VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
ZONJA JOZEFINA ÇOBA TOPALLI – ALTER EGO I SALI BERISHËS – SUKSES APO DËSHTIM Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Djelë, 04.07.2013, 11:40am (GMT1)
Të them të drejtën, të kritikoja Jozefinën do të ishte gjëja më e fundit që do
të më pëlqente të bëja, jo se tutem, sepse i rreshtoj në pjesë të fushatës ato
që shkruajnë sot kundërshtarët e saj, se, sipas tyre, Jozefina Topalli është
bërë e rrezikshme me intrigat e saj, por për faktin se elektorati i së djathtës
pa e njoftun e pa e ditun besuan tek ajo, kur e katapultuan më 1996 direkt e në
krye të PD-së.
Asaj kohe, i ndjeri Pjetër Arbnori fliste në superlativa për Kryetaren e
ardhshme të Kuvendit, e cila jo vetëm që do t'i zinte vendin, por nuk do të
ushtronte as ndikimin minimal që Pjetër Arbnori, Mandela i Europës, të mos
përjashtohej nga rradhët e deputetëve të PD! Merrni me mend, Pjetër Arbnori doli jashtë kuvendit dhe hyri Ilir Rusmajli, i biri i një ish anëtari të KQPPSH! Merrni me mend, Arben Imami nga kundërshtar shumë i egër i Berishës prej 1992, e sidomos më 1997, më 2005 u emërua shef i kabinetit të kryeministrit Berisha, ndërsa Pjetër Arbnori mbeti i përjashtuar. Kjo ishte shenja e parë që PD-ja e kishte vithisur rrugën! Berisha kishte firmosur një marrëveshje me ata që e përmbysën më 1997, që të kthehej në pushtet, duke përmbushur kushte. E lashë tek fakti se Pjetër Arbnori kishte shumë besim asaj kohe tek Jozefina Topalli. Nuk e pyeta dot Arbnorin asnjëherë pas 2005, sepse nuk u takuam më dot, por kam bindje të thellë se edhe ai duhet të ketë mbetur i zhgënjyer si nga PD, dhe nga Jozefina. Sepse Jozefina Topallin e konsideronte të së njëjtës shtresë. Pasi kishin provuar të dy vuajtjet e diktaturës. Pjetër Arbnori në burg, por edhe ajo që fëmijë kishte provuar shijen e hidhur të luftës të klasave dhe të diktaturës të proletariatit.
Pjetër Arbnori ndikoi pa dyshim tek Skënderi e tek unë. Gazeta Bota Sot, ku
Skënderi ishte kryeredaktor dhe unë redaktore kolumniste, e mbështesnim pa
rezerva qendrën e djathtë tetë vite sa ishte në opozitë, duke u bërë një nga faktorët që kishim si politikë
kryesore të gazetës kthimin në pushtet të qendrës së djathtë. Aso kohe Bota Sot
ishte kthyer në institucion të fjalës të lirë, duke bërë avokaturën e Sali Berishës,
i dalë i dërmuar në opozitë nga kriza e piramidave. Për dhjetë vite rresht.
Prej 1998 deri në fund të 2007. Por Berisha, sapo mori pushtetin, e harroi menjëherë këtë mbështetje. Ndërsa ishte shqetësuar pa fund deri sa më në fund Baton Haxhiu mori
shtetësinë shqiptare, kur na larguan nga gazeta, largim i cili ishte politik,
mbylli sytë e veshët. Nuk e kishte parasysh sigurisht gazetarinë online, as cicërimet në Twitter, Facebook-un në rrjetet sociale. Kur në fakt, një lider duhet të dallohet nga largpamësia, duhet të shohë shumë përpara dhe më larg se turmat. Në asnjë kohë, ne nuk kishim qenë pjesë e pushtetit politik të Sali Berishës. Asnjëherë. Dhe kurrë nuk kishim qenë pjesë e klaneve. Ne ishim dhe jemi pjesë e elitës intelektuale, me orientim liberal që duam rimëkëmbjen e vendit tonë, i cili ka mbetur në stanjacion, pikërisht sepse ka një klasë politike të papërgjegjëshme. Me ardhjen në pushtet, Berisha gjënë e parë që bëri ishte që filloi luftën kundër mbështetësve të qendrës së djathtë, dmth, mbështetësve të tij kur ai ishte tetë vjet në opozitë. Kësisoj, edhe një herë tregoi pjesën më të kritikueshme të karakterit të tij, mosmirënjohjen. Ky tipar për të mbajtur larg dhe dëmtuar përkrahësit e qendrës së djathtë ishte tipari i dytë që tregoi se PD kishte nisur vithisjen ndaj idealeve që e rikthyen në pushtet. Zonja Jozefina Topalli mund të vazhdojë e të thotë se nuk njihte shumë idealistë të së djathtës që sot persekutohen nga PD me mjetet që të ofron shekulli XXI, si thotë sot për Eduard Selamin. Një politikane që pretendon se ka një profil politik europian, nuk mund të bëjë deklarata të tilla. Mirë shumë nga ne nuk i njihte, po Pjetër Arbnorin e njihte mirë!
Në parim, ne nuk ishim kurrë kundër, për shembull, me çdo afrim që bënte Berisha,
përfshi Imamin dhe Metën, sepse besonim se këto afrime ishin bërë të detyruara
nga rrethanat ku ndodhej vendi, i cili ka si prioritet të ndërtojë shtetin
ligjor, të forcojë institucionet e demokracisë, duke shëruar plagët sociale,
duke mbështetur ish-pronarët, ish të përndjekurit dhe shtresat në nevojë. Sepse shteti i së drejtës do të thotë shtet human. Dhe besonim se Jozefina Topalli do të ishte pikërisht personi i duhur në krah të Berishës, sepse familja e saj i kishte provuar edhe shtetëzimet, edhe persekutimet e vuajtjet. Po, ku jemi sot?! Le të shohim gjendjen e ish-pronarëve, ish të përndjekurve dhe shtresës në nevojë. Që vazhdojnë të mbeten në mëshirën e fatit. Le t'i kthehemi grevës së urisë së ish të përndjekurve, të cilën e anatemoi PD se qenkësh instrumentalizuar nga Edi Rama, grevë që pati dy viktima, njëri që u vetëflijua dhe tjetri që vdiq në kushte tmerrësisht të trishta, prej cinizmit të pamëshirës. Të dy kishin kaluar vite të tëra të jetës në burgjet komuniste. Dhe kaq mjaftonte që Jozefina Topalli të shkonte e t'i takonte, sepse ata iu lutën.
Askush nga PD sot nuk mund të ketë guximin e të marrë në gojë të përndjekurit
politikë, t'i fyejë e të vazhdojë t'i depersonalizojë ata. Sepse ky persekutim
i tyre në tranzicion po i kthehet PD në boomerang. Jozefina Topalli pati shansin të kishte rolin kryesor që shtresa e të përndjekurve të jepte votën për të djathtën më 23 qershor si ka bërë këta 22 vite dhe të mos e paralajmëronte më së fundmi PD-në se nuk do të votojë për të! Reshat Kripa, njëri nga përfaqësuesit e të përndjekurve politikë, nga më luajalët e qendrës së djathtë i dërgonte kohëve të fundit një letër Kryetares së Kuvendit, ku i lutej që të kujdesej për fatin e të përndjekurve, të cilët po fikeshin të gjithë me rradhë pa marrë kompensim moral dhe material. Letra e zotit Kripa u censurua nga shtypi i Tiranës dhe po ashtu nuk u shoqërua me asnjë reagim nga zonja Topalli, e cila në faqen e saj në Facebook, vendos të gjitha fotot e saj me ata që pret e përcjell, por PR-të e saj e paraqesin atë si yll-bukurie dhe aspak si profil politikaneje. Si censura ashtu edhe indiferenca publike e krerëve të PD, është tregues se kjo parti është fokusuar tek pushteti dhe jo tek drejtësia e shtetit demokratik. Unë sot si gazetare që kam mbështetur gjithë karrierën time qendrën e djathtë - dhe ashtu si unë edhe personalitete të tjera -konsiderohem nga PD si «armike e klasës», sepse kam guxuar t'i kritikoj. Censura ndaj shkrimeve të mia dhe reagimet armiqësore të enturazhit të ngushtë të militantëve është shenjë që flet për rrezikshmërinë e këtij formacioni politik nëse nuk merr masa për katharsis të thellë. Elektorati shqiptar gjendet sot midis dy zjarreve.
Nga njëra anë Ed Rama me Ilir Metën që duan të marrin pushtetin, pa qëllim
reformimi, sepse nëse Ed Rama donte ta reformonte nuk mund ta ftonte atë për të
cilin kishte organizuar demonstratat antiqeveritare që prodhuan 21 janarin. Nga ana tjetër, kjo PD me probleme, e cila për konsum publik reklamon komunikimin me stilin e tawn hall-ve, ndërkohë që komunikimi brenda partisë funksionon në bazë të formacioneve të klaneve, të cilët ushtrojnë ligjin e xhunglës si ndaj elektoratit të natyrshëm të qendrës të djathtë, ashtu edhe ndaj elitës me meritokraci, të cilën e mbajnë sa më larg. Pretendimi se PD është krijuar nga filani apo fisteku është turpi i fundit i PD-së. Nuk mund të pretendosh se ke ndërtuar një parti të djathtë duke punuar deri në minutën e fundit në zyrat e Enver Hoxhës, duke mbajtur deri ne minutën e fundit teserën e Partisë së Punës. PD është krijuar nga populli shqiptar që votoi kundër diktaturës, sepse aspiroi se e djathta do të ndërtonte në Shqipëri një sistem të ri politik, mbështetur në parimet e demokracisë, liritë e njeriut, tregut të lirë dhe shtetit të së drejtës. Nuk ka dyshim që sovrani besoi tek Berisha. Sepse, duke qënë mjek, mbetej të ishte nga ata më pak të cënuarit nga sistemi diktatorial, dhe ashtu duhej të qe. Por duke u rikthyer në pushtet më 2005, Berisha e transformoi profilin e PD nga një parti të qendrës të djathtë në një parti të majtë. Prej 1997 do të duhej të kishte nxjerrë mësime. Pushtetin e kishte për tetë vjet të plota. Për të ndërtuar bashkë me opozitën shtetin ligjor e për të vijuar integrimin e vendit në BE. Që të dyja këto objektiva duken iluzione sot, kur kemi parasysh sistemin e degraduar të drejtësisë - pa të cilin nuk mund të ekzistojë shteti i së drejtës, korrupsionin dhe tërbimin çakallor të militantëve, nepotizimin dhe korrupsionin që janë plagë të hapura. Sot, kur ndodhemi në kohë jo shumë larg kutive të votimit, elektorati i djathtë shqiptar është në mes të rrugës dhe humbja e PD-së është reale. Por problemi është gjithnjë tek rotacioni. Frika ndaj radikalizmit të Ed Ramës, i cili tani ka përdorur mjetin e fundit që ai do të deshte të përdorte për të marrë pushtetin, siç është Ilir Meta. E tha edhe zonja Topalli tek Top Story. Në parim as PD nuk donte të bashkëqeveriste me LSI, dhe po ashtu as LSI me PD, apo PS me LSI, por për efekte pushteti janë gati të bëjnë marrëveshje edhe me djallin. Sepse Rilindja e Sami Frashërit, Rilindja e Mikelanxhelos, e Da Vinçit nuk vjen duke patur si busull të propagandës gazetën Zëri i Popullit! Zonja Jozefina Topalli i kishte të gjitha mundësitë që ta kthente e ta mbante të djathtën në shinat e duhura. Ka 17 vjet karrierë, 12 vjet kryetare dhe nënkryetare e PD-së, ku të gjithë e thonë me plot gojën në PD dhe jashtë saj, pra nuk është aspak sekret, se në këtë karrierë brilante e ka mbështetur idhulli i saj. Dikush duhet me të mbështetë. Edhe Helmut Kohli mbështeti Angela Merkelin. Në parti Merkel njihej si "vajza e Kohlit" Helmut Kohli thoshte për të ""mein Mädchen" -"vajza ime". Po, kur ardhi puna për parimet e së djathtës, Angela Merkel nuk tregoi aspak mëshirë për njeriun më të rëndësishëm të karierës të saj politike, të CDU-së e të Gjermanisë për krejt gjysmën e dytë të shekullit të kaluar. Paralelizmi i mësipërm nuk është shterrues, por në kuptimin reformues, sepse besonim se duke qenë me prejardhje nga e djathta zonja Topalli do të ndikonte pozitivisht tek lideri i PD-së. Kështu besonte edhe Pjetër Arbnori. Ndaj të cilit sot PD-hesht.
Por zonja Topalli iu është përvjedhur shpresave të elektoratit të djathtë, e
aktualisht shpresat e këtij elektorati me rrugën e saj u ngjajnë drejtëzave
paralele. Jozefina Topalli kishte mundësi të plota të ndikonte të reformonte si
të djathtën ashtu edhe të majtën.
Mjerisht ajo është kthyer në zëdhënëse të kryeministrit, me një luajalitet
të verbër, se çfarë thotë Berisha nuk e luan as topi. Zonja Topalli në vend të
rolit të saj edhe si nënkryetare e PD-së, ka zgjedhur të jetë avokatja e
Berishës, që hidhet në zjarr nëse dikush kritikon zotin Berisha, e gatëshme për
të nxjerrë Shpatën e Damokleut dhe për "t'i kapë njerzit për zhele me i qitë
përjashta".
Kjo i ka thithur asaj energji të pafundme, e ka konsumuar, i ka dëmtuar imazhin
dhe e ka konfrontuar edhe me kundërshtarët edhe me përkrahësit. Unë që dikur vija dorën në zjarr për zonjën Topalli, sot jam krejtësisht e zhgënjyer. Zonja Topalli është e rrethuar me një entourage gjithë komplekse dhe të paaftë që e ka futur atë në bunker. Vetëm fotografin e ka të aftë, ku ajo shfaqet si yll kinemaje, kur ajo në fakt është politikane. Kësisoj ajo është vetizoluar e rrethuar prej hipokritëve që e përdorin për interesa të tyre, që në Facebook i thonë "ti je mbretneshë, ti je yll, ti je flamuri i demokracisë shqiptare", dhe ku askush nuk i shkruan dot asnjë kritikë, sepse që gjitha kritikat censurohen menjëherë.
Asaj i ka shpëtuar nga duart një shans që të luante rolin e saj për të mirën e vendit, edhe kur e etiketonin
si "dizenjatore", kjo nuk i prishte punë aspak, sepse pothuaj e gjithë shtresa
e të persekutuarve kalonte përmes sistemit të frikës ushtruar prej xhelatërisë
së tmerrit të sigurimit të shtetit.
Jozefina Topalli, kur e mori këtë post më 2005, u krenua me të drejtë për
diplomacinë parlamentare që kryesoi, ndërkohë që humbi aftësinë për të
komunikuar me palët dhe u fokusua tek aleancat e vogla e afatshkurtëra, prodhim
i kuluareve dhe intrigave klanore brenda PD-së. Tek Top Story ajo fliste me
superlativa dhe veneracion për Kastriot Islamin dhe gjithë përçmim për për
Bamir Topin apo Kreshnik Spahiun që deri pak kohë më parë ishin pjesë e PD-së.
Zonjës Topalli kryesisht i ngeli sahati tek armiqtë eventualë të Edi Ramës
brenda PS-së, të cilët PD-ja i përdori me sukses edhe kur votuan kabinetin e ri
qeveritar pas largimit të Ilir Metës! Të cilin zonja Topalli e paraqiti si arritje apo fitore. Pra, ra
totalisht nën influencën e Berishës, u bë shpirti binjak i kryetarit të partisë
dhe kryeministrit të vendit njëkohësisht. Dhe këtë e konsideroi prapë fitore!
Kur fitore do të duhej të konsideronte arritjet bipartizane, të cilat do të
ishin në të mirë të interesave të vendit.
