E Premte, 03.29.2024, 04:25pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NELSON MANDELA SI NËNË TEREZA
Nga FRANK SHKRELI

E Mërkurë, 06.12.2013, 06:15am (GMT+1)




"Thuhet se askush nuk e njeh një komb për derisa nuk ke qënë në burgjet e tij. Një vend nuk duhet të gjykohet duke u bazuar në faktin se si ai trajton ata që janë në maje të piramidës, por duhet të gjykohet duke u bazuar në faktin se si ai trajton shtresat më të ulta të shoqërisë." Nelson Mandela

Ish presidenti i Afrikës së Jugut dhe ish-i burgosuri politik më i famshëm i botës, 94-vjeçari Nelson Mandela është shtruar në një spital të Pretorias, për të katërtën herë ç'prej dhjetorit të kaluar, pasi vuan nga një infektim në mushkëri. Në njoftimin e fundit mbi gjëndjen shëndetsore të tij, qeveria e Afrikës së Jugut tha se gjëndja e Z. Mandela, njeriut që admirohet nga mbarë bota për qëndresën e tij ndaj së keqës, mbetet ''serioze''. Deklarata e qeverisë le të kuptohet se gjëndja shëndetsore e Mandelës po keqësohet.

Nelson Mandela, qyshë në moshë të re mori pjesë në lëvizjen kundër aparteidit dhe më vonë, më 1942 u bë anëtar i Kongresit Kombëtar Afrikan. Për pothuaj 20 vjetë ai drejtoi një fushatë pa dhunë duke kundërshtuar në mënyrë paqësore qeverinë e atëhereshme të Afrikës së Jugut dhe politikën e saj raciste. Pas 27-vjet burg si i burgosur politik, për veprimtarinë e tij politike kundër aparteidit, Mandela lirohet në vitin 1990, bëhet president i partisë së tij, Kongresi Kombëtar Afrikan, parti e cila fiton zgjedhjet në mënyrë demokratike në vitin 1944. Atij, së bashku me ish-presdientin e Afrikës së Jugut F. W. de Klerk, iu akordua Çmimi Nobel për Paqë, për meritat e tyre në shkatërrimin e sistemit aparteid racist të Afrikës së Jugut. Në vitin 1994, Nelson Mandela, ish-i burgosuri politik u inaugurua presidenti i parë zezak në historinë e atij vendi. Ditëlindja e e tij, 18 Korriku, është shpallur si Dita e Mandelës, e cila festohet si një ditë këjo për të promovuar paqën në botë dhe njëkohësisht për të celebruar trashëgiminë e këtij burri të madh të Afrikës.

Në një deklaratë nga fondacioni që kryesohet nga Kryepeshkopi Desmond Tutu, edhe ky një fitues i Çmimit Nobel për përpjekjet e tija paqësore në luftën kundër aparteidit në Afrikën e Jugut -- heroi i luftës kundër qeverisë raciste, Nelson Mandela cilësohet si një "dhuratë e veçantë" nga Perëndia për Afrikën e Jugut dhe bëhet thirrje për lutje, "për babain e dashur të kombit tonë", për njeriun i cili, anë e mbanë botës, edhe sot shikohet si simbol i pajtimit dhe i paqës midis njerzëve.
Dejvid Ejkmën, autor i njohur, gazetar i dalluar i revistës amerikane Tajm dhe këshilltar në fushën e politikës së jashtme, njëri i cili ka qenë dëshmitar i ngjarjeve më të rëndësishme në botë gjatë shekullit të kaluar dhe i cili ka intervistuar personalitetet më të famëshme botërore, në librin e tij: "Shpirtrat e Mëdhej: Gjashtë të Cilët Ndryshuan Shekullin", ndër ta përmend bijen e kombit shqiptar, nobelisten e paqës Nënë Terezen dhe Nelson Mandelën, si personalitetet që me shembullin e jetës dhe me veprat e tyre kanë ndikuar në ndryshimet pozitive të shekullit të kaluar. Autori i njohur amerikan përmend vetitë e këtyre personaliteteve që ndikuan aq shumë në rrjedhat e historisë së shekullit të kaluar, duke nënvijuar virtytet që i dallonin ata, e të cilat janë aq të nevojshme edhe sot, si e vërteta, falja, mëshira dhe dhëmbshuria për të varfërit dhe respekti për dinjitetin njerëzor.

Me rastin e 90-vjetorit të Nelson Mandelës, gazeta britanike Telegraph pat bërë një sondazh për të zgjedhur 90-personalitetet më frymëzuese në botë me rastin e Ditës së Mandelës. Lexueve u kërkohej që të votonin për personat -- të gjallë ose të vdekur -- por të cilët, sipas mendimit të tyre, kanë demonstruar në jetën dhe me veprat e tyre, karakteristikat kryesore të Nelson Mandelës, veti siç janë: kuraja, dinjiteti, përvujtënia, qëndresa, falja dhe dashuria. Lexuesit e gazetës britanike patën zgjedhur murgeshën katolike shqiptare, Nënë Terezën si personalitetin numër një në botë që mbartë këto karakteristika të Nelson Mandelës, para të gjitha personaliteteve të tjera më të mëdha të shekullit të kaluar, përfshirë Uinston Çurçilin, Einstajnin, Martin Luter Kingun, Mahat Magandin, e të tjerë.

Nelson Mandela i theksoi këto karakteristika dhe vlera në bazë të të cilave kishte jetuar dhe vuajtur gjithë jetën e tij si i burgosur politik. Në fjalimin që pat mbajtur me rastin e inuagurimit të tij si president i Afrikës së Jugut më 1994, megjithë vuajtjet dhe diskriminimet që kishte pësuar populli i tij nga politika raciste e qeverisë së bardhë, ai prapseparë personifikoi karakteristikat e tija njerëzore, duke iu drejtuar bashkëkombasve të vet duke thënë se, "kishte ardhur koha për shërimin e plagëve, se kishte ardhur momenti për të lënë pas ndasitë e së kaluarës, se kishte ardhur koha për të ndërtuar vendin." Ai tha me atë rast se rruga drejtë lirisë do të ishte e vështirë dhe e gjatë, por ai shtoi se duke punuar së bashku, afrikano-jugorët do ta nxirnin vendin e tyre nga errësira e së kaluarës, nepërmjet pajtimit kombëtar, duke ndërtuar një jetë më të mirë për të gjithë dhe pa dallim. Ai përfundoi duke thënë se "kurrë, kurrë më ky vend i bukur nuk do të përjetojë shtypje nga njëri person kundër tjetrit. Le të mbretëroj liria'' .

Me të drejtë, Nelson Mandela konsiderohet si një ndër personalitetet më të mëdha të shekullit të kaluar, kontributet e të cilit janë përhapur dhe njihen mirë përtej kufijve të Afrikës së Jugut dhe kontinentit afrikan. Jeta e tij është shembull në mbrojtje të lirisë, demokracisë, të dinjitetit dhe të drejtave bazë të njeriut. Ai i dha fund aparteidit zyrtar që ndante zezakët nga të bardhët, dhe më vonë si president i Afrikës së Jugut ai predikoi një harmoni shoqërore, bashkim kombëtar, paqë e pajtim për të gjithë banorët e vendit të tij, zezakë, të bardhë e të tjerë. Përveçse solli paqë e pajtim në vendin e tij pas një regjimi të egër racist, Nelson Mandela dhe politika e tij pothuaj gandeske, mbetet gjithashtu simbol dhe një zë shpresëdhënës për popujt e shtypur kudo në botë.

Edhe ne shqiptarët kudo, duhet të jemi krenarë, që në bazë të sondazhit të lartëpërmendur, Nënë Tereza është frymëzuesja numër një në botë e cila ka demonstruar gjatë jetës së saj karakteristikat që dallojnë jetën dhe veprat e Nelson Mandelas e që janë: kurajo, dinjiteti njerëzor, përvujtnia, qëndresa, falja dhe dashuria.



Nelson Mandela       
    
Nënë Tereza

Nënë Tereza me Peshkopin Desmond Tutu


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TAKIMI AMERIKANO-KINEZ JOZYRTAR NË KALIFORNINga FRANK SHKRELI (06.10.2013)
VIRUSI RUS I BULLGARISËVirusi rus ndodhet në kompjuterët e të gjitha shteteve ish-komuniste, përfshirë edhe ShqipërinëNga SHABAN MURATI (06.10.2013)
GAZETA DIELLI, SI ZËDHËNËSE E FUQISHME E FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS ”VATRA”Nga DALIP GRECA/* (06.09.2013)
OPINIONISTËT E TIRANËS, BINJAKËZUAR ME POLITIKËN DHE OLIGARKËT, IA KANË SHITUR SHPIRTIN DJALLITNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.08.2013)
LIRIA ËSHTË NË ZMBRAPSJENga FRANK SHKRELI (06.06.2013)
PRESIDENTI NISHANI DHE TRE GJENERALËT E LIRUARNga MARK MARKU (06.06.2013)
TURQIA NË TYMNga FRANK SHKRELI (06.04.2013)
HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.04.2013)
MBI NJË DËSHTIM DIPLOMATIK HISTORIK NË SHKUPNga SHABAN MURATI (06.03.2013)
NJË VIT PËR TË KUJTUAR PRESIDENTIN JOHN KENNEDYNga FRANK SHKRELI (06.01.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]