VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ANTHONY ATHANAS, NDERI I KOMBIT DHE KRENARIA E KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN, RESTORANTI ANTHONY'S PIER 4 NUK ËSHTË MËNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 11:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
ANTHONY ATHANAS, NDERI I KOMBIT DHE KRENARIA E KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN, RESTORANTI ANTHONY'S PIER 4 NUK ËSHTË MË
Nga FRANK SHKRELI

E Mërkurë, 07.10.2013, 06:43am (GMT+1)



Mediat e Bostonit në Shtetet e Bashkuara njoftojnë se restoranti i famshëm i Bostonit dhe për një kohë të gjatë ikona e restoranteve në Amerikë, Anthony's Pier 4, do të mbyllet përgjithmonë muajin e ardhshëm. Restoranti Anthony's Pier 4 Pier 4, ishte hapur në vitin 1963 nga Anthony Athanas, afaristi dhe patrioti i dalluar i komunitetit shiptaro-amerikan. Anthony Athanas ndërroi jetë në vitin 2005, në moshën 93 vjeçare.

Historia e tij ishte e një jete që është quajtur ''ëndërra amerikane'', e realizuar me punë të rëndë dhe dedikim. Ish-Senatori Xhin Kerry i shtetit Masaçusets dhe tani Sekretar I Shtetit Amerikan ka thënë për emigrantin shqiptar nga Korça se, "Antoni Athanas jetoi ëndrrën amerikane dhe për asnjë minutë nuk harroi se nga kishte ardhur. Me një prejardhje të thjeshtë nga Shqipëria, Antoni mundi të realizojë ëndrrën e çdo emigranti duke punuar dhe arritur të bëhet një institucion kombëtar". Ai ishte larguar nga vendlindja e tij Korça në vitin 1911 dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara në moshën 4 vjeçare për tu bashkuar me babain e tij i cili ndodhej në Amerikë. Antoni ishte ndër të parët shqiptarë që zbriti në Amerikë. Nga nevoja për të bërë jetesën dhe i detyruar të punonte, ai largohet nga shkolla në moshën 13 vjeçare dhe punon ditë e natë, shtatë ditë në javë në restorante të ndryshme, ndërsa përpiqej të mbledhë një grusht dollarë për të blerë restorantin e tij të parë në vitin 1938, për 1800 dollarë. Ndërkohë, Antoni hapë edhe restorante të tjera por në vitin 1961, ai blenë një truall buzë ujit dhe hapë restorantin që e pagëzon me emrin e tij Anthony's Pier 4, një restorant ky që mbrenda një kohe të shkurtër u bë i njohur jo vetëm në Boston, por edhe në mbarë Amerikën. Për një kohë të gjatë ishte ndër pesë restorantet më të suksesshme në Shtetet e Bashkuara, të ardhurat e të cilit gjatë viteve 80-të, arrinin në 12-milionë dollarë në vit, më shumë se çdo lokal tjetër i këtij lloji. Sipas njërit prej djemëve të Antonit, në kulmin e suksesit të restorantit, mbi 600-veta shkonin aty për drekë dhe rreth 3000-veta për darkë, ndërkohë që shpesh duhej të prisje deri në dy orë për të hyrë brenda.

Është e qartë se Anthony Athanas ishte shumë i suksesshëm si afarist dhe u bë i njohur në të gjithë Amerikën si pronar lokalesh. Si i tillë, Antoni kishte mundësitë të njihej me personalitetet më të shquara amerikane të politikës, kulturës dhe botës së artit, që kishin dëgjuar për famën e restorantit të tij, dhe të cilin ata e frekuentonin shpesh. Provë për këtë janë fotografitë e renditura në mur në lokalin Anthony's Pier 4, përfshirë emërat më të njohur të elitës politike të Bostonit, të shtetit Massaçusets dhe mbarë Shteteve të Bashkuara. Aty, ndër të tjera, janë fotografitë e Antonit me personalitete si Frank Sinatra, Elizabeth Taylor, Xhon Kenendy, Riçard Nikson, Henry Kissinger, Alfred Hitçkok, dhe dyzina të tjera figurash të dalluara nga fusha të ndryshme të jetës amerikane. Megjithëse u largua nga shkolla në moshën 13 vjeçare për të punuar, për të siguruar jetën e vet dhe të familjes, Antoni Athanas, falë zgjuarsisë së shqiptarit, ai gjatë viteve ka shërbyer edhe si lektor shumë popullor i ftuar nga universitetet më të dalluara të Amerikës, si Harvard Buisness School, Cornell University e të tjera.

Megjithë famën dhe sukseset në botën amerikane, Anthony Athanas mbeti përgjithmonë një patriot, i cili punoi vazhdimisht për të mirën e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë e kudo. Për dekada me radhë, Anthony Athanas ishte njëri ndër figurat kryesore të organizatës pan-shqiptare Vatra. Antoni nuk e zhvilloi punën e tij patriotike, as për nam as për para, pasi ai i kishte të dyja, por si atdhetarët e gjeneratës së tij, ai e bëri këtë vetëm e vetëm se kishte ndjenja të thella atdhetare, duke mos kursyer asgjë kur vinte puna tek Shqipëria dhe shqiptarët. Agim Karagjozi, një bashkohas i Antonit dhe ish-kryetar i Vatrës, ka thënë në një intervistë për Zërin e Amerikës, me rastin e vdekjes së Antoni Athanas se, "Ai kishte një krenari dhe ndjenja të thella shqiptare, prandaj e gjente kohën, sado i zënë që ishe. Kishte dhe kapacitetin financiar dhe moral që t'i kushtohej Vatrës, e ndjente këtë si detyrë." Për më tepër, vazhdon Agim Karagjozi, "Antoni Athanas ishte trashëgimtari i Nolit në Vatër, ishte ai që i siguroi jetën Vatrës për shumë dekada."

Antoni Athanas, si bashkëpuntor i ngushtë i Fan Nolit dhe Faik Konicës, megjithëse kishte të lidhje të ngushta dhe reputacion shumë të mire me ajkën e shoqërisë amerikane, ai kurrë nuk harroi rrënjët e tija, kurrë nuk harroi Shqipërinë dhe kombin e tij. Është e vërtetë se restoranti i tij frekuentohej nga antarët më të dalluar të elitës amerikane, por Antoni Athanas, si patriot shqiptar që ishte, i mbante dyertë e restorantit të tij gjithmonë hapur edhe për komunitetin shqiptaro-amerikan. Më kujtohet disa herë që kam vajtur në restorantin e tij, me bujarinë e tij, Antoni të bënte të ndihesh sikur të ishe në shtëpinë tënde. Ai të ndeshte dhe të përcillte vet, nganjëherë edhe të shërbente, deri në ditët e fundit të jetës së tij. E tillë ishte atmosfera në restorantin e Antonit, për të gjithë shqiptarët, pa dallim. Ishin të shumëta darkat e drekat, mbledhjet dhe festimet e ndryshme, por njëra nga më të dalluarat ishte festimi i 60-vjetorit të gazetës Dielli më 1969, ku ishin ftuar edhe përfaqsues të Arbëreshve të Italisë. Ernest Koliqi, pjesëtar i delegacionit arbëresh, e përshkruan kështu në revistën Shëjzat, atë që ai quan ''mrekullinë e mikpritjes'' në restorantin Pier 4 të Antoni Athanas, njërit, sipas tij, ndër ''shtyllaat e papërkulshme të Shoqatës Vatra". Koliqi thotë se, "Ky zotni i njerzishëm shtroi ato ditë papra sofra e gostina...dhe me buzë në gaz qerasi të parin e të mbramin, tue ndejë vet në kambë dhe shpesh tue u dhanë dorë atyne që u shërbejshin tryezave. Këtij zotënie i përshtatet njimend fjala derë çelë."

Në kulmin e punës, nga 800-puntorët që kishte gjithsejt, shumë nga ata ishin shqiptarë të posa ardhur në Amerikë dhe të cilët kishin nevojë urgjente për punë. Më kujtohet se në fillim të 70-ave, Antoni kishte marrë në punë të gjithë familjen e një kunatës time, me të ardhur në Amerikë. I tillë ishte Antoni Athanas. Gjatë dekadave të fundit të shekullit të kaluar, aty janë mbajtur takime me rëndësi të përfaqsuesve të komunitetit shqiptaro-amerikan për të biseduar mbi hallet e Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe për strategjitë për marrjen e masave për të siguruar përkrahjen amerikane për fatet e shqiptarëve, ekzaktërisht ashtu si në kohën e Nolit e të Konicës. Ishte përvoja e hidhur e Antonit -- kur si fëmijë ai u detyrua nga masakrat greke të shpërngulej nga vendlindja ajo që e ndoqi gjithë jetën e tij dhe që e bëri atë të punonte me gjithë mundësitë e tija për të drejtat e shqiptarëve kudo. Madje, në moshë të shkuar, gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999, ai i bashkohet një delegacioni të Kongresit amerikan që vizitoi Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë.

Antoni Athanas, përveçse ishte një ndër afaristët më të dalluar të Amerikës, ai personifikonte bartësin e atdhetarizmit të frymëzuar nga objektivat e larta të kombit shqiptar. Mund të mbyllet restoranti Anthony's Pier 4, që ishte krenaria dhe suksesi i tij i madh profesional, por vepra patriotike e Antoni Athanas, njëri prej biznismenve më të dalluar të Amerikës dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan, nuk do të harrohet kurrë.



Restorani Anthony's Pier 4 në Boston

Më poshtë disa nga fotografitë e Antoni Athanas me personalitete në murin e restorantit Anthony's Pier 4


Me Presidentin Xhon Kennedy


Me presidentin Riçard Nixon


Me Elizabet Taylor dhe Sen. Xhon Warner


Me Papën Palin e VI

Me Henry Kissingerin


Me aktorin e Holivudit Antoni Quinn

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HISTORIKISHT REVOLUCIONI I EGJIPTIT ËSHTË MË SE I NJËJTINga JONATHAN ADELMAN, Reuters (07.09.2013)
E PAZËVENDËSUESHME - IDEOLOGJIA KOMBËTARISTE NË POLITIKËN SHQIPTARENga SHENASI RAMA (07.09.2013)
ASIMETRIA NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI SERBISERBIA SPONSORIZON NJË LOB TË FUQISHËM SERB NË TIRANËNga SHABAN MURATI (07.08.2013)
SHËNJTËRIMI I NJË PAPE TË MADH, MIK I GJITHË NJERËZIMIT - E VEÇANËRISHT I SHQIPTARËVENga FRANK SHKRELI (07.08.2013)
SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINENga SKËNDER BUÇPAPAJ (07.07.2013)
A DO TË FUNKSIONOJË MARRËVESHJA PËR VERIUN E KOSOVËS?Nga QAZIM TEPSHI (07.07.2013)
KOVA ME VRIMA - GJASHTË RRJEDHJET E FRIKSHME TË VJESHTËS 2013Nga SHENASI RAMA (07.05.2013)
NJË VLERËSIM PËR PRAGUN E REPUBLIKËS SË PESTËNga ROMEO GURAKUQI* (07.04.2013)
DASHURIA E MADHE MIDIS PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË DHE PARTISË KOMUNISTE TË KINËSNga SHABAN MURATI (07.03.2013)
101... E TUTJENga ALBINOT MALOKU (07.02.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]