VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
RTCG DISKRIMINON SHQIPTARËT Nga ALBINOT MALOKU E Enjte, 06.27.2013, 03:15pm (GMT1)
Ballafaqimet e shqiptarëve në Mal të Zi përfshijnë shumë segmente të jetës së
tyre atje, e që këto ballafaqime vinë, sa si produkt i dobësisë për të vepruar
i klasës politike shqiptare atje, e sa nga politikat e shpërfaqura
diskriminuese ndaj shqiptarëve nga ana e Podgoricës zyrtare. Ajo që shqetëson kohëve të fundit është periudha në të cilën po kalon sidomos Programi shqip i Radio-Televizionit të Malit të Zi (RTCG). Duhet kujtuar se RTCG Ñ‘shtÑ‘ medium shtetërorë, i cila nga viti 1998 filloi së realizuari programe informative edhe në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Kjo periudhë ishte kthesë pozitive e një fillim të mbarë në këtë fushë. "Kompletimi me një staf të gjerë i redaksisë së Radios së Malit të Zi dhe formimi i Programit shqip të televizionit shtetëror, në qershor të vitit "˜98, pastaj formimi i gazetës së përjavshme në gjuhën shqipe "Koha javore" dy vjet më vonë, u prit mirë nga komuniteti shqiptar dhe njëkohësisht ishte sinjal pozitiv për të ardhmen e tij." vlerëson gazetari i Programit në Gjuhën Shqipe i RTCG- së, Musa Gjoka. "Këto momente ishin shpresëdhënëse për një qasje të re të institucioneve shtetërore në realizimin e një të drejte të popullatës shqiptare, të drejtës në informim." përfundon ai në një tekst autorial në të përjavshmen shqiptare në Mal të Zi, "Koha Javore".
Emisioni disa minutёsh i quajtur "Mozaiku", ipet njё herёnё javё. Ky emision
kishte një shtrirje kohore 60 minuta, ku në fillim quhej "Mozaiku 60", por pas
një kohe filloi shkurtimi i tij njëherë në 40, mandej 35 e kështu me radhë,
meqrast edhe pjesëza "60" iu hoq. Arsyeja tÑ‘ cilÑ‘n e japin nga RTV Mali i Zi,
pÑ‘r kÑ‘tÑ‘ shkurtim, Ñ‘shtÑ‘ ajo financiare. E që është e çuditshme tÑ‘shkurtohet
bash ajo pjesё ku i dedikohet pakicёs shqiptare nё Mal tё Zi.
Si qershi në tortë diskriminimit të këtij emisioni i bëhet ndërrimi i shumë
hershëm i kohës së transmetimit. I çdo ditshëm Ñ‘shtÑ‘emisioni i lajmeve nÑ‘
gjuhën shqipe. KohÑ‘zgjatja e të cilit ishte 15 minuta, ndërsa tani është 10
minuta. Publicisti Nail Draga këtë diskriminim që po i bëhet Programit shqip të Radio- Televizionit të Malit të Zi e konsideron të pa merituar. "Shqiptarët nuk e votuan pavarësinë e Malit të Zi në këtë formë e përmbajtje që po sillet pushteti ndaj shqiptarëve." vlerëson Draga."Redaktor, gjoja i programit të pakicave (lexo) në gjuhën shqipe, është malazias që nuk e din asnjë fjalë në gjuhën shqipe. A thua se nuk ka pasur shqiptar? Edhe kësaj i thonë barazi qytetare e nacionale në stilin malazez." konkludon ai, për të vazhduar se gazetarët shqiptar i kanë larguar disa si teprica teknologjike, por nga këta nuk kemi ndonjë reagim, përveç së fundi të gazetarit Musa Gjoka.
Spektri politik shqiptar në Mal të Zi është i obliguar që zëshëm të reagojë në
kohën kur tentohet të vendoset me metoda të sofistikuara"demokratike" terr
informativ nga Radio-Televizioni i Malit të Zi në raport me shqiptarët. "Për
fat të keq spektri politik shqiptar në Mal të Zi është në pozitën më të keqe
prej fillimit të pluralizmit, këtë e dëshmon përfaqësimi shumë i dobët në
Kuvendin e Malit të Zi dhe në Qeveri. Prandaj edhe fuqia e tyre për të bërë
trysni, në drejtim të përmirësimi të pozitës së Programit në Gjuhën shqipe në
RTCG është e vogël." komenton gazetari Musa Gjoka. Duhet përkujtuar se në
Marrëveshjen për formimin e koalicionit figuron edhe aneksi për përmirësimin e
pozitës së medies në gjuhën shqipe. Marrëveshja edhe pse e nënshkruar në fund
të viti të kaluar ende nuk ka filluar të jetësohet.
Republika e Malit të Zi dhe kryeministri i saj, janë shprehur për qasje
evropiane ndaj të drejtave të komuniteteve në këtë shtet, por kjo nuk po duket
në horizont. Përderisa shpërfaqën veprime të atilla që e marxhinalizojnë median
në gjuhën shqipe, e garantuar me çdo dokument kombëtar e ndërkombëtar si e
drejt në informim, nuk mund të mendojmë për një shtet i cili pretendon
standardet evropiane. *www.albinotmaloku.com ALBINOT MALOKU
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |