E Martë, 10.15.2019, 02:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
GJENDJA E MITROVICËS DHE E KOSOVËS LINDORE NË TË KALUARËN DHE SOT...
(Kumtesë me rastin e përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, organizuar nga Bashkësia e Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër)
Nga LEBIT MURTISHI

E Mërkurë, 05.29.2013, 06:01pm (GMT+1)




Konsideroj se problemi që trajtohet sot e shumë vite të shkuar në forume të panumërt, qofshin shkencore, kulturore, a të një natyre tjetër, në lidhje me qytetin e Mitrovicës, përveç qasjeve emocionale, politike e sociale, që kanë të bëjnë me trashëgiminë historike të atij teritori dhe me pasuritë e pallogaritshme nëntokësore, (që sigurisht kanë peshë të veçantë) asnjëherë, së paku jo seriozisht dhe shkencërisht, nuk është shqyrtuar shkaku i këmbënguljes dhe ulërimës serbomadhe për të qëndruar e paprekshme në teritorin e Mitrovicës, dhe përmes saj, në gjithë teritorin e Kosovës... Shkaqet, pse flejnë të dyja Akademitë e Shkencave, në Tiranë dhe në Prishtinë, nuk jam kompetent t`i shpjegoj, por pasojat e këtij gjumi absurd, jam në gjendje, edhe t`i ndiej edhe t`i shpjegoj. Pse heshtin këto institucine, që janë përgjegjëse të përgjigjen, që i kanë kompetencat dhe të gjitha potencialet për të gjetur rrugëzgjidhjet e problemit, sigurisht se një ditë do të flasë historia, por druhem se mos bëhet vonë...

Gjithashtu konsideroj, se Mitrovica ka qënë dhe do të mbetet synim strategjik i politikës serbomadhe për një arsye të madhe ndër shumë arsye të vogla: Në radhë të parë, synon t`i mbajë dhe po i mban sa më larg shqiptarët dhe një pjesë të Bashkësisë Ndërkombëtare (sidomos SH.B.A.të), nga vija e ashtuquajtur neuralgjike, që lidh boshtin ortodoks, Athinë-Beograd-Moskë; bosht ky, që fatkeqësisht, kalon përmes Kosovës Lindore, dhe në radhë të dytë, duke u ,,ngujuar"në Mitrovicë, gjithnjë për qëllimin e njëjtë, përmes shantazheve dhe krizave permanente, do të përpiqet të bind opinionin ndërkombëtar, se serbia, edhe pse i është ,,marrë" teritori i Kosovës, është e gatshme për kompromise në pjesët tjera të Kosovës( që ajo i quan djep dhe varr të vetin), pa i krijuar askujt hapësirë të kapërcejë kufijt e Ibrit. Fatkeqësisht, me përkrahjen që ka trashëguar në disa qarqe të vendimmarrjes, politika e saj pushtuese vazhdon të japë rezultate. Pra, ka arritur të fokusojë rreth Mitrovicës interesimin dhe vëmendjen e të gjitha instancave ndërkombëtare. Rënia e ,,udhëheqësve" të politikës shqiptare në rrjetin e kësaj strategjie serbosllave, padyshim që do ketë pasoja afatgjata dhe të rrezikshme, jo vetëm për Kosovën Lindore.

    ***

Duke dashur të respektoj organizatorin e nderuar të këtij takimi të përvjetshëm, ku mund të japim mendimet tona edhe ne mërgimtarët e fatit, druaj se mund të shkel parimin bazë të fjalës dhe mendimit të lirë, poqe se mbes brenda kornizës që ka caktuar nikoqiri. Në këto raste, kur mungon çdo masë kompromisi, është vështirë të gjejshë balancën pa i hyrë askujt në ,,hatër"...Por kur mendoj që ky problem nuk është shpikje e këtij forumi, vendosa të respektoj parimin, për ç`gjë mendoj se edhe tek organizatori i takimit do të gjej një mirëkuptim.

Konkretisht, duke u përqëndruar në ,,zonat më të nxehta", në këtë rast në ,,Kosovën Lindore", edhe në të kaluarën, edhe sot, flitet e shkruhet për një teritor të vetëm që mbeti padrejtësisht jashtë kufijve të Kosovës, flitet e shkruhet për një teritor të shtrirë në tri qytete të asaj treve.

Nuk e di a është koincidencë lidhja e fatit të Mitrovicës dhe Kosovës Lindore me lojërat e mëhershme të politikës nënshtruese shqiptare, të asaj politike antikombëtare, që dalngadalë, herë përmes librash, herë përmes dhunës, mëtoi të fshijë nga kujtesa dhe nga shpirti i popullit shqiptar kufijt realë të Shqipërisë!..Druaj se,,fatet" historike po na mësojnë të harrojmë veten, po na mësojnë të pajtohemi me realitetet e krijuara nën forcën e armëve...

Nuk e di sa është reale dhe morale të kufizojmë problemin tonë kombëtar në kufijt që i prenë e i vendosën me zjarr e hekur armiqtë e popullit shqiptar. Dihet mirëfilli i ndarjes së Kosovës, (të asaj gjysmë Shqipërie) në katër njësitë administrative të ish federatës jugosllave: Kosovë, Serbi, Maqedoni dhe Mali i Zi. Ndarja ndodhi menjëherë pas LDB-së(Luftës së dytë Botërore). Dhe fatkeqësisht, në këto kohë,,moderne",edhe ne shqiptarët u ,,mësuam" të flasim veç e veç, dhe të kemi qasje të ndryshme për këto teritore të trungut të njëjtë. Askush nuk e përmend termin,,Kosova Jugore",as anët tjera të saj, sikur ato nuk ekzistojnë, sikur Kosova është pa krahë të tjerë. Nënkuptimi është i tmerrshëm:Kemi pranuar në mënyrë të heshtur mbylljen e kësaj teme që kullon gjak e qelb të njëjtë si vet Kosova. Shqiptarët dhe teritoret e tyre të pushtuara nga serbo-maqedono-malazezët, janë dhe do të jenë Kosovë e Shqipëri aq sa është edhe Kosova Lindore. Tjetër është raporti i forcave në këto konjuktura politike aktuale, por inteligjencës dhe shkencës i takon të rrahë problemet parimisht dhe shkencërisht, dhe jo konformisht. Konformizmi politik i shtresave intelektuale është rreziku më i madh për të ardhmen e një populli.

    ***

Në këtë rrafsh, mendoj që duhet të ngulitim në vetëdijen qytetare shqiptare, se problemi ynë është i pandashëm dhe vetëm si i tillë mund të zgjidhet, dhe vetëm si i tillë mund të ketë peshë përpara faktorëve të vendosjes...Përndryshe, nëse pranojmë këtë status minoritarësh të imponuar nga të tjerët, atëherë duhet të pajtohemi se problemi ynë është i zgjidhur. Do hapen shkolla, siç janë hapur, në gjuhën shqipe, do kemi ansambletë komunale pa kompetenca, siç i kemi, dhe do presim në radhë që proceset e ,,përmirësimit" të kushteve të jetesës të realizohen sipas,, standardeve ndërkombëtare". Dje kjo do të ndodhë kur t`i zbutet shpirti qeverive fashiste të Beogradit, Shkupit dhe Podgoricës...Deri atëherë do na sugjerohen durime dhe kërcënime, do kemi gjak fëmijësh në rrugët e Shkupit dhe të Preshevës, do kemi spastrime të heshtura teritoresh shqiptare, dhe në fund do kemi,,Bashkim Kombëtar" mes një copëze të Kosovës dhe Shqipërisë Londineze. Fatkeqësisht, po e përsëris fjalën time, duke u sjellë një fakt historik nga Konferenca e famshme e Bujanit, e cila vazhdon të cilësohet si bastion i Bashkimit Kombëtar, duke harruar se në atë Konferencë, përveç përfaqësuesve serbo-malazezë, nuk kishte asnjë përfaqësues të trojeve etnike shqiptare jashtë Kosovës së ngushtë. Prandaj më duket se ,,spontanisht" kemi zbritur në fushat e planprogrameve të ,,Kominternës Internacionaliste". Në këtë frymë politike dhe në këto konture të caktuara nga iks faktorë ndërkombëtarë, u ngrit dhe veproi edhe rugovizmi; nën këtë disiplinë të imponuar u përqëndrua gjithë energjia kombëtare në një teritor të ngushtë, pa llogaritur pasojat (që po i vuajmë) nëpër pjesët e mbetura nën sundimin sllav. Pra, kemi një vazhdimësi deziorientuese të politikbërjes shqiptare kur është në pyetje Atdheu dhe Kombi. Së paku në këto dy deceniet e fundit, i ashtuquajturi lidership shqiptar, për interesa personale dhe grupore e shndërroi politikën kombëtare në politikë klanesh dhe principatash mesjetare. Tashmë nuk duhet të habitemi, se pas kërkesave antikombëtare për krijimin e kombit kosovar dhe të ,,komunitetit çam", mund të paraqiten kërkesa për formimin e,,kombit iliridas, ,,luginas", ,,anamalas"etj.etj. Këto rrugë i shtroi dhe vazhdon t`i mbështes politikbërja miope e klasës politike të sotme.

Në fund, kërkoj nga autoriteti që na ka ftuar në këtë tryezë, që në takimet e ardhshme të flasim dhe të diskutojmë për çështjen shqiptare si tërësi, të pandashme dhe të paprekshme nga asnjë faktor ndikues, i jashtëm qoftë, apo i brendshëm...

    Lebit Murtishi
    Drejtues i Unionit Gjithëshqiptar,,Vëllazërimi Ynë"
    Tetovë
    Republika e Shqipërisë
    29.06.2013


LEBIT MURTISHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RRITJA E URREJTJES NË EVROPËNga NICHOLAS BURNS, 'The Boston Globe' dhe 'International Herlad Tribune' (05.28.2013)
ZGJEDHJE MES PARTISH TË MAJTA NË NJË DEMOKRACI E LIRI TË ASFIKSUARNga ROMEO GURAKUQI, Instituti i Historisë Bashkëkohore Universiteti Europian i Tiranës (05.27.2013)
MARRËVESHJA E PARTNERITETIT STRATEGJIK SERBI-RUSINga SHABAN MURATI (05.27.2013)
ROLI I MEDIAS NË FUSHATËN ELEKTORALENga FRANK SHKRELI (05.27.2013)
SI ËSHTË MANIPULUAR HISTORIA E SHQIPTARËVE NDËR DEKADANga Prof. JAMES PETTIFER (Oxford University) (05.26.2013)
SHQIPTARËT MES EVROPIANIZMIT DHE NACIONALIZMIT MAQEDONASNga EMIN AZEMI (05.26.2013)
KOSOVA NË KOHËN KUR NUK ËSHTË VËNË ASNJË GURË THEMELI, PO ZIHET NË ANARKINË E LIBERALIZMI PLURI-PAR-TITISTNga ISUF B. BAJRAMI (05.25.2013)
Ndaj e kuptoj Zef Skiroin!PENDESA QË VETËVONOHET AS TEK ZOTI NUK PRANOHETNga LEBIT MURTISHI (05.24.2013)
BERISHA I PASTRON LISTAT E 23 QERSHORIT NGA KRITIKËT DEMI, MARKU DHE ALIBEAJNga ELIDA BUÇPAPAJ (05.23.2013)
GJËNDJA E LIRISË FETARE NË BOTËNga FRANK SHKRELI (05.23.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]