VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
VOTA PARANDALUESE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Premte, 06.28.2013, 09:42am (GMT1)
Shkrimi im i sotëm është rimarrje e një eseje të filluar muaj më parë, atëherë me titullin "Shqipëria - ana e prapme e Greqisë". Ishte në jehonë të drejtpërdrejtë të shkrimit "Oligarkia e kalbur e Greqisë", të gazetarit grek Kostas Vaxevanis, botuar më 6 janar 2013 në gazetën New York Times. "Demokracia është si biçikleta: nëse nuk di ta ngasësh, atëherë bie. Mjerisht, biçikleta e demokracisë greke ka kohë që është prishur. Pas kolapsit të juntës militare më 1974, Greqia krijoi vetëm një formë hibride, krejt të zbehtë të demokracisë. Ti mund të votosh, mund t'i përkasësh një partie dhe të protestosh. Në thelb, megjithatë, një klikë e vogël ushtron të gjithë pushtetin e mirëfilltë politik," e fillonte shkrimin e tij Vaxevanis.
"Nga e gjitha çfarë është thënë për krizën greke, shkruan ai, shumë është
lënë pa thënë. Kriza është bërë një shesh beteje mes interesave dhe
ideologjive. Në pyetje është roli i sektorit publik dhe pasuria e shtetit. Po,
në Greqi ka një sektor publik jofunksional; për 40 vitet e shkuara partitë
sunduese ua shpërndanë postet qeveritare përkrahësve të tyre, pavarësisht
kualifikimeve të tyre." Por problemi real me sektorin publik, sipas gazetarit grek, është elita numerikisht e vogël e biznesmenëve të cilët e quajnë veten "sipërmarrës". Ata i korruptojnë politikanët për të marrë kontrata të majme qeveritare, rëndom me çmime shumë të ulëta. Ata gjithashtu kanë në pronësi shumë media të vendit, çka ua bën të mundur që veprimet e tyre të blindohen me heshtje. Vaxevanis i krahason ata me lordin e drogave Pablo Escobar të Kolumbisë dhe me liderin paramilitar të Serbisë, Arkanin. Për thellimin e krizës, gazetari fajëson Evangjelos Venizellosin, më herët ministër i financave dhe pastaj kryetar i PASOKut, për politikat e tij të taksave dhe për ligjin grek që iu jepte imunitet të gjerë ministrave. "Hile të tilla vazhdojnë prej dekadash. Publiku është i privuar nga informacioni real, përderisa televizionet, gazetat dhe faqet online të lajmeve janë të kontrolluara nga elita ekonomike dhe politike." Lexuesit ia kujtoj se Kostas Vaxevanis është gazetari që u arrestua nga qeveria greke pasi botoi në revistën e tij mujore "Hot Doc" (dokumente të nxehta) listën e 2000 qytetarëve grekë të cilët shmangnin pagimin e taksave dhe tatimeve në vendin e tyre, duke i depozituar në Zvicër paratë e tyre të fituara në Greqi. Bëhej fjalë për të ashtuquajturën Lagarde List, të cilën më 2010, Christine Lagarde, asokohe ministre franceze e financave, më vonë Presidente e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ua dorëzonte zyrtarëve grekë, personalisht Venizellosit, i cili nuk ia dorëzoi askujt listën. Arsyeja pse e bëri këtë ishte se Lista Lagarde "implikonte një grup të korruptuar që flet në emër të demokracisë edhe kur e rrënon atë: zyrtarë me kompani offshore, miq dhe të afërm të ministrave, bankierë, botues dhe të tjerë të përfshirë në tregun e zi", siç shkruan Vaxevanis. Për arrestimin e tij media greke heshti plotësisht. Vetëm jehona e mediave të huaja e detyroi qeverinë greke të zbrapsej nga vendimi. Konkluzioni i Vaxevanis është se "populli grek duhet ta riparojë biçikletën e tij të demokracisë duke kërkuar që t'iu jepet fund hileve dhe korrupsionit. Gazetarët duhet t'i rezistojnë manipulimit dhe t'iu rikthehen detyrave të tyre të profesionit. Dhe qeveria duhet të ringjallë trashëgiminë e lashtë demokratike greke - në vend që të vrasë lajmësin."
