VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NJË GUR DREJT ZBARDHJES SË MASAKRËS SË TIVARIT
Nga FRANK SHKRELI

E Mërkurë, 04.03.2013, 07:54am (GMT1)



Fundin e javës që kaloi, me iniciativë të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi u organizua në Ulqin, Konferenca Shkencore, "Masakra e Tivarit, 1945". Në këtë konferencë prej dy ditësh, sipas njoftimeve të këtij Këshilli, morën pjesë studies të njohur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. (Lista e pjesëmarrësve i bashkangjitet shkrimit, si informacion i temave të trajtuara nga ekspërtët për këtë tragjedi kombëtare). Pas përfundimit të konferencës së parë mbi këtë tragjedi kombëtare, organizatorët dhe ligjëruesit nga të gjitha trevat shqiptare u nisën drejtë Tivarit, për të bërë homazhe dhe për të vendosur kurora lulesh në vendin ku strukturat ushtarake dhe komuniste të ish-Jugosllavisë në bashkpunim të plotë me udhëheqsit e Partisë Komuniste Shqiptare të Tiranës, të cilët në vend që të kundërshtonin masakrimin e mijëra bashkombasve të tyre, fatkeqsisht lehtësuan dhe ndihmuan në realizimin e këtij krimi kundër njerëzimit.

Sipas të ndjerit Prof. Dr. Zekeria Canës dhe historianëve të tjerë, numri i shqiptarëve të ekzektutuar në Tivar dhe gjatë rrugës nepër veriun e Shqipërisë, është vetëm një pjesë e numrit më të madh të shqiptarëve që janë vrarë duke kaluar nga Tivari e përgjatë bregdetit të Kroacisë deri në Trogir. Masakra e shqiptarëve në Tivar, ishte pjesë e një e një terrori të organizuar mirë dhe të një likuidimi në masë të shqiptarëve, përfshirë edhe gra e fëmij, përpiluar me kujdes nga autoritetet komuniste jugosllave, të cilat, ndër të tjera, donin që me çdo kusht të mos lejonin zbatimin e vendimeve të mbledhjes së Bujanit për vetqeverisjen dhe bashkimin e Kosovës me Shqipëri. Në këtë përpjekje, sipas shumë të dhënave zyrtare dhe të dëshmitarëve, autoritetet komuniste jugosllave kishin përkrahjen e plotë të Partisë Komuniste Shqiptare, në krye me Enver Hoxhën. Me pretendimin se mijëra rekrutë të rinjë shqiptarë nga Kosova do të dërgoheshin për të luftuar -- të çarmatosur -- në frontin e luftës në Trieste, i detyrojnë ata të largohen nga Prizreni e nepërmjet terreitorit të Shqipërisë së Veriut për në Tivar, ku sipas historianëve gjetën vdekjen duke u masakruar rreth katër mija të rinjë shqiptarë, megjithëse ka mundësi që numëri i vërtetë i të vrarërve të mos dihet kurrë. Por, ajo që dihet tani dhe që po del në dritë dal nga dalë nga studime të ndryshme, përfshirë edhe konferencën e Ulqinit, është se mijëra të rinjë shqiptarë të pafajshem u tradhëtuan, u vranë e u masakruan nga kriminelë të policisë dhe ushtrisë jugosllave, nën urdhërat dhe mbikqyrjen e partisë komuniste serbo-malezeze, por fatkeqsisht, edhe me dijeninë dhe bashkpunimin e plotë të shokëve të tyre në udhëheqjen e partisë komuniste shqiptare.

Para nja tre vjetëve, pata shkruar një artikull për Masakrën e Tivarit, ku në atë kohë shpreha shpresën për zhvillimin e një debati që do të çonte në, "hulumtime shkencore nga historianë të të gjitha trevave shqiptare për të hedhur poshtë pretendimet e historiografisë komuniste për këtë dhe tragjedi të tjera të kombit tonë, të kryera dhe të fshehura nga regjimi komunist shqiptar dhe bashkpuntorët e tyre serbo-malalzez."

Konferenca e Ulqinit mbi Masakrën e Tivarit është fillimi, është konferenca e parë e këtij lloji për këtë krim lufte që mund të radhitet me krimet më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore, por për shqiptarët është një ndër pikat më të zeza të historisë kombëtare, për nga numëri i të masakruarve shqiptarë me një rast dhe në një vend, por edhe për nga tradhëtia e udhëheqësve komunistë shqiptarë, të cilët miratuan dhe bashkpunuan në ekzekutimin e kësaj vepre makabër dhe pastaj heshtën duke mohuar se madje kishte ndodhur një gjë e tillë. Këjo konferencë që pritet të botojë të gjitha referatet në një botim të vetëm -- duhet të shërbejë gjithashtu si një formë presioni e opinionit publik dhe në këtë rast, edhe nga studiuesit dhe ekspertët, ndaj autoriteteve shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë që krime dhe masakra si këjo, kudo në trojet shqiptare, të mos trajtohen më si tabu dhe që njëherazi ata të mos kenë frikë nga e vërteta për zbardhjen e këtyre krimeve.

Para më shumë se dy vitesh, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi, "Ngritjen e Komisionit Hetimor për Hetimin e Fakteve, Rrethanave dhe Përgjëgjësive të Masakrës së Tivarit, 1945". Nuk jam në dijeni nëse ky komision ka bërë ndonjë përparim ose nëse anëtarët e tij kanë patur ndonjë takim në lidhje me përgjëgjësitë që i ka caktuar Kuvendi shqiptar, në lidhje me këtë çështje. Shekulli i kaluar do të mbetet si një prej shekujve më tragjik për njerëzimin, kur të merret parasyshë numëri i njërzëve të pafajshëm që janë vrarë, në emër të idelogjisë komuniste. Konferenca e Ulqinit për Masakrën e Tivarit, në një mënyrë -- po të konsiderohet heshtja zyrtare mbi këtë dhe krime të tjera të komunizmit na sjell në mend se fatkeqsisht lufta e ftohët, të pakën në trojet shqiptare ende nuk ka marrë fund. Por na kujton gjithashtu se si komb i lirë tani, shqiptarët e kanë për detyrë të kujtojnë, jo vetëm ata të cilët 68-vjetë më parë kanë humbur jetën në Masakrën e Tivarit, por edhe viktimat e tjera të pafajshme të komunizmit, anë e mbanë trojeve shqiptare.

Mijëra të rinjët shqiptarë nga Kosova që u mobilizuan për të "luftuar" në frontin e luftës në veri të ish-Jugosllavisë, u masakruan në Tivar"”për të mos u këthyer kurrë më pranë familjeve të tyre në Kosovë. Këta ndoshta ishin të parët ndër shqiptarët që përjetuan natyrën e vërtetë ç'njerëzore të komunizmit. Komunizmi ka vdekur, por trashëgimia e këtij sistemi dhe përjetësimi i gënjeshtrave të atij sistemi vazhdon, me pasoja të rënda për shoqërinë dhe kombin shqiptar, por edhe për vendet e tjera të Europës që kanë përjetuar të njëjtin fat.

Çka është kombi pa kujtesë? Ata të cilët e harrojnë të kaluarën, ka thënë fillozofi Xhorxh Santajana, janë të dënuar t'a përsërisin. Organizuesit dhe pjesëmarrësit, studjues dhe historianë nga të gjitha trojet shqiptare në Konferencën e Ulqinit mbi Masakrën e Tivarit, meritojnë falënderimet dhe mirënjohjen mbarëkombëtare për nismën dhe kontributin e tyre të çmuar për të kujtuar, duke hedhur sado pak dritë mbi atë krim, duke na kujtuar rishtas atë periudhë të errët të historisë shqiptare. Por njëkohsisht Konferenca mbi Masakrën e Tivarit, nënvijoi edhe rëndësinë e përgjegjësisë morale dhe profesionale që intelektualët dhe akademikët shqiptarë kanë në zhvillimin e debatit të lirë, në një shoqëri të lirë duke na kujtuar ato që janë harruar, qëllimisht.
--


Pamje nga konferenca mbi Maskarën e Tivarit, mbajtur në Ulqin, 30-31 Mars, 2013

 

Disa nga pjesëmarrësit para ndërtesës "Monopoli i Duhanit"


---------------------------------------------------------------------------------------
PËR INFORMACION RENDI I DITËS I KONFERENCËS
Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi
KONFERENCA SHKENCORE
" Masakra e Tivarit 1945 "
Ulqin, 30 31 mars 2013
PROGRAMI -- E shtunë, më 30 mars 2013

Ora 9:00 10:00 SEANCA HYRËSE
Hapja e Konferencës dhe përshëndetje

Udhëheqin seancën:
- Mehmet Bardhi
- Uran Butka
- Muhamet Shatri
- Lendita Ahmetaj
-Tahir Tahiri

- Fjala e hapjes: Mehmet Bardhi
- Fjala përshëndetëse: Tahir Tahiri, kryetar i
Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi
- Përshëndetje eventuale nga të ftuarit

Pushim për kafe

Ora 10:15 - 13:30 SEANCA I

Udhëheqin seancën:
Beqir Meta
Jusuf Bajraktari
- Ana Lalaj
Qerim Lita
- Tahir Tahiri
"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”
1. Jusuf Bajraktari
"Masakra e Tivarit-rast Sui generis"
2. Beqir Meta
"Masakra e Tivarit sipas dokumenteve jugosllave"
3. Ramë Manaj
"Burimet Arkivore në Agjencionin Shtetëror të
Arkivave të Kosovës për Masakrën e Tivarit"
4. Uran Butka
"Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit
Shqiptar"
5.Muhamet Pirraku
"Kush është përgjegjës për Masakrën e Tivarit 1945"
6. Qerim Lita
"Masakra e Tivarit në burimet e Arkivit shtetëror të
Maqedonisë"
7. Sherbo Rastoder
8.Rrahman Parllaku
9.Endrit Musaj
"Pasqyrimi i Masakrës së Tivarit në
historiografinë shqiptare pas vitit 1945 1990"

10.Mehmet Bardhi
" Të ikurit që i shpëtuan Masakrës në Monopolin e Duhanit
në Bregun e Tivarit dhe strehimi i tyre në familjet në rrethinë"
11. Zef Osmani
"Studimi i subjektit njeri-pjesëmarrës në
Masakrën e Tivarit"
12.Ana Lalaj
"Masakra e Tivarit, tipar dhe kulm i dhunës ushtarake
jugosllave në Kosovë"
13.Banush Pllana dëshmitar

Ora 13:30 15:00 DREKA
( vetëm për referuesit në konferencë)

Ora 15:00 - 18:00 SEANCA II
Udhëheqin seancën:
Mehmet Kraja
Frasher Demaj
Agim Vinca
Endrit Musaj
Basri Lika
"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”
14. Muharrem Dezhgiu
" Roli i divizioneve e brigadave të Shqipërisë
në ripushtimin jugosllav të Kosovës e
viseve të tjera, si edhe në Masakrën e Tivarit"
15. Fehmi Rexhepi
"Masakra e Tivarit në historiografinë Shqiptare"
16. Mehmet Kraja
"Disa aspekte politike të masakrës së Tivarit"
17. Frasher Demaj & Lendita Ahmetaj
" Masakra e Tivarit sipas deshmitarëve të kohës"
18. Zeqirja Neziri
"Ekzistenca, fiktivja dhe historikja" (Dy
ngjarje lidhur me Tivarin në dy romane të
Mehmet Krajës)
19. Zymer Neziri
20. Isa Xhaferi
21. Armando Boce
" Roli i Partisë Komuniste Jugosllave në
krijimin e konsolidimin e pushtetit komunist
në Shqipëri"
22. Begzad Baliu
"Masakra e Tivarit e parë nga sytë e pjesëmarrësve të saj"
23.Romeo Gurakuqi
"Rrënjët historike të Masakrës së Tivarit"
24. Nail Draga
"Masakra e Tivarit, vazhdimësi e politikës antishqiptare"
25.Ahmet Halimi dëshmitar

Ora 18:00 - 18:30 Diskutime
Pushim për kafe

E dielë, më 31 mars 2013

Ora 9:00 - 10:00 SEANCA III

Udhëheqin seancën:
- Muhamet Pirraku
Ramë Manaj
Romeo Gurakuqi
Ismail Doda
Mehmet Bardhi
"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”
26. Agim Vinca
"Masakra e Tivarit në letërsinë shqipe"
27. Muhamet Shatri
"Masakra e Tivarit kulminacion i dhunës dhe terrorit
kundër shqiptarëve në gjysmën e parë të vitit 1945"
28. Demë Mulliqi
"Përjetuesit e komunës së Pejës të Masakrës së
Tivarit, sipas dëshmitarëve të gjallë"
29. Metë Shatri
"Masakra e Tivarit: e kurdisur dhe e gjykuar me harresë"
30.Daut Bislimi
"Masakra e Tivarit ne historiografinë shqiptare"
31. Ismail Doda
"Burime gojore për Masakrën e përgatitur në Tivar
(1 prill 1945 ) dhe pasojat e saj"
32. Smajl Smaka
"Masakra e Tivarit, sfidë për historinë"
33. Basri Lika
"Masakra e Tivarit, vendimet që e shkaktuan"
34. Ibrahim Berjashi
"Tragjedia e fshehur"
Ora 10:15 10:45 Diskutime
Ora 10:45 - Fjala e mbylljes
Pushim për kafe

Ora 11:30 -14:00 Vizitë në vendin e masakrës
- Monopoli i Duhanit, Tivar (në Breg të Tivarit)

Ora 14:00 - 15:00 DREKA
( vetëm për referuesit në konferencë)

Shënim 1: Studiusit nga jashtë Ulqinit do të akomodohen në hotelin "Mediteran"
Pritja nga organizatori prej orës 17:30 të premten,
më 29. 03. 2013
Shënim 2: Konferenca punimet do t'i zhvillojë në sallën e hotelit "Mediteran"
Shënim 3: Koha për leximin e kumtesës është deri në 10 min.
Kumtesat e shkruara dhe një kopje e tyre në formë elektronike
i dorëzohen sekretarisë për botimin e tyre
Vërejtje: Akomodimi dhe ushqimi janë të parapara vetëm për
referuesit në konferencë.
Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi


FRANK SHKRELI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.