VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

IKE LARG HASHIM VËLLAI...
Nga LEBIT MURTISHI

E Djelë, 07.14.2013, 04:03pm (GMT1)



Thuhet se popujt meritojnë qeveritë që kanë mbi krye. Por thuhet gjithashtu se propaganda thyen malet. Duke patur parasysh investimet marramendëse të dhjetëra e dhjetëra agjenturave antishqiptare për të nënshtruar shpirtin luftarak të popullit shqiptar, gjithmonë besoj se populli shqiptar nuk e meriton këtë gjendje të mjerueshme që ka sot, nuk e meriton këtë poshtërim që ia kanëe ngarkuar mbi supe dreqi dhe i biri, në të gjitha anët e tij dhe në të gjitha fushat e jetës...

Jo rastësisht të drejtohem ty, z. Hashim, jo rastësisht të rikujtoj ty propagandën që zhvillohej dikur në metropolet e Europës për ,,kryengritjen gjithëshqiptare", për ,,bashkimin me çdo kusht të trojeve të Shqipërisë"; jo rastësisht kam qenë edhe unë dhe shumë të tjerë pjesëtarë të asaj propagandë... Por nuk e di a lexon ndonjëherë ndonjë faqe të ish organit informativ të LPK-së ,,Zëri i Kosovës"... nuk e di a ishte mashtrim ajo fushatë e shumë viteve të atëhershme apo jemi sot viktima të mashtrimit.

Nuk e di sa të kujtohet mallkimi i asaj kohe në adresë të Rugovës, i cili kërkonte një Kosove të hapur ndaj Serbisë dhe Shqipërisë (por jo kaq të hapur, sigurisht)... Më jep shpresë dhe ngushëllim njohja e historisë kombëtare, ndonëse nuk jam historian si ti... Më jep forcë e verteta historike, se populli shqiptar ka ditur të shkelë mbi kohët dhe armiqtë, por me dhimbset vetem çmimi qe duhet serish te paguajë...


14.07.13
Strugë
LEBIT MURTISHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.