VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - RTCG DISKRIMINON SHQIPTARËTNga ALBINOT MALOKU

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 08:52am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
RTCG DISKRIMINON SHQIPTARËT
Nga ALBINOT MALOKU

E Enjte, 06.27.2013, 03:15pm (GMT+1)



Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq në një intervistë të para disa kohe tek "Bugajski Hour" pati thënë se "Harmonia multi-etnike dhe stabiliteti në Mal të Zi nuk u vunë asnjëherë në dyshim". Për të vazhduar se me kujdes jemi duke shikuar në zgjidhjen e problemeve që mund të kenë pakicat, edhe ajo shqiptare. Ajo çfarë foli KM Gjukanoviq në atë emision tek Janusz Bugajski ishte tentim për të fshehur problemet e thella që kanë shqiptarët në Mal të Zi, por edhe komunitetet e tjera etnike.

Ballafaqimet e shqiptarëve në Mal të Zi përfshijnë shumë segmente të jetës së tyre atje, e që këto ballafaqime vinë, sa si produkt i dobësisë për të vepruar i klasës politike shqiptare atje, e sa nga politikat e shpërfaqura diskriminuese ndaj shqiptarëve nga ana e Podgoricës zyrtare.

Ajo që shqetëson kohëve të fundit është periudha në të cilën po kalon sidomos Programi shqip i Radio-Televizionit të Malit të Zi (RTCG). Duhet kujtuar se RTCG Ñ‘shtÑ‘ medium shtetërorë, i cila nga viti 1998 filloi së realizuari programe informative edhe në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Kjo periudhë ishte kthesë pozitive e një fillim të mbarë në këtë fushë. "Kompletimi me një staf të gjerë i redaksisë së Radios së Malit të Zi dhe formimi i Programit shqip të televizionit shtetëror, në qershor të vitit "˜98, pastaj formimi i gazetës së përjavshme në gjuhën shqipe "Koha javore" dy vjet më vonë, u prit mirë nga komuniteti shqiptar dhe njëkohësisht ishte sinjal pozitiv për të ardhmen e tij." vlerëson gazetari i Programit në Gjuhën Shqipe i RTCG- së, Musa Gjoka. "Këto momente ishin shpresëdhënëse për një qasje të re të institucioneve shtetërore në realizimin e një të drejte të popullatës shqiptare, të drejtës në informim." përfundon ai në një tekst autorial në të përjavshmen shqiptare në Mal të Zi, "Koha Javore".

Emisioni disa minutÑ‘sh i quajtur "Mozaiku", ipet njÑ‘ herÑ‘nÑ‘ javÑ‘. Ky emision kishte një shtrirje kohore 60 minuta, ku në fillim quhej "Mozaiku 60", por pas një kohe filloi shkurtimi i tij njëherë në 40, mandej 35 e kështu me radhë, meqrast edhe pjesëza "60" iu hoq. Arsyeja tÑ‘ cilÑ‘n e japin nga RTV Mali i Zi, pÑ‘r kÑ‘tÑ‘ shkurtim, Ñ‘shtÑ‘ ajo financiare. E që është e çuditshme tÑ‘shkurtohet bash ajo pjesÑ‘ ku i dedikohet pakicÑ‘s shqiptare nÑ‘ Mal tÑ‘ Zi.

Si qershi në tortë diskriminimit të këtij emisioni i bëhet ndërrimi i shumë hershëm i kohës së transmetimit. I çdo ditshëm Ñ‘shtÑ‘emisioni i lajmeve nÑ‘ gjuhën shqipe. KohÑ‘zgjatja e të cilit ishte 15 minuta, ndërsa tani është 10 minuta.

Publicisti Nail Draga këtë diskriminim që po i bëhet Programit shqip të Radio- Televizionit të Malit të Zi e konsideron të pa merituar. "Shqiptarët nuk e votuan pavarësinë e Malit të Zi në këtë formë e përmbajtje që po sillet pushteti ndaj shqiptarëve." vlerëson Draga."Redaktor, gjoja i programit të pakicave (lexo) në gjuhën shqipe, është malazias që nuk e din asnjë fjalë në gjuhën shqipe. A thua se nuk ka pasur shqiptar? Edhe kësaj i thonë barazi qytetare e nacionale në stilin malazez." konkludon ai, për të vazhduar se gazetarët shqiptar i kanë larguar disa si teprica teknologjike, por nga këta nuk kemi ndonjë reagim, përveç së fundi të gazetarit Musa Gjoka.

Spektri politik shqiptar në Mal të Zi është i obliguar që zëshëm të reagojë në kohën kur tentohet të vendoset me metoda të sofistikuara"demokratike" terr informativ nga Radio-Televizioni i Malit të Zi në raport me shqiptarët. "Për fat të keq spektri politik shqiptar në Mal të Zi është në pozitën më të keqe prej fillimit të pluralizmit, këtë e dëshmon përfaqësimi shumë i dobët në Kuvendin e Malit të Zi dhe në Qeveri. Prandaj edhe fuqia e tyre për të bërë trysni, në drejtim të përmirësimi të pozitës së Programit në Gjuhën shqipe në RTCG është e vogël." komenton gazetari Musa Gjoka. Duhet përkujtuar se në Marrëveshjen për formimin e koalicionit figuron edhe aneksi për përmirësimin e pozitës së medies në gjuhën shqipe. Marrëveshja edhe pse e nënshkruar në fund të viti të kaluar ende nuk ka filluar të jetësohet.

Republika e Malit të Zi dhe kryeministri i saj, janë shprehur për qasje evropiane ndaj të drejtave të komuniteteve në këtë shtet, por kjo nuk po duket në horizont. Përderisa shpërfaqën veprime të atilla që e marxhinalizojnë median në gjuhën shqipe, e garantuar me çdo dokument kombëtar e ndërkombëtar si e drejt në informim, nuk mund të mendojmë për një shtet i cili pretendon standardet evropiane.

*www.albinotmaloku.com


ALBINOT MALOKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DEMOKRACIA SHQIPTARE DHE NDËRGJEGJËSIMI I ELEKTORATITNga GËZIM ALPION (06.27.2013)
DHUNA KUNDËR FEMRAVE NJË EPIDEMI BOTËRORENga FRANK SHKRELI (06.26.2013)
SA E LEHTË PASKA QENË TË RRËZOJMË BERISHËNNga MENTOR KIKIA (06.26.2013)
DIPLOMACI VIZIONARENga SHABAN MURATI (06.25.2013)
FLETËSHËNIM NGA SIRIANga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (06.23.2013)
RËNDËSIA E VOTËS – 23 QERSHOR, 2013Nga FRANK SHKRELI (06.21.2013)
SALI BERISHËN NUK E SHPËTOJNË DOT RRUGËT DHE TUNELETNga MENTOR KIKIA (06.20.2013)
Barometri diplomatikNË BALLKAN EKZISTON VETËM SHQIPËRIA ETNIKE E COPËTUAR NGA FQINJTË E SAJ SLLAVË, JO "SHQIPËRIA E MADHE", JO!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (06.20.2013)
PËRPARA DREJT FITORESNga RESHAT KRIPA (06.19.2013)
Gjaku, rrënjët dhe trualliA JANË SHQIPTARËT RRËNJËSHKULUR?Nga GANI MEHMETAJ (06.19.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]