E Mërkurë, 07.24.2019, 09:14am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
MONOLOG PAS ZYRTARIZIMIT TË LISTAVE - QAJ FACEBOOK ME LOTË PËRPJETË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 05.10.2013, 10:23am (GMT+1)




Qaj facebook me lotë përpjetë. Për mirësjellje, nuk vë pikëçuditje, sepse thirroren dikush mund ta ngatërrojë me urdhëroren. Lotët përpjetë janë lotë të rremë, ashtu i ka konceptuar dikur ata muza popullore duke i paraprirë botës së sotme  virtuale. Tjetërgjë ankimet dhe rënkimet e miqve të mi këto ditë pas zyrtarizimit të listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit nga të ashtuquajturat parti të djathta, të majta apo të qendrës.

Vërtet bota e internetit, konkretisht kjo e facebook, më popullori i rrjeteve sociale, është një botë virtuale, por prapa emrave dhe pseudonimeve fshihen njerëz realë ose kolektivitete njerëzore reale, me shpirt, me ndjenja, me ndjesi. Dhe pikëllimi i tyre, dëshpërimi i tyre, halli dhe gazepi i tyre nuk mund të mos pasqyrohen në klimën e nderë që po mbretëron në facebookun shqip.

Përpara se të kaloj në hollësi disi më të prekshme, sipas reagimeve të bëra, dua t'i ndaj në disa kategori miqtë e mi në facebook.

Në kategorinë e parë mund të përfshihen ata miq që prisnin të kenë në lista njerëzit e tyre, pra miqtë, të afërmit, të njohurit e tyre, shefat e tyre të derisotëm. Kjo është kategoria më e madhe dhe më e pafajshme. Mungesa e tyre, po them - fizike, në komentet apo liket, është më e rënda në terrenin tonë virtual.

Kjo kategori, më masivja, më e buta, pra, më morbidja, realisht është edhe më e ngushëllueshmja. Sepse, ende pa iu tharë lotët për faqe, vihet në kërkim të emrave të rinj të listave, duke rrëmuar nëpër biografitë e tyre, duke u përçapur sidomos nëpër pikat e dobëta të shefave të tyre të mundshëm të ardhshëm. Ende pa ndërruar fleta e pushtetit, këta janë të gatshëm dhe gjithë ankth e padurim për ta ndërruar fletën.

Rëndom, këta na kanë sulmuar me komentet e tyre, na kanë keqkuptuar, na e kanë shtrembëruar kontekstin e fjalëve tona, për të treguar sa armiq jemi ne, sa të përbetuar jemi ne, sa miq janë ata, sa të vendosur për jetë janë ata ndaj pushtetit, ndaj eksponentëve të pushtetit, ndaj krerëve të pushtetit. Këta përsëri do të na sulen, do të na qortojnë, do të na i nxjerrin sytë (virutalisht, ama) për shefat e tyre të ardhshëm. Pa këta, megjithatë, nuk mund të ketë shoqëri, ashtu si pa humus nuk mund të ketë bimësi, nuk mund të ketë gjelbërim.

Në kategorinë e dytë mund të përfshihen ata miq që prisnin t'i kenë miqtë e tyre, të afmërmit, shefat apo thjesht të parapëlqyerit e tyre në kreun e listave, pra, në zonat e ngrohta të tyre. Por, mjerisht, ata kanë përfunduar në zonat e ftohta. Këta janë të ngrirët. Edhe shpresat e miqve në facebook janë të ngrira. Janë gjysmëshpresa. Dhe gjysmëshpresuesit janë më keq se të pashpresët. Sepse mbeten as në qiell, as në tokë. Fati i tyre mbetet në vartësi të fatit të miqve të tyre të mbetur në frigoriferët e partive.

Kjo kategori është edhe më e hutuara në facebook. Dhe ndikon në sintaksën e këtyre ditëve, e cila është jashtë çdo norme, jashtë çdo rregulli, jashtë çdo standardi, nuk është as gjuhë, as letrare, as dialekt, as jodialekt. Është jashtë çdo natyre të pranueshme të zhargonit global të facebookut dhe të rrjeteve të tjera sociale.

Po të orvatesh që t'i ngushëllosh këta, me siguri, do të biesh në sherr. Këta nuk e ngushëllojnë dot veten, nuk i ngushëllon dot kush.

Në kategorinë e tretë janë ata që presin mrekullira. Nga ato të ditës së fundit, të orës së fundit, të çasti të fundit.

Ka prej tyre që presin të dalë e vërtetë se vërtet Kosovrastët kanë dorëzuar lista të bardha në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ka prej tyre që presin të ketë ndryshime në listat gjatë konfirmimit të kandidaturave në Komisionin e Zgjedhjeve. Hë, i thonë vetes, ndoshta, del ndonjëri me kleçka dhe e zëvendëson ky tjetri.

Në kategorinë e katërt të miqve janë ata që kanë mëtuar të jenë vet në listat e kandidatëve për deputetë. Kanë pritur vitin e fundit, kanë pritur katër vitet e fundit, ndoshta kanë pritur prej kur lindi pluralizmi - apo kur e lindën pluralizmin, siç thonë ata vetë. Kanë qenë me të gjitha flokët, pa asnjë rrudhë, pa asnjë thinjë, kur i kanë hyrë valles, tash janë fare pa flokë, tash janë krejt të thinjur e krejt të rrudhur. Tash iu venitet edhe shansi i fundit.

Këta kanë hapur pamje në facebook. Presin ngushëllime. Ngushëllime në formë lëvdatash. Në formë përçmimesh të rivalëve - po ku është filani para teje, po ku i pati sytë partia, po ku shkon pa ty partia.

Këta miq, jo pak sish gjoja realë, na janë distancuar sidomos muajt e fundit, tërthor apo drejtpërdrejt madje na janë kundërvënë - neve dhe të gjithëve që kanë pasur mendime ndryshme apo nuanca të ndryshme mendimesh.

Në kategorinë e pestë - kategorinë e triumfuesve tashmë - bëjnë pjesë ata miq, ndonjëherë edhe realë të dikurshëm. Këta i janë lëkurur liderit, i janë lëkurur Vëllait të Madh. Këta i kanë vringëlluar shpatat ndaj kundërshtarëve, dhe ne na kanë rreshtuar si të tillë. Pastaj na kanë bllokuar. Dhe janë emëruar menjëherë zëvendësministra nga partia, nga lideri. Syri i Vëllait të Madh i ka kapur menjëherë dhe i ka përfshirë automatikisht në lista, madje në kreun e listave, ndonjëherë jo vetëm atje ku bën më ngrohtë, po edhe atje ku bën më nxehtë, ku përvëlon.

Këta janë lëkuranët më të pështirë në historinë e politikës aq të pështirë shqiptare. Dhe me siguri nga eksperimenti kimik ku janë përfshirë do të dalin pa lënë fare gjurmë tymi, pluhuri as hiri.

Në kontekstin e facebook janë më për mëshirë se të gjitha kategoritë e renditura më lart dhe se të gjitha kategoritë të cilat mund t'i rendisja më poshtë pa mbarimisht. Këta ende nuk e kanë mbledhur veten nga befasia me të cilën e morën shpërblimin, dhe nuk do ta mbledhin veten kurrë as nuk do të bëhen esëll kurrë në mediokritetin e tyre të shndërruar tashmë në fatalitet për partinë e tyre.

Nëse pyetem se në cilën kategori të mundshme bëj pjesë unë, atëherë mund të them se i përkas asaj kategorie që e shikon rrotacionin politik si mundësinë e prekshme të shqiptarëve për t'u ndarë nga një qeverisje e konsumuar, për t'ia dhënë vetes një shans tjetër dhe për të mos reshtur as pas 23 qershorit së kërkuari një shans tjetër, shansin e merituar.

Konkretisht: unë i njoh personalisht vetëm katër nga pesë prijësit e listave. Disa të tjerë i njoh vetëm si emra. Mbi 90% të tyre nuk i njoh as si emra. Pra, kam pikëpamjen se politika në Shqipëri, edhe në shfaqjet e veta më të bujshme, është një anonimitet i pakurrkund shpëtim.

Faqet shqiptare të facebook dhe të rrjeteve të tjera sociale këto ditë, mjerisht, nuk iu ngjajnë aspak faqeve të vajzave që po shkojnë nuse, për të cilat është krijuar edhe vargu parodik popullor "qaj, moj bijë, me lotë përpjetë", pra, "qaj, moj bijë, me lotë të rremë". Sepse ishin lotë në ditën e tyre më të lumtur, ditën e martesës.

Faqet shqiptare të faecbook dhe të rrjeteve të tjera sociale këto ditë iu ngjajnë më shumë se kujtdo shqiptarëve dhe shqiptareve, premtimshkelurve dhe premtimshkelurave. Prandaj i vetmi ngushëllim që mund t'i bënin vetes shqiptarët do të jetë qesëndia, ironia, qeshja e pamëshirë ndaj realitetit të tyre. Vetëm ashtu do të arrijnë më në fund të shohin qartë përpara.


©

TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 04.26.2013, 02:28pm
NJË THËNIE ME DOMETHËNIE E MESIÇIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 04.14.2013, 08:41am

TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 03.23.2013, 09:46am
MJERIMDIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.10.2013)

MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 02.27.2013, 02:54pm
SI E HUMBI KRYETARI I PD SHANSIN PËR TË PASUR FLAMURIN E INTEGRIMIT EVROPIAN FLAMUR TË FUSHATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 02.03.2013, 10:09am
Përmendore IBRAHIM RUGOVA, VËLLAI YNË, BABAI I KOMBIT TONË
Shkruar më 22 janar 2006
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.21.2013, 08:43am

POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 01.12.2013, 09:57am


HOSSANA, BARJABA!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.07.2013, 10:00am

SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 12.21.2012, 11:35am
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am


Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUҪPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 08.24.2012, 07:48am

NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ

Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS

Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!

 Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)

SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË

Nga SKËNDER BUҪPAPAJ

MIRËNJOHJE AMERIKËS!

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


NJË VIT HARRAKAT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS

Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET MIRËSEARDHËN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA

MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT

Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BISEDIME JO, DIALOG PO

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI

Romani "Imazh" i Zef Mulajt

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË SKEMË PA SENS KRIJUES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THAÇIZMI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

RADHA E RËNIES SË RAISËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ROJA TË SOVRANITETIT

Zotër shtëpie

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KOLLITJET E STALINIT...

...nesër në "tri komunat heroike"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TË DUAN, PA TË QORTOJNË

(Letër e mbyllur partive)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

©


SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
''JU FLET ZËRI I AMERIKËS''Me rastin e 70-vjetorit të Shërbimit Shqip të VOA-sNga FRANK SHKRELI* (05.09.2013)
DRITËHIJET E LISTAVENga AFRIM KRASNIQI (05.08.2013)
PS 'MEA CULPA' I OFRON SHKODRËS DY INTELEKTUALËAnalizë nga REDAN BUSHATI (05.06.2013)
ËSHTË NJË ITALI QË DËSHIRON TË ËNDËRROJËNga ROBERTO SAVIANO, La Repubblica (05.05.2013)
AMBASADA E KOSOVËS NË ZVICËR, AMBASADË E LPK-PDKsë, AMBASADË ANTI LDKNga XHEVAT REXHAJ (05.04.2013)
SHQIPËRIA DUHET TË NGREJË NË NIVEL MINISTRIE PËRFAQËSIMIN E DIASPORËSNga ARTUR VREKAJ, WORCESTER,MA (SHBA) (05.01.2013)
SHARLATANIZMAT E NJË SHARLATANINga JUSUF BUXHOVI (05.01.2013)
HISTORIA E KOHËS SONËNga PAUL KRUGMAN, New York Times (05.01.2013)
SHQETËSIMET E NJË MIKUNga FRANK SHKRELI (05.01.2013)
PROTAGONISTË TË POLITIKËS JANË TË NJËJTAT FYTYRANga ILIR HYSA (04.28.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]