Emërimi i Halim Kosovës në krye të Ministrisë të Shëndetësisë është rruga e
duhur, por për reformim vertikal dhe horizontal brenda PD-së, lidërshipit aktual
i duhet të përballet me militantët dhe sistemin nepotik që është kthyer rreziku
më i madh i PD-së, sepse ky kontigjent që ka përpirë gjithë administratën
publike, ka urrejtje klasore dhe bën luftë klasash me integritetin dhe
meritokracinë. Jozefina Topalli do të duhej të ishte samaritane e idealeve të së djathtës dhe mbajtjes së pastër të integritetit të PD-së. Deri tani Jozefina Topalli nuk e ka bërë. Deri tani ajo ka zgjedhur të jetë alter ego i Berishës. Kjo është situata parazgjedhore. Parimisht jam pro qendrës së djathtë, sepse mendoj se i bën mirë vendit, por e djathta ime është e djathta e vlerave dhe shtetit të së drejtës. E djathta që aspiroj unë ndërton shtetin ligjor për të gjithë qytetarët, integron vendin, i bën luftë konstante militantizmit të sëmurë, nepotizmit, korrupsionit që po e gërryejnë aktualisht PD-në prej tetë vitesh në pushtet. PS Ky shkrim u shkrua si shprehje e lirisë të fjalës që shqiptarët de jure e kanë fituar më 22 mars 1992. Censura është si burgosja, si torturimi në diktaturë apo si linçimi e gijotina në Mesjetë. - ©
NË SHQIPËRINË E MONSTRAVE, QË I HA FËMIJËT - POLITIKANËT DELIROJNË NË EUFORI NDËRSA SHOQËRIA HESHT SKANDALI MË I FUNDIT NË POLICINË E SHTETITNga ELIDA BUÇPAPAJ (03.01.2013) 5 VJETORI I KOSOVËS PA FLAMUJ KUQ E ZI E PA EUFORI
PD DHE PS NUK JANË DY PARTI POR DY USHTRI - DHE JANË TË FRIKSHMENga ELIDA BUÇPAPAJ (01.29.2013) PROFITERËT E RUGOVËS JANË ANTIRUGOVIANË Reagim ndaj shkrimeve të R. Xhungës dhe N.Spahiut Nga ditari i gazetares në Facebook
NGA BERISHA DHE RAMA VJEN SHOW POLITIK DHE INFANTILIZËM SHTETFORMUES DIKTATURA KA KRYER PATRICID NDAJ BABALLARËVE TË KOMBIT - I KA VRARË, SYRGJYNOSUR, LËNË NË HARRIM E MALLKIM PËR 70 VJET GORDON
JEHONË APELIT TË ZONJËS KLINTON PËR BERISHËN E RAMËN Washingtoni
mesazhe politikës. Në interes të kombit shqiptar votimi në Kuvend i
ligjeve të kërkuara. Pa asnjë kusht E PATOLERUESHME ARROGANCA E SHUMICËS NDAJ KËRKESAVE TË SHBA E BE PËR DIALOG! 200 VJET BURG 22 VJET TRANZICION, TË PASHPËRBLYER, TË PAREHABILITUAR DHE TË MARGJINALIZUAR HESHTJA KRIMINALE E SHTYPIT DHE MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ GREVISTËVE MOS HARRONI SE INDIFERNCA VRET! ZVICRA FITOI ME SHQIPTARË, POR SHQIPTARËT ISHIN FITIMTARË NË ZVICËR!
REPLIKË ME TË GJITHË ATA QË I KONSIDEROJNË LIDERËT SHQIPTARË TË PAGABUESHËM! VIKTIMAT E KOMUNIZMIT, MBETUR PA VARR E DREJTËSI, AKUZOJNË KLASËN POLITIKE SHQIPTARE SHKARKIMI I SHEFIT TË SHISH VEPRIM AUTODESTRUKTIV I SHEFIT TË EKZEKUTIVIT TË SHQIPËRISË KA ARDHUR KOHA TË NDËSHKOHET KJO KLASË POLITIKE MIZERABËL! PO NUK VOTUAN MË 6 GUSHT, ED RAMA « OUTSIDER »- PS DEL NË PENSION MISTER,
HESHTJE E PLOT PIKËPYETJE PËR VDEKJEN TRAGJIKE TË ALI PODRIMJES - SALI
BERISHA DO TË DUHEJ TË ISHTE NË KONTAKT PREJ TË MARTËS ME PRESIDENTIN
HOLLANDE Nga ELIDA BUÇPAPAJ Çdo ditë një temë NËSE PS NUK VOTON MË 6 GUSHT, EDI RAMA BËHET « HARAKIRI » Nga ELIDA BUÇPAPAJ Çdo ditë një temë Çdo ditë një temë In Memoriam BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ SHQIPËRISË I DUHET PRESIDENTI NË MËNYRË EKSPLICITE SIPAS PROFILIT TË JOACHIM GAUCK Nga ELIDA BUÇPAPAJ DY FJALË PËR TAKIMIN E MBRËMSHËM TEK OPINION RAMA-FEVZIU ME DESTINACION ILIR METËN Nga ELIDA BUÇPAPAJ ESSE PËR KOHËN E PAMJAFTUESHME TË HELENA KADARESË Nga ELIDA BUÇPAPAJ REPORTAZH NGA STRASBURGU - HYRJA NË NATO MË E RËNDËSISHME SE 1912?! Nga ELIDA BUÇPAPAJ
MË 22 MARS, 20 VJET MË PARË KUR RAPORTOJA PËR ZËRIN E AMERIKËS Nga ELIDA BUÇPAPAJ RASTI DEMJANJUK DHE RASTI UNIK I SHQIPËRISË Nga ELIDA BUÇPAPAJ Larg interesave kombëtare dhe larg interesave të shqiptarëve SHQIPËRIA ÇFARË PARANOJE, NJË VIT E CA PARA KOHE KA HYRË NË FUSHATË ZGJEDHORE PYETJE PËRGJIGJE ME MINISTRIN E JASHTËM SERB VUK JEREMIÇIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ 20 VJET KONFLIKTUALITET PËR PUSHTET - INTERESAT KOMBËTARE TË RREZIKUARA NGA KLASA POLITIKE Nga ELIDA BUÇPAPAJ KLASA POLITIKE E PAPËRGJEGJSHME - 21 VJET PAS RRËZIMIT TË SHTATORES SË DIKTATORIT - Nga ELIDA BUÇPAPAJ NEPOTIZMI OSE KLEPTOKRACIA NË MPJ, PJETËR ARBNORI DHE OPOZITA Nga ELIDA BUÇPAPAJ Reagim ndaj opinionit të Ardian Vehbiut botuar tek Shekulli dhe ribotuar tek MAPO NDAL ÇDOLLOJ DIASPOROFOBIE QË KUTËRBON ANTISHQIPTARIZËM! Nga ELIDA BUÇPAPAJ 14 JANAR 2012-ALBIN KURTI OSE RILINDJA E NJË LIDERI DHE VETËVENDOSJES! KURRË MOS THONI KURRË ZOTËRI TADIÇ! (Botuar sot, më 9.01.2012 tek Koha Jone) KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL OPERA - INSTITUCIONET NË SHQIPËRI NË VEND TË VLERAVE ME TË CILAT IDENTIFIKOHET KOMBI LANCOJNË ANTIVLERAT DHE ANONIMATIN! Esse HAVELI, IKONA E LIDERIT ME INTEGRITETI I LE ZHVESHUR POLITIKANËT PA INTEGRITET SHQIPTARË Nga ELIDA BUÇPAPAJ LËVIZJA E DHJETORIT ME MANIPULATORË DHE PLOT KONTRAVERSITET Pluralizmi qe solli Dhjetori 1990, data më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë ED RAMA, ALEATI MË LUAJAL I SALI BERISHËS Duke shënuar sot përvjetorin e lindjes së themeluesit të shtetit të Kosovës PA IBRAHIM RUGOVËN Ambasadori Naim Malaj keqpërdori funksionin e tij të lartë shtetëror NJË ÇMIM I DIASPORËS PA DIASPORËN DHE I PËRVETËSUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES! Nga ELIDA BUÇPAPAJ E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACI GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIR IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES PRONARË TË PUSHKATUAR VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR Nga ELIDA BUÇPAPAJ HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS! TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË Nga ELIDA BUÇPAPAJ Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë- EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT! Nga ELIDA BUÇPAPAJ KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI U mbushën 6 vjet nga vrasja e pazbardhur e gazetarit Bardhyl Ajeti ANTIAMERIKANIZMI PERVERS I OPINIONISTËVE TË SHEKULLITPSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN? BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor... Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES" DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI 20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT 5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK 9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 - SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE MOS ABSTENONI ! ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ? ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË TË NA BASHKOJË SHKODRA JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ? KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO" NGA ELIDA BUÇPAPAJ SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË NGA ELIDA BUÇPAPAJ 14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010 E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PARA VJEN KOSOVA Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PËRSE KAQ VONË ? Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ Nga ELIDA BUÇPAPAJ TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË ! BARDHYL AJETIT DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ 15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ INDIFERENCË E VERBËR E POLITIKËS NDAJ ARRESTIMIT BRUTAL TË ALBIN KURTIT NGA POLICIA ME ANTIPLUMB Nga ELIDA BUÇPAPAJ KOSOVA E EMANCIPUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ © ELIDA BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |