllimshëm i gjuhës amtare


Parlamenti ka vendosur që të gjithë nxënësit të cilët kanë një gjuhë amtare tjetër, jo gjuhën suedeze, mund të mësojnë gjuhën e tyre në shkollën fillore dhe në gjimnaz. Në këtë rast Suedia përcjell Konventën për fëmijë të Kombeve të Bashkuara, " Shtetet që kane nënshkruar marrëveshjen janë të pajtimit që arsimimi i fëmijës të synojë në zhvillimin e respektit ndaj prindërve të tij, ndaj identitetit kulturor të vet fëmijës, ndaj gjuhës dhe vlerave të tij" (Artikulli 29).

Lënda ka karakter vullnetar dhe nxënësit duhet të kenë "njohuri themelore" në gjuhë. Komunat janë të obliguara të ofrojnë arsimim në gjuhën amtare sipas atyre dispozitave dhe kushteve që janë të përcaktuara në Rregulloren e shkollës fillore dhe të gjimnazit.

Ekzistojnë plan programe kombëtare, dhe notat e gjuhës amtare kanë vlerë kualifikimi të njëjtë sikurse notat në lëndët e tjera, kur nxënësi bën kërkesë të regjistrohet në gjimnaz ose në shkollë të lartë.

Përse duhet të mësohet gjuha amtare në shkollë?

Njohuritë në gjuhën amtare si dhe njohuritë për kulturën e origjinës japin parakushte që të arrihet një identitet pozitiv me disa kultura, gjë që nënkupton për nxënësin pjesëmarrje në shoqërinë shumë kulturore aty ku nxënësi jeton si dhe njohuri për kulturën e origjinës. Njohuritë e gjuhës janë çelës për komunikim. Gjuha amtare mundëson kontaktet e afërta brenda në familje si dhe me anëtar të farefisit që jetojnë në shtete të tjera. Në një botë gjithnjë e më shumë të ndërkombëtarizuar njohuria e disa gjuhëve është një burim si për individin ashtu edhe për Suedinë. Mësimi ka për qëllim të ndihmojë nxënësin të arrijë një aftësi në gjuhën amtare e cila gjë mundëson përdorimin e saj edhe si i rritur gjatë vazhdimit të studimeve si dhe gjatë ushtrimit të profesionit në
Suedi ose në shtete të tjera. Gjuhët janë vegla që shërbejnë për të zhvilluar njohuritë. Nëse nxënësit i lejohet të përdor gjuhët e ndryshme në shkollë, atëherë mundësitë e nxënësit janë në rritje e sipër për të arritur njohuri të reja në lëndë të ndryshme.

Shkolla do të bëhet gjithnjë më e mirë


Qeveria ka vendosur të investojë mjete plotësuese për të ndihmuar komunat dhe shkollat që të jenë më të mira në rastet kur kanë të bëjnë me nxënës që flasin disa gjuhë si dhe të plotësohen nevojat e tyre të ndryshme. Të gjithë nxënësit kanë të drejtën e
parakushteve të barabarta për të arritur qëllimin e diturisë në shkollën fillore dhe të vazhdojnë studimet në gjimnaz.

Me porosi nga qeveria, Organi shtetëror për zhvillimin e shkollës ka përpiluar një plan se si këto mjete të përdorën në kontribute dhe përkrahje të ndryshme:

*Drejtorëve të shkollave u është ofruar kualifikim në qeshjet që kanë të bëjnë me shumëgjuhëshin dhe qëndrimin e tyre në lidhje me takimin me kultura të ndryshme dhe bashkëpunimin shkolle shtëpi,

*Arsimtarët suedisht folës të cilët japin mësim në lëndë të ndryshme nxënësve që flasin disa gjuhë, shkollohen për t'i mësuar më mirë nxënësit me suedishten si gjuhe të dytë,

*Arsimtarëve të gjuhës amtare ju ofrohet shkollim për tu aftësuar më mirë që të japin udhëzime studimi në lëndë të ndryshme, si dhe për tu aftësuar për mësimin në gjuhën amtare,

*Komunat marrin ndihma ekonomike për të punësuar një numër personash suplementar në ato shkolla të cilat kanë nevojë për një numër më të madh të personelit,

*komunat marrin mbështetje për të zhvilluar metoda bashkohore për të shfrytëzuar më mirë përvojën e prindërve për të përkrahur fëmijët e tyre në zhvillimin e identitetit dhe diturisë së tyre,

*Nxënësit që flasin disa gjuhë duhet të nxiten për të fituar aftësi dhe dëshirë të vazhdojnë studimet edhe pas gjimnazit.

Prindërit të cilët duan të din se në cilën gjuhë të flasin me fëmijët e vet dhe se çka të bëjnë nëse ekzistojnë gjuhë të ndryshme në familje, nëse fëmija duhet të ketë mbështetje ne gjuhën amtare në institucionin parashkollor, në rast se fëmija duhet të marrë pjesë në mësimin e gjuhës amtare ne shkolle dhe se si mund të japin përkrahje në zhvillimin e gjuhës suedeze te fëmija?

Përgjigjen në pyetjet e tyre do të gjenden në librezën(broshurën)"Dy gjuhë ose më shume?

Këshilla për familje me disa gjuhë. Materiali ekziston në gjuhën suedeze dhe 16 gjuhë tjera dhe bazohet në përvojat e shumë familjeve që flasin disa gjuhë.

Ky material është përpunuar nga Instituti për studime gjuhësore në Rinkeby dhe është botuar në bashkëpunim me Organin shtetëror për zhvillimin e shkollës.

Institucioni parashkollor dhe fëmijët që flasin disa gjuhë


Në planin mësimor që është si bazë për veprimtarinë në institucionet parashkollore shkruhet:"Institucioni parashkollor synon që çdo fëmijë që ka një gjuhë tjetër amtare, jo gjuhën suedeze, duhet të zhvillojë identitetin e vet kulturor si dhe aftësinë e vet për të komunikuar si në gjuhën amtare gjithashtu edhe gjuhën suedeze ."

Zhvillimi i gjuhës dhe i identitetit përshtaten njëri me tjetrin. Të gjithë fëmijët kanë kënaqësi të takohen me gjuhë të ndryshme, në këtë mënyrë ata kanë mundësitë depërtojnë në kultura të ndryshme.

Në disa biblioteka gjenden libra për fëmijë dhe incizime me zë edhe në gjuhë të tjera përveç gjuhës suedeze,të cilat mund të huazohen në shtëpi.

Organi shtetëror është duke hulumtuar se cilat materiale janë të përshtatshme posaçërisht për veprimtari me disa gjuhë në institucionet parashkollore si dhe për lexime zë të lartë në shtëpi. Informata për këtë lloj të materialit do të gjendet në Organin shtetëror për zhvillimin e shkollës gjatë vjeshtës 2006 në portalin Tema ModersmÃ¥l (www.modersmal.net) Por ky organ ne shqip as për se afërmi nuk i plotëson nevojat e fëmijëve sikurse ne gjuhet tjera sepse është më shumë jo profesional dhe politik e jo shkollor e pedagogjik si çdo portal tjetër shkollor ne gjuhe te ndryshme.

Trego një përrallë! Tregoje edhe një herë!

Fëmijët dëshirojnë të dëgjojnë tregime. Shumicës së fëmijëve iu pëlqen posaçërisht të dëgjojnë tregime për vetveten, sidomos kur kanë qenë mjaft të vegjël. Tregimet tjera me rëndësi kanë të bëjnë me nënën dhe babin kur ata kanë qenë fëmijë dhe çka ka ndodhë atëherë, si kanë luajtur dhe çfarë çapkënëri kanë bërë ata. Të bisedojë për një kohë në qetësi duke treguar vetë se çka ka ndodhur, mund të jetë për një fëmijë një mënyrë e mirë për të përpunuar ngjarjet e ditës.

Fëmijët të cilët kanë mundësi të dëgjojnë tregimet e gjysheve dhe gjysheve dhe përrallat nga fëmijëria e tyre janë fatlum. Të marrë pjesë në të ashtuquajturin rrëfim gojor të traditës në familje ka rëndësi të madhe për zhvillimin e identitetit të fëmijës. Fëmijët kanë dëshirë që të rriturit të lexojnë për ta. Ekziston një mungesë e madhe e librave në Suedi në gjuhë të ndryshme edhe pse një numër i bibliotekave po bëjnë përpjekje ti blejnë këto libra. Mirëpo, ndonjë herë kryhet "leximi në gjuhën amtare" kështu që i rrituri e përkthen tekstin në shpejtësi përderisa së bashku shikohen fotografitë ose vizatimet në një libër të shkruar në gjuhën suedeze. Mirëpo fëmijët mund të jenë jashtëzakonisht të përpiktë që përralla të jetë e njëjtë çdo herë ditë pas dite. Atëherë duhet kujtuar se çka ke treguar më parë!

Familjet shumëgjuhësore ndryshojnë nga njëra tjetra

Familjet mund të jenë dy apo shumë gjuhësore në mënyra të ndryshme. Të dy prindërit mund ta kenë një gjuhë të përbashkët amtare, që nuk është suedishtja, p.sh. somalisht. Njëri nga prindërit mund ta ketë prejardhjen nga një vend ku e flasin njërën gjuhë në shtëpi dhe një gjuhë tjetër në shkollë, p.sh. kurde në shtëpi dhe turqisht në shkollë. Ndoshta prindërit nuk e kanë të njëjtën gjuhë amtare ashtu që fëmija që nga fillimi dëgjon dy apo tre gjuhë, në shtëpi, p.sh. një familje ku babai e flet arabishten kurse nëna finlandishten, kurse prindërit, ndoshta, përdorin një gjuhë tjetër, për të biseduar me njëri tjetrin, p.sh. anglishten. Të gjitha familjet nuk përbëhen nga "nëna-babai-fëmijët", por, edhe nga të moshuarit e farefisit, të cilët luajnë një rol aktiv në edukimin e fëmijëve, dhe ata, ndoshta, pasurojnë edhe më shumë botën e gjuhëve të fëmijës, edhe me një gjuhë tjetër. Edhe prindërit vetmitar, ndonjëherë, mund të zgjedhin të investojnë në dygjuhësinë.

Fëmija, të cilit i drejtohesh në gjuhën amtare dëgjon shumë fjalë. Shumicën e atyre fjalëve ai i njeh dhe i kupton. Ai e kupton se gjyshja dhe gjyshi gjenden në banesë edhe pse ai nuk i sheh ata. Ai është i gëzuar se do të fitojë akullore. Ai mëson se si të formuloj një kërkesë, si bëhet një pohim dhe si bëhet ndërtimi i një pyetje në gjuhën amtare.

Në këtë mënyrë ne mësojmë rregullat gramatikore kur jemi fëmijë. Fëmija dëgjon, përsëritë dhe së shpejti fillon të ndërtojë fjalitë e veta si dhe shpreh mendimet dhe dëshirat e veta. Këto njohuri fëmija mund t'i përkthejë për rrethanat e gjuhës suedeze kur ai ka mësuar fjalë suedeze dhe se tani ka nevojë të formojë strukturat gramatikore përkatëse në gjuhën suedeze.

Viteve 2000 në në Suedi flasim shumë gjuhë. Shumë fëmijë rriten në një familje që përdorë disa gjuhë. Në institucione parashkollore dhe shkolla fëmijët dhe të rriturit ndeshen me shumë gjuhë. Si institucioni parashkollor ashtu edhe shkolla mbrojnë shumë gjuhësinë e fëmijëve dhe të rinjve dhe kjo ka një domethënie vendimtare për identitetin dhe zhvillimin e njohurive të tyre. Ne mund të mësojmë një gjuhë të re pa pas pasoja për një gjuhë tjetër.

Njohuritë e gjuhës amtare të nxënësit shumë gjuhësor nuk do të vihen kundër njohurive të gjuhës suedeze shumicë. Përkundrazi Gjuha lindë gjuhë! Ato koncepte(kuptime) për të cilat kemi fjalë në një gjuhë se shpejti mund ti marrë me vete kur kemi mësuar si quhen ato në një gjuhë të re. Për të përkthyer vetëm një koncept të njohur është zgjidhja më e thjeshtë, në krahasim me atë nëse ne duhet të gjejmë njohuri të reja, kur shpjegimet skjarohen me ato fjalë që ne nuk i njohim. Ne të rriturit-prindërit, mësuesit, hulumtuesit (studiuesit), krijuesit e opinionit dhe marrësit-vendosim se cilat mundësi do ti kenë fëmijët dhe rinia të cilët janë shumë gjuhësor për të zhvilluar njohuri me anë të ndihmës reciproke të gjuhëve të ndryshme. Ja kjo i ngjan situatës së fëmijës që flet më shumë se një gjuhë. Të përdorësh te dy gjuhët do të thotë më tepër dimensione dhe mundësi të thelluara për zhvillimin e njohurive. Mirëpo fëmijët që flasin më shumë gjuhë nuk e kanë gjithmonë të lehtë në shkollën suedeze. Edhe pse shumica e përballojnë mirë, ekzistojnë të tjerë që nuk ia arrijnë qëllimit të diturisë.

Ekzistojnë disa arsye që bashkëveprojnë në këtë. Një arsye është që mësimi i gjuhës amtare si dhe në gjuhën amtare është zvogëluar në të gjitha nivelet shkollore gjatë këtyre 10-15 viteve të fundit. Në institucionet parashkollore ka qenë e njohur nga përvoja se ndihmesa e hershme gjuhësore dhe mbështetja sa i përket identitetit janë posaçërisht të rëndësishme në këtë moshë të re. Mirëpo komunat kanë pasur nevojë të kursejnë para. Shumica e komunave kanë hartuar orarin e mësimit në atë mënyrë që pjesa e mësimit të gjuhës amtare mbahet në fund të pasdites. Kjo ndikon që më pak nxënës të zgjedhin të mësojnë gjuhën e tyre amtare. Kur mësimi i gjuhës amtare mbahet në një kohë kur nxënësit dhe mësuesit tjerë kanë mbaruar mësimet shkolle humbë mundësit për të shfrytëzuar kompetencat shumë kulturore që kanë arsimtarët e gjuhës amtare. Donë të thotë se njohurit për situatën e nxënësve që u përkasin disa kulturave zvogëlohen dhe arsimtaret suedez kanë parakushte te dobëta për tu ballafaquar me kërkesat e këtyre nxënësve. E këtu faj është edhe i yni për arsye se ne kemi mësues jo të kualifikuar të cilët punojnë me fëmijët tanë në shkollat e këtushme e kjo është e mete e jona, prindërve tanë, organeve tona përkatëse nga vendlindja.
Me duhet të ceku këtu se bashkëpunimi mes organeve kompetente nga Shqipëria dhe nga Kosova kanë bëre shume pak në këtë drejtim në ndihmë mësimit të Gjuhës amtare në Diasporë. Ministritë e arsimit janë shumë pak të angazhuara në këtë drejtim sidomos ajo nga republika e Shqipërisë.

Pra duhet një angazhim dhe një përkrahje më e madhe punës së mësimit të gjuhës amtare në diasporë nga Shqipëria dhe Kosova respektivisht nga Ministritë e arsimit.

Kam mendimin se punëtorët e arsimit në të gjitha vendet evropiane duhet të ndalen dhe të zhvillojnë kontakte me koleget e tyre nga Mbretëria suedeze në mënyrë që të shikohet mundësia e aplikimit të rregullave të këtij vendi edhe në vendet tjera të bashkimit Evropian kur është fjala tek mësimi i gjuhës amtare në diasporë.


SOKOL DEMAKU


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.