VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MBI NJË DËSHTIM DIPLOMATIK HISTORIK NË SHKUPNga SHABAN MURATI

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 04:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
MBI NJË DËSHTIM DIPLOMATIK HISTORIK NË SHKUP
Nga SHABAN MURATI

E Hënë, 06.03.2013, 06:52am (GMT+1)




Nuk ka ndodhur kurrë gjatë 17 vjetëve, që kur është krijuar organizata e Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, SEECP, që të anulohet në prag të mbajtjes një mbledhje e nivelit të lartë të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të kësaj organizate. Ndodhi për herë të parë gjatë presidencës aktuale të kësaj organizate nga Maqedonia, presidenti i së cilës anuloi samitin e kryetarëve të shteteve tri ditë përpara se ai samit të mbahej në Ohër në 1 qershor. Është një skandal diplomatik historik në rajon, jo vetëm i pashembullt, por edhe tepër sinjifikativ, për të treguar se 17 vjet konferenca, deklarata të përbashkëta patetike dhe retorika të sheqerosura ministrore për bashkëpunimin rajonal, kanë pasur si rezultat kthimin e SEECP në një NGO, organizatë joqeveritare.

Nuk është e qartë se përse presidenti i Maqedonisë vendosi të hyjë në historinë e kësaj organizate si presidenti i parë dhe si shteti i parë që anulon një samit "në orën 12 pa pesë", siç shprehet me ironi-ish diplomati i njohur maqedonas, Ognen Maleski, pas një viti përgatitjesh diplomatike e shtetërore, dhe kur samiti është kulminacioni i presidencës së organizatës, (dhe i reklamës), nga shteti përkatës. Përtej boshllëkut të frazave të komunikatës presidenciale maqedonase se e ndërmori vendimin e anulimit për interesat shtetërore dhe dinjitetin e Maqedonisë, është fakt i padiskutueshëm se merita e parë e këtij dështimi historik diplomatik i takon shtetit organizator, Maqedonisë. Udhëheqja e Maqedonisë u fut me dëshirë dhe me ndërgjegje të plotë në labirintet e meskinitetit diplomatik ballkanik dhe bizantin, duke u përpjekur që të përdorë karrigen e presidencës së organizatës për lojëra të errëta me frymëzim mesjetar. Shkupi i dha jetë strategjisë së dështimit, duke krijuar pretekstin kryesor artificial, që ishte mosftuarja e Kosovës për të marrë pjesë në samitin e organizatës rajonale. Samiti do të mbahej në 1 qershor 2013, në një kohë që shtetin e Kosovës e kanë njohur 100 shtete anëtare të OKB, dhe në një kohë që Serbia dhe Kosova kanë nënshkruar në 19 prill një marrëveshje ndërkombëtare, në të cilin përfshihet detyrimi që Serbia dhe Kosova nuk do të pengojnë njëra-tjetrën në rrugën e integrimit në BE, por as nuk do të nxisin shtetet e tjera ta bëjnë këtë gjë. Dhe rruga e integrimit ka si kusht kryesor bashkëpunimin rajonal dhe fqinjësinë e mirë. Firmat, nenet dhe fryma e marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës, ia kishin shtruar rrugën Maqedonisë për të ftuar Kosovën bashkë me shtetet e tjera të rajonit. Por udhëheqja e saj nuk e bëri këtë, sepse ajo u josh pas paragjykimeve dhe intrigave ballkanike, dhe për të thënë më hapur të vërtetën, i shkoi lojës së Serbisë. Siç thekson në një shkrim të tij ish-ministri i Jashtëm maqedonas, Denko Maleski, udhëheqja maqedonase bëri një vlerësim të gabuar që nuk ftoi Kosovën.

