VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
TERRORIZMI KTHEHET NË AMERIKË Nga FRANK SHKRELI E Enjte, 04.18.2013, 07:18am (GMT1)
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama vuri në dispozicion, "të gjitha burimet e qeverisë federale për të ndihmuar autoritetet shtetërore dhe vendore për të mbrojtur popullin nga sulme të tilla dhe sipas nevojës, për të shtuar masat e sigurisë anë e mbanë Shteteve të Bashkuara dhe për të hetuar se çfarë ndodhi", në Boston. Ai e siguroi popullin amerikan se ndonëse do të marrë kohë për të vendosur se çka me të vërtetë ka ndodhur, "ne do të zbulojmë, do i kapim dhe do i sjellim para drejtësisë kushdo qofshin ata që kanë sulmuar bashkombasit onë." Ndërsa ai vuri në dukje heroizmin e burrave dhe të grave të FBI-ës, policisë së Bostonit dhe agjencive të tjera që shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, Presidenti Obama lavdëroi "mirësinë, zemërgjërsinë dhe dashurinë" e treguar nga banorët e Bostonit pas shpërthimit të bombave, duke thënë se nëqoftse "dëshironi të dini se kush jemi ne, se cila në të vërtetë është Amerika dhe si ne i përgjigjemi së keqes dhe keqbërsve -- aty në Boston e gjeni përgjigjën: vetmohues e vetflijues, të mëshirshëm dhe të patrembur", tha presidenti Obama, në deklaratën e tij drejtuar kombit nga Shtëpia e Bardhë. Edhe Kryetari i Dhomës së Përfaqsuesve të Kongresit Amerikan, John Boehner, reagoi ndaj sulmit në Boston duke thënë se, "fjalët nuk mund e përshkruajnë pikëllimin që ndjenë Kongresi për familjet që kanë humbur të afërmit e vet....Këjo është një ditë e vështirë për Amerikën, por ne do të vazhdojmë në frymën amerikane duke u bashkuar në lutje dhe guxim."
Shtëpia e Bardhë njoftoi dje se presidenti Obama do të shkojë sot (të Ënjtën)
në Boston për të marrë pjesë në një shërbim ndërfetar kushtuar të vrarërve dhe
të plagosurve nga sulmi terrorist, i cili prishi atmosferën festive të Maratonës
së famshme të atij qyteti dhe solli dënimet ndaj këtij akti nga e mabrë bota.
Zyra e presidentit Obama njoftoi se ai do të flasë gjatë shërbimeve fetare në
Katedralën e Kryqit të Shënjtë në Boston dhe shtoi se ai ka udhëruar uljen e
flamujve në gjysëm shtizë, në nder të viktimave.
Si rrjedhim, reagimet ndërkombëtare ishin të shpejta dhe ngushëlluese për
viktimat, në solidarizim me familjet e tyre dhe me popullin amerikan dhe
njëkohësisht duke dënuar këtë akt brutal dhe të pakuptueshëm kundër civilëve
dhe njerëzve të pafajshëm, ndërkohë që udhëheqsit botërorë ofruan edhe ndihma
për hetimet dhe kapjen e personit ose personave që kryen këtë akt barbar. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i dërgoi gjithashtu Presidentit Obama një mesazh ngushëllimi në emër të popullit të Kosovës, duke thënë se, "Institucionet e Republikës së Kosovës dënojnë këto akte të dhunshme që morën jetët e qytetarëve të pafajshëm amerikanë, me besimin e plotë se sulmet e tilla nuk do t'i zbehin vlerat dhe idealet e shtetit dhe shoqërisë suaj, që mbesin inspirim për tërë botën, e cila synon ndërtimin dhe realizimin e demokracisë dhe lirisë së mirëfilltë. Lutjet tona janë me ju, me popullin amerikan dhe familjarët e viktimave në këto momente të vështira", përfundon mesazhin e saj Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Megjithse ky akt ishte shokues, Presidenti Obama tha të Martën se populli amerikan refuzon të terrorizohet dhe bëri thirrje që të mos arrihen përfundime të ngutëshme dhe pa bazë në lidhje me personin ose personat ose mbi qëllimet e këtij sulmi se kush dhe pse e bëri -- për derisa të zbulohen të gjitha faktet, duke shprehur besimin e tij se heret ose vonë, autoritetet e hetuesisë amerikane do të zbulojn ë të gjitha faktet e këtij "akti të shëmtuar prej frikacakësh", dhe do të sjellin para drejtësisë personin ose personat që kryen këtë sulm terrorist.
FRANK SHKRELI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |