VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ASNJËRI KANDIDAT N​UK E MERITON VOTËN E SHQIPTARËV​E(Vështrim lidhur me zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi)Nga XHELADIN ZENELI

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 07:02pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
ASNJËRI KANDIDAT N​UK E MERITON VOTËN E SHQIPTARËV​E
(Vështrim lidhur me zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi)
Nga XHELADIN ZENELI

E Mërkurë, 04.03.2013, 07:25am (GMT+1)




Të Dielën e ardhshme, me 7 Prill 2013 do të mbahen zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi. Dy kandidatët kryesorë në këtë garë janë, kandidati i partisë në pushtet (PDS), Filip Vujanoviq i cili konsiderohet dora e djathtë e kryeministrit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe kandidati i dytë është Miodrag Lekiq i cili në zgjedhjet e kaluara ishte kandidat i Frontit Demokratik dhe që kësaj rradhe do të paraqitet si kandidat i pavarur, por që njëkohësisht ka përkrahjen e partisë më të madhe opozitare, të Partisë Popullore Socialiste (SNP).

Derisa në njërën anë z. Lekiq shihet si kandidat me orientime pro serbe dhe si i tillë vështirë se do të mbledh votat e shqiptarëve,në anën tjetër z. Vujanoviq (me ndihmën e partisë në pushtet) shpenzoi shuma të mëdha financiare në fushatën parazgjedhore ,duke përfshirë fushatën edhe në trevat shqiptare.Gjatë kësaj fushate ai u mundua që të portretizojë vetëvehten si "pro europian" , apo si "mbrojtës" i të drejtave të popujve pakicë dhe sa i përket kësaj,z.Vujanoviq ka arritur të bind një pjesë të elektoratit shqiptar,falë ndihmës dhe përkrahjes që i kanë dhënë,edhe disa subjekte politike shqiptare,qofshin ata pjesë e koalicionit qeveritar apo të opozitës. Kjo u vërejt haptas posaçërisht gjatë tubimeve promovuese që u mbajtën muajin e kaluar në Ulqin, Katërkollë(Anë të Malit) dhe Ostros ( Krajë).

Por,cili është angazhimi i z.Vujanoviq për të drejtat e shqiptarëve ,nëse mund të flitet për angazhim?Filip Vujanoviq,i cili tashmë një kohë të gjatë gjindet në skenën politike malazeze,herë si kryetar dhe herë si kryeministër i Malit të Zi,ka pasur mundësi dhe kapacitet që në cilësin e pozitave të tija të larta , të bëj më shumë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve,por përkundrazi,gjatë gjithë kësaj kohe ka demonstruar mosgatishmëri dhe vullnet jo të mirë për zgjidhjen e çështjeve kontestuese të shqiptarëve në republikë.Z.Vujanoviq, gjatë fushatave të ndryshme zgjedhore,veçanërisht kur viziton trevat shqiptare ,trumbeton me një retorikë të ngjajshme për realizimin dhe arritjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve.Por,veprimet dhe sjelljet e tia, flasin të kundërtën.
Gjatë mandatit të tij presidencial u aprovuan disa ligje tepër diskriminuese ndaj shqipatrëve, u shëmb ekonomia e vendbanimeve shqiptare e cila si pasojë e kësaj, erdhi deri te papunësia e lartë dhe paperspektiva e banorëve të këtyre vendbanimeve.

Gjithashtu, gjatë gjithë mandatit të tij presidencial, vazhdoi dhe gjitnjë deri më sot vazhdon të zvarritet realizimi i komunës me të drejta të plota të Tuzit.Kurse,në raport me Kosovën, Vujanoviq vazhdimisht ka kushtëzuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, me zgjidhjen e statusit kushtetues të pakicës malazeze në këtë shtet. A do të ishte e drejtë dhe e logjikshme,që përpara se të kërkohet zgjidhja e statusit të pakicës malazeze në Kosovë, më parë të zgjidhet statusi i shqiptarëve në Mal të zi,megjithëse krahasimi i dy entiteteve është i pavend.

Poashtu, gjatë kohës së tij si president,në Mal të Zi vazhdoi të lulëzojë korrupcioni politik dhe ai ekonomik, dhe sot Mal i ZI njihet si ndër shtetet më të korruptuara të Europës.

Shqiptarët në këto zgjedhje nuk kanë opcione të arsyeshme apo ndonjë opcion që do të favorizonte çështjen e tyre,kështu që nga ky vështrim, ata mund ushtrojnë të drejtën e tyre qytetare të apstenimit apo mosvotimit për asnjërin kandidat.Nëse ,votuesit shqiptar zgjedhin që të mosvotojnë në zgjedhjet presidenciale të 7 Prillit,atëherë kjo do të ishte një mesazh i fuqishëm ndaj politikës qendrore në Mal të Zi në aspektin e shprehjes së pakënaqësisë së tyre lidhur me trajtimin inferior nga ana pushtetit malazez karshi kërkesave të tyre të vazhdueshme për përmirësimin e statusit të tyre politik dhe shoqëror.

Ndërsa, ata që kanë vendosur që të votojnë në këto zgjedhje presidenciale,pa marrë parasysh se për të cilin kandidat do të votojnë, një gjë është më së e qartë,se vota e tyre do të jetë votë për status quo-n e shqiptarëve në Mal të Zi, do të jetë votë ndaj mandatit të vazhdimësisë së kurrupcionit politik shtetëror dhe si e tillë do të jetë votë kundër dinjitetit të tyre qytetar dhe kombëtar.


2 Prill 2013


XHELADIN ZENELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NESËR DO TË JETË SHUMË VONËNga RESHAT KRIPA (04.02.2013)
LUFTA IMAGJINARE E Z. MAJKONga REXHEP SHAHU (03.30.2013)
BASHKIMI I DYTË I DIASPORËS SHQIPTARE TË AMERIKËS - NË REND TË DITËSNga ARTUR VREKAJ - WORCESTER, MA (SHBA) (03.29.2013)
KOMPLOTI TURK NË DËM TË HISTORISË SË KOMBIT SHQIPTARNga FRANK SHKRELI (03.29.2013)
NJË THIRRJE KRYETARES SË KUVENDITNga RESHAT KRIPA (03.27.2013)
KUR NË KOSOVË NDËRROI EPOKANga FRANK SHKRELI (03.26.2013)
QIPRO - NJË SHTET TE SEMAFORINga SHABAN MURATI (03.25.2013)
NJË OFERTË E MUNGUAR!Nga REDAN BUSHATI (03.25.2013)
DITA NDËRKOMBËTARE E LUMTURISËNga FRANK SHKRELI (03.25.2013)
TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.23.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]