VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NESËR DO TË JETË SHUMË VONËNga RESHAT KRIPA

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 08:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NESËR DO TË JETË SHUMË VONË
Nga RESHAT KRIPA

E Martë, 04.02.2013, 04:02pm (GMT+1)

 



Një sentencë mjaft e pranishme në ditët qe po jetojmë. Nje sentencë që duhet të jetë në vëmendjen e të gjitha forcave politike që e quajnë veten të djathtë. Kjo për arsyen e ndryshimeve të pozicionimit të një prej partive të koalicionit qeverisës, Lëvizjes Socialiste për Integrim. Këto ditë lexojmë dhe dëgjojmë për një aleancë parazgjedhore PS-LSI, e shoqëruar me disa kushte, si dalja nga qeveria e ministrave të LSI-së në këmbim të votimit të tre ligjeve të kërkuara nga Bashkimi Europian nga ana e PS-së. Se si do të rrjedhin ngjarjet do ta tregojnë ditët e ardhshme, por unë në këtë shkrim do të përqëndrohem në disa çështje, të cilat mendoj se i takojnë së djathtës për t'i trajtuar.

Një nga këto çështje është hedhja poshtë nga ana e së djathtës e iluzionit të suksesit të qeverisjes në bazë të bashkëpunimit me cilëndo forcë të majtë dhe zgjatjes së bashkëpunimit me të. Praktika qeverisëse ka treguar se nuk mund të ketë sukses dhe jetë të gjatë një bashkëpunim i forcave me kahe të kundërta politike, aq më tepër këtu te ne, kur ato vazhdimisht e kanë konsideruar njera-tjetrën  si armike dhe jo si opozitare.. Këtë e ka treguar eksperienca botërore por edhe jona e këtyre viteve pas përmbysjes së sistemit totalitar. E kanë vërtetuar Qeveria Teknike e viteve 1991-1992 dhe ajo e Stabilitetit Kombëtar e vitit 1997, që nuk ishin gjë tjetër veçse flluska sapuni në jetën politike të vendit në ato periudha. Një gjë të tillë tregoi edhe bashkëpunimi aktual midis Qeverisë Berisha me LSI-në e cila, me vetëm katër deputetë arriti të përfitonte mbi 20% të pushtetit në Shqipëri, për të mos thënë se, praktikisht, kjo përqindje është shumë më e lartë se ajo që është shpallur zyrtarisht. Mendoj se e djathta do të kishte fituar më shumë në rast se, në pamundësi të formimit të qeverisë në vitin 2009, të kishte pranuar zhvillimin e zgjedhjeve të reja në vend të bashkëpunimit me LSI-në. Pasojat e këtij bashkëpunimi ajo po i vuan sot.

Çështje tjetër, që për nga rëndësia e saj duhet renditur e para, është shkëputja një herë e përgjithmonë nga e kaluara komuniste gjë që, për fat të keq, nuk ka mundur të realizohet. Një shembull tipik, në këtë drejtim, është miratimi nga Kuvendi i Shqipërisë i dekreteve të Presidentit të Republikës për emërimet në Gjykatën e Lart dhe atë Kushtetuese. Kundër këtyre dekreteve u shprehën vetëm dy zëra, ai i zotit Artur Roshi, në emët të Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat dhe ai i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokrat të Shqipërisë nëpërmjet Deklaratës për shtyp të shpërndarë prej tyre. Miratimi i këtyre dekreteve tregoi se pushteti politik vazhdon të mbështetet ende në individë me prejardhje prej organeve më errëta të sistemit të përmbysur. Më lejoni të bëj një krahasim. Si u veprua në Gjermaninë e pasluftës? A pati ndonjë funksionar nazist, aq më tepër ndonjë që kishte kryer krime, të zinte vend në krye të administratës qëndrore. Asnjë. Për më tepër ata ndiqeshin për t'u nxjerrë para bankës së të akuzuarve, madje njëri prej tyre, të cilit nuk ia mbaj mend emrin, vetëm pak vite më parë, megjithse ishte në moshë mbi 90 vjeçare, u nxorr para gjyqit. Në Gjermani, edhe mbi 30 vjet nga mbarimi i luftës, nëpër shkolla nuk mësohej historia e nazizmit dhe Hitleri, në mënyrë që populli ta harronte atë faqe të errët të historisë së tij. Në këto çatse më kujtohet intervista që zoti Gabriel Partosh i ka dhënë kohë më parë televizionit "Top Channel". Midis të tjerave ai tha:

- Në  Gjermani  dhe  në  Francë   dënohen   po  deklaruan  se  nuk  është  zhvilluar holokaust gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Vini veshin! Ndësa në ato vende dënohe vetëm se shfaq një mendim të tillë, te ne ata janë të barabartë, për të mos thënë më lart, se të tjerët. Pra janë në krye të pushtetit.

Tani le të hedhim një vështrim në gjithë periudhën pas fitores së të djathtës në vitin 2005. Nuk do të flas për ato dy vitet e fundit të ish-Presidentit Mojsiu, pasi ai me dekorimin e një individi si Fehmi Avdiu, e tregoi se kujt krahu i përkiste, megjithse e kishte fituar atë post me propozimin dhe votat e së djathtës. Do të përqëndrohem me ardhjen në postin e Presidentit të Republikës të zotit Topi. Menduam se çdo gjë do të shkonte në rrjedhën e duhur, por nuk ndodhi kështu. Dekorimet prej tij të individëve të prokurorit famëzi të komunizmit Skënder Breca dhe propozimet për në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese të tipave të Vangjel Kostës, që mbante në ndërgjegjen e tij dënimin për motive politike të disa të rinjve shqiptarë, na e prishën këtë iluzion. Atëherë ne u ngritëm dhe deklaruam qëndrimin tonë ndaj këtyre vendimeve absurde. Ne  përshëndetëm,  gjithashtu,  edhe  qëndrimin  e  Kuvendit  të Shqipërisë dhe  në mënyrë të veçantë të Kryetares së tij , zonjës Jozefina Topalli, për hedhjen poshtë të këtyre propozimeve.

Me ardhjen në postin e Presidentit të Republikës të zotit Nishani dhe, sidomos, pas takimit me të, të një delegacioni të shoqatës, ku ai shprehu hapur se dekreti i parë i tij do të ishte heqja e të gjithë titujve dhe medaljeve diktatorit Enver Hoxha dhe mos dekretimi për në organet e ndryshme që vareshin prej tij, të të gjithë atyre që ishin përlyer me regjimin komunist, na u krijua bindja se, më në fund, guri do të shkonte në vendin e vetë. Por, fatkeqësisht, nuk ndodhi kështu. Diktatorit ende nuk i janë hequr titujt dhe dekoratat dhe në Gjykatën Kushtetuese, me propozimin e tij, janë miratuar dy figura nga më të errëtat e regjimit komunist, ndoshta edhe më të errëta nga ato që kishte propozuar zoti Topi.

Më erdhi shumë keq që në këtë valle u futën edhe ata deputetë që rrjedhin nga shtresa e të përndjekurve politik. Do të kisha dashur ta dëgjoja zërin e tyre ashtu si atëherë kur hodhën poshtë propozimin për Vangjel Kostën, por kësaj rradhe ata nuk guxuan, apo ndoshta nuk mund të guxonin. Përse? Mos vallë për postin e deputetit? Në vlerësimin e figurave nuk mund të ketë dy standarte.
E pra ata vepruan me dy të tilla.  Turpi apo nderi bie mbi ta. Përshendes deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Mark Marku për qëndrimin e tyre krejtësisht realist.

Do të kisha dashur të dëgjoja edhe zërin kundra të Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, por ajo zgjodhi zërin e heshtjes, as po dhe as jo, a thua ishte memece, njëlloj si në rastin e votimit për Prokurorin e Përgjithshëm, ku kandidat ishte një person i ardhur nga shtresa e të përndjekurve politikë dhe ku ajo përsëri heshti. Si ta konsiderojmë këtë? Kush më shumë se ajo mund të shprehte mendimin e saj për një çështje të tillë? Le ta gjykojë ndërgjegja e saj.

Dua të pyes Presidentin e Republikes dhe ata që votuan pro dekreteve:

- Mos vallë u shua Shqipëria për intelektualë të rinj, të papërlyer me të kaluarën, që kanë mbaruar studimet dhe marrë tituj të ndryshëm nëpër vendet më të zhvilluara perëndimore dhe ju u detyruat të na servirni këta lakej të komunizmit, për të cilët zoti Benesh, përfaqësues i grupit demokrat çek, në seancën e miratimit të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, deklaronte:

- Unë nuk kam frikë nga komunizmi, por nga lakejtë e tij që i kanë ndihmuar regjimet ish komuniste të qëndrojnë  në këmbë.

Shqipëria ka plot kuadro të afta për të drejtuar kombin. Zgjidhni ndërmjet tyre ata që nuk kanë qenë të përlyer me komunizmin. Le të jenë demokrat, socialist, republikan, social-demokrat, ballist, legalist dhe çfardo tjetër, vetëm jo veglat e bindura të komunizmit. Hapni dosjet e diktaturës. Pastroni administratën shtetërore nga këto mbeturina. Mbylluani dyert atyre që nuk pranojnë të hedhin poshtë të keqen, siç shkruante Shekspiri i pavdekshëm:

- Hidhni poshtë gjysmën e keqe të zemrës dhe rroni me gjysmën tjeter më të mirë!

Dhe kjo në rast se u ka mbetur një gjysmë zemre e mirë.

Ky është qëllimi i shkrimit tim. Nuk e di se sa do të realizohen këto. Por dua t'ju them se për të ardhmen e atdheut kjo duhet bërë sot pasi nesër do të jetë shumë vonë. Unë e kam zgjedhur rrugën time. Ajo është po ajo që  kam patur në rininë time:

- Për Liri, për Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi!


RESHAT KRIPA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LUFTA IMAGJINARE E Z. MAJKONga REXHEP SHAHU (03.30.2013)
BASHKIMI I DYTË I DIASPORËS SHQIPTARE TË AMERIKËS - NË REND TË DITËSNga ARTUR VREKAJ - WORCESTER, MA (SHBA) (03.29.2013)
KOMPLOTI TURK NË DËM TË HISTORISË SË KOMBIT SHQIPTARNga FRANK SHKRELI (03.29.2013)
NJË THIRRJE KRYETARES SË KUVENDITNga RESHAT KRIPA (03.27.2013)
KUR NË KOSOVË NDËRROI EPOKANga FRANK SHKRELI (03.26.2013)
QIPRO - NJË SHTET TE SEMAFORINga SHABAN MURATI (03.25.2013)
NJË OFERTË E MUNGUAR!Nga REDAN BUSHATI (03.25.2013)
DITA NDËRKOMBËTARE E LUMTURISËNga FRANK SHKRELI (03.25.2013)
TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.23.2013)
NË SHQIPËRI MONSTRAT KANË GLLABËRUAR MEDIAT E LIRINË E SHPREHJES – GAZETARËT MJERISHT JANË BËRË ZËDHËNËS TË TYRENga ELIDA BUÇPAPAJ (03.22.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]