Venizellos ishte ministër i financave në qeverinë e Jorgo Papandreut. Ky i
fundit, në krye të PASOK vinte në pushtet pasi populli rrëzoi me votë qeverinë
e Karamanlisit. Ishte një votë që shprehte revoltë ndaj së djathtës greke. Një
votë që i jepte shans së majtës së atjeshme të çrrënjoste sistemin e kalbur
disadhjetëravjeçar të oligarkisë greke.
Jorgo Papandreu, kur vinte në pushtet, ishte tërësisht i vetëdijshëm për
realitetin me të cilin i duhej të përballej ai dhe qeveria e tij. I mundur dy
herë nga Kostas Karamanlis, ardhur në pushtet falë një vote proteste ndaj
Karamanlisit, i cili nuk ishte i aftë të përballej me krizën ekonomike dhe ta
pastronte partinë e tij nga korrupsioni, Papandreu propozonte një plan 3
miliardë eurosh për të ringjallur ekonominë nëpërmjet investimeve, 'zhvillimit
të gjelbër' dhe mbrojtjes së konsumatorëve duke i financuar me një reduktim të
shpenzimeve shtetërore dhe një rishpërndarje fiskale të arritur nëpërmjet
taksimit të të pasurve dhe kishës. Jorgo A. Papandreu, në një shkrim të tij, të botuar në "International Herlad Tribune" dhe media të tjera kryesore amerikane më 10 mars 2010, me rastin e vizitës së tij tek presidenti amerikan Barack Obama, katër-pesë muaj pas ardhjes në pushtet, pra i ri në detyrë, shprehte vendosmërinë e tij për t'u përballur me problemet e krizës dhe për aftësitë e vendit të tij për të arritur ringjalljen ekonomike, ndonëse ai thekson se kur erdhi në postin e tij, nuk e dinte shkallën e vërtetë të rrënimit ku ishte zhytur Greqia. Me masat e tij energjike, ai mëtonte të kapte nivelet e Bashkimit Evropian brenda vitit 2012. Shkrimi i tij titullohej "Greqia nuk është një ishull" dhe Papandreu theksonte se kriza greke ka ndihmuar të hedhë dritë mbi realitetin evropian. "Por sikurse Greqia nuk është një ishull, as Evropa nuk jeton në izolim. Ne jemi të gjithë pjesë të një sistemi financiar të ndërtuar keq që duhet të ndreqet urgjentisht." Kështu përpiqej të bënte Odisenë, duke shpërndarë fajin dhe përgjegjësinë ndaj Evropës dhe sa më gjerë përtej saj: "Unë jam në Uashington për ta takuar Presidentin Obama me një mesazh nga Evropa: Sfida me të cilën përballemi nuk është thjesht greke apo evropiane; është edhe amerikane, dhe së bashku ne duhet të gjejmë një zgjidhje." Vetë kryeministri grek pranonte ndërkaq se sistemi grek disadhjetëravjeçar ishte i bazuar në ryshfetin në të gjitha sferat e shoqërisë, por kërkonte që pa vonuar, pa debate shterpë të triumfojnë ndaj peshkaqenëve financiarë të cilët e kanë pasuruar veten, ndërkohë që qytetarët e rëndomtë kanë humbur punët, shtëpitë dhe pensionet e tyre.
Papandreu, megjithatë, nuk e kuptoi se vota që e solli në pushtet ishte thjesht
një votë e cila përkohësisht parandalonte një revoltë të gjerë popullore, e
cila nga një revoltë ndaj një force politike do të shndërrohej në një revoltë
ndaj një klase politike. Ai nuk arriti t'i mbante pemtimet, sepse partia e tij
vetë ishte e zhytur në korrupsion, madje vetë ministri i financave, pasuesi i
tij në krye të partisë, Venizellosi ishte dhe mbeti një kupolë mbrojtëse për
korrupsionin socialist dhe për korrupsionin grek në përgjithësi. Në fund të
shkrimit të tij, Papandreu kërkonte parandalimin e një krize të re që mund të
shndërrohej në epidemike. Edhe këtu ai pati të drejtë, por sikurse ai as
kolegët e tij gjithandej nuk mundën ta bënin një gjë të tillë, sepse i patën
dhe i kanë duart e tyre të lidhura nga korrupsionet e veta. Peshkaqenët financiarë të Papandreut janë pikërisht oligarkët e kalbur të Greqisë të Vaxevanisit. Prandaj titulli "Oligarkët e kalbur të Greqisë" mund të përshtatej në "Oligarkët e kalbur të Shqipërisë". Këtë realitet e pranon për herë të parë në Shqipëri, në një intervistë të djeshme në Zërin e Amerikës, gazetari Fatos Lubonja. E pamundur që gazetarët e tjerë, intelektualët e tjerë të mos e kenë parë realitetin e vendit të tyre, por ata, si kolegët grekë, janë pjesë e problemit, nuk janë aspak pjesë e zgjidhjes. Lubonja është i vertëdijshëm se zgjedhjet e 23 Qershorit nuk i tundën fare forcat oligarko-mafioze. Ai thotë se filtrit të votës i shpëtoi Ilir Meta, të cilin gazetari ynë e sheh si simbol të korrupsionit dhe klientelizmit, sepse vota u adresua kryesisht si ndëshkim ndaj Sali Berishës, madje, për paradoks, duke e shpërblyer Metën, meqë duke sfiduar aleancën me Berishën, ai mundësoi goditjen e autoritarizmit të tij, goditjen e sistemit të pandëshkueshmërisë së krimit. "Klasa jonë politike noton në një pandëshkueshmëri të madhe. Nëse do të kishte shtet të së drejtës shumë nga këta politikanë që përmendim ne sot mund të ishin edhe në burg për shkelje ligjore të rënda, për dëme të mëdha ndaj pronës publike etj. Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap, madje në këtë aspekt ka bërë hapa prapa, sepse sa më shumë është në pushtet kjo klasë politike, aq më shumë kjo korruptohet, aq më shumë kjo lidhet me krimin e organizuar dhe bëhet klientelare. Në këtë aspekt, shteti i së drejtës është në fillimet e veta në Shqipëri. Shteti i së drejtës do të thotë arbitër ndërmjet këtyre dy palëve ose midis tre palëve, ndërkohë që këta janë edhe lojtarë dhe arbitër," përfundon Fatos Lubonja.
Edhe Edi Rama, kryeministri në ardhje, duke biseduar me gazetarët mbrëmë në Top Story të Sokol Ballës, e pranoi se vota e 23 Qershorit 2013
ishte një revoltë e heshtur ndaj Berishës dhe sistemit 23 vjeçar të Shqipërisë. Duke u kthyer tek titulli i shkrimit, mund të them se termi "parandaluese" nuk është pa konotacion mjekësor. Votën e 23 Qershorit unë e shoh edhe si një masë parandaluese, si një gojë oksigjen për klasën politike, një dhënie afati për t'i thirrur mendjes. Përndryshe hapi tjetër, pa shumë vonesë, do të jetë kundër gjithë klasës politike. Nëse e majta në pushtet do të arrijë të bashkërendojë klasën politike dhe të gjithë faktorët e tjerë për të dalë nga sistemi 23 vjeçar i olgarkëve-mafiozë, atëherë vota e 23 Qershorit ia ka arritur qëllimit dhe Shqipëria ka shpëtuar. Nëse jo, atëherë Shqipëria do të shndërrohet përfundimisht, me plot kuptimin e fjalës, në një anë të prapme të Greqisë. ©
HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946 Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN! Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005) SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI Romani "Imazh" i Zef Mulajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN? 21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT 21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND ROJA TË SOVRANITETIT Zotër shtëpie Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË KOLLITJET E STALINIT... ...nesër në "tri komunat heroike" Nga SKËNDER BUÇPAPAJ MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT TË DUAN, PA TË QORTOJNË (Letër e mbyllur partive) Nga SKËNDER BUÇPAPAJ UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË" EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA? POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAMENDJET PARAZGJEDHORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN... KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS © SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |