VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TIRANA - KRYEQYTETI I ANTILIGJIT OSE KRYEQENDRA E KORRUPSIONIT SHQIPTARNga ARTUR VREKAJ

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 02:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
TIRANA - KRYEQYTETI I ANTILIGJIT OSE KRYEQENDRA E KORRUPSIONIT SHQIPTAR
Nga ARTUR VREKAJ

E Hënë, 07.15.2013, 02:56pm (GMT+1)


Pas pesë vjetësh vizitova vendlindjen time, Shqipërinë. 30 qershor 2013. Pikërisht një javë pas zgjedhjeve të përgjithshme që kanë qetësuar përfundimisht si fituesit që mezi presin shtatorin të zënë kolltukët dhe shtetarët humbës që janë në hall se nuk do firmosin më tendera të majmë. Ende s'është dhënë rezultati përfundimtar ligjërisht nga institucioni zgjedhor i KQZ-së ,- një praktikë kjo shqiptare tashmë që ka njollosur aspiratën e një populli në këtë të flamosur tranzicion që më shumë majmi klasën e re kapitaliste pa dallim, se sa themeloi institucione e shtet shqiptar të së drejtës. Sheh e dëgjon parrulla si në socializëm. Me gojë dhe me shkrim. Kudo. Flamuj partish, postera kandidatësh për deputetë, lajmërime e reklama rreckohen vend e pa vend edhe pas tre javëve të zgjedhjeve.

Kafene të populluara kudo. Paradite, në orar të punës. Ky kryeqytet ka më shumë karrike në klube se kudo tjetër besoj në planet. Duket si vend qejfi, sepse pihet alkool në orar të punës. Pak rëndësi ka nëse dikush punon në shtet apo në sektorin privat. Pa u falur në