E Enjte, 03.28.2024, 09:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
BEDRI ÇOKU DHE LIBRI I TIJ “PËRTEJ DHIMBJES”
E Shtunë, 06.15.2013, 09:09am (GMT+1)



Këto ditë doli në qarkullim një vepër tjetër e mikut tonë Bedri Çoku, romani "Përtej dhimbjes". Ç'ka dashur të thotë autori me këtë titull? Heroi i romanit, që praktikisht është vetë autori, pasi ka vuajtur pothuajse një çerek shekulli burg, papritur e sheh veten të lirë. Tani kohët kanë ndryshuar. Sistemi i tmerrshëm që e dënoi përjetësisht është shembur dhe populli gëzon ditët e para të lirisë. Por autori mediton. Mediton rrugën nëpër të cilën ka kaluar, një rrugë të tmerrshme e mbuluar me ferra dhe gërxhe. Ai kishte një pasion, një dëshirë të madhe për të shkruar. Donte të shkruante atë që mendonte, atë që ëndërronte. Por jetonte në një kohë kur çdo gjë ishte e ndaluar, kur nuk mund të shprehte atë që i buronte nga zemra e tij, nuk mund të shprehte mendimet e tij të lira, ndjenjat e shpirtit të tij të pastër. Jetonte në një kohë, ku sistemi totalitar politik mbyste mendimin e lirë që në lindjen e tij.

Ai nuk i përkiste atyre që talentin e vunë në shërbim të diktaturës, duke u shndërruar në lakej të tij. Ai i përkiste atyre që i rezistuan çuditërisht shtrëngimeve abstrakte në format nga më të ndryshmet, atyre që, megjithë masat shtrënguese, gjenin mënyrën për t'u shprehur, atyre që luftonin kundër nënshtrimit apo lirisë së dhunuar, atyre që nuk bënë kurrë art të imponuar, duke marrë me vete edhe pasojat. Kështu ai nuk shkroi, me gjithë dëshirën e madhe që kishte.

Ndonjëherë, atje në qelitë e errëta të burgut, i lindte dëshira për të shkruar. Dora i hidhte ato në letër. I lexonte dhe i rilexonte, ndonjëherë ia tregonte edhe ndonjë miku të ngushtë. Por vetëm kaq. Ato mbetën "Kangë të pakëndueme", të cilat prisnin një ditë "me shpërthy dhe me u këndu pa frik e pa zori".

Merita e tyre ishte se këto vepra, mbajtën gjallë ndërgjegjen kombëtare të tyre, qoftë dhe si ushqim i ëndrrave më intime të individit se, një ditë, ato do të bëheshin realitet. Ato frymëzonin dashurinë për kombin, që në atë varfëri shpirtërore ku e kishte katandisur sistemi, shqiptarët të gjenin veten duke pasuruar shpirtin me ndjenjën e së bukurës, urtësisë, dijes dhe mendimit të lirë.

Kështu ai heshti për një periudhë te gjatë dhe vetëm kur u krijuan kushtet për një krijimtari të lirë, pas përmbysjes së madhe, u ul dhe shkruajti ashtu siç ia diktonte zemra e tij dhe ja ku kemi një libër tjetër të këtij autori tashmë të njohur.

Lexoj rreshtat e këtij libri dhe në sy më ringjallen ato skena të dhimbshme nëpër të cilat kishte kaluar autori. Më del parasysh familja e tij dhe në mënyrë të veçantë nëna e tij heroinë që përballoi me dinjitet katër të burgosur, bashkëshortin dhe tre djemt e saj, që përballoi 65 vjet burg të kryera prej tyre. Më del fëminia e autorit dhe shokët e tij të klasës, një pjesë e të cilëve e ruajtën miqësinë me të edhe pse ai ndodhej në kondita krejt të kundërta me ta. Më del dashuria e rinisë së tij që, si shumë të tjera të asaj periudhe, ishte një "mollë e ndalueme" dhe që u zëvendësua me një tjetër dashuri që do të krijonte një familje të shëndoshë. Më del optimizmi dhe përkushtimi i tij për ndërtimin e një Shqipërie të re, demokratike.

Duke lexuar librin, nëpërmjet përshkrimeve të holla të penës së tij, ndjen një dridhje në zemër. Këtë dridhje e ndjen sepse të duket sikur vazhdon të jetosh në atë botë të zymtë të mbuluar nga dimri i tmerrshëm i quajtur komunizëm. E ndjen sepse të duket sikur vazhdon të jetosh i rrethuar nga burokratë të pështirë apo individë servilë, të shndërruar në kameleonë të neveritshëm, jeta e të cilëve ishte kufizuar vetëm në brohoritjet për liderin monstër. Këta tipa, këta "Njerëz të rinj" të sistemit socialist, nuk ishin tjetër veçse hiena që kërkonin të ushqeheshin deri edhe me kufomat e njerëzve të ndershëm.

Veprën e përshkron fund e krye një gjuhë dhe stil i sigurtë. Kjo tregon se autori, na del i plotë, i sigurtë në veten e tij. Përshkrimet e skenave të ndryshme janë një dëshmi e pjekurisë së tij artistike sa që të duket sikur ai ka vite që shkruan.

Duke lexuar veprën nuk ka se si të mos reagosh. Sot ende ne shohim pinjollët e atyre që kanë kryer krimet më të rënda të ngrenë veshët dhe të mburren me bëmat e zeza të prindërve të tyre. Por kjo nuk do të vazhdojë gjatë. Drita e së vërtetës më në fund do të sundojë mbi errësirën dhe, pavarësisht nëse do ta shijojë apo jo brezi i ynë, fëmijët tanë do të dijnë ta drejtojnë këtë vend në rrugën e duhur.

-

Mbajtur në takimin e zhvilluar për promovimin e librit "Përtej Dhimbjes" më 14 qershor 2013.


RESHAT KRIPA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
IDEOLOGJITË PËRJASHTUESE PO BËHEN KANCER I KOMBITNga LEBIT MURTISHI (06.15.2013)
ME APO PA MODEL PËRBALLË KRIZËS?!Nga Dr. PËRPARIM KABO (06.14.2013)
PATRIOT APO TRADHTAR?Nga FRANK SHKRELI (06.14.2013)
NELSON MANDELA SI NËNË TEREZANga FRANK SHKRELI (06.12.2013)
TAKIMI AMERIKANO-KINEZ JOZYRTAR NË KALIFORNINga FRANK SHKRELI (06.10.2013)
VIRUSI RUS I BULLGARISËVirusi rus ndodhet në kompjuterët e të gjitha shteteve ish-komuniste, përfshirë edhe ShqipërinëNga SHABAN MURATI (06.10.2013)
GAZETA DIELLI, SI ZËDHËNËSE E FUQISHME E FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS ”VATRA”Nga DALIP GRECA/* (06.09.2013)
OPINIONISTËT E TIRANËS, BINJAKËZUAR ME POLITIKËN DHE OLIGARKËT, IA KANË SHITUR SHPIRTIN DJALLITNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.08.2013)
LIRIA ËSHTË NË ZMBRAPSJENga FRANK SHKRELI (06.06.2013)
PRESIDENTI NISHANI DHE TRE GJENERALËT E LIRUARNga MARK MARKU (06.06.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]