E Mërkurë, 04.24.2024, 12:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
FLETËSHËNIM NGA SIRIA
Nga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times

E Djelë, 06.23.2013, 09:51am (GMT+1)




STAMBOLL - Nëse i vëreni nga 9 000 metra lartësi, ato me cilat ne sot po merremi vërtet në Lindjen e Mesme janë pasojat afatgjata të fundit të Perandorisë Osmane. Kur Perandoria Osmane u shemb si pasojë e humbjes së saj në Luftën e Parë Botërore, fuqitë koloniale, Britania dhe Franca, ishin vrik atje, për interesat e tyre, për të imponuar rendin e tyre fiseve, sekteve dhe feve të ndryshme që përbëjnë Lindjen Arabe. Kur britanikët dhe francezët u larguan pas Luftës së Dytë Botërore, ata ua dorëzuan pushtetin, në shumë raste, të monarkëve, të cilët, në shumë raste, ua hapën rrugën gjeneralëve, të cilët, në të gjitha rastet, i mbajtën popujt e tyre nën zgjedhë me grusht të hekurt.

Por tani osmanët janë zhdukur, fuqitë koloniale janë zhdukur dhe madje edhe gjeneralët grushhekurt janë zhdukur. Në Tunizi, Jemen, Siri, Egjipt, Irak dhe Libia, e gjithandej pyetja është vetëm një: A mundin njerëzit në këto vende, që për kaq shumë kohë kanë qenë të qeverisura vertikalisht - nga lart poshtë - të qeverisin tashi vetveten horizontalisht duke shkruar kontratat e tyre sociale për mënyrën se si të jetojnë së bashku, si qytetarë të barabartë me rotacione të rregullta në pushtet dhe pa grusht të hekurt nga lart.

Kur Presidenti Obama thotë se ka në plan të armatosë rebelët anti Bashar Assad në Siri, kjo është një vorbull në të cilën ai është duke futur Amerikën. Është ende e paqartë për mua ku po shkon me Sirinë presidenti, por unë shoh vetëm tri strategji të mundshme: realiste, idealiste dhe Zoti na ndihmoftë daltëkudaltë.
Realisti thotë: Unë me të vërtetë nuk shoh ndonjë shpresë për ndërtimin e një Siria demokratike të unifikuar multiektare - tashmë pas dy viteve të luftës civile dhe më shumë se 90 000 të vdekurve. Qëllimi SHBA duhet të jetë thjesht për të armatosur rebelët mjaftueshëm në mënyrë që ata të mund të dëmtojnë dhe t'ua krijojnë një moçal dy armiqve kryesorë rajonalë të Amerikës - Hezbollahut dhe Iranit - dhe t'ua mohojë atyre një fitore të lehtë me presidentin Assad në Siri. Në afat të gjatë, megjithatë kjo strategji me shumë gjasa do të çojë në ndarjen e Sirisë në një zonë alevite përgjatë bregdetit, në një zonë kurde në verilindje dhe në një zonë suni në pjesën tjetër. Zona suni, gjithsesi, pothuajse me siguri do të jetë ngatërruar në një luftë për pushtet midis sunive laikë, të cilët ne do të mbështesim, dhe sunive të ndryshëm islamikë, të financuar nga xhamitë, organizatat bamirëse dhe qeveritë në Gjirin Arab. Ndërsa ndarja në fakt mund të jetë opsioni më i qëndrueshëm dhe më humanitar afatgjatë - pjesëtimi i Sirisë në njësi më të vogla të afta për të vetëqeverisur - çka do të jetë e shëmtuar, dhe copa e vogël myslimane syni mundet lehtë të përfundojë e dominuar nga xhihadistët, jo nga "djemtë tanë".

Qasja idealiste argumenton se, nëse qëllimi ynë është një Siri e unifikuar demokratike multisektare atëherë thjesht armatosja e "rebelëve të mirë" nuk do të jetë e mjaftueshme për të arritur atje. Ne (apo NATO) do të duhet të kenë çizme në terren për t'i ndihmuar ata të rrëzojnë Assadin dhe pastaj të qëndrojnë për vite për të ndaluar palët ndërluftuese të vrasin njëri-tjetrin, për të shtypur ekstremistët e dhunshëm në çdo komunitet dhe për të ndihmuar të moderuarit të shkruajnë dhe të zbatojnë një Kontratë të re sociale për mënyrën se si të jetojmë së bashku. Ata që duan një Sirinë të unifikuar, multisektare dhe demokratike, një qëllim fisnik, duhet të jenë të sinqertë në lidhje me atë se çfarëd do të duhet për të arritur atje prej ku jemi tashi. Ajo do të kërkojë një tjetër si në Irak - diçka që ne nuk e kemi bërë mirë, dhe të cilën amerikanët shumë pak do ta votonin për ta përsëritur.

Disa do të thonë se ne nuk kemi nevojë për çizme në terren, siç u provua me ndërhyrjen e Libisë. Vërtet? Libia është një shembull i metodës le t'iu dërgojmë atyre armë dhe shpresa pa të dalë ku të dalë. Le të heqim regjimin e Gadafit nga ajri, t'i armatosim rebelët në terren dhe pastaj të shpresojmë se ata të bëhen bashkë dhe të prodhojnë një të mirë, demokracinë pluraliste. Deri tani ne nuk kemi qenë shumë me fat. Debati ynë rreth Libisë ka qenë i fokusuar tërësisht në rrënimin e objektit tonë në Bengazi, por debati i duhur duhet të jetë rreth asaj që ishte - dhe mbetet - një vakuum i tillë i sigurisë në Libinë lindore në radhë të parë. Qeveria e Tranzicionit nuk ka qenë mjaft e fortë për të sjellë rendin në Libi, dhe paqëndrueshmëria ka krijuar metastasa. Siç raportoi Reuters të mërkurën nga Bengazi, "Libia mbetet anarkike dhe plot me armë gati dy vjet më pas" rrëzimit të Muamar el-Kadafit. Lajm i mirë është se libianët e moderuar kanë zbrapsur përsëri milicitë fisnore të paligjshme dhe xhihadiste, por pa ndihmën e jashtme ajo është një luftë e vështirë.

Në Siri, ne do të jemi me shpresa se, vetëm me armë të vogla, rebelët mund të luftojnë kundër Assad & Friends në një bllokim sa për ta detyruar regjimin të bjerë dakord për të negociuar largimin e Asadit. Edhe në qoftë se ndonjë mrekulli ka për të ndodhur, aq shumë gjak do të derdhet nëpër rrugë sa përsëri do të duhet një forcë paqeruajtëse ndërkombëtare për të arbitruar ndonjë  marrëveshje post-Asad për ndarjen e pushtetit.  Kush del vullnetar, ju lutem ngrini dorën lart.

Këto janë opsionet si i shoh unë. Asnjë nuk duket shumë i mirë, sepse ata që në Siri, të cilët vërtet janë duke luftuar për një rezultat demokratik, janë tepër të guximshëm, por të dobët dhe të ndarë. Të luftosh për vlerat demokratike - më tepër se sa për familjen, fisin, sektin apo Sheriatin - është ende një gjë e re për këto shoqëri. Ata të cilët janë duke luftuar për një rezultat sektar apo islamik, gjithsesi, janë plot me energji dhe të financuar mirë. Kjo është arsyeja pse të qëndruarit jashtë jep garanci vetëm se gjëja më e keqe do të ndodhë, por duke shkuar atje, në numër të madh apo të vogël, nuk do të garantojmë suksesin. Dhe kjo është arsyeja pse unë do të doja të dëgjoj se cilin opsion është duke menduar Obama dhe pse ai mendon se ky do të ketë sukses./Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ
--
June 22, 2013
Syria Scorecard
By THOMAS L. FRIEDMAN

ISTANBUL "” IF you look at it from 30,000 feet, what we're actually dealing with in the Middle East today are the long-delayed consequences of the end of the Ottoman Empire. When the Ottoman Empire collapsed as a result of its defeat in World War I, the colonial powers Britain and France were right there, for their own interests, to impose their own order on the diverse tribes, sects and religions that make up the Arab East. When the British and French left after World War II, they handed power, in many cases, to monarchs, who, in many cases, gave way to generals, who, in all cases, kept their diverse populations in line with iron fists.

But, now, the Ottomans are gone, the colonial powers are gone and even the iron-fisted generals are gone. In Tunisia, Yemen, Syria, Egypt, Iraq and Libya, all that's left is a single question: Can the people in these countries who for so long have been governed vertically "” from the top down "” now govern themselves horizontally by writing their own social contracts for how to live together as equal citizens with regular rotations in power and without iron fists from above.

When President Obama says he plans to arm the anti-Bashar Assad rebels in Syria, this is the vortex into which he is inserting America. It is still unclear to me where the president is going with Syria, but I see only three possible strategies: the realist, the idealist and the God-I-hope-we-are-lucky approaches.

The realist says: I really don't see any hope for building a unified, multisectarian, democratic Syria "” not after two years of civil war and more than 90,000 dead. The U.S. goal should simply be to arm the rebels enough so they can hurt and enmesh in a quagmire two of America's main regional foes "” Hezbollah and Iran "” and deny them an easy victory with President Assad in Syria. In the long run, though, this strategy most likely would lead to the partition of Syria into an Alawite zone along the coast, a Kurdish zone in the northeast and a Sunni zone in the rest. The Sunni zone, though, would almost certainly be embroiled in a power struggle between secular Sunnis, whom we'd support, and various Islamist Sunnis, financed by mosques, charities and governments in the Arab gulf. While partition might actually be the most stable and humanitarian long-term option "” breaking Syria into smaller units capable of self-governance "” getting there would be ugly, and the Sunni Muslim chunk could easily end up dominated by jihadists, not "our guys."

The idealist approach argues that if our goal is a unified, multisectarian, democratic Syria, then simply arming the "good rebels" would not be sufficient to get there. We (or NATO) would have to have boots on the ground to help them topple Assad and then stay for years to keep the warring parties from murdering each other, to suppress the violent extremists in each community and to help the moderates write and implement a new social contract for how to live together. Those who want a unified, multisectarian and democratic Syria, a noble goal, need to be honest about what it would take to achieve that from where we are now. It would take another Iraq-scale intervention "” something we did not do well, and which very few Americans would vote to repeat.

Some would say that we don't need boots on the ground, as proved by the Libyan intervention. Really? Libya is an example of the let's-send-them-some-arms-and-hope-we-get-lucky approach. Let's remove the Qaddafi regime from the air, arm the rebels on the ground and then hope they come together and produce a decent, pluralistic democracy. So far, we've not been very lucky. Our debate about Libya has been focused entirely on the sacking of our facility in Benghazi, but the proper debate should be about why there was "” and remains "” such a security vacuum in eastern Libya in the first place. The transition government has not been strong enough to bring order to Libya, and the instability there has metastasized. As Reuters reported from Benghazi on Wednesday, "Libya remains anarchic and awash with weapons nearly two years after" Muammar el-Qaddafi was toppled. The good news is that moderate Libyans have pushed back against their lawless tribal and jihadist militias, but without outside help it is an uphill struggle.

In Syria, we would be hoping that, with just small arms, the rebels could at least fight Assad & Friends to a stalemate so the regime would agree to negotiate Assad's departure. Even if by some miracle that were to happen, so much more blood would be spilled along the way that we would still need an international peacekeeping force to referee any post-Assad power-sharing deal. All volunteers, please raise your hand.

Those are the options as I see it. None feel very good because those in Syria who are truly fighting for a democratic outcome are incredibly brave, but weak and divided. Fighting for democratic values "” rather than for family, sect, tribe or Shariah "” is still a new thing for these societies. Those who are fighting for a sectarian or Islamist outcome, though, are full of energy and well financed. That's why staying out guarantees that only more bad things will happen, but going in, big or small, would not guarantee success. And that's why I'd like to hear which option Obama is pursing and why he thinks it would succeed.


Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RËNDËSIA E VOTËS – 23 QERSHOR, 2013Nga FRANK SHKRELI (06.21.2013)
SALI BERISHËN NUK E SHPËTOJNË DOT RRUGËT DHE TUNELETNga MENTOR KIKIA (06.20.2013)
Barometri diplomatikNË BALLKAN EKZISTON VETËM SHQIPËRIA ETNIKE E COPËTUAR NGA FQINJTË E SAJ SLLAVË, JO "SHQIPËRIA E MADHE", JO!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (06.20.2013)
PËRPARA DREJT FITORESNga RESHAT KRIPA (06.19.2013)
Gjaku, rrënjët dhe trualliA JANË SHQIPTARËT RRËNJËSHKULUR?Nga GANI MEHMETAJ (06.19.2013)
100-VJETORI I INAUGURIMIT TË PRESIDENTIT WOODROW WILSON"Një zë do të kem në Konferencën e Paqës dhe atë zë do ta përdor në mbrojtje të Shqipërisë." Presidenti Woodrow WilsonNga FRANK SHKRELI (06.19.2013)
SHQIPTARËT NUK KANË PROBLEME FETARE!..Nga LEBIT MURTISHI (06.18.2013)
NJË INTRIGË ENERGJITIKE: GREQI-RUSI-BENga SHABAN MURATI (06.17.2013)
A ËSHTË 23 QERSHORI ZGJIDHJA?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.16.2013)
BEDRI ÇOKU DHE LIBRI I TIJ “PËRTEJ DHIMBJES” (06.15.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]