E Hënë, 10.14.2019, 10:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
POLLO DHE FEVZIU - DY DEFORMIME TË NARRACIONIT MEDIATIK
Nga ILIR YZEIRI

E Enjte, 05.16.2013, 03:33pm (GMT+1)




Vitet ’70-’80 zotërohen nga përhapja e teorisë mbi narrativitetin e Gérad Genétte. I frymëzuar nga formalistët rusë si Propp, Genétte e shtriu teorinë e narrativitetit në tekstet historike, në ato të fiksionit dhe në media.

Këtu nuk është rasti që të shtjellojmë më tej teoritë e tij. Mjaft të mbajmë në vështrim se mediat mbështeten mbi rrëfimin që do të thotë se ka një thënës dhe një bashkëthënës, se duhet bërë dallimi mes autorit dhe rrëfimtarit e kështu me radhë.

Pra, sa herë që ne lexojmë një gjë të shkruar nga të gjitha llojet e shtypit të shkruar apo atij online, apo sa herë që shohim e dëgjojmë në radio apo TV dikë që na flet, duhet të mendojmë se kemi të bëjmë me një rrëfim që është ndërtuar mbi bazë të disa konvencioneve të pranuara nga shoqëria dhe që studiuesit janë në gjendje t’i interpretojnë.

Përballja e lexuesit me këtë rrëfim është e tipit polemiko-kontraktore.
Le ta ilustrojmë me dy shembuj këtë që sapo shkrova.

Para disa ditësh, Genc Pollo, në një intervistë me një gazetare të gazetës “Mapo” deklaroi “…Harrohet se janë 200 mijë maturantë që votojnë për herë të parë dhe që i shoh masivisht të prirur nga Partia Demokratike…” (Mapo, 11.05.2013).

Ndërsa Blendi Fevziu, në intervistën e gjatë me Koço Kokëdhimën, ditën e enjte, 9.05.2013, në një moment kur i ftuari po i tregonte skuadrën e kandidatëve të Vlorës dhe përmendi edhe një përfaqësues të Partisë së të Drejtave të Njeriut, Fevziu  i tha bashkëbiseduesit se ti ke thënë që Greqia ka një plan 200-vjeçar për greqizimin e Jugut dhe tani bashkëpunon me një parti greke. 
Ndërhyrja e të ftuarit ishte korrekte dhe e shmangu gafën e rëndë të moderatorit.

Po çfarë ka ndodhur në këto dy raste?

Genc Pollo ka qenë edhe ministër Arsimi dhe ai e di shumë mirë se maturantët e Shqipërisë janë jo më shumë se 40 deri në 45 mijë.

Po pse ai thotë se 200 mijë maturantët  e Shqipërisë janë të prirur… etj. Vërtet nuk e di numrin e saktë?

Po të jetë kështu, ne duhet të alarmohemi që paskemi pasur një ministër Arsimi që nuk di as numrin e maturantëve. Nëse ai e di dhe e deformon me bindje këtë numër, pra bën një figurë të tillë që t’i përshtatet politikanit mashtrues e gënjeshtar që gënjen në kohë fushate, atëherë duhet të mendojmë se bindja e verbër dhe propaganda janë tipar i politikanëve të tipit si Pollo.  Thamë pak më lart se në rrëfimin mediatik ka një autor dhe një rrëfimtar. Pra brenda Pollos janë dy personazhe. Autori Pollo, ai që së bashku me PD-në kanë zgjedhur që të paraqitin shifra të gënjeshtra për të mobilizuar elektoratin e djathtë që të votojë dhe personazhi apo rrëfimtari Pollo, i cili me anë të këtij mashtrimi jep dy mesazhe.

E para i nxit dhe u jep shpresë militantëve të tij se ne jemi shumë dhe nuk është e vërtetë që nuk na voton njeri dhe e dyta e huton publikun me shifra që ai nuk mund t’i verifikojë.

E çuditshme në këtë rast ishte heshtja e opozitës. Moderatori Fevziu dhe të gjithë moderatorët e tjerë kur drejtojnë një emision veshin rrobat dhe bëjnë makijazhin e rolit që duhet të luajnë.

Në këtë rast roli i tyre, meqenëse është publik dhe meqenëse u drejtohet të gjithëve, duhet të jetë i kontrolluar dhe të përmbajë mesazhe që janë konform ligjeve dhe Kushtetutës së një vendi. Moderatorit apo gazetarit nuk i lejohet që të japë mesazhe të kundërta.

Mirëpo Fevziu, publikisht, akuzoi Partinë e Dules se është një parti greke që bashkë me Greqinë kanë 200 vjet që duan të bëjnë greqizimin e jugut.

Edhe Dulja që inatoset shpejt nuk reagoi, ndërsa instancat që e kanë detyrë me ligj të monitorojnë përmbajtjen e mesazheve mediatike nuk folën.

Unë ndërkaq iu riktheva Umberto Ekos dhe kujtova një shkrim të tijin për Mike Bongiornon dhe për fenomenin e everyman-it që po përhapej me shpejtësi nga televizioni.

Eko thotë: “Tani nuk është supermeni i kinemasë, por everyman-i, njeriu tipik i televizionit. Ai ka të gjitha virtytet morale dhe intelektuale në shkallën më të ulët të evolucionit. Ai shitet për aq sa vlen dhe nuk ka turp që të deklarohet injorant. Autoritar me të përunjurit ai sot është bërë një star dhe një idhull duke qenë një shembull i gjallë dhe triumfues i mediokritetit”.
(U.Eco, L’oeuvre ouverte, publié en italien, 1962. Ed. du Seuil, 1965, trad. Ch. Roux de Béziuex.)


ILIR YZEIRI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EMRI I MAQEDONISË DHE SHQIPTARËT E MAQEDONISËNga SHABAN MURATI (05.14.2013)
REZOLUTA ÇAME U TRADHTUA PЁR TЁ DYTЁN HERЁNga RASIM BEBO, Addison /Çikago (05.14.2013)
ERNEST KOLIQI –110 VJETORI I LINDJESNga FRANK SHKRELI (05.14.2013)
MALI I ZI E DON PLAVË-GUCINË PA SHQIPTARËNga RAMIZ LUSHAJ (05.13.2013)
RRUGA E ARBRIT DUHET TË PËRFUNDOHETLetër e hapur z Bujar Nishanit, President i Republikës së ShqipërisëNga Dr. GËZIM ALPION (05.13.2013)
AMERIKA PËR ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT NË SHQIPËRINga FRANK SHKRELI (05.11.2013)
MONOLOG PAS ZYRTARIZIMIT TË LISTAVE - QAJ FACEBOOK ME LOTË PËRPJETËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (05.10.2013)
''JU FLET ZËRI I AMERIKËS''Me rastin e 70-vjetorit të Shërbimit Shqip të VOA-sNga FRANK SHKRELI* (05.09.2013)
DRITËHIJET E LISTAVENga AFRIM KRASNIQI (05.08.2013)
PS 'MEA CULPA' I OFRON SHKODRËS DY INTELEKTUALËAnalizë nga REDAN BUSHATI (05.06.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]