Është thënë se Beogradi i ka kërkuar Shkupit të mos e ftojë Kosovën, me arsyetimin se ajo nuk është anëtare e SEECP. Maqedonia e shpjegoi mosdërgimin e një ftese për Kosovën me këtë kërkesë të Serbisë. Mirëpo zëvendëskryeministri i parë i qeverisë serbe, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se Serbia nuk ia ka kërkuar këtë gjë dhe vendimi për të mos ftuar Kosovën është qëndrim i vetë Maqedonisë. Shkupi nuk e përgënjeshtroi zëvendëskryetarin e qeverisë serbe, ndoshta për hir të së vërtetës, ndoshta për hir të kompleksit të inferioritetit.

Maqedonia është vetë shteti i parë në historinë e SEECP, që ka krijuar precedentin e ftuarjes si anëtar në samit të një shteti joanëtar, duke u bërë shkelësja historike e procedurave dhe e formatit të punimeve të mbledhjeve dhe konferencave të SEECP. Në samitin e 23 shkurtit të vitit 2001, që u mbajt në Shkup dhe ku kam pasur rastin të marr pjesë si anëtar i delegacionit të Shqipërisë, Maqedonia, si presidente e radhës kishte ftuar Serbinë të merrte pjesë në samitin e SEECP, ndonëse Serbia nuk ishte anëtare. Serbia ishte një shtet i ri, i cili sapo kishte nisur të aplikonte anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe vetëm para dy muajsh ishte bërë anëtar i OKB-së. Por Maqedonia e ftoi, dhe për më tepër, as bëri konsultime dhe as njoftoi shtetet e tjera anëtare për ftesën ndaj Serbisë, siç e kërkonte statuti i SEECP. Shkupi e bëri këtë hap për Serbinë, dhe shtetet e tjera anëtare, përfshirë edhe Shqipërinë, nuk e kundërshtuan këtë veprim të parregullt, sepse interesi më i madh rajonal ishte përfshirja e shpejtë në bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar e Serbisë së sapohyrë në proceset demokratike, pas largimit të Sllobodan Millosheviçit. Maqedonia, që krijoi precedentin e ftesës për Serbinë në vitin 2001, nuk e bëri për Kosovën në vitin 2013.
Ajo që e bën më komprometues qëndrimin obstruksionist të Maqedonisë ndaj pjesëmarrjes së Kosovës, është fakti se tashmë ekziston një praktikë ndërkombëtare diplomatike, e cila ka sanksionuar pjesëmarrjen e Kosovës në takimet dhe në mbledhjet ndërkombëtare shtetërore. Në 22 mars të vitit 2010 Sllovenia organizoi në Bërdo samitin e kryetarëve të shteteve të vendeve të Europës Juglindore, ku ftoi bashkë me shtetet e tjera, edhe Kosovën, dhe pavarësisht presionit dhe refuzimit të Serbisë, samiti u zhvillua me sukses me pjesëmarrjen e Kosovës. Në 27 maj 2011 Polonia organizoi samitin e kryetarëve të shteteve të vendeve të Europës Qendrore dhe Juglindore, ku kishte ftuar edhe Kosovën, dhe ku merrte pjesë edhe presidenti i SHBA, Barak Obama. Me gjithë presionin dhe refuzimin e Serbisë, samiti u zhvillua me sukses me pjesëmarrjen e Kosovës. Maqedonia nuk ndjek këtë praktikë udhërrëfyese diplomatike, por preferon të bëhet pjesë e intrigave diplomatike të Serbisë dhe të prodhojë një skandal diplomatik historik.

Unë mendoj se duhet veçuar dhe duhet përshëndetur në rrugë diplomatike nga qeveria dhe shteti shqiptar qëndrimi dinjitoz që mbajtën presidentët e Kroacisë dhe të Sllovenisë, të cilët i bënë të qartë homologut maqedonas se ata nuk do të marrin pjesë në samitin e Ohrit, nëse nuk është pjesëmarrëse Kosova. Janë dy shtete të përgjegjshëm, të vetmet shtete nga ish-Jugosllavia, anëtare të NATO-s dhe të BE, (Kroacia për pak ditë), të cilët e kuptojnë më mirë se të tjerët rëndësinë dhe barazinë e bashkëpunimit rajonal gjithëpërfshirës. Duhet vlerësuar edhe qëndrimi i Presidentit të Shqipërisë për të mos marrë pjesë në samitin e Ohrit, pa qenë e pranishme Kosova. Është një qëndrim për të cilin kam këmbëngulur prej vitesh në analizat dhe librat e mi, duke theksuar se SEECP është forumi i vetëm, ku Shqipëria ka një rol vendimtar për të imponuar përfshirjen e Kosovës në këtë organizatë dhe në bashkëpunimin rajonal.

Merita e dytë e dështimit të samitit të SEECP i takon padyshim Serbisë, e cila, duke përdorur influencën e lobit serb në qendrat e pushtetit në Maqedoni, e detyroi Shkupin të luante në dëm të vetes e në favor të Beogradit. Preteksti, se Serbia ka kërkuar të mos ftohet Kosova, tingëllon absurd, në një kohë kur Kryeministri i Serbisë dhe Kryeministri i Kosovës janë ulur në të njëjtën tavolinë në Bruksel në tetë raunde bisedimesh gjatë disa muajve dhe kanë nënshkruar disa marrëveshje me njëri-tjetrin, dhe kur Presidenti i Serbisë është ulur në një tavolinë dhe ka biseduar me Presidenten e Kosovës në Bruksel. Dhe përse ajo, që ishte e pranueshme në Bruksel, nuk mund të ishte e pranueshme një muaj më vonë në Ohër? Udhëheqësit e Maqedonisë nuk ecën në rrugën e realizmit politik, por me servilizëm plotësuan kapriçot e Serbisë. Maqedonia, me bojkotimin e Kosovës dhe me anulimin e samitit, ndoqi një vijë diplomatike, e cila është në kundërshtim me interesat e rajonit, të stabilitetit të saj të brendshëm dhe me marrëdhëniet ndëretnike në vetë shtetin e saj. Sepse refuzimi për të ftuar Kosovën është në të njëjtën kohë një neglizhim ndaj ndjenjave, rolit dhe interesave të popullit shqiptar në Maqedoni.

Nëpërmjet anulimit të samitit, Shkupi kërkon të mbulojë dështimin e vet të madh qeveritar, paaftësinë diplomatike për të ndjekur me kujdes ekuilibrat delikatë të marrëdhënieve me të gjithë popujt dhe shtetet fqinje. Prioritarizimi i lidhjeve dhe i politikës servile ndaj Beogradit, është edhe një nga shpjegimet e stanjacionit dhe mungesës së vullnetit për të zgjidhur problemet me dy fqinjët e tij të rëndësishëm, Greqinë dhe Bullgarinë. Presidenti i Greqisë dhe ai i Bullgarisë e njoftuan Shkupin se ata nuk do të marrin pjesë në samit. Refuzimi i tyre nuk kishte lidhje me Kosovën, por me qëndrimet dhe politikat provokuese, që udhëheqja maqedonase ka zgjedhur të ndjekë ndaj të dyja shteteve të mësipërme, duke ecur jo në frymën e politikës së fqinjësisë së mirë.

Se si në organizatën e bashkëpunimit rajonal, SEECP, mbretëron modeli bizantin i sjelljes diplomatike, e tregoi edhe qëndrimi i Presidentit të Rumanisë, Trajan Basesku, i cili në mënyrën më të habitshme thirri në 30 maj ambasadorët e shteteve anëtare të SEECP të akredituar në Bukuresht dhe u kërkoi që brenda disa orësh t'i japin përgjigje për nismën e tij të befasishme për të organizuar në datën 1 qershor në Bukuresht samitin e SEECP, që u anulua në Ohër. Ishte një nismë fyese për Maqedoninë dhe natyrisht se, përderisa dështoi samiti i Ohrit, që përgatitej prej një viti, do të dështonte edhe "fastfoodsamiti" i Trajan Baseskut dhe gjashtë shtete e kthyen menjëherë mbrapsht tekën diplomatike të presidentit rumun.

Me krijimin e kushteve kontraproduktive, të klimës së tensionuar të prapaskenave dhe me anulimin e samitit, Maqedonia kontribuoi në rishpërndarjen ndërkombëtare të imazhit të vjetër të rajonit, si një gjenerator i sherreve dhe i dasive klasike. Logjika e këtij zhvillimi negativ shtyn të mendosh se çështja shtrohet se duhet të ketë pasur dhe ka një axhendë nga qarqet qeveritare në Shkup për të provokuar situata të tilla pastabiliteti rajonal. Ka qarqe qeveritare në Shkup të interesuar për ngritjen e tensioneve dypalëshe dhe shumëpalëshe në rajon, me qëllim që të ngrenë valë të reja të histerisë nacionaliste maqedonase.
Me anulimin e samitit të SECCP i jepet një goditje vetë përmbajtjes, funksionimit dhe ekzistencës së kësaj organizate rajonale, e cila në fakt e ka humbur virgjërinë e saj rajonale qysh kur pranoi si anëtare Moldavinë, një shtet ish-sovjetik, që nuk ka asnjë lloj lidhjeje me Ballkanin dhe që ka brenda një konflikt të ngrirë dhe trupa ruse në territorin e vet. Tani karakteri rajonal prishet përsëri, duke mos ftuar një shtet të rëndësishëm të rajonit, Kosovën, e cila është strukturë dhe identitet i rajonit. Dhe cila mendje mund të besojë se bashkëpunimi rajonal ecën përpara me Moldavinë, që nuk ka asnjë lidhje me rajonin tonë, dhe pa thirrur në organizatë Kosovën, që është një shtet i rajonit?! Kjo i humb vlerën dhe kuptimin SEECP-it, e cila, edhe pa këto dështime diplomatike skandaloze, e ka demonstruar veten si një organizatë inefikase, që gjatë 17 vjetëve nuk ka qenë në gjendje të zgjidhë as më të voglin konflikt dypalësh në rajon. Dhe nëse SEECP shërben apo përdoret si një forum për të shtuar dhe ngurtësuar përçarjet dhe konfliktet në rajon, ndoshta është më mirë t'i kalojë historisë.


SHABAN MURATI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË VIT PËR TË KUJTUAR PRESIDENTIN JOHN KENNEDYNga FRANK SHKRELI (06.01.2013)
PO Ç'KA ELVIS ROSHI ME MONUMENTIN E DY GISHTAVE TË FITORES NË KAVAJËNga ELIDA BUÇPAPAJ (05.31.2013)
A KRIJON SISTEMI ZGJEDHOR QËNDRUESHMËRI POLITIKE DHE NJË PËRFAQËSIM TËRËSOR TË PUBLIKUT?Nga ROMEO GURAKUQI (05.31.2013)
SOLIDARËSIA SERBO-MAQEDONASE KUNDËR SHQIPTARËVENga FRANK SHKRELI* (05.30.2013)
GJENDJA E MITROVICËS DHE E KOSOVËS LINDORE NË TË KALUARËN DHE SOT...(Kumtesë me rastin e përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, organizuar nga Bashkësia e Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër)Nga LEBIT MURTISHI (05.29.2013)
RRITJA E URREJTJES NË EVROPËNga NICHOLAS BURNS, 'The Boston Globe' dhe 'International Herlad Tribune' (05.28.2013)
ZGJEDHJE MES PARTISH TË MAJTA NË NJË DEMOKRACI E LIRI TË ASFIKSUARNga ROMEO GURAKUQI, Instituti i Historisë Bashkëkohore Universiteti Europian i Tiranës (05.27.2013)
MARRËVESHJA E PARTNERITETIT STRATEGJIK SERBI-RUSINga SHABAN MURATI (05.27.2013)
ROLI I MEDIAS NË FUSHATËN ELEKTORALENga FRANK SHKRELI (05.27.2013)
SI ËSHTË MANIPULUAR HISTORIA E SHQIPTARËVE NDËR DEKADANga Prof. JAMES PETTIFER (Oxford University) (05.26.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]