VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SOLIDARËSIA SERBO-MAQEDONASE KUNDËR SHQIPTARËVENga FRANK SHKRELI*

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 10:49pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
SOLIDARËSIA SERBO-MAQEDONASE KUNDËR SHQIPTARËVE
Nga FRANK SHKRELI*

E Enjte, 05.30.2013, 05:53am (GMT+1)



Në fund të kësaj jave në Ohër të Maqedonisë pritej të mbahej mbledhja 16-të e nivelit të lartë e kryetarëve të Shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Jug-lindore (SEECP). Konferenca - tashmë e anulluar - me titull, "Solidarësi në Akcion" thuhej se do të trajtonte zgjidhje të përbashkëta rajonale, por me rëndësi globale. Mision i madh ky që kishte marrë përsipër kjo konferencë për rajonin, por pa pjesëmarrjen e një pjese të rajonit të rëndësishme të rajonit, pa pjesëmarrjen e Shqiptarëve.

Presidenti maqedon Ivanov, si organizues i radhës i këtij takimi, refuzoi të ftojë në këtë takim Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me justifikimin se po të bënte një gjë të tillë, disa shtete të rajonit nuk do të merrnin pjesë në takimin e organizuar nga ai. Reagimet ndaj përjashtimit të përfaqësimit të shtetit të Kosovës, në personin e Presidentes Jahjaga, ishin të shpejta nga Tirana zyrtare dhe nga diaspora në Amerikë.

Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA/NAAC) reagoi ashpër ndaj vendimit të Shkupit për të mos ftuar Prishtinën zyrtare në mbledhjen e nivelit të lartë në Ohër. KKSHA dënoi ashpër vendimin e presidentit Ivanov si dhe prapaskenat e presioneve të qeverive së Serbisë dhe të Bosnjës për të mos ftuar Kosovën në këtë takim rajonal, dhe njëkohësisht dënon fuqishëm edhe autoritetet maqedonase që u përkulën para këtij presioni. KKSHA, me të drejtë nënvijon faktin se ky qëndrim i Serbisë është në kundërshtim të plotë dhe njëherazi shkelë edhe marrëveshjen e fundit midis Beogradit dhe Prishtinës, ku Serbia angazhohet se nuk do të bllokojë procesin e integrimit evropian të Kosovës. KKSHA, organizata lobiste shqiptaro-amerikane me qendër në Uashington -- e cila promovon të drejtat dhe interesat shqiptare si dhe paqën dhe zhvillimin ekonomik në Ballkan -- kritikon udhëheqësin maqedon Ivanov duke thënë se "ai humbi një rast të volitshëm për të treguar vendosmërinë e tij si udhëheqës, dhe për të vënë në dukje frymën e bashkpunimit rajonal si dhe angazhimin e tij ndaj vlerave europiane." Organizata shqiptaro-amerikane, në reagimin e saj, thekson se në qoftë se SEECP, si organizatë do të ketë ndonjë rëndësi ose efekt të dukshëm për zhvillimet pozitive në rajon, ajo duhet të zbatojë parimin se "kur një vend përjashtohet nga pjesëmarrja në konferencat e saj, atëherë të gjitha vendet janë të përjashtuara."
KKSHA mirëpriti gjithashtu edhe vendimin e Shqipërisë për të mos marrë pjesë në mbledhjen e nivelit të lartë në Ohër, pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve zyrtarë të Kosovës. Gjithashtu i tillë do të ishte vendimi i Kroacisë, çka, më në fund, e detyroi Maqedoninë të anullonte Konferencën.

Në një deklaratë në portalin e Presidencës shqiptare thuhet se Presidenti i Republikës së Shqipërisë nuk do të marrë pjesë në takimin e Ohrit të organizatës SEECP. Ndër të tjera udhëheqësi shqiptar thotë se orgnaizata SEECP, "duhet të mbetet forumi qendror dhe një nismë unike, bazuar në vullnetin e vetë vendeve të rajonit. Ai duhet të jetë institucioni gjithëpërfshirës, ku të gjithë vendet e rajonit të jenë të pranishme dhe të unifikojnë qëndrimet e tyre për problemet e përbashkëta në procesin e zhvillimit dhe integrimit në familjen evropiane. Jo izolimi dhe përjashtimi, por bashkëpunimi dhe integrimi janë kushtet për suksesin e plotë të misionit të tij", thotë presidenti Nishani në sqarimin e tij për mos marrë pjesë në mbledhjen rajonale të Ohrit, pa pjesmarrjen e Kosovës. Presidenti Nishani, pasi shpreh keqardhjen për "thyerjen e atmosferës së mirëbesimit dhe të respektit reciprok", njofton se ai nuk do të shkojë në Ohër duke theksuar, "zhgënjimin (e tij) lidhur me kushtëzimin destruktiv që i bëhet pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të vendeve të rajonit në Samitin e Ohrit", përfundon udhëheqësi shqiptar, duke shpjeguar arsyen e refuzimit për të marrë pjesë në takimin e SEECP-it në Ohër.

Edhe Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Z. Jozefina Topalli njoftoi mospjesëmarrjen e saj në takimin e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të procesit të Bashkpunimit në Evropën Juglindore, në kuadër të takimeve të SEECP-it, "në shënjë proteste dhe pakënaqësie për shkak të mosftesës së Prishtinës në takimin e nivelit të lartë të bashkëpunimit rajonal."

Duke refuzuar pjesëmarrjen e Kosovës në mbledhjen e Ohrit, kjo konferencë e organizuar nga maqedonët, do të ishte më mirë të kishte titullin, "Solidarësia serbo-maqedonase kundër Shqiptarëve", në vend të titullit, "Solidarësia në Veprim" ("Solidarity in Action"). Fjala është Solidarësia kundër kujt? Hipokrizia e mosftesës së Prishtinës nga ana e Shkupit, nën presionet e Serbisë dhe të Bosnje Hercegovinës, qëndron në faktin se SEECP u themelua në vitin 1966, me qëllim për të krijuar një atmosferë besimi, marrëdhëniesh së fqinjësisë së mirë, të stabilitetit dhe paqës në rajon. Shkupi e ka ditur mirë se pa pjesëmarrjen e Prishtinës, as Tirana nuk kishte si të merrte pjesë. Por maqedonëve u ka interesuar më shumë pjesëmarrja e Serbisë se sa prania e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare në Ohër. Ka kaluar koha kur Shqipëria dhe Shqiptarët injoroheshin. Mund të mbahen konferenca, madje edhe të nivelit të lartë, si kjo në Ohër, por ato janë humbje kohe sepse pa pjesëmarrjen e shqiptarëve nuk as paqë as stabilitet rajonal, dhe as përmërsim të fqinjësisë së mirë midis popujve të Ballkanit. Duan e s'duan fqinjët e Shqiptarëve, është mirë dhe në interesin e të gjithëve që tanimë të të njohin realitetin në Ballkan. Shqiptarët kanë qenë dhe janë aty, që sipas At Gjergj Fishtës, aty ku, "Ata u banë ballë me fuqi kurrë të përkulshme të shpirtit të vet bujar, qoftë thellimeve të furive të shekujve, qoftë edhe padrejtësisë së hipokrizisë njerëzore....ky popull ashtë bash ai popull i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktikat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuash prej vetë rranjëve të vjetra, ai ashtë sot zot autokton i pakundërshtueshëm i tokave të veta." (At Gjergj Fishta në Konferencën e Paqës, 1919).

Mos të tradhtohen organizuesit e mbledhjes së Ohrit dhe përkrahësit e tyre në Beograd se pa pa pjesëmarrjen e Shqiptarëve, nuk do të realizohen objektivat bazë të organizatës SEECP-it, për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe transformim të rajonit të Ballkanit në një zonë paqeje dhe stabiliteti që është një dëshirë e madhe e Shqiptarëve.

*Frank Shkreli, ish-Drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan

At Gjergj Fishta


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJENDJA E MITROVICËS DHE E KOSOVËS LINDORE NË TË KALUARËN DHE SOT...(Kumtesë me rastin e përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, organizuar nga Bashkësia e Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër)Nga LEBIT MURTISHI (05.29.2013)
RRITJA E URREJTJES NË EVROPËNga NICHOLAS BURNS, 'The Boston Globe' dhe 'International Herlad Tribune' (05.28.2013)
ZGJEDHJE MES PARTISH TË MAJTA NË NJË DEMOKRACI E LIRI TË ASFIKSUARNga ROMEO GURAKUQI, Instituti i Historisë Bashkëkohore Universiteti Europian i Tiranës (05.27.2013)
MARRËVESHJA E PARTNERITETIT STRATEGJIK SERBI-RUSINga SHABAN MURATI (05.27.2013)
ROLI I MEDIAS NË FUSHATËN ELEKTORALENga FRANK SHKRELI (05.27.2013)
SI ËSHTË MANIPULUAR HISTORIA E SHQIPTARËVE NDËR DEKADANga Prof. JAMES PETTIFER (Oxford University) (05.26.2013)
SHQIPTARËT MES EVROPIANIZMIT DHE NACIONALIZMIT MAQEDONASNga EMIN AZEMI (05.26.2013)
KOSOVA NË KOHËN KUR NUK ËSHTË VËNË ASNJË GURË THEMELI, PO ZIHET NË ANARKINË E LIBERALIZMI PLURI-PAR-TITISTNga ISUF B. BAJRAMI (05.25.2013)
Ndaj e kuptoj Zef Skiroin!PENDESA QË VETËVONOHET AS TEK ZOTI NUK PRANOHETNga LEBIT MURTISHI (05.24.2013)
BERISHA I PASTRON LISTAT E 23 QERSHORIT NGA KRITIKËT DEMI, MARKU DHE ALIBEAJNga ELIDA BUÇPAPAJ (05.23.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]