VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
DHUNA KUNDËR FEMRAVE NJË EPIDEMI BOTËRORE Nga FRANK SHKRELI E Mërkurë, 06.26.2013, 06:46am (GMT1)
"Këto të dhëna statistikore paraqesin një mesazh dhe paralajmërim të
fuqishëm se dhuna kundër femrave është një problem botëror shëndetsor, me
proporcione epidemike", tha Drejtoresha e Përgjithëshme e OBSH-ës, Dr.
Margaret Chan. Ajo tha gjithashtu me rastin e botimit të këtij studimi se ,
"sistemet botërore të shëndetsisë mund të bëjnë dhe duhet të bëjnë më
shumë për të ndihmuar femrat e dhunuara. Në studimin e OBSH-ës vihet në dukje madhësia e këtij problem, ku thuhet se 38% e femrave që vriten anë e mbanë botës, vriten nga partneri i tyre, bashkshorti, i dashuri ose ndonjë anëtar i familjes. Dhe 42% e femrave që dhunohen fizikisht ose seksualisht nga partnerët e tyre kanë pësuar plagosje fizike gjatë dhunës, sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetsisë. Në raport thuhet gjtihashtu se dhuna nga partnerët kundër femrave kontribon shumë që ato të zhvillojnë edhe probleme mendore dhe psikike, ndërkohë që femrat e dhunuara, sipas raportit, ka të ngjarë që të zhvillojnë gjithashtu probleme duke anuzuar me përdorimin e alkoolit.
''Këto statistika të reja nënvijojnë faktin se dhuna kundër femrave është
jashtzakonisht e rëndomtë dhe kemi nevojë urgjente për të investuar në
identifikimin e arsyeve të këtij problemi shëndetsor në botë", citohet të
keët thënë Prof. Charoltte Wats, njëra prej pjesmarrseve në përpilimin e të
këtij studimi.
Në në këtë studim thuhet se rajonet më të prekura nga dhuna kundër femrave janë
Azia Jug-lindore, rajoni i Mesdheut lindor dhe Afrika, ku dhuna kundër femrave
nga partnerët e tyre arrinë rreth 37%. Në raport thuhet gjithashtu se ky
problem nuk është vetëm një fenomen i vendeve në zhvillim e sipër. Sipas
raportit, edhe në vendet më të zhvilluara, dhuna fizike dhe seksuale kundër
femrave është diku rreth 32%.
Raporti i bën thirrje sektorit shëndetsor në çdo vend, për marrjen e masave
urgjente për një përkujdesje më të mirë shëndetsore për femrat e dhunuara, duke
rekomanduar një seri propozimesh për Ministritë e Shëndetsisë anë e mbanë
botës. Në njoftimin e OBSH-ës thuhet gjithashtu se Drejtoresha e Përgjithëshme
e OBSHës, Dr. Chan, dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-s bënë thirrje për zero
tolerancë ndaj dhunës kundër femrave. Gjithashtu gjatë Asamblesë së 66-të mbi
Shëndetësinë në botë që u mbajtë Majin që kaloi, shtatë qeveri --Belgjika,
India, Meksika, Holanda, Norvegjia, Shtetet e Bashkuara dhe Zambia -- deklaruan
se dhuna kundër grave dhe vajzave, "është një problem i madh shëndetsor në
nivel botëror dhe një sfidë e madhe për barazi dhe të drejta të njeriut, që
prekë çdo vend dhe çdo sektor të shoqërisë."
Në raportin e Organizatës Botërore të Shëndetsisë thuhet se në shumë vende
debati ose diskutimi mbi dhunën kundër femrave, në shumë vende, është një tabu
dhe si rrjedhim abuzimet vazhdojnë. Në raportin thuhet se të qenët në dijeni të
ekzistencës së problemit dhe diskutimi i hapët dhe serioz rreth këtij problemi
është një faktor kyç ky për parandalimin e dhunës kundër femrave. Por, për më
tepër, zyrtarja e OBSH-ës, Garcia Moreno tha se shpesh janë normat shoqërore
ato që tolerojnë dhunën kundër femrave, duke shtuar se, "Në shumë vende
këjo lloj dhune shikohet si diçka e pranueshme nga shoqëria", dhe si e
tillë e pandëshkueshme, ndërkohë që dhuna kundër femrave vazhdon anë e mbanë
botës. OBSH-ëja thotë në raportin e saj se është i nevojshëm miratimi dhe
zbatimi i ligjeve më të mira nga ana e shtetve të ndryshme me qëllim për të
ndaluar dhe për të eliminuar dhunën kundër femrave. Në fjalimin e saj të famëshëm në Pekin në shtator të vitit 1995, mbi të drejtat e femrave, Hillari Klinton ka thënë se "të drejtat e femrave janë të drejtat e njeriut'', dhe se nuk është më e pranueshme që të drejtat e femrave të diskutohen si diçka tjetër nga të drejtat e njeriut. Për një kohë të gjatë, ka thënë Znja Klinton, historia e femërave ka qenë një histori e heshtjes. Është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, ka thënë ajo në Pekin në vitin 1995, kur shkaku kryesor i vdekjes së femërave anë e mbanë botës -- midis moshës 14 deri 44 -- është dhuna në shtëpinë e vet ku jetojnë. Organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International (AI), duke bërë thirrje për dhënjen fund të ciklit të dhunës kundër femërave në botë, thotë se miliona femra anë e mbanë botës vuajnë nga dhuna e shtetit, nga dhuna në shtëpitë e tyre, si dhe në komunitetin ku jetojnë. Dhuna ndaj femërave, thotë AI, është një dështim i papranueshëm i qeverive dhe i shoqërisë, në përgjithësi, për të respektuar dhe zbatuar të drejtat e njeriut edhe për femërat. Shtetet dhe qeveritë, thotë organizata e të drejtave të njeriut, e kanë për detyrë dhe përgjegjësi të mbrojnë dhe të ndëshkojnë ata të cilët përdorin dhunën kundër femrave, duke marrë masa për të mbrojtur femrat nga shkelja dhe abuzimet e të drejtave të njeriut ndaj tyre, me qëllim që t'i jepet fund këtij cikli të dhunës kundër femrave. FRANK SHKRELI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |