VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
XHORXH BUSH BASHKON PRESIDENTËT Nga FRANK SHKRELI E Premte, 04.26.2013, 06:36am (GMT1)
Të ënjten më 25 Prill u inaugurua "Qendra e Presidentit Xhorxh W. Bush", hapësirë e cila përfshinë Bibliotekën e Presidentit Bush si edhe Institutin Bush, themeluar nga Presidenti dhe Zonja Bush, sipas njoftimit të Qendrës me qëllim për të "vazhduar punën e tyre për përhapjen dhe forcimin e lirisë në këtë vend dhe anë e mbanë botës."
Në inaugurimin e kësaj qendre -- e cila është biblioteka e 14 presidenciale dhe
e dyta më e madhja pas bibliotekës të Presidentit Reagan -- morën pjesë
Presidenti në detyrë Barak Obama dhe ish-presidentët Xhorxh Bush plaku, Bill
Klinton, Xhimi Karter, si dhe një numër personalitetesh ndërkombëtare,
përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Rasmusen dhe
ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe 15.000 personalitete të ftuar.
Në këtë bibliotekë, sipas drejtorit të saj Mark Langdale, do të ruhen të gjitha
arkivat e dy mandateve të administratës Xhorxh W. Bush, informacione digjitale
dhe më shumë se 200-milion komunikime elektronike (emails), që përbën
kolekcionin më të madh elektronik të bibliotekave presidenciale, ekspozita që
pasqyrojnë vendimet kyçe të administratës Bush si dhe ekspozita digjitale dhe
vizuale për t'ia bërë më të lehtë vizitorëve të ndjekin masat dhe vendimet e marra
nga presidenti Bush si dhe arsyet dhe parimet që e drejtuan atë në marrjen e
vendimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Natyrisht në këtë dokumentacion
përfshihen edhe tekste të ndryshme historike, gjithsejt nja 70-milion faqe nga
zyrtarë të ndryshëm të Shtëpisë së bardhë gjatë presidencës Bush. Si e tillë,
këjo qendër u ofron materiale dhe dokumentacion historik të dorës së parë,
historianëve, akademikëve, studentëve dhe publikut, të cilët do të përpiqen që
vet të rivlersojnë politikën dhe vendimet, shpesh kontraversiale, që ka marrë
presidenti Xhorxh Bush dhe të cilat mbeten objekt intrepretimesh të ndryshme.
Megjithëse shpenzimet për ndërtimin dhe inuagurimin e kësaj Qëndre janë
mbledhur nga fonde private, gjithsejt 500-milionë dollarë, tani e tutje Biblioteka
do të administrohet nga Arkivat Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, që kujdesen
edhe për bibliotekat e tjera presidenciale, me fjalë tjera nga taksapaguesit
amerikanë.
Inaugurimi i kësaj Qendre dhe biblioteke është i rëndësishëm për historinë e
Shtetev të Bashkuara dhe për politikat kombëtare dhe ndërkombëtare gjatë tetë
vjetëve të administrates së Xhorxh W. Bush. Njëkohsisht ishte në rast i rrallë
që pesë presidentë të Amerikës, anëtarë të një klubi ekskuziv, ishin së bashku
dhe të cilët gjatë 25 vjetëve të kaluara kanë përcaktuar politikën e mbrendshme
dhe të jashtme të Amerikës. Gjatë pothuaj tre dekadave të kaluara, ata kanë
argumentuar dhe debatuar ashpër me njëri tjetrin. Megjithë ndryshimet politike
midis tyre, gjithmonë duke nënvijuar qendrimet dhe parimet qeverisëse për të
mirën e Amerikës dhe të botës gjithmonë duke venë dashurinë për Amerikën mbi
të gjitha interesat, personale, politike ose partiake. Takimi i pesë
presidentëve amerikanë në Dallas në inaugurimin e Qendrës Xhorxh W Bush, ishte
një pasqyrim i demokracisë së vërtetë se se megjith ndryshimet e mëdha në
pikpamjet politike midis tyre, presidentët amerikanë, mbi të gjitha, tregojnë
admirimin dhe respektin për zyrën e presidentit dhe dashurinë për atdheun e
tyre, Amerikën. Ky takim, sipas Presidentit Obama i cili shpeshë ka kritikuar
politikat e parardhësit të tij -- ishte gjithashtu një moment që ai e cilësoi
si një "ditë e veçantë për demokracinë" dhe një rast që ishpresidenti Bill
Klinton e karakterizoi si një ditë, "celebrimi për atdheun tonë, të cilin të
gjithë ne e duam". Në fjalimin e tij, Presidenti Obama lavdëroi,
ish-presidentin Xhorxh Bush për udhëheqjen e tij pas sulmeve të 11 shtatorit në
Nju Jork, për përpjekjet e tij për të luftuar sëmundjen e SIDës në Afrikë si
edhe për politikat e tija të arsimit dhe të imigracionit.
Ndonëse ky inaugurim u cilësua nga një gazetë amerikane si "një darsëm pa
alkool", ceremonia kryesisht u përqendrua mbi aspektet pozitive të
administrates së Xhorxh W Bush prej dy mandatesh dhe jo mbi çështjet
kontraversiale siç ishte lufta në Irak. Presidenti Obama, ishpresidentët Xhorxh W Bush, Bill Klinton, Xhorxh H Bush dhe Xhimi Karter në inaugurimin e Bibliotekës në Dallas FRANK SHKRELI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |