VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GJËNDJA E LIRISË FETARE NË BOTËNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 08:44am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
GJËNDJA E LIRISË FETARE NË BOTË
Nga FRANK SHKRELI

E Enjte, 05.23.2013, 06:50am (GMT+1)



"Mbi të gjitha të drejtat që Amerikanët i konsiderojnë të shenjta, është liria për të ushtruar fenë sipas dëshirës....ne e dimë gjithashtu se liria e fesë nuk është një e drejtë vetëm për amerikanët, por ajo është një e drejtë universale që duhet mbrojtur në këtë vend dhe anë e mbanë botës. Kjo liri është pjesë e pandarë e dinjitetit njerëzor dhe pa të, bota jonë nuk mund të ketë paqë të qëndrueshme." Presidenti Barak Obama

Të hënën, Departmenti Amerikan i Shtetit (DASH) botoi raportin vjetor mbi lirinë fetare në botë, bazuar në aktin e Kongresit Amerikan për Lirinë e Fesë në botë, ligj ky i miratuar 15 vjetë më parë. Në përmbledhjen e raportit të këtij viti, DASH thotë se me këtë ligj, qeveria e Shteteve të Bashkuara bëri një deklaratë të guximshme në mbështetje të atyre që janë të shtypur dhe të përsekutuar, vetëm e vetëm se dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e praktikimit të fesë së tyre. Raporti i DASH e bën të qartë se ky ligj, përveç se mbron të drejtën e individit të ushtrimit të fesë -- ai mbron gjithashtu edhe të drejtën për të mos besuar -- si një e drejtë universale e njeriut. Ky ligj gjithashtu detyron DASH, që të botojë çdo vit një raport për të venë në dukje nëse qeveritë anë e mbanë botës e mbrojnë ose jo të drejtën universale të fesë.

Liria e fesë dhe e drejta për ushtrimin e saj, sipas dëshirës së individit, plotëson një nevojë të madhe të njeriut, thuhet në raport, dhe se nevoja për lirinë e fesë bëri që pelegrinët e parë të largoheshin, për arsye të shtypjeve fetare, nga Europa për në Amerikë, shekuj më parë dhe këjo e drejtë njëkohsisht është e vulosur në Kushtetutën amerikane si një prej të drejtave bazë të njeriut. Mirëpo, DASH në raportin e tij mbi lirinë fetare në botë thotë se këjo e drejtë nuk është aspak një e drejtë eksklusive amerikane, duke shtuar se të gjitha shtetet anë e mbanë botës janë angazhuar për të mbështetur lirinë fjalës, lirinë e ndërgjegjës dhe lirinë e fesë, që është gur themeli dhe standardi botëror për mbrojtjen e të drejtave të njeriut anë e mbanë botës ç'prej vitit 1948.

Por, megjithkëtë, këjo e drejtë universale e lirisë së besimit, sipas raportit, është sfiduar duke u abuzuar në shumë vende të botës, ndërkohë që qeveritë kanë krijuar një "atmosferë jo toleruese" që shpesh ka çuar në urrejtje dhe dhunë fetare. Raporti thotë se ndërsa shumë shtete anë e mbanë botës, respektojnë dhe mbrojnë të drejtën e fesë, shumë vende dhe qeveri të tjera, fatkeqsisht, nuk e mbrojnë këtë të drejtë bazë, duke kufizuar në mënyrë aktive këtë të drejtë nepërmjet miratimit të ligjeve shtypëse, ndërsa pjesëtarë të shoqërisë sulmojnë bashkqytetarët e vet në bazë të urrejtjes fetare dhe nuk kërkohet llogari nga ata që kryejnë dhunë të tilla, sidomos kundër anëtarëve të besimeve minoritare.

Raporti i përgjithëshëm vjetor përfshinë kapituj për pothuaj 200 shtete dhe territore duke përshkruar për secilin vend ligjet, politikat dhe praktikat e qeverive të ndryshme, për vendet që mbrojnë dhe respektojnë lirinë fetare, dhe njëkohësisht dokumenton, edhe shtypjet, dhunën dhe urrejtjet fetare për shtetet të tjera. Në raport thuhet se, Sekretari Amerikan i Shtetit Xhon Kerri e ka bërë të qartë se këto raporte duhet "të jenë të sakëta, objektive, të hollësishme dhe të sinqerta." Kryediplomati amerikan tha se liria e fesë është një e "drejtë që çdo person gëzon që prej lindjes", dhe konsideron se "sulmet kundër lirisë së fesë janë një shqetësim jo vetëm moral, por përbëjnë shqetsim edhe për sigurimin kombëtar të Shteteve të Bashkuara".

Ndër vendet kryesore abuzuese të lirisë së fesë, që renditë raporti janë, Kina, Korea e Veriut, Arabia Saudite, Siria, Rusia, Uzbekistani, Irani, Turkemenistani, Taxhikistani, Azerbajxhani, Kuba, Sudani, Eritrea, Pakistani. Në raportin vjetor mbi lirinë e fesë në botë thuhet se të "krishterët janë bërë objekti kryesor i abuzimeve dhe diskriminimeve shoqërore" në disa vende të botës dhe shton se edhe grupe minoritare myslimanësh kanë vuajtur abuzim e diskriminim, veçanërisht në ato vende ku ata konsiderohen nga shumica myslimane, si "heretikë ose të huaj".
Në raportin mbi lirinë e fesë në Shqipëri thuhet se kushtetuta, ligjet dhe politika mbrojnë lirinë fetare dhe qeveria, në përgjithësi, respekton lirinë e fesë e të besimit, duke shtuar se nuk kishte raporte mbi abuzime ose diskriminime shoqërore, bazuar në praktikimin e fesë. Qeveria, thuhet në raport, ka vazhduar të merret me kërkesat e grupeve fetare për këthimin e pronave komuniteteve fetare, por megjithkëtë,shumë prej këtyre kërkesave mbeten të pazgjidhura.

Edhe raporti mbi Kosovën thekson se kushtetuta dhe ligjet e vendit mbrojnë lirinë e fesë në praktikë,dhe në përgjithësi, qeveria respekton lirinë fetare. Udhëheqsit fetarë, thotë raporti, kanë folur për një mungesë mekanizmi që do t'i lejonte ata të regjistroheshin dhe të merrnin status ligjor, gjë që ka krijuar një numër sfidash praktike në kryerjen e ativiteteve të tyre të përditshme.

Në përfundim, raporti citon Sekretarin amerikan të Shtetit Xhon Kerri i cili ka thënë në Berlin në Janar se, "si shtet,dhe si shoqëri, në jetojmë dhe ekzistojmë bazuar në idenë e lirisë së fesë dhe të tolerancës fetare, cilado fe qoftë..." Qeveria e Shteteteve të Bashkuara, nepërmjet diplomatëve të saj, do të vazhdojë të tërheq vëmendjen ndaj abuzimeve të lirisë fetare kudo që të ndodhin dhe do të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion e tyre për të inkurajuar, për të mbështetur dhe për të mbrojtur të gjithë ata, liria fetare e të cilëve kërcënohet, përfundon raporti i DASH mbi Lirinë Fetare në Botë.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Barometri diplomatikSERBIA NËNSHKROI NJË TRAKTAT ILEGAL PËR TJETËRSIMIN E MINIERËS 'TREPÇA' TË KOSOVËS?!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (05.21.2013)
KOSOVA SHËNON JAVËN E TOLERANCËSNga FRANK SHKRELI (05.21.2013)
NUK KA UJË, KA REVOLUCIONNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (05.20.2013)
LËVIZJE NË PESËSHEN MOSNJOHËSE TË KOSOVËSNga SHABAN MURATI (05.20.2013)
SHTETARË, PA GARANCI PSIKIKENga XHOVANI SHYTI (05.19.2013)
ME SHKAS...Nga LEBIT MURTISHI (05.18.2013)
SHEMBULLI I TRAFIKIMIT TË NARD NDOKËS, SHENJË E DEGRADIMIT TË SISTEMIT POLITIKNga ELIDA BUÇPAPAJ (05.17.2013)
NJË JAVË E KEQE PËR ADMINISTRATËN OBAMANga FRANK SHKRELI (05.17.2013)
POLLO DHE FEVZIU - DY DEFORMIME TË NARRACIONIT MEDIATIKNga ILIR YZEIRI (05.16.2013)
EMRI I MAQEDONISË DHE SHQIPTARËT E MAQEDONISËNga SHABAN MURATI (05.14.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]