VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
GJENDJA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË BOTË - KORRUPSIONI PROBLEM KRYESOR NË SHQIPËRI DHE NË KOSOVË Nga FRANK SHKRELI E Mërkurë, 04.24.2013, 09:42am (GMT1)
Në raportin vjetor të DASH thuhet se nga Irani e deri në Venezuelë është shënuar shumë pak përparim në avancimin e të drejtave të njeriut anë e mbanë botës. Raporti nënvijon edhe vështirsitë me të cilat përballen organizatat jo qeveritare të cilat raporti i cilëson si një burim i pazëvendsueshëm për vitalitetin e një shoqërie të lirë dhe demokratike si dhe aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarët, duke nënvijuar se viti i kaluar ishte viti më vdekje-prurës për gazetarët ç'prej vitit 1997, dhe thotë se numëri i gazetarëve të burgosur është katërfishuar ç'prej vitit 2011. Sipas raportit, shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut po regjistrohen në vendet e përfshira në të ashtuquajturën lëvizje e ''pranverës arabe''. Raporti i DASH është kritik gjithashtu edhe ndaj Turqisë, vendi i cili sipas raportit, ka numërin më të madh të gazetarve të burgosur. Kritikave të rënda për shkeljen e të drejtave të njeriut nuk u ikën as vendet si Rusia, Kina, Irani, dhe Siria. Raporti mbi të drejtat e njeriut,--si për çdo vend tjetër në botë -- përfshinë komente edhe mbi gjëndjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe në Kosovë. Në përmbledhjen e raportit të publikuar për vitin 2012, DASH nënvijon se plaga e korrupsionit ka përfshirë të gjitha degët e qeverisë, përfshirë edhe sistemin gjyqësor. Raporti flet për ndarjet e theksuara në linja partiake para zgjedhjeve të këtij viti, kritikon konsolidimin e pushtetit nga partia në fuqi dhe fletz edhe për probleme të tjra në fushën e të drejtave të njeriut. Raporti flet gjithashtu edhe e për (mos) ndëshkimet e zyrtarëve të akuzuar për abuzime duke thënë se ndëshkimet ishin të rralla dhe jo të vazhdueshme. Në raport thuhet se "në përgjithësi, shumë zyrtarë qeveritarë dhe politikanë, si dhe gjykatës, gëzojnë imunitet nga ndjekja ligjore dhe ata që kanë interesa të mëdha biznesi, shpesh janë në gjëndje tu ikin ndëshkimeve". Raporti thotë se ka patur raste ku "zyrtarë të nivelit të ulët janë ndëshkuar për abuzime, por shton se ndërkohë, "zyrtarë të qeverisë që qaartazi ishin të implikuar në abuzime, u transferuan nga një një post në një tjetër, pa pësuar ndonjë ndëshkim."
Në një reagim ndaj raportit të DASH mbi gjeëndjen e të drejtave të njeriut në
Shqipëri, Zyra e Avokatit të Popullit në Tiranë e vlerësoi këtë raport duke
thënë në një deklaratë për shtyp se, "Në konstatojmë se Raporti i Departamentit
të Shtetit është një vlerësim dhe analizë e thelluar dhe e vërtetë e gjendjes
së të drejtave të njeriut në vendin tonë dhe se në te gjëjnë pasqyrim të gjitha
problematikat dhe shqetësimet e ngritura edhe nga institucioni ynë si gjëndja e
minoritetit rom dhe atij egjiptian, problemet e personave me aftësi të
kufizuar, gjakmarrja dhe pasojat e saj, gjëndja e të drejtave të njeriut në
vendet e kufizimit të lirisë, të drejtat e komunitetit LGBT, dhuna në familje
dhe veçanërisht ajo ndaj grave", thuhet në deklaratën e Avokatit të Popullit të
Shqipërisë.
Raporti i DASH mbi të drejtat e njeriut nënvijon se edhe në Kosovë, korrupsioni
është problem serioz, duke thënë se disa nga problemet kryesore në fushën e të
drejtave të njeriut në atë vend janë, "korrupsioni, favorizimet në burgje,
mbajtja për një kohë të gjatë nën arrest para gjyqit, mungesa e efikasitetit
juridik, kërcënimi i medias nga zyrtarët publikë dhe elementët kriminalë,
përparimi i pamjaftueshëm në kthimin e personave të çvendosur në shtëpitë e
tyre, korrupsioni në qarqet qeveritare, trafikimi i njerëzve dhe puna e
fëmijëve në sektorin informal." Në raport thuhet se qeveria mori masa për
të gjykuar dhe ndëshkuar disa nga zyrtarët që kanë kryer abuzime ..... por
shumë prej zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion i kanë shpëtuar
ndëshkimit ligjor, thekson Raporti i Departamentit të Shtetit për të Drejtat e
Njeriut për vitin 2012. Në lidhje me Maqedoninë, raporti i DASH thekson si problemim më kritik dështimin e qeverisë për të respektuar plotësisht ligjin, duke përmendur dështimin e ndjekjes ligjore të procedurave parlamentare, ndërhyrjen në punët e gjyqësorit, si edhe nivelin shqetsues të korrupsionit në radhët e qeverisë dhe mos ndëshkimin e policisë për sjellje anti-ligjore. Raporti përmend gjithashtu tensionet ekzistuese midis komunitetit shqiptar dhe atij maqedon, si një prej shqetsimeve kryesore të respektimit të të drejtave të njeriut në atë vend. Raporti vjetor i DASH mbi të Drejtat e Njeriut mbulon të drejtat e njeriut të njohura ndërkombtarisht dmth, të drejtat individuale, civile, politike dhe ato të puntorëve siç janë përcaktuar në Deklaratën Universale mbi të Drejtat e Njeriut, si dhe në amrrëveshje të tjera ndërkombëtare. Raporti përgatitet për çdo vit, si një kërkesë e bazuar në legjislacionin e Kongresit amerikan, për të gjitha vendet që marrin ndihma amerikane si dhe për vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara. Është këjo një praktikë që ka filluar zyrtarizimin e saj nga fillimi i viteve 1970, për të folur haptazi për zbatimin ose jo të standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Në dokumentin e vitit 2010 mbi Strategjinë e Sigurimit Kombëtar të Shteteve të
Bashkuara thuhet se ne e "konsiderojmë si një parim themelor të interesave tona
kombëtare mbështetjen e paqës anë e mbanë botës një bote në të cilën jo vetëm
shtetet por edhe individët të gëzojnë të drejtat themelore që ata meritojnë."
Prandaj, ky raport tha Sekretari Kerri, "dërgon një mesazh tepër të qartë se të
gjitha qeveritë kanë përgjegjësi për të mbështetur dhe për të mbrojtur të drejtat
e njeriut". Njëkohësisht, raporti sipas ndihmës sekretares së shtetit për
demokraci dhe të drejta të njeriut, Uzra Zeya, "shërben edhe si një gur themel
faktesh mbi të cilin dhe në bazë të cilit përcaktojmë politikat tona", ndaj
vendeve të ndryshme të botës. Ndërtesa e Departmentit Amerikan të Shtetit në Uashington FRANK SHKRELI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |