VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PRESIDENTI NISHANI DHE TRE GJENERALËT E LIRUARNga MARK MARKU

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 01:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
PRESIDENTI NISHANI DHE TRE GJENERALËT E LIRUAR
Nga MARK MARKU

E Enjte, 06.06.2013, 08:53am (GMT+1)




Tre gjeneralë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë akuzuar në një konferencë për shtyp Presidentin e Republikës, Nishani, se dekreti i lirimit të tyre i firmosur prej tij javën e kaluar ka qenë i paligjshëm. Deri tani nga zyra e Presidentit Nishani nuk ka pasur ndonjë reagim lidhur me akuzat e tre gjeneralëve, edhe pse rasti i lirimit të tyre është komentuar gjerësisht në media.

Dhunimi i ligjit është shqetësues për një shoqëri demokratike, cilado qoftë masa e dhunimit apo autori, por, kur si dhunues i ligjit akuzohet vetë kreu i shtetit, atëherë çështja bëhet shumë më shqetësuese dhe Presidenti duhet të japë shpjegime para opinionit publik.

Tre gjeneralë të liruar para afateve të parashikuara nga ligji janë një ngjarje shumë e rëndë nëse nuk ka arsye të qenësishme për lirimin e tyre para kohe. Gjithë Ushtria shqiptare ka gjithsej 11 gjeneralë dhe me të drejtë gjeneralët e prononcuar në konferencën e shtypit kanë nxjerrë në pah se me një dekret të vetëm Presidenti i Republikës ka goditur 30% të gjeneralëve të kësaj ushtrie. Më parë nga ministri Imami janë liruar para kohe edhe 4 gjeneralë të tjerë, kështu që i takon që një ministër të ketë ndërruar 7 nga 11 gjeneralët e Forcave të Armatosura.

Si në të gjitha fushat, edhe në Ushtri (dhe sidomos në Ushtri), elitat profesionale krijohen me vështirësi pas investimeve të gjata individuale dhe shtetërore dhe askush nuk ka të drejtë që në mënyrë arrogante të organizojë goditje të tilla kaq represive. Një goditje e tillë ka pavleftësuar jo vetëm investimin e tyre individual, por gjithë investimin që shteti dhe shoqëria shqiptare kanë bërë ndër vite për progresin e tyre profesional. Karriera e tyre, e bërë e njohur para publikut me këtë rast, është vërtet impresionuese.

Mjaft t'i hedhim një sy CV-së së njërit prej gjeneralëve të liruar, zv.komandantit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Sandër Lleshit, për të kuptuar absurditetin e goditjes: atashe ushtarak në shërbimin diplomatik në Gjermani, komandant i Doktrinës së Stërvitjes, komandant i Akademisë Ushtarake, zv.shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, i kualifikuar në disa prej institucioneve më të njohura akademike ushtarake, si Akademia e Drejtimit në Hamburg Gjermani, Qendra e Studimeve të Sigurisë Europiane "G. Marshall", Shkolla e Marinës në Montrey të SHBA-ve.

Karrierë gjithashtu të shkëlqyer profesionale dhe akademike kishin edhe dy gjeneralët e tjerë të liruar. Një president që e do vërtet vendin do të mendonte gjatë para se këta profesionistë të përkushtuar t'i largonte nga strukturat e forcave të armatosura.

Pa i hyrë analizës së thellë ligjore të dekretit të Presidentit, e cila sipas gjeneralëve nuk ka kurrfarë mbështetje ligjore, një gjë është mëse e qartë: Presidenti i Republikës ka shkelur në mënyrë flagrante Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, i cili në nenin 88, pika 3, përcakton se: "Gjatë fushatës zgjedhore ndalohet marrja në punë, pushimi nga puna, lirimi, lëvizja dhe transferimi në detyrë në institucionet apo entet publike, me përjashtim të rasteve të përligjura.

Konsiderohen raste të përligjura rastet kur lëvizja apo lirimi nga puna vjen si rrjedhojë e shkeljeve, sipas legjislacionit përkatës...". Deri tani nuk është bërë publike asnjë shkelje e tyre, madje vetë dekreti i Presidentit nuk bën qoftë edhe aludimin më të vogël për ndonjë shkelje ligjore nga ana e gjeneralëve të nxjerrë në lirim.

Presidenti Nishani ka pasur arsye të mjaftueshme për të qenë vigjilent ndaj propozimeve të ardhura nga Ministria e Mbrojtjes. Qysh se në krye të kësaj Ministrie ka ardhur zoti Imami, janë nxjerrë në lirim, përveç tre gjeneralëve në fjalë, edhe katër gjeneralë të tjerë, të cilët e kanë dërguar në gjykatë çështjen e lirimit të tyre dhe gjykata e ka shpallur si të paligjshëm dekretin presidencial të lirimit të tyre.

Kjo vigjilencë duhej të ishte edhe më e madhe duke pasur parasysh edhe historinë e zotit Imami si politikan me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Sipas akuzave të vetë Partisë Demokratike, ministër i së cilës ai është aktualisht, zoti Imami ka një rol qendror në goditjen më të madhe historike që ndonjëherë ka pësuar Ushtria shqiptare kur i vënë në krye të bandave të armatosura të "˜97-s i sulmoi repartet e saj duke i shkatërruar ato plotësisht dhe duke ua shpërndarë armët popullsisë që të vinin në Tiranë për të rrëzuar Sali Berishën, atëherë President i vendit dhe komandant i Forcave të Armatosura.

Edhe pse zoti Berisha, tashmë Kryeministër, u tregua bujar, ia fali gabimin dhe e caktoi ministër të po asaj ushtrie që më parë e kishte shkatërruar me sukses, prapë se prapë një kujtim i tillë i pakëndshëm e bën të dyshimtë marrëdhënien e tij me Forcat e Armatosura. Zoti Nishani duhet ta ketë përjetuar rëndë këtë ngjarje, pasi me sa di unë, ai ishte oficer në atë periudhë, dhe për këtë shkak ngeli pa punë dhe pikërisht për këtë arsye do të duhej të ishte më i ndjeshëm ndaj sulmeve që u bëhen gjeneralëve nga ministri i tyre.

Nga komunikimi për shtyp i gjeneralëve del se ata kanë një ndjenjë përgjegjshmërie ndaj Forcave të Armatosura disa herë më të lartë se ajo e komandantit të tyre, zotit Nishani. Ata kanë reaguar për diletantizmin e drejtimit të strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes nga ministri Imami, i cili, sipas akuzave të gjeneralëve, po i çon këto struktura drejt degradimit të plotë.

Në çdo rast dhe në çdo vend normal, ky qëndrim i gjeneralëve që u kundërvihen veprimeve të një ministri, i cili nuk ka kurrfarë përvoje në punët e ushtrisë (nëse përjashtojmë si përvojë ushtarake rolin e tij si ushtar në filmin "Ballë për Ballë", apo kapardisjen me rroba gjenerali mbi tanket e grabitura nga repartet ushtarake në "˜97-n) do të duhej inkurajuar dhe përshëndetur. Presidenti i Republikës bën të kundërtën, i ndëshkon ata duke dhënë një mësim të shëmtuar për të gjithë ata që e duan profesionin e ushtarakut.

Presidenti Nishani, duke firmosur aktin e lirimit të tre gjeneralëve, ka bërë dhe një goditje asgjësuese ndaj perspektivës integruese të Shqipërisë. Ai duhej të kishte marrë parasysh faktin se Ushtria shqiptare është një ushtri e NATO-s dhe se vendet anëtare të Aleancës janë kundër sjelljeve të tilla ndaj elitave ushtarake.

Një ushtarak i vendeve të NATO-s shpërblehet dhe nuk ndëshkohet për përkushtimin dhe përgjegjshmërinë e treguar në ushtrimin e detyrës. Këto ushtri e përjashtojnë politizimin e Ushtrisë. Metoda të tilla janë të papranueshme dhe u tregojnë partnerëve ndërkombëtarë një perspektivë të zymtë të bashkëpunimit me shtetin shqiptar.

Sa më thellë të mendohet dekreti i Presidentit Nishani, aq më i dyshimtë bëhet ai. Ai vë në dyshim vetë statusin e tij si garant i ligjit. Kjo tregon se në fund të fundit ai nuk ka më as integritetin e ushtarakut, pasi ushtarakët i binden hierarkisë duke iu bindur urdhrave të atyre që janë një shkallë më lart, ndërkohë që ai si President u bindet urdhrave të atyre që nga pikëpamja hierarkike janë më poshtë se ai.

Dikush duhet t'ia shpjegojë Presidentit se ai është më lart se ministri i Mbrojtjes dhe se nuk duhet t'u nënshtrohet urdhrave të tij. Dikush duhet t'ia shpjegojë atij se është më në fund komandant, komandant i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, se është kreu i shtetit shqiptar dhe se më në fund duhet të çlirohet nga kompleksi i togerit të parëndësishëm që lan dyshemenë dhe pastron banjat sa herë ia ka qejfi komandantit. President Nishani, një vit pas kurorëzimit të tij duhet ta pranojë më në fund realitetin e pabesueshëm: ai është komandanti.


MARK MARKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TURQIA NË TYMNga FRANK SHKRELI (06.04.2013)
HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.04.2013)
MBI NJË DËSHTIM DIPLOMATIK HISTORIK NË SHKUPNga SHABAN MURATI (06.03.2013)
NJË VIT PËR TË KUJTUAR PRESIDENTIN JOHN KENNEDYNga FRANK SHKRELI (06.01.2013)
PO Ç'KA ELVIS ROSHI ME MONUMENTIN E DY GISHTAVE TË FITORES NË KAVAJËNga ELIDA BUÇPAPAJ (05.31.2013)
A KRIJON SISTEMI ZGJEDHOR QËNDRUESHMËRI POLITIKE DHE NJË PËRFAQËSIM TËRËSOR TË PUBLIKUT?Nga ROMEO GURAKUQI (05.31.2013)
SOLIDARËSIA SERBO-MAQEDONASE KUNDËR SHQIPTARËVENga FRANK SHKRELI* (05.30.2013)
GJENDJA E MITROVICËS DHE E KOSOVËS LINDORE NË TË KALUARËN DHE SOT...(Kumtesë me rastin e përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, organizuar nga Bashkësia e Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër)Nga LEBIT MURTISHI (05.29.2013)
RRITJA E URREJTJES NË EVROPËNga NICHOLAS BURNS, 'The Boston Globe' dhe 'International Herlad Tribune' (05.28.2013)
ZGJEDHJE MES PARTISH TË MAJTA NË NJË DEMOKRACI E LIRI TË ASFIKSUARNga ROMEO GURAKUQI, Instituti i Historisë Bashkëkohore Universiteti Europian i Tiranës (05.27.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]