E Premte, 04.19.2024, 08:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
RËNDËSIA E VOTËS – 23 QERSHOR, 2013
Nga FRANK SHKRELI

E Premte, 06.21.2013, 06:30am (GMT+1)



Fushata elektorale në Shqipëri po merr fund dhe 23 qershori shënon ditën kur votuesit shqiptarë do të hedhin votën e tyre për partinë dhe kandidadin që ata preferojnë. Ky shkrim nuk ka për qëllim rekomandimin për mbështetjen e ndonjë partie ose një tjetre, ose të ndonjë kandidati të përkrahur nga partitë e ndryshme. Por ka të bëjë me personin më të rëndësishëm tani në fund të kësaj fushate me votuesin shqiptar -- dhe me rëndësinë që vota e tij ka për të personalisht dhe për të gjithë shoqërinë dhe kombin shqiptar.

Çdo zgjedhje është me rëndësi, por zgjedhjet e 23 qershorit janë të një rëndësie të vecantë, pasi do të vendoset zgjedhja e një kuvendi të ri dhe rrjedhimisht e një qeverie të re që do vendosë të ardhmen e vendit, të pakën për katër vjetët e ardhëshëm dhe mund të lejë pas një trashëgimi -- të mirë ose të keqe -- për një periudhë edhe më të gjatë për fatet e Shqipërisë dhe për për fëmijtë dhe familjet shqiptare.

Të demoralizuar nga proceset politike gjatë 20-vjetëve të fundit, dhe polarizimet e tanishme politike, shumë veta mund të mendojnë se vota e tyre nuk është e rendësishme, se nuk çon kandar. Disa mund të mendojnë se të gjithë kandidatët dhe partitë që ata pëfaqësojnë janë të njëjtë, se nuk ka kurrfarë dallimi midis tyre, as për nga programi as për nga vizioni që kanë për të ardhmen e vendit. Mund të thotë dikush se cilido kandidat ose cilado parti të fitojë, asgjë nuk do të ndryshojë. Këjo mund të jetë e vërtetë. Por ndryshimi fillon nga ti, votuesi shqiptar. Të votosh për kandidatin që ti mendon se është kandidati më i mirë dhe i cili, si deputet i zonës tënde, do tu përgjigjet nevojave tua dhe të familjes tënde, duke u bazuar në kualifikimet dhe karakterin e kandidatit, si dhe në programin dhe vizionin e tij ose të saj për zonën që përfaqëson dhe për të mirën e të gjithë Shqipërisë.

Vota e lirë është një privilegj që nuk duhet të lihet pas dore dhe të mos përfidhet, si diçka e pa rëndësishme. Shqiptarëve, këte të drejtë ua kishte mohuar kulshedra komuniste për pothuaj 50-vjet.

Ende, anë e mbanë botës ka vende ku njerëzit nuk janë të lirë të hedhin votën sipas dëshirës, vullnetit dhe ndërgjegjes së tyre. Hedhja e votës së lirë është themeli i demokracisë, por fatkeqsisht edhe në vendet me traditë demokratike, pjesëmarrja në votime është tepër e ulët.

Demokracia nuk është një dhuratë, por është diçka që duhet të ruhet dhe të mbrohet, pasi ruajtja e demokracisë, njëkohësisht siguron ruajtjen dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave civile. Si e tillë, demokracia ka nevojën tonë, nevojitë pjesëmarrjen tonë në zgjedhje. Për më tepër, pjesëmarrja në votime është kritike për zhvillimin dhe forcimin e sistemit politik demokratik të vendit, por edhe për mirëqenjen ose jo ekonomike dhe politike të vet votuesve. Nëqoftse politikanët e zgjedhur venë re një apati nga ana e zgjedhësve për të marrë pjesë në procesin demokratik, ata do tu kushtojnë më pak vëmendje nevojave dhe shqetësimeve të votuesve. Politikanët duhet të mbahen përgjegjës për mënyrën se si ata zbatojnë politikën, nëse mbajnë fjalën për zbatimin e premtimeve të dhëna, nëse zbatojnë rregullat e lojës, duke u bazuar në faktin se si ata u përgjigjen nevojave ekonomike dhe shqetësimeve politike të zgjedhësve. Nëqoftse nuk merr pjesë në votime, atëherë mos u anko për të bërat dhe të pa bërat e politikanëve, për abuzimet për korrupcionin, për......

Rasti unik për t'i dërguar një mesazh klasës politike -- duke përkrahur ata që mund të kenë bërë një punë të mirë gjatë mandatit të tyre dhe duke ndëshkuar ata, që në sytë e elektoratit, nuk meritojnë të jenë në Kuvendin e Shqipërisë -- është hedhja e votës në ditën e zgjedhjeve, pjesëmarrja sa më e gjërë e votuesve. Merre me mendë, nëqoftse secili vendos të mos marrë pjesë në zgjedhje. Demokracia si sistem do të merrte fund, pasi demokracia është qeverisje nga populli dhe pa pjesëmarrjen e popullit në procesin politik, pra në zgjedhje, nuk ka demokraci. Mos pjesëmarrja në votime, në vetvete, është një votë kundër demokracisë, dhe në favor të atyre që nuk meritojnë të jenë përfaqsues të denjë të popullit. Ish presidenti amerikan Xhejms Garfield (1877) ka thënë për përgjegjësitë e votuesit, se "Tani më shumë se kurrë populli është përgjegjës për karakterin e anëtarve të Kongresit. Nëqoftse ky trup legjislativ është injorant, i korruptuar dhe arrogant, këjo ndodhë sepse vet populli toleron injorancën, arrogancën he korrupcionin."

Votimet, në asnjë vend, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk janë një proces i lehtë dhe gjithmonë kanë të meta dhe mungesa. Por votimi është gjëja më me rëndësi tani që ka marrë fund fushata, kanë marrë fund debatet dhe kritikat shpesh të ashpëra midis partive dhe kandidatëve. Kandidatët dhe partitë kanë shpalosur programet e tyre. Për mirë ose për keq, edhe ekspertët e mbrendshëm dhe të jashtëm, përfshirë edhe diplomatët, e kanë thënë gjithashtu fjalën dhe kanë dhënë këshillat e tyre në lidhje me fushatën dhe mirvajtjen e zgjedhjeve të 23 qershorit. Të gjitha debatet, të gjitha sharjet, britmat dhe shpërthimet emocionale në televizion dhe në median e shkruar, midis partive dhe përfaqsuesve të tyre morën fund, për t'i lënë tani radhën votuesit shqiptar ta thotë fjalën e vet duke hedhur votën e tij me ndërgjegjshmëri morale në favor të individëve me karakter dhe moral, si dhe partisë ose partive me programin më të mirë për të çuar Shqipërinë përpara, në të mirën e vendit dhe të kombit shqiptar, për katër vitet e ardhëshëm dhe më gjatë. Përgjegjësia pra dhe pjesëmarrja e votuesit shqiptar në zgjedhjet, këtë të djelë, është tepër e rëndësishme. Sipas njërit prej baballarëve të kombit amerikan, Samuel Adams, "Çdo qytetar duhet ta kuptojë se me votën e tij, ai nuk është duke i dhënë një dhuratë personale ose të kënaqë një kandidat për të cilin voton...por duhet të jetë i vetdijshëm se me votën e tij ai është duke ushtruar njërën prej obligimeve më solemne të shoqërisë njerëzore, për të cilin ai është përgjegjës para Zotit dhe atdheut të vet."
"Vota e lirë e popullit është instrumenti më racional dhe më paqësor për bërjen e reformave.'' Tomas Xhefersoni.

"Kur një qytetar hedhë votën e vet në favor të një kandidati që njihet si i pa moralshëm, ai abuzon me obligimet e tija ndaj shoqërisë. Duke bërë një gjë të tillë, ai jo vetëm që sakrifikon interesat e veta, por edhe interesat e fqinjit, dhe njëkohsisht tradhëton interesat e kombit.'' Noah Websteri


"Nëqoftse nuk voton, e humb të drejtën që të ankohesh"


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SALI BERISHËN NUK E SHPËTOJNË DOT RRUGËT DHE TUNELETNga MENTOR KIKIA (06.20.2013)
Barometri diplomatikNË BALLKAN EKZISTON VETËM SHQIPËRIA ETNIKE E COPËTUAR NGA FQINJTË E SAJ SLLAVË, JO "SHQIPËRIA E MADHE", JO!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (06.20.2013)
PËRPARA DREJT FITORESNga RESHAT KRIPA (06.19.2013)
Gjaku, rrënjët dhe trualliA JANË SHQIPTARËT RRËNJËSHKULUR?Nga GANI MEHMETAJ (06.19.2013)
100-VJETORI I INAUGURIMIT TË PRESIDENTIT WOODROW WILSON"Një zë do të kem në Konferencën e Paqës dhe atë zë do ta përdor në mbrojtje të Shqipërisë." Presidenti Woodrow WilsonNga FRANK SHKRELI (06.19.2013)
SHQIPTARËT NUK KANË PROBLEME FETARE!..Nga LEBIT MURTISHI (06.18.2013)
NJË INTRIGË ENERGJITIKE: GREQI-RUSI-BENga SHABAN MURATI (06.17.2013)
A ËSHTË 23 QERSHORI ZGJIDHJA?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.16.2013)
BEDRI ÇOKU DHE LIBRI I TIJ “PËRTEJ DHIMBJES” (06.15.2013)
IDEOLOGJITË PËRJASHTUESE PO BËHEN KANCER I KOMBITNga LEBIT MURTISHI (06.15.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]