VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHARLATANIZMAT E NJË SHARLATANI
Nga JUSUF BUXHOVI

E Mërkurë, 05.01.2013, 09:08am (GMT1)



Para ca ditësh, Xhemal Ahmeti, një publicist që kohëve të fundit po lavron nëpër mediat e Kosovës dhe historian në letër, më dërgoi një letër, në të cilën më kërkonte falje për një pamflet që ai bashkë me dy autorë të tjerë (Nuri Bexhetin dhe Albert Ramajn) kishte shkruar kundër "Kosovës", që e kishte botuar "Koha ditore" në disa vazhdime. Më shkruante se kishte hequr dorë nga nënshkrimi, duke i fajsuar bashkautorët për shpifjet kundër meje, që sipas tij, ishin të amputuara kundër personalitetit tim. Thoshte se e brente ndërgjegjja për këtë punë të keqe si dhe shpifjet që më kanë sjellë dëm.

Edhe pse kësaj fushate dhe këtyre autoreve nuk ua kam vu veshin, pos që i kam quajtur "vasalë që bëjnë punën e dreqit", nga Xhemal Ahmeti, kërkova që të kërkonte falje publike, gjë që, pasi m'u falenderua për faljen, tha se këtë do ta bëjë së shpejti. Por, ndodhi që në "Klan Kosovë", gjatë një bisede me Baton Haxhiun, "kërkim faljen" e lidhi me një intrigë tjetër edhe më të madhe, për çka më duhet të sjell letrën që ma ka dërguar, në mënyrë që të shihet fytyra e vërtetë e një sharlatani, që për fat të keq është i pranishëm në mediat tona.

Ja letra që më erdhi nga Xhemal Ahmeti:



I nderuari Zotëri Buxhovi,

Nuk njihemi personalisht. Emrin nëse jo më herët do ta keni regjistruar si autor i kritiës ndaj veprës suaj "Kosova". Ndoshta nuk ju ka rënë në sy se unë emrin e kam hequr nga ai studim. Dhe kjo - për t' i ikur spekulimeve të mundshme - më nxiti nevojën për t'iu sqaruar ca sende si "viktimë" e kritikës sime.

Tekstin e kam shkruar unë nga fillimi deri në fund. Dy autorët tjer teknikisht nuk e kanë asnjë fjalë aty. Ideja dhe motivi nuk kanë qenë të miat. Ndikim kanë pasur po, sa u përket paragrafeve që bëjnë fjalë për biografinë, pra aty ku preket personaliteti juaj. Përkundër premtimit të tyre se do të bëjnë diçka për periudhat tjera - të cilat unë nuk i njoh gjithaq - ata nuk arritën të bëjnë gjë, jo nga arsye tjera, porse - siç e konstatova më vonë - ata kishin probleme të rënda me të shkruarin. Vonë (tepër vonë) mora vesh po ashtu edhe për habituesin e tyre "akademik"; për asistenët e tyre në Vjenë ( të cilët po ashtu nuk i njoh fare) dhe se për çka më kishin instrumentalizuar. Përkthimi po ashtu është i (keq) është bërë në Vjenë, pasi unë e kam shkruar tekstin drejt në gjermanisht.
Kjo nuk do të thotë se unë heq dorë nga kritikat e mia për peridhën antike dhe metodologjia shkencore - aty janë bërë më shumë lëshime se sa ju lejohet juve si autor dhe përvojë - tuajën, por sepse qëllimisht i kam anashkalur anët pozitive të veprës çka demonstron jo abjektivitetin tim intelektual e shkencor. Nuk është dashtë të manipulohem aq rëndë. Gjë që nuk ia fali vetes dhe as që dua të justifikohem.

Emrin e hoqa pasi mora vesh se kush janë dy autoret dhe kur arrita të analizoj nivelin e tyre, çka më bëri të fyhem ta kem renditur emrin me ta. Unë me gjithë të këqijat që kam nuk dua të bëhem sherbëtor i asnjë klani, qoftë ai mediokër apo finsik.

Unë që kur hoqa emrin nga ai tekst desha ta mbyll këtë dosje, mirëpo ndërgjegja siç po shiht nuk më le ta konsideroj megjithatë të përmybllur pa ju KËRKUAR JUVE NDJESË për trajtimin joprofesiona, tendencioz, jo korrekt dhe fyes. Në të ardhmen ju dëshiroj edhe më shumë suksese duke ju premtuar se ju lexoj pa ndikme eksterne.

Me respekt,
Xhemal Ahmeti


JUSUF BUXHOVI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.