E Martë, 04.23.2024, 11:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
GABOVE, GRUEVSKI!
Nga RAMIZ LUSHAJ

E Mërkurë, 03.20.2013, 08:26am (GMT+1)



Ju, z. Gruevski, tri herë kryeministër në Maqedoni dhe lider i partisë në pushtet VMRO-DPMNE, ma egërsisht se astenjiherë në karrierën tuaj politike shigjetoni si ultranacionalist në Strugë dhe Kërçovë me deklaratat shovene "kanë qënë dhe do të mbeten Maqedoni"(!).

Në këtë rast nuk mund të jeni ajo Eva biblike (Gru-evski) që t'i kërthizoni si "maqedone"(!)trevat etnike shqiptare. Bibla dritënon lindjen e Adamit nga toka-dhéu (sipas hebraishtes), përndryshe Pellazgu (sipas shqipes) i cili jetnoi një territor gjeopolitik "Pellazgjia Ilire" edhe në hapësinat e sotme të shtetit artificial maqedon.

Eva, sipas Adamit Pellazgjik, thirrej me emnin biblik "Jeta", ndërsa ju, Gruevski, jeni vet"Vdekja" e pritshme për Maqedoninë multietnike me deklarata shovene kundër shqiptarëve etnikë në këtë shtet të sajuar si: "Struga është Maqedoni, Kërçova është Maqedoni dhe Maqedoni do të mbetet", "Shqipëria Etnike në Maqedoni nuk do të mundet as tani, por asnjëherë edhe në të ardhmen. Këtu do të jemi", etj.

Gruevski pan-maqedonas po vetëvepron me platformë të caktuar njësoj si Millosheviçi më 28 qershor 1989 në 600-vjetorin e Betejës së Fushë-Dardanisë, që nxiti përflaktaz nacionalizmin serb duke përgjak Ballkanin dhe çue në shpërbarjen e ish Jugosllavisë Federale, e cila solli edhe krijimin e Maqedonisë multietnike, që po rrezikon e rriskon të çkyhet në mes katër fqinjëve përrreth.

Gruevski, me këto sulme ultranacionaliste në muajin mars mos po iu duket vetja si "Perëndia e Luftës"- si në mitologjinë e lashtë. Edhe Millosheviçi e ndezi përgjakshëm luftën e Kosovës më 5 mars 1998 me sulmin tragjik në Prekaz ndaj familjes heroike të Adem Jasharit. Millosheviçi vdiq nga ataku në zemër në GJND të Hagës më 11 mars 2006.

Ju, Gruevski, flisni ashpërsisht në Strugë "për një moment historik"(!) dhe nëse do ta provonit ju kujtojmë se keni lindur në gusht, njejtësisht si edhe Sllobodan Millosheviçi "kasapi i Ballkanit" dhe do t'iu vetëpresë edhe ju i njëjti fat tragjik marsian nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët.

Gabove, Gruevski! Faji yt është historik.


RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
INAUGUROHET PAPA I TË GJITHËVENga FRANK SHKRELI (03.20.2013)
Barometri diplomatikPROJEKTMARRËVESHJA FANTAZMË E “BLIC-IT” SERB, E PAPRANUESHME PËR KOSOVËN E PAVARUR SHQIPTARENga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (03.19.2013)
KAH ËSHTË E ARDHMJA E SHQIPTARËVE?Nga NDUE UKAJ (03.19.2013)
TAP DHE SINDROMA E SAHATIT TË TIRANËSNga SHABAN MURATI (03.18.2013)
PRESIDENTI OBAMA VIZITON LINDJEN E MESMENga FRANK SHKRELI (03.18.2013)
PERIKLIU E PËRKUFIZON DEMOKRACINË E – UNË PYES A NDODH KËSHTU NË SHQIPËRI?Nga ELIDA BUÇPAPAJ (03.17.2013)
GJUHA AMTARE NË DIASPORËEsé nga SOKOL DEMAKU (03.17.2013)
PËRDERISA POLITIKANËT SLLAVOMAQEDONAS PUNOJNË EDHE NATËN, POLITIKBËRËSIT SHQIPTARËT FLEJNË EDHE DITËNNga IBRAHIM ABEDINI (03.15.2013)
Z. OBAMA SHKON NË IZRAELNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (03.15.2013)
NJË NJERI I THJESHTË PËR NJË DETYRË TË MADHE PAPA QË ERDHI 'NGA FUNDI I BOTËS'Nga FRANK SHKRELI (03.15.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]