VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Libër i ri nga Saviano
KOKAINA ARI I BOTËS
Nga ROBERTO SAVIANO

E Martë, 04.09.2013, 07:58am (GMT1)



Merre një llastik gome dhe fillo ta zgjasësh. Në fillim nuk të bën pothuajse asnjë rezistencë. E zgjat pa vështirësi. Deri sa të arrish zgjatjen maksimale përtej së cilës llastiku prishet. Ekonomia e sotme punon si llastiku juaj. Ai llastik është sjellja në përputhje me rregullat e konkurrencës së drejtë dhe sipas ligjit. Në fillim çdo gjë ishte e lehtë, burimet në dispozicion, tregu i gatshëm për t'u përmbytur nga çdo mall i ri që mund ta bëjë jetën tuaj më të bukur dhe më të rehatshme. Kur po blinit, ju ndjenit se po bënit një hap drejt një të ardhmeje më të mirë.
Nëse ju prodhonit, rrëshqisnit në të njëjtin dimension. Radio. Makina. Frigoriferë. Makina larëse. Fshesë me korrent. Këpucë elegante dhe këpucë sportive. Makinë elektrike rroje. Peliçe. Televizione. Udhëtime të organizuara. Rroba firmato. Laptopë. Celularë. Nuk ju nevojitet ta zgjatni më shumë llastikun e rregullave. Sot ne jemi afërt pikës së thyerjes. Çdo tekë është arritur, çdo nevojë është plotësuar. Duart që tentojnë ta zgjatin llastikun më tej dhe më tej, vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe një milimetër tjetër me shpresën se përpjekja nuk është me të vërtetë e fundit.

Në fund merr masat për t'u zhvendosur në Lindje ose provon të punosh ilegalisht dhe t'i shmangësh taksat. Mundohesh të tërheqësh llastikun e gomës sa më shumë të jetë e mundur. Kjo është jeta e vështirë e sipërmarrësit. Mark Zuckerberg shekulli lind vetëm një. Shumë pak janë ata që mund të gjenerojnë pasuri vetëm nga një ide, për më tepër fituese, dhe ajo ide nuk gjeneron një produkt solid. Të tjerët janë të detyruar në një luftë të pozicionit për t'i vendosur mirë mallrat dhe shërbimet që ndoshta përballojnë sa çel e mbyll sytë. Të gjitha mallrat janë të detyruara t'i nënshtrohen rregullës së llastikut. Të gjithë përveç njëri. Kokaina.
Nuk ka treg në botë që podhon më shumë se ai i kokainës. Nuk ka asnjë investim financiar në botë që jep frute si të investosh në kokainë. As edhe fitimet nga rritja rekord e çmimeve të aksioneve nuk janë të krahasueshme me "interesat" që jep kokaina. Në vitin 2012, viti i lëshimit të iPhone 5 dhe të mini iPad, Apple është bërë kompania më e kapitalizuar që ne kemi parë ndonjëherë në një listë të çmimeve të aksioneve. Aksionet e Apple kanë përjetuar një rritje në tregun e aksioneve me 67 për qind në një vit të vetëm. Një rritje e konsiderueshme për numrat e financave. Nëse  do të investoja një mijë euro në aksione të Apple në fillim të vitit 2012, tani do të kisha prejt tyre një mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë. Jo keq. Por në qoftë se unë kam investuar në Coca një mijë euro në fillim të vitit 2012, tani ata do kisha njëqind e tetëdhjetë e dy mijë: njëqind herë më shumë se po të kisha investuar në titullin aksionar rekord të vitit!

Kokaina është një strehë e sigurt. Kokaina është një mall anticiklik. Kokaina është malli i vërtetë, që nuk i trembet as pamjaftueshmërisë së burimeve as inflacionit të tregut. Janë tejet shumë kënde të botës që jetojnë pa spitale, pa internet, pa ujë të rrjedhshëm. Por jo pa kokainë. OKB-ja thotë se në vitin 2009 njëzet tonë janë konsumuar në Afrikë, në Azi katërmbëdhjetë, dy në Oqeani. Më shumë se njëqind e një në Amerikën Latine dhe Karaibe. Gjithkush e dëshiron atë, e konsumojnë të gjithë, kanë nevojë për kokainë të gjithë ata që kanë filluar ta përdorin. Shpenzimet janë minimale, tregtimi është i menjëhershëm, shkalla e fitimit tejet e lartë. [...]

Nuk ekzistojnë tituj të kuotuar (listuar) në Bursë që mund të gjenerojnë fitimin e kokainës. Investimi më i madh i shapërdarë, spekullimi më paraprirës, lëvizjet e shpejta të flukseve të mëdha të parave që arrijnë të menaxhojnë ndaj kushteve të jetesës së kontinente të tëra, nuk përmbajnë një shumëfishim të vlerës as larg çdo krahasimi. Kush mbështetet në kokainë, grumbullon në pak vjet pasuri që përgjithësisht kompanitë e mëdha, kanë arritur në dekadat e investimeve dhe spekulimeve financiare. Nëse një grup biznesi arrin të ketë në duart e tij kokainën, mban një fuqi që është e pamundur të arrihet me mjete të tjera. Nga zero deri një mijë. Një përshtjeimt që nuk mund të ta japë ndonjë tjetër motor ekonomik. Për këtë arsye, atje ku kokaina është ekonomia e shkallës, nuk ekziston asgjë pos konfrontimi i ashpër dhe i dhunshëm. Nuk ka asnjë rrugë të ndërmjetme në kokainë. O gjithçka, o asgjë. Dhe e gjithazgjat pak. Nuk mund të bësh trafik kokaine me grupet e biznesit me hapësirat industriale, me ndihmat e Shtetit dhe rregullat e kundërshtueshme në gjykatë. Ju fitoni në qoftë se jeni më i forti, më i zgjuari, më i organizuari, më konkreti. Për çfarëdo kompane vlen rregulli se sa do të zgjasësh llastikun, aq më shumë mund të arrini në treg. Nëse llastikun arrin ta zgjatni edhe më shumë me kokainë, atëherë ju mund të fitoni në çdo sektor tjetër. Vetëm ligji mund ta shpërthejë llastikun. Por edhe kur ligji penal gjurmon rrënjët kriminale dhe përpiqet t'i çrrënjosë ato, nuk ka gjasa të jetë në gjendje t'i gjejë të gjitha firmat ligjore, investimet e pasurive të patundshme dhe llogaritë bankare që janë fituar në sajë të stresit të jashtëzakonshëm të arritur nga pluhuri i bardhë.

Kokaina është një pasuri e komplekse. Përtej bardhësisë së saj fsheh punën e miliona njerëzve. Asnjë prej këtyre nuk pasurohet sa ata që dinë se si të vendosin veten në vendin e duhur të zinxhirit të prodhimit.
Rockefellerët e kokainës e dinë si lind produkti i tyre, hap pas hapi. Ata e dinë se është e mbjellë në qershor dhe në gusht është vjelë. Ata e dinë se mbjellja duhet të bëhet me një farë nga bimë të paktën trevjeçare dhe se vjeljet e kokainës bëhen tri herë në vit. Ata e dinë se gjethet e mbledhura duhet të vihen për tharrje brenda njëzet e katër orësh nga krasitja, përndryshe do të shkatërrohen dhe ju nuk do të shisni më. Ata e dinë se hapi i ardhshëm është që të gërmojnë dy vrima në tokë. Në të parën, së bashku me gjethet e thata, ju duhet të shtoni karbonat kaliumit dhe vajguri. Ata e dinë se pastaj ju duhet ta shtypni mirë këtë përzierje, deri sa të keni një llucë të gjelbër, karbonat kokaine, e cila pasi të jetë filtruar duhet të transferohet në vrimën e dytë. Ata e dinë se përbërësi tjetër është acidi sulfurik i përqëndruar. Ata e dinë se ajo që ju nxirrni është sulfati bazik i kokainës, brumi bazë, i cili duhet lënë të thahet. Ata e dinë se hapat e fundit përfshijnë aceton, acid klorhidrik, alkool absolut. Ata e dinë se keni për ta filtruar përsëri dhe përsëri. Dhe pastaj përsëri ta thani. Ata e dinë që arrihet kështu klorhidrati i kokainës, i quajtur rëndom: kokainë.

Rokfelerëve e kokainës e dintë se për të marrë rreth një gjysmë kilogrami kokainë të tejpastër duhen: tre tonë gjethe dhe një grusht punëtorësh me orar të plotë. Të gjithë këta sipërmarrës të kokainës e dinë se ashtu si cilido drejtues biznesi. Por e dinë mbi të gjitha se pjesa më e madhe e fermerëve, tregtarëve dhe transportuesve të cilët kanë gjetur një punë më pak fitimprurëse, mund të kërkojnë gjetkë për të mos i pasur të dyja këmbët të mbjella në varfëri. Është fuqia punëtore, një masë e madhe nënshtetasish të ndërkëmbyeshëm në përjetësimin e një sistemi të shfrytëzimit dhe pasurimit për të mirën e një pakice. Dhe në krye të atyre të paktëve janë ata që kanë pasur largpamësi për të kuptuar se në udhëtimin e gjatë me gjethet e kokainës nga Kolumbia tek flegrat e konsumatorit rastësor, paraja e vërtetë bëhet me shitjen, rishitjen dhe menaxhimin e çmimeve. Edhe pse është e vërtetë se një kilogram kokainë në Kolumbi është shitur njëmijë e pesëqind dollarë, në Meksikë në mes të dymbëdhjetë dhe gjashtëmbëdhjetë, njëzet e shtatë në Shtetet e Bashkuara, në Spanjë dyzetegjashtë, 47.000 në Holandë, në Itali pesëdhjetë e shtatë mijë, në Mbretërinë e Bashkuar për 77000; në qoftë se është e vërtetë se nga një kilogram kokainë e pastër përftohen mesatarisht tre kilogramë të cilat shiten në doza një gramëshe variojnë nga gjashtëdhjetë dollarë në Portugalisë deri në njëqind e gjashtëdhjetë e një në Luksemburg, duke kaluar në tetëdhjetë në Francë, tetëdhjetë e shtatë në Gjermani, nëntëdhjetë e gjashtë në Zvicër dhe nëntëdhjetë e shtatë në Irlandë; nëse është e vërtetë kjo, është po aq e vërtetë se ai i cili kontrollon të gjithë zinxhirin e furnizimit është një nga njerëzit më të pasur në botë.

Borgjezitë e reja mafioze menaxhojnë sot trafikun e kokainës. Nëpërmjet shpërndarjes pushtojnë territorin ku ajo është tregtuar. Një rrezik i dimensioneve planetare. Nga njëra anë zonat e prodhimit që bëhen çifligje ku nuk rritet më asgjë, përveçse varfëria dhe dhuna, territore të cilat grupet mafioze i mbajnë nën kontroll duke zgjeruar bamirësinë dhe dhënien e lëmoshave që shpërndajnë. Nuk duhet të ketë zhvillim. Vetëm prebenda (fitime të majme, sqarim përkthimi). Në qoftë se dikush dëshiron të shpengohet nuk duhet të pretendojë të drejta për veten, por pasuri. Një pasuri që duhet të dish ta arrish. Në këtë mënyrë, përftohet një model i vetëm i afirmimit të vazhdueshëm për të cilin dhuna është vetëm një mjet dhe instrument. Ajo që imponohet është fuqia e produktitdhe pastërtia e produktit, të tilla si kokaina vetë. Nga ana tjetër vende dhe kombe ku të vendosin në qendër të hartës flamurin e tyre. Itali: të pranishëm. Angli: të pranishëm. Rusi: të pranishëm. Kina: të pranishëm. Kudo. Për familjet më të forta, kokaina punon me lehtësinë e një bankomati. Doni të bleni një qendër tregtare? Importo kokainë dhe je gati pas një muaji për të mbyllur transaksionin. Doni të ndikoni në fushatat zgjedhore? Importo kokainë brenda pak javësh je gati. Kokaina është përgjigje universale për nevojën për likuiditet. Ekonomia e kokainës rritet në mënyrë dramatike dhe arrin kudo./Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ

Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.