E Premte, 04.19.2024, 11:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
SHTETARË, PA GARANCI PSIKIKE
Nga XHOVANI SHYTI

E Djelë, 05.19.2013, 08:28am (GMT+1)



Shëndeti mendor, pra gjendja psikike e një individi, nuk përbën kurrfarë kushti për të qenë burrë shteti në vendin tonë. Domethënë për të qenë pjesë elitare e pushtetit legjislativ, atij ekzekutiv, si dhe të tjera sferave të larta të jetës institucionale shqiptare. Aktualitetin e gjendjes së shëndetit mendor e ndesh të jetë kriter që kushtëzon, p.sh zgjedhjen e një individ-kandidati në një post inspektori, apo të një kandidati për shofer, për edukatore kopshti, për kamerier, për akullorebërës, për kuzhinier, për ripërtëritje patente, etj. Por kjo gjendje nuk del të jetë kusht ligjor për të qenë anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidat për deputet, kryeministër, ministër, sekretar, zëvendësministër, rektor, dekan apo pjesë zyrtare elitare e stafeve akademike. Me pak fjalë, ekzaminimi dhe paraqitja e një raporti që të dëshmojë gjendjen psikike të një individi, kandidat për në sferat e larta të pushtetësisë shqiptare, nuk është përshirë si detyrim ligjor. Duke përbërë kështu edhe një tjetër privilegj për ata që prodhojnë ligje, që qeverisin e bëjnë politikat zyrtare të vendit. Por edhe duke ngritur hamendësime për praninë në postet e larta zyrtare të pushtetit, shtetit dhe politikës të individëve psikikisht të sëmurë. Gjë që bie në sy gjatë sjelljes së përditshme të disave prej tyre, por që, duke mos përbërë kriter ligjor, nuk rezulton të jetë e ligjëruar. Dhe kjo jo për faj të mjekëve apo mjekësisë,por sepse paraqitja e një dëshmie që të garantojë gjendjen psikike nuk është e përfshirë në detyrimin ligjor të individëve aplikant. Sikurse mund të jetë p.sh paraqitja e dëshmisë që vërteton nivelin e arsimit, atë të pastërtisë juridike, dëshminë profesionale, dëshminë e zotërimit të gjuhëve të huaja e kështu me radhë.

 

Burrë shteti pa garanci psikike!

Duke qenë se gjendemi në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, cilësia e të cilave do të jetë përcaktuese edhe e fatit të të ardhmes europiane të Shqipërisë, padyshim që cilësia e shëndetit mendor të atyre që do t'i administrojnë ato ka rendësi të veçantë. Sikurse ka rendësi speciale, për të përcaktuar fatin cilësor të zhvillimit të vendit, në të ardhmen paszgjedhore 2013, cilësia psikike e individëve që do përbëjnë pozitën e opozitën pas këtyre zgjedhjeve. Por edhe armatën e deputetëve ligj-prodhues, cilësia e shëndetit mendor të të cilëve përcakton dhe cilësinë e ligjeve reformuese, aq të domosdoshme për ta integruar Shqipërinë në bashkësinë europiane. E thënë shkurt, shëndeti mendor, cilësia psikike e personave që do konfirmohen për të qenë burra shteti, nga votimet e 23 qershorit 2013, është guri i themelit për të ndarë fatin e të ardhmes së sistemit kapitalist shqiptarë. Fatin e të ardhmes europiane të Shqipërisë. Për të ndarë fatin e sistemit të vërtetë demokratik të shoqërisë sonë, nga ky hibridi i sotmi demokraturist. Mirëpo sa është i aftë legjislacioni për ti shoshitur siç duhet individët që kandidojnë në këto zgjedhje? Apo ata që kanë në dorë të monitorojnë këtë proces zgjedhor? Çfarë garancie ligjore ka që pas 23 qershorit të mos ketë burra shteti me shëndet mendor të mangët, pjesërisht të mangët apo me dërrasa mangët? A është paraqitja e raportit mjekësor që të dëshmojë gjendjen psikike të kandidatëve për burra shteti kriter i domosdoshëm për të vazhduar garën?

Nëse do t'i referohesh Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, nr. 10.019, dt. 29.12. 2008, azhornuar me ligjin nr. 74/2012, që është edhe ligji themeltar për përcaktimin e mënyrës së zgjedhjeve, cilësinë e tyre dhe të subjekteve pjesëmarrëse në to, konstaton se cilësia e shëndetit mendor nuk përbën asnjë kusht për të qenë aktualisht kandidat, d.m.th nesër deputet i parlamentit e më lart. Në pikën 3 të nenit 3 të këtij kodi citohet se: "çdo shtetas shqiptar, që ka mbushur moshën 18 vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, pa dallim race, etnie, gjinie, gjuhe, bindjeje politike, besimi, aftësie fizike ose gjendjeje ekonomike ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet, në përputhje me rregullat e parashikuara në këtë Kod...".

Mirëpo, as në rregullat e mëtejshme të këtij Kodi, gjendja e shëndetit mendor të individit kandidat për burrë shteti, pas 2013, nuk del të jetë kriter. Madje jo vetëm për individët kandidat për deputet, por as për anëtarët e KQZ-së, të cilët, sipas kritereve të përcaktuara në nenin 12 duhet të jenë: "... me moshë mbi 35 vjeç, me arsim të lartë, të kenë përvojë profesionale prej jo më pak se 10 vjet punë, në fushën e së drejtës, në administratën publike, në administrimin e zgjedhjeve, të mos jenë të dënuar penalisht, të mos kenë qenë anëtar i ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit, të mos kenë qenë të zgjedhur deputet të Kuvendit në 5 vitet e fundit, të mos kenë qenë pjesëtar në 5 vitet e fundit në Policinë e Shtetit, në Forcat të Armatosura dhe në Shërbimin Informativ Shtetëror, të mos jenë larguar nga administrata publike apo çdo funksion publik për shkelje të detyrës".

Që të jenë mirë nga sistemi psikikë as që bëhet fjalë gjëkundi në këtë nen dhe as në atë me nr. 72, të përfshirë në pjesën IV të Kodit, dhe që specifikisht përcakton paraqitjen e dokumenteve të duhura për të realizuar përfshirjen zyrtare në kandisim.

Ja çfarë të dhënash duhet të përmbajnë dokumentet e kandidimit, sipas pikës 2 të nenit 72, që është dhe i fundit i fushës së kritereve: "Listën e plotë të kandidatëve me renditjen përkatëse, të nënshkruar nga kryetari i partisë, ose propozimin nga komiteti nismëtar i një grupi zgjedhësish; emrin, atësinë, mbiemrin datëlindjen, gjininë, adresën e kandidatit dhe një kopje të dokumentit të identifikimit; deklarimin e kandidatit se gëzon të drejtën dhe vullnetin për të kandiduar, në të cilin përfshihet, sipas rastit, deklarimi i dorëheqjes nga funksionet e përcaktuara në nenin 63 të këtij Kodi, shoqëruar me kopjen e deklaratës së dorëheqjes, të depozituar pranë institucionit përkatës; deklarimin e kandidatit të propozuar nga një grup zgjedhësish se nuk do të mbështetet apo nuk do të mbështesë asnjë subjekt zgjedhor në zgjedhje; një listë të nënshkruar nga zgjedhësit e zonës përkatëse, që mbështesin kandidatin ose partinë, sipas neneve 69, 70 dhe 71 të këtij Kodi".

Pra, as në këto pesë pika të Kodit Zgjedhor, gjendja aktuale e shëndetit mendor të kandidatit 2013 nuk figuron të jetë kriter ligjor. Duke mos garantuar kështu bërjen burra shteti të individëve psikikisht të trazuar, sociologjikisht problemor, politikisht dhe pushtetërisht të rrezikshëm për fatin e demokracisë dhe të taksapaguesve shqiptarë.


XHOVANI SHYTI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ME SHKAS...Nga LEBIT MURTISHI (05.18.2013)
SHEMBULLI I TRAFIKIMIT TË NARD NDOKËS, SHENJË E DEGRADIMIT TË SISTEMIT POLITIKNga ELIDA BUÇPAPAJ (05.17.2013)
NJË JAVË E KEQE PËR ADMINISTRATËN OBAMANga FRANK SHKRELI (05.17.2013)
POLLO DHE FEVZIU - DY DEFORMIME TË NARRACIONIT MEDIATIKNga ILIR YZEIRI (05.16.2013)
EMRI I MAQEDONISË DHE SHQIPTARËT E MAQEDONISËNga SHABAN MURATI (05.14.2013)
REZOLUTA ÇAME U TRADHTUA PЁR TЁ DYTЁN HERЁNga RASIM BEBO, Addison /Çikago (05.14.2013)
ERNEST KOLIQI –110 VJETORI I LINDJESNga FRANK SHKRELI (05.14.2013)
MALI I ZI E DON PLAVË-GUCINË PA SHQIPTARËNga RAMIZ LUSHAJ (05.13.2013)
RRUGA E ARBRIT DUHET TË PËRFUNDOHETLetër e hapur z Bujar Nishanit, President i Republikës së ShqipërisëNga Dr. GËZIM ALPION (05.13.2013)
AMERIKA PËR ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT NË SHQIPËRINga FRANK SHKRELI (05.11.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]