VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Barometri diplomatik
PROJEKTMARRËVESHJA FANTAZMË E “BLIC-IT” SERB, E PAPRANUESHME PËR KOSOVËN E PAVARUR SHQIPTARE
Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

E Martë, 03.19.2013, 10:56am (GMT1)



***Projektmarrëveshja spekuluese e"Blic-it" të Beogradit, e publikuar më 17 mars 2013, sfidon edhe Prishtinën, edhe Brukselin, edhe Uashingtonin se Beogradi zyrtar ende nuk është i gatshëm të braktisë politikën e Serbisë së Madhe të Slobodan Milosheviqit, pavarësisht se thirret në "Rezolutën e AP-së të OKB-së 64/298, të datës 13 shtator 2010, në Rezolutën e KS të OKB-së 1244/1999, dhe në Opinionin këshillëdhënës të GJND-së të 22 korrikut 2012."'(www.blic.rs/17/03/2013), kjo nuk përbën kurrfarë baze reale për arritjen e ndonjë kompromisi politik, të pranueshëm për Prishtinën zyrtare ngase në mënyrë improvizuese dhe të ashtuquajtur demokratike dhe paqësore prejudikon copëtimin territorial të Republikës së Kosovës.

-JO, asnjë marrëveshjeje me Beogradin që cenon tërësinë territoriale të Kosovës së pavarur dhe sovrane!

Edhe sipas Projektmarrëveshjes spekuluese, të lansuar në gazetën ditore serbe "Blic" të Beogradit, më 17 mars 2013, Kosova Veriore, do të shndërrohej në një rajon autonom politik dhe territorial serb nën zotërimin e Beogradit, të shkëputur nga KONTROLLI i pushtetit ekzekutiv, legjislativ dhe kushtetues të Republikës së Kosovës (17.02.2008) e jo kurrfarë "RAJONI EVROPIAN" nën zotërimin e ligjeve dhe të Kushtetutës së Kosovës, siç thuhet naivisht dhe diletantisht në 10 pikat e Projektmarrëveshjes së theksuar të"Blicit".

Duke qenë se negociatat serbo shqiptare, të zhvilluara tete a tete ndërmjet kryeministrit serb, Ivica Daçiq dhe kryeministrit shqiptar Hashim Thaçi, të ndërmjetësuara nga kryediplomatja për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Catherine Ashton, po hynë në fazën përfundimtare të tyre për zgjidhjen e problemit politik të minoritet serb në Kosovë, Beogradi zyrtar ka aktivizuar edhe "fuqinë e shtatë" të politikës propagandistike të nëndheshme, që të ndikojë në krijimin e opinionit publik që pjesa veriore e Kosovës, të fitojë statusin e një autonomie speciale politike dhe territoriale në frymën e Kartës së Evropës për rajonizimin e qeverisjes lokale të vendeve të ndryshme të Evropës.

Mirëpo, ne nuk guxojmë të bijmë në një grackë të tillë manipuluese të politikës dhe të propagandës së zezë të autoriteteve zyrtare të Beogradit, pavarësisht se në mënyrë deklarative thirren në vlerat dhe në standardet e BE-së, gjoja se me akceptimin e një ndonjë lloj autonomie për serbët e veriut të Kosovës, do të vinte në shprehje, jo vetëm normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por, së këndejmi, do të përfitonin edhe, siguria, stabiliteti dhe paqja në Ballkan.

Përkundrazi, me "atomizimin" e territorit verior të Kosovës në dobi të serbëve dhe të Serbisë, do të pësonin një grusht të rëndë shkatërrimtar këto tri atribute vlerore të përmbajtjes së ekuilibrit të marrëdhënieve të vendeve ballkanike, sepse, me "rajonizimin evropian" të Kosovës veriore në bazë të Kartës së Evropës, do të vinte në shprehje edhe rajonizimi i territorit të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës. Më pastaj rajonizimi i Sanxhakut të Novi Pazarit, rajonizimi i pjesës hungareze dhe i asaj kroate të Vojvodinës, rajonizimi i territorit shqiptar në Mal të Zi, si dhe rajonizimi i territorit shqiptar në Maqedoni.

Kjo, e ashtuquajtur "Projektmarrëveshje" për Beogradin dhe për Prishtinën, është sajesë toksikologjike e propagandës së zezë të nëntokës së qarqeve të caktuara politike, mediale dhe të shërbimeve të ndryshme informative serbe të Beogradit, që ka për qëllim të vërë në dukje faktin se as kryeministri Ivica Daçiq e as presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, nuk duhet të tërhiqen nga "vijat e kuqe", të sanksionuara në Kushtetutën dhe në Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Serbisë, se "Kosova është province e Serbisë".

Prandaj, edhe pse 10 pikat e kësaj Projektmarrëveshjeje sepkuluese si pikëmbështetje kanë Kartën e BE-së së rajonizimit të qeverisjes lokale, si dhe Planin e Marti Ahtisarit gjoja për evropianizimin, jo për rajonizimin serb të Kosovës Veriore, kjo, në asnjë variant, nuk duhet pranuar nga pala negocuiese shqiptare, sepse sheshit është në funksion të copëtimit territorial të Republikës së Kosovës në favor të minoritetit kolon serb.

Mirëpo, nëse eventualisht, kryeministri Hashim Thaçi do të nënshkruante çfarëdo lloj marrëveshjeje me homologun e tij serb, Ivica Daçiq në Bruksel, që do të nënkuptonte a paragjykonte njohjen e autonomisë politike dhe territoriale minoritetit serb në Veriun e Kosovës, kjo do të ishte me pasoja fatale ngaqë GARANT i zbatimit dhe i "përjetësisë" së saj në terren, do të ishte vetë BE-ja, do të thotë faktori ndërkombëtar.

Pavarësisht nga rrethanat e krijuara ekzagjeruese politike dhe nga atmosfera eurofirke e zhvillimit të dialogut Daçiq Thaçi në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës (se atje do arrihet një "marrëveshje historike"ndërmjet Kosovës dhe Serbisë) pala negociuese e Kosovës me në krye Hashim Thaçi, nuk duhet të nënshkruajë asnjë marrëveshje me palën serbe, që do të parakuptonte ose prejudikonte njohjen e ndonjë statusi special autonom për serbët në Veriun e Kosovës mbase ajo do të kishte efekt negativ dhe asgjësues për tërësinë territoriale dhe për sovranitetin e plotë të Republikës së Kosovës.
Ndonëse publikimin e kësaj Projketmarrëveshjeje të "BLIC-it" e kanë hudhur poshtë si inekzistente, edhe kryeministri qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiq, edhe kryeministri i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe ministri i tij i Jashtëm, Enver Hoxhaj, si disa qarqe zyrtare të BE-së,, kjo është një lloj paralajmërimi serioz për palën shqiptare, se diç e ngjashme mund të shtrohet për debat në tryezën e gjelbër diplomatike të Brukselit nën drejtimin e mediatores së BE-së, Catherine Ashton, e cila në takimin e saj në Prishtinë me kryeministrin Hashim Thaci dhe, në Beograd me kryeministrin serb, Ivica Daçiq, nuk debatoi me ta për ndonjë projektmarrëveshje të tillë spekuluese, siç e ka publikuar gazeta serbe e Begradit "Blic", të cilën duhet kuptuar më tepër si një test provokues politiko-propagandistik dhe diplomatik të qarqeve drejtuese zyrtare të Beogradit ndaj palës negociuese shqiptare të Kosovës, që ajo të pranojë një propozim të tillë, të diktuar dhe të imponuar, që do të favorizonte pretendimet territoriale dhe ambiciet e pashterrura ekspansioniste të Serbisë kolonialiste dhe hegjemoniste ndaj Republikës së Kosovës së Shqipërisë Etnike.

Nuk ka traktat paqësor me Beogradin, pa njohjen paraprake të pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë!!!

-ATË ÇKA E KAM POHUAR DHE PUBLIKUAR QË NGA VITI 1990 (në shqip dhe në anglisht) NË FAVOR TË SË DREJTËS SË VETËVENDOSJES SË KOSOVËS, NË ORIGJINAL, PO E PËRSËRIS, DUKE E MBROJTUR ME ARSYE DHE ME NGULMË (DUKE U BAZUAR NË ARGUMENTET E QËNDRUESHME TË SË DREJTËS HISTORIKE DHE TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE), EDHE SOT, MË 2013, SE KOSOVA KURRËNJËHERË NUK KA QENË PRONË LEGALE, POR VETËM PLAÇKË KOLONIALE E SERBISË SË MADHE. PRANDAJ, AS POLITIKA E AS SHQIPTARËT E KOSOVËS, PËRKATËSISHT TË SHQIPËRISË ETNIKE, NUK KANË ASNJË ARSYEJE VALIDE PSE TË DIALOGOJNË ME SERBINË KOLONIALISTE DERISA AJO NUK E NJEH PAVARËSINË E KOSOVËS.
-THJESHT, NUK KA SE ÇFARË TË DIALOGOHET AS ME DAÇIQIN E AS ME NIKOLIQIN DERISA ATA MBROJNË ""VIJAT E KUQE"' TË KUSHTETUTËS SË SERBISË, SIPAS SË CILËS "˜"KOSOVA ËSHTË E SERBISË''!!!???

Mirëpo, kujt t'i thuash se akrepat e ndryshkur të busullës së politikës kolonialiste të Beogradit ndaj Kosovës, ndaj Preshevës, ndaj Bujanocit, ndaj Medvegjës dhe ndaj Sanxhakut të Novi Pazarit, ende nuk kanë ndyrhsuar e as nuk janë zëvendësur me "akrepa të rinj", që do të tregonin kohën e re të prezencës evro-perëndimore dhe amerikane në Ballkan, si gaktorë dhe garantë kryesorë të sigurisë, të demokracisë, të stabilitetit dhe të paqes.

Dialogimi me Serbinë është humbje kohe, edhe për Prishtinën, edhe për Brukeslin, edhe për Uashingtonin derisa Beogradi zyrtar nuk e ndryshon kursin e politikës së vet ndaj Kosovës, të cilën, edhe pas pavarësimit të saj me ndihmën e Amerikës, të BE-së dhe NATO-s, e konsideron "'territor legal të saj"'.

Ky është problemi kyç, që pengon çdo iniciativë paqësore për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Me gjithë politikën utopike dhe naïve të vullnetit të mirë të autoriteteve zyrtare të Prishtinës, që të përfundojnë një traktat paqësor me Serbinë, ajo është e pamundur, sepse ka karakter të njëanshëm (vetëm të palës shqiptare), të cilin Serbia nuk do ta pranojë kurrë, për shkak të pretendimeve të saj territoriale ndaj Kosovës. Për këtë qëllim , edhe e ka imponuar dialogun e Brukselit, jo për të zgjidhur asnjë problem social, politik a ekonomik të minoritetit serb në Veriun e Kosovës.

Pavarësisht nga dëshira dhe vullneti i Hajredin Kuçit (zëvendësministër dhe minister i Drejtësisë së Republikës së Kosovës), që qeveria e Kosovës, të përfundojë një"˜'trajtat paqësor'' me Serbinë (para se ajo ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe Sovran, ashtu sikurse e njohu Amerika dhe BE-ja), kjo nuk do të ndodhë në praktikë derisa Serbia kolonialiste, të heqë dorë nga Kosova, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, ashtu sikurse dikur Franca (duke i falënderuar ish-presidentit të saj largpamës, Charle de Gaulle), që përgjithmonë hoqi dorë nga sundimi kolonial 135-vjeçar i Algjerisë, duke nënshkruar Marrëveshjet historike të Evianit më 18 mars 1962, me ç'rast Parisi zyrtar njohu pavarësinë e Algjerisë.
(fund)


Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.