E Premte, 03.29.2024, 05:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NJË OFERTË E MUNGUAR!
Nga REDAN BUSHATI

E Hënë, 03.25.2013, 10:21am (GMT+1)



Në përpjekjen për të qenë sa më aktiv dhe i vëmendshëm me aktualitetin e sotëm shqiptar, paçka se gjatë ditës mund të më kalojnë çështje, debate apo informacione të ndryshme, arrij të kuptoj diçka thelbësore, e cila nuk sfumohet edhe sikur të jesh shkëputur nga ky realitet këtu e 10 vite më parë: oferta e munguar qeverisëse.

Nuk dua të ndalem te analiza apo fakte të stërthëna, ku demokracia që prisnin shqiptarët në fillimvitet '90 tanimë na rezulton se qenkësh një godinë e rrënuar me një fasadë verbuese të mbajtur në këmbë nga ngjyrat e bojërave. Duket sikur fatin e viteve postdemokratike ta ketë komanduar një dorë e fortë, ndofta vetë komunizmi me bëmat e tij. Shikoni ku është futur sot Shqipëria jonë e dashur dhe ndoshta do të bindeni mu për këtë! Nga ajo lindje e demokracisë shqiptare erdhën dhe u kristalizuan dy parti, të cilat sot kanë uzurpuar fuqishëm jetën e vendit: në njërin krah Partia Demokratike, sot në pushtet, dhe në krahun tjetër Partia Socialiste, prej tetë vitesh në opozitë. Problemi shqiptar nuk qëndron në pasjen e këtyre dy partive, por në faktin se kultura popullore në masë nuk percepton dot objektivisht të ardhmen e saj, duke i besuar një force politike, qoftë edhe e ndryshme nga dy "pushtueset", por që beson se diçka të re mund të sjellë.

Teksa zgjedhjet e 23 qershorit sa vijnë e po afrohen kemi përballë, fatkeqësisht, sërish dy opsione, të sprovuara më herët, qoftë në pushtet qendror, qoftë në pushtet lokal: PD dhe PS. Partitë e tjera, që tashmë etiketohen si të vogla, sillen si satelitë rreth tyre, përjashto këtu partitë e reja të sapoformuara, të cilat këto zgjedhje i kanë si provën e tyre të parë (AKZ apo FRD). Gjithsesi, edhe këto të fundit, paçka se të reja në emër dhe pozicionim karshi elektoratit e koalicioneve partiake, përbëhen nga figura të dala nga i njëjti sistem politik, pikërisht ai i prodhuar nga dy partitë e vjetra. Kjo krijon një rreth vicioz, ku populli i gjorë sillet e pështillet rreth tij, jo vetëm se nuk ka ku të shkojë, porse është i paaftë të mendojë një rrugëdalje a rrugëzgjidhje kundrejt këtij sistemi.

Po realisht për çfarë ka nevojë populli shqiptar, në mënyrë që hapat demokratizues të jenë sa më të drejtë dhe që politika të mos jetë kaq konfliktuale dhe e pamëshirshme ndaj shoqërisë që drejton apo që vendi të mos ndahet në kësisoj llogoresh të rrezikshme? Pra, vetvetiu populli shqiptar duhet të nxjerrë nga kultura e tij, shpirti i tij, edukata e tij, nga e gjithë qenia e tij një forcë të re politike, të aftë të ndryshojë sistemin. A janë mundësitë? Ata varen kryesisht nga populli, por edhe nga bota intelektuale e pavarur (ndonëse edhe kjo po "shterrohet" çdo ditë e më tepër), e cila si qëllim ka jo ngopjen me pushtet, por rritjen e zhvillimin e gjithanshëm të vendit. Në Itali ndodhi ajo që pakkush mund ta priste, e që për ne duket mjaft e largët. Mirëpo, nëse vërtet mendojmë për vendin tonë, për të ardhmen e fëmijëve tanë, për një vend që e duam dhe dëshirojmë ta shikojmë sa më të zhvilluar nevojitet një ofertë e duhur, e jo kjo që deri tanimë, përreth 22 vjet, është ofruar nga ky sistem dhe nga kjo klasë politike, ku gjithçka sillet rreth vetes, e për më tepër nuk prodhon asgjë të re. Asgjë!

-

*Analist në Nacional Albania


REDAN BUSHATI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DITA NDËRKOMBËTARE E LUMTURISËNga FRANK SHKRELI (03.25.2013)
TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.23.2013)
NË SHQIPËRI MONSTRAT KANË GLLABËRUAR MEDIAT E LIRINË E SHPREHJES – GAZETARËT MJERISHT JANË BËRË ZËDHËNËS TË TYRENga ELIDA BUÇPAPAJ (03.22.2013)
GREQIA VEND I KEQ PËR REFUGJATËTNga FRANK SHKRELI (03.22.2013)
HOMAZH PËR MIKUN TONË ABDYL KËRLUKUNga RESHAT KRIPA (03.21.2013)
NË SHQIPËRINË E MONSTRAVE, QË I HA FËMIJËT - POLITIKANËT DELIROJNË NË EUFORI NDËRSA SHOQËRIA HESHTNga ELIDA BUÇPAPAJ (03.20.2013)
GABOVE, GRUEVSKI!Nga RAMIZ LUSHAJ (03.20.2013)
INAUGUROHET PAPA I TË GJITHËVENga FRANK SHKRELI (03.20.2013)
Barometri diplomatikPROJEKTMARRËVESHJA FANTAZMË E “BLIC-IT” SERB, E PAPRANUESHME PËR KOSOVËN E PAVARUR SHQIPTARENga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (03.19.2013)
KAH ËSHTË E ARDHMJA E SHQIPTARËVE?Nga NDUE UKAJ (03.19.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]