VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHQIPTARËT NUK KANË PROBLEME FETARE!..
Nga LEBIT MURTISHI

E Martë, 06.18.2013, 02:37pm (GMT1)




Njëra anë e problemit në hapësirën shqiptare është mungesa e funksionimit të shtetit, mungesa e veprimit të ligjit, që do të thotë, mungesa totale e drejtësisë...Në anën tjetër është shumë funksionale dhe shumë agresive ndërhyrja e vazhdueshme e faktorëve vendimmarrës ndërkombëtarë, për të mbajtur në skenën politike dhe për të bërë ,,partneritet" me shtresën më injorante dhe më të korruptuar të shoqërisë shqiptare; me shtresën më komprometuese në të gjitha aspektet humane, gjer në aspektin moral...Harrojnë këta faktorë, mbase dhe u pëlqen, se legjitimimi i injorancës shqiptare si përfaqësuese e ,,interesave" kombëtare dhe shtetërore të shqiptarëve, do të tërheqë pas vetes, herët a vonë, gjithë atë zinxhir injorantësh edhe në fusha të tjera të jetës, pra edhe në fushat fetare...Këto janë ligje të pandryeshme natyrore, që detyrimisht, kur s`kanë ç`të hanë ushqehen me veten...

T`i jepet aq pulicitet mediatik një injorant-kleriku nga Prizreni, dhe të heshtet lulëzimi i shtëpive publike në çdo kënd të Kosovës, në të cilat praktikohet përulja dhe përshfytyrimi i femrave, kushdo qofshin ato, të bëhen kaq debate marramendëse për fjalën e një injoranti dhe të heshten deklaratat e gjeneralëve me petka popash të serbisë, kjo është më shumë se injorancë, kjo është lulëzim injorance, kjo është tendencë për të përplotësuar çdo hapësirë, eventualisht të zbrazët, me dyllin e injorancës...Nëse kleriku, tashmë i popullarizuar me ndihmën e injorantëve, ka shkelur ligjin, duhet t`i japë llogari ligjit, nëse s`ka bërë shkelje ligjore, nëse ka shprehur një mendim konservativ dhe personal, askush nuk ka të drejtë të përfitoj rastin për të mbajtur ligjërata për Kurhan e për Bibël sipas shijeve personale...Shijet personale nuk janë as fe as besim; mund të jenë përçarëse, nxitëse, konfliktuoze, siç janë e do jenë bijtë e injorancës...
Shqiptarët nuk kanë probleme fetare, shqiptarët kanë probleme me injorancën përfaqësuese të tyre!..


18.06.13


LEBIT MURTISHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.