E Enjte, 03.28.2024, 01:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
PËRPARA DREJT FITORES
Nga RESHAT KRIPA

E Mërkurë, 06.19.2013, 02:20pm (GMT+1)



Në këto ditë të fundit të fushatës zgjedhore për Kuvendin e Shqipërisë, para syve më del ajo pamje e tmerrshme e atyre viteve të errëta të kaluara në periudhën e zezë të sundimit komunist. Mbi të gjitha më dalin para syve figurat e ndritura te atyre burrave te shquar, ajkës së kombit shqiptar, që shkuan para plumbit dhe litarit me thirrjen: "Për Liri, për Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi". Më dalin figurat e papërsëritura të atyre që më mirë pranuan prangat e rënda të burgut se sa lirinë e dhunuar. Më dalin figurat e atyre mijra grave heroina dhe fëmijve të tretura thellë nëpër kampet e tmerrshme të internimit.

Më dalin këto pamje dhe nga zemra më shpërthen një thirrje: "Mos harroni"! Mos harroni të rënët tanë, por mos harroni edhe ata që i vranë, pasi pinjollët e tyre janë ata që sot duan të dalin në krye të shtetit për të ringjallur përsëri figurën e diktatorit të përmbysur dhe një nga këta është edhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ati i të cilit, Kristaq Rama, ishte ai që firmoste, pa nguruar aspak, dënimin me varje të poetit Havzi Nelaj në gushtin e vitit 1988, në një kohë kur komunizmi në botë kishte filluar të merrte rrokullimën. Mos harroni të burgosurit dhe të internuarit politikë, por mos harroni edhe ata që i burgosën dhe i internuan, pasi ata vetë dhe pinjollët e tyre sot janë mbledhur rreth Partisë Socialiste për t'i bërë gropën demokracisë në vendin tonë, për të restauruar kohën e përmbysur.

Mos harroni! Kujtojini dhe votoni për Partinë Demokratike dhe koalicionin e djathtë, sepse ishte ky koalicion që në legjislaturën e parë të tij 1992-1997, realizoi përmbysjen e regjimit totalitar, që u dha lirinë ish të dënuarve politikë, që shkolloi me mijra bij tanët që regjimi i kishte lënë në errësisrë, që punësoi me mijra të tjerë në të gjitha rangjet e administratës, duke filluar nga drejtorët e institucioneve shtetërore dhe deri në krye të parlamentit dhe partive politike.

Mos harroni vitin e zi 1997 të organizuar dhe drejtuar nga falangat socialisto-komuniste. Mos harroni martirët e rënë në ato ditë të zeza. Mos harroni Bujar Kaloshin, Lekë Çokun, Besnik Hidrin, Bashkim Shkurtin, Fredi Shehun, Besim Manolin, Gëzim Shabanin, Gjergj Mehmetin, Azem Hajdarin, Besim Çerën, Adem Shehun dhe plot të tjerë bij nënash të familjeve të përndjekura politike dhe demokrate, një masakër e vërtetë që pasoi me nxjerrjen nga burgu të autorëve përgjegjës të dhunës komuniste dhe dëmshpërblimin e tyre, anullimin e ligjit të lustracionit të miratuar dy vjet më parë, i cili nuk i lejonte këta persona të merrnin pjesë në administratën shtetërore, pushimin nga puna të mijra të përndjekurve politikë e të tjera.

Mos harroni, por votoni për Partinë Demokratike dhe koalicionin e djathtë, pasi ishte ky koalicion që i rezistoi me vendosmëri dhunës së kuqe dhe që solli, në vitin 2005, përsëri në pushtet Partinë Demokratike dhe koalicionin e djathtë.

Mos harroni Partinë Socialiste dhe koalicionin e majtë por shikoni se si ka vepruar ajo gjatë këtyre viteve. A nuk ishte ajo që, me urdher të Edi Ramës, i nxorri jashtë nga parlamenti deputetët e saj kur votohej Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë, në mbështetje të asaj të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, "Mbi ndëshkimin e krimeve të komunizmit"? A nuk ishte ajo që, kur votohej ligji "Për dëmshpërblimin financiar të të përndjekurve politikë", po me urdhër të Edi Ramës i nxorri deputetët nga salla? A nuk ishte ajo, kur diskutohej amendamenti mbi dëmshpërblimin e të pushkatuarve pa gjyq, përsëri me urdhër të Edi Ramës, i nxorri deputetët nga salla, madje pati edhe ndonjë, si ish kryeministri i zbardhur para kohe i socialistëve, Pandeli Majko, t'i quante ata "Plehra"? Cilët ishin plehra, zoti Majko? Mos vallë vullnetarët e batalionit 4000 të NATO-s që vinin në Shqipëri për ta çliruar atë nga thundra komuniste? A jeni me NATO-n ju zoti Majko, pasi ajo qysh prej themelimit të saj në vitin 1949 deri më sot është e njëjta? Po patët ndopak kurajo në ndërgjegjen tuaj duhet të përgjigjeni për këto pyetje. A nuk ishte, më së fundi, Partia Socialiste ajo që, me urdhër të kryetarit të saj, Edi Rama, doli përsëri jashtë kur dikutohej ligji i ri i lustracionit që do të flakte jashtë politikës më shumë se gjysmën e socialistëve të Shqipërisë.

Mos harroni, por votoni Partinë Demokratike dhe koalicionin e djathtë sepse ishte ky koalicion që e futi Shqipërinë në Këshillin e Europës qysh në legjislacionin e parë të tij, që e futi Shqipërinë në NATO dhe liberalizoi vizat me Bashkimin Europian, në legjislacionin e dytë. Që do ta fusë Shqipërinë në Bashkimin Europian dhe do të liberalizojë vizat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në legjislacionin e ardhshëm. Votoni për Partinë :Dermokratike dhe koalicionin e djathtë që ndërtoi Autostradën e Kombit, rrugën që bashkoi dy shtetet shqiptare me njeri-tjetrin, autostradën Tiranë-Elbasan, autostradat Levan-Vlorë dhe Levan-Tepelenë, mijra kilometra rrugë rurale, që po ndërton rrugën e Arbërit dhe rrugë të tjera në të katër anët e Shqipërisë. Votoni Partinë Demokratike dhe koalicionin e djathtë për ngritjen e mirëqënies së vendit tonë, për zhvillimin e bujqësisë moderne shqiptare, për rritjen e pagave dhe pensioneve. Së fundi, votoni Partinë Demokratike dhe koalicionin e djathtë se është e vetmja forcë politike në Shqipëri që do të zgjidhë brenda një kohe relativisht të shkurtër problemet e të përndjekurve politikë duke filluar nga dëmshpërblimi deri në kërkesat e tjera të tyre.

Mos harroni! Nxirreni në pension të parakohshëm dështakun e artit, dështakun e sportit, dështakun e familjes, dështakun e politikës, karrieristin dhe anarshistin, Edi Rama, kopjen e diktatorit fashist, Benito Musolini, që në rininë e tij ishte një socialist i flaktë por që karrierizmi dhe anarshizmi e shndërroi në kryetar të partisë fashiste që u bë shkak i shpërthimit të një lufte botërore. Lereni të pushojë fatkeqin në plazhet nudo të Francës, ashtu siç ia lejon edukata e tij, ashtu siç e ka zakon.

Përpara drejt fitores! Përpara!

-

Mbajtur në takimin e të përndjekurve politikë të kryeqytetit me kandidatët për deputet dhe përfaqesuesit e partive të koalicionit të djathtë të kryesuar nga Partia Demokratike në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit më 18 qershor 2013


RESHAT KRIPA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Gjaku, rrënjët dhe trualliA JANË SHQIPTARËT RRËNJËSHKULUR?Nga GANI MEHMETAJ (06.19.2013)
100-VJETORI I INAUGURIMIT TË PRESIDENTIT WOODROW WILSON"Një zë do të kem në Konferencën e Paqës dhe atë zë do ta përdor në mbrojtje të Shqipërisë." Presidenti Woodrow WilsonNga FRANK SHKRELI (06.19.2013)
SHQIPTARËT NUK KANË PROBLEME FETARE!..Nga LEBIT MURTISHI (06.18.2013)
NJË INTRIGË ENERGJITIKE: GREQI-RUSI-BENga SHABAN MURATI (06.17.2013)
A ËSHTË 23 QERSHORI ZGJIDHJA?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.16.2013)
BEDRI ÇOKU DHE LIBRI I TIJ “PËRTEJ DHIMBJES” (06.15.2013)
IDEOLOGJITË PËRJASHTUESE PO BËHEN KANCER I KOMBITNga LEBIT MURTISHI (06.15.2013)
ME APO PA MODEL PËRBALLË KRIZËS?!Nga Dr. PËRPARIM KABO (06.14.2013)
PATRIOT APO TRADHTAR?Nga FRANK SHKRELI (06.14.2013)
NELSON MANDELA SI NËNË TEREZANga FRANK SHKRELI (06.12.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]