VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
MANDELA DHE OBAMA Nga BILL KELLER, New York Times E Djelë, 06.30.2013, 09:15am (GMT1)
Stengel, i cili është kryeredaktor i revistës Time, nuk mund të rezistojë së krahasuari heroin e tij me një tjetër bir shtatlartë, të qetë, shpresëdhënës të Afrikës: Barack Obaman. "Vetëdisiplina e Obamas, vullneti i tij për të dëgjuar dhe për të ndarë besim, përfshirja e rivalëve në administratën e tij, dhe besimi i tij se njerëzit duan që gjërat të shpjegohen, e tëra duket si një version i shekullit të 21-të i vlerave dhe personalitetit të Mandelës," shkroi ai . "Çfarëdo që Mandela mund ose mund të mos mendojë për presidentin e ri amerikan, Obama është në shumë mënyra pasardhësi i tij i vërtetë në skenën botërore." Ca si shumë kjo? E pra, Stengel ishte tejet vetëm asokohe së dhëni Presidentit amerikan një shtaturë që ai me zor kishte filluar ta fitonte. Komiteti Nobel, i cili ia kishte akorduar çmimin e tij të paqes Mandelës për dhënien fund të aparteidit të trupshëm, ia bëri të njëjtin nder Obamas më tepër ngaqë nuk ishte George W. Bush. Burra të ndryshëm, vende të ndryshme, kohë të ndryshme. Ndoshta edhe Mandela - i cili ishte çlirimtari më i suksesshëm i Afrikës së Jugut pastaj qeverisës i saj - nuk mund të ketë patur pritje të mëdha ndaj Obamas. Por është interesante të imagjinohet se si presidenca e Obamës mund të ishte ndryshe në qoftë se ai në fakt do ta kishte bërë atë në mënyrën e Mandelës. Mandela, në kohën e tij në skenën politike, ishte një njeri i pothuajse asketik i vetëdisiplinuar. Por ai gjithashtu e kuptoi si të vendosë autoritetin e tij moral në gjeste të mëdha teatrore. Duke u përballur me akuzat kapitale se përpiqej për të përmbysur shtetin në gjyqin Rivonia, ai hyri në sallën e gjyqit në Pretoria i veshur në një pelerinë tradicionale lëkure leopardi Xhosa Leopard për të dramatizuar se ai ishte një afrikan duke hyrë në juridiksionin e një njeriu të bardhë. Dhe pastaj ai në thelb pranoi krimin. Në vitin 1995, Mandela, i sapozgjedhur president i një vendi ende thellësisht të ndarë, pa vonuar e ktheu Kupën e Botës Rugby - ngjarjen sportive më të bardhë në Afrikën e Jugut, objektiv i bojkotimeve antiaparteid për një kohë të gjatë - në një festival të harmonisë interraciale. Ai ishte, me pak fjalë, e kundërta e "jo dramës". Ndjenja e Obamës e teatrit politik arriti kulmin në ceremoninë e parë përuruese të tij. Ai rrallë pozicionon realitetin nxitës se është njeriu i parë i zi që e merr këtë detyrë. Siç vëren kolegu im i Times, Peter Baker, "barra e Obamës si ai e sheh atë, ndryshe nga Mandela, është për ta bërë fakt se të jesh i zi nuk ka ndonjë gjë. Vetëm atëherë zbulimi i tij do të jetë me të vërtetë kuptimplotë. "Megjithatë, unë mendoj se Mandela do të ketë kërkuar një mënyrë për të bërë një lidhje më emocionuese qytetare ndaj krenarisë që kaq shumë amerikanë e mendonin në këtë moment historik. Mandela kuptoi se politika nuk është kryesisht një sport cerebral. Ajo është një biznes i hijeshisë, krenarisë, gjesteve simbolike, e dëgjimit të etur dhe e favoreve të pakta. Ajo është mbi të gjitha një biznes i empatisë. Për të ndihmuar të fitojë mbi afrikanët, ai mësoi dialektin e tyre holandez dhe mbajti himnin e tyre kombëtar. Për John Boehnerin, ai do të kishte mësuar golf dhe do të bëhej pijës i Merlotit. "Ju mos iu adresoni trurit të tyre," i këshilloi Mandela kolegët e tij, dhe me siguri do ta këshillonte Obamën. "Ju adresojuni zemrave të tyre." Mandela ishte një negociatori i përkryer. Sa herë shkonte në tryezën e bisedimeve, ai nuk dilte kurrë duarbosh. Ai ishte një ekspert për të kuptuar se sa larg mund të shkojë çdo palë. Ai ishte i durueshëm. Ai ishte oportunist, duke përdorur çdo krizë me efekt të mirë. Ai e kuptoi se gjysma e betejës ishte të bindësh palën tënde se një koncesion mund të jetë një fitore. Dhe ai ishte i gatshëm për të marrë një rrezik. Unë nuk ia kam zili Obamës që merret me republikanët e papajtueshëm ose bazën e tij të kërkuar, por Mandela u muar vesh me militantët afrikanë, nacionalistët zulu dhe qeverinë e bardhë që e kishte burgosur atë për 27 vjet. Nga krahasimi, është një Tea Party, po, një parti çaji. Mandela zakonisht duket të ketë pasur kohën e jetës së tij. Ndoshta kjo është për shkak se (fatkeqësisht për familjen e tij), lëvizja ishte jeta e tij. Ai shtrëngoi çdo dorë sikur kishte zbuluar një mik të ri dhe mirëmbajti një vezullim në sy të tij që thoshte: kjo është e bukur. Ne kemi pasur presidentë të gëzueshëm - Bill Clinton, Ronald Reagan. Obama më shumë duket se e konsideron këtë gjë si një detyrim.
Mandela, mbi të gjitha, kishte një kuptim të qartë të parimeve të tij kryesore:
liria, barazia, sundimi i ligjit. Ai ndryshoi taktikat, i zhvendosi aleancat
(një ditë Partia Komuniste, një ditë tjetër oligarkët e biznesit), por kurrë
nuk e ka humbur nga vëmendja qëllimin përfundimtar. Të themi të drejtën për
Obamën, Mandela kishte një shkak për të tejkaluar qartësinë morale. Presidenti
amerikan kaq rrallë është i bekuar me probleme, fjalë për fjalë, e zezë dhe e
bardhë. Dhe në qoftë se Obama lë pas kujdesin shëndetësor universal dhe
reformën e emigracionit - dy nisma që kanë mposhtur vazhdimisht presidentët e
mëparshëm - nuk do të ketë një trashëgimi të vogël. Por më thoni, keni ju një
kuptim të qartë se cili qëllim moral drejton presidentin tonë?/Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |