VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SA E LEHTË PASKA QENË TË RRËZOJMË BERISHËNNga MENTOR KIKIA

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 07:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
SA E LEHTË PASKA QENË TË RRËZOJMË BERISHËN
Nga MENTOR KIKIA

E Mërkurë, 06.26.2013, 06:41am (GMT+1)




Sali Berisha i ka humbur zgjedhjet. Ai ka humbur tashmë dhe rezultati është vetëm një çështje statistikash, që do t'i shërbejë forcimit ose jo të mëtejshëm të pushtetit të Ramës nesër. Ikja e Berishës është konsideruar si fundi i tranzicionit, është konsideruar si ndarje historike me të keqen, si një kthesë e madhe në historinë e vendit tonë etj., etj.

Në fakt unë bashkohem plotësisht me këto qëndrime, pasi personalisht kam që në vitin 1990, kur isha student, që e shikoj Berishën në tribunë dhe sot kur po u drejtohem të 45-ve, e kam ende në tribunë. Në rrjetet sociale ka vërshuar një ngazëllim i paparë njerëzish, të cilët si lënë gjë ngazëllimit të libianëve kur rrëzuan dhe vranë pas një viti lufte Muhamar Gedafin, e pse jo edhe ngazëllimit tonë asokohe kur, me Berishën në krye, rrëzuan komunizmin.

Por a është kjo një festë për ne shqiptarët? Disa thonë me plot gojën që po. Sepse tani Berisha nuk kthehet më në pushtet. Thonë po, sepse Berisha ishte kryeministri më i korruptuar dhe ai po mbante peng Shqipërinë. Përtej zellit opozitar të atyre që presin t'u zënë vendet e punës demokratëve në zyrat e shtetit, disa që kanë pak më shumë logjikë e arsye, thonë po, sepse në fund të fundit elitat drejtuese kanë nevojë të qarkullohen. Edhe sikur të ishin të kulluara, 23 vjet dominant në skenën politike është shumë, madje shumë fare për një politikan shqiptaro-ballkanas.

Por dua ta bëj sërish pyetjen: A është kjo një festë, ose më saktë, pse duhet të festojmë? Në fund të fundit ne e rrëzuam (nuk jam dakord as me shprehjen rrëzim, pasi kjo fjalë nënkupton dhunë) me votë Berishën. Pra, shumë thjeshtë. Ne votuam dhe Berisha mori më pak vota, e për pasojë nuk do të jetë më kryeministër. Ja sa e thjeshtë paska qenë. Dmth. nuk na u desh ta bëjnë si në Siri, kur prej 2 vjetësh njerëzia po hanë njeri-tjetrin, jo në kuptimin figurativ të fjalës. Pra, mjafton që të votosh dhe në një sistem edhe me demokraci gjysmake si e jona dhe e heq qeverinë dhe udhëheqësin që nuk e do. Por përse na ishte bërë kaq shumë gogol Berisha atëherë?

Në 1997 na u desh të merrnim armët dhe t'i bënim vendit dhe vetes atë që s'na e kishte bërë askush tjetër, duke larguar edhe Berishën. Por në vitin 2005 çfarë ndodhi që e bëmë sërish të parin e vendit Berishën? Atëherë ai nuk i vodhi votat, ka qenë një proces i pakontestueshëm. Ne, me votë të lirë e rikthyem atë në pushtet, duke u bërë unikalë në sojin tonë, që një udhëheqës të rrëzuar me kryengritje të armatosur ta rikthejmë me votë demokratike, plotësisht demokratike. Disa syresh fajësojnë ndarjen e Metës me Nanon, por ky nuk ishte faji i Berishës. Në 2009, Berisha mbijetoi në pushtet falë një makinacioni me Ilir Metën dhe opozita e xhindosur s'la gjë pa bërë për të detyruar të ikte, nga grevat deri tek 21 janari.

Veçanërisht ky 4-vjeçari i fundit e mitizoi Berishën, si dragua, si bajloz, që edhe pse me 7 plagë pleqërie nuk bie përtokë, si kuçedër me shtatë kokë, që sa i pret njërën, del tjetra. Propaganda e opozitës ishte aq e fortë, sa të gjithë në këtë vend nuk duhet të mendonin as për të shkuar në shkollë, as për të shkuar në punë, as me pushime, as në piknik të shtunën, as për të luajtur futboll.... Të gjithë duhet të mendonin vetëm si të largonin Sali Berishën, jo vetëm nga pushteti, por edhe nga Shqipëria, atje në Alkatraz mundësisht ose diku në një ishull tjetër si Napoleon Bonapartin kur ra nga froni.

Por ja që Berisha s'paska qenë as dragua, as kuçedër e as bajloz. Problemi kishim qenë ne. Ne që mendojmë se punët duhen zgjidhur vetëm me pushkë. Ne që nuk dimë të votojmë, ne që e shesim votën për pesë para. Faji për Berishën nuk është i Berishës, por i yni që e votuam pa e bërë qejfin qeder në 2005 dhe që nuk votuam me shumicë kundër në 2009. Faji është i yni, sepse ne nuk votojmë për të ndërruar qeveritë në kohën e duhur, por i lëmë të kalbëzehen mbi kurrizin tonë dhe i rrëzojmë pastaj kur na vjen thika në kockë, pra pasi na është bërë dëmi. Por dhe atëherë, ne nuk votojmë për alternativën më të mirë, por votojmë si kope vetëm për të hequr atë më të keqin dhe pastaj bëjmë gosit sepse mendojmë se shpëtuam.

Dhe ja ku e bëmë rotacionin e radhës, më në fund. Po tani? Tani ne do rehatohemi dhe të paktën për 8 vjet do ta votojmë qeverinë socialiste, edhe sikur ajo të korruptohet që në mandatin e parë. Do të presim, edhe sikur të na e rrjepin sërish lëkurën dhe kur të na ketë shkuar sërish thika në kockë do të ngremë krye. Dhe sërish atëherë nuk do të jetë faji i Ramës apo Metës, kushdoqoftë, por i yni.


MENTOR KIKIA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DIPLOMACI VIZIONARENga SHABAN MURATI (06.25.2013)
FLETËSHËNIM NGA SIRIANga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (06.23.2013)
RËNDËSIA E VOTËS – 23 QERSHOR, 2013Nga FRANK SHKRELI (06.21.2013)
SALI BERISHËN NUK E SHPËTOJNË DOT RRUGËT DHE TUNELETNga MENTOR KIKIA (06.20.2013)
Barometri diplomatikNË BALLKAN EKZISTON VETËM SHQIPËRIA ETNIKE E COPËTUAR NGA FQINJTË E SAJ SLLAVË, JO "SHQIPËRIA E MADHE", JO!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (06.20.2013)
PËRPARA DREJT FITORESNga RESHAT KRIPA (06.19.2013)
Gjaku, rrënjët dhe trualliA JANË SHQIPTARËT RRËNJËSHKULUR?Nga GANI MEHMETAJ (06.19.2013)
100-VJETORI I INAUGURIMIT TË PRESIDENTIT WOODROW WILSON"Një zë do të kem në Konferencën e Paqës dhe atë zë do ta përdor në mbrojtje të Shqipërisë." Presidenti Woodrow WilsonNga FRANK SHKRELI (06.19.2013)
SHQIPTARËT NUK KANË PROBLEME FETARE!..Nga LEBIT MURTISHI (06.18.2013)
NJË INTRIGË ENERGJITIKE: GREQI-RUSI-BENga SHABAN MURATI (06.17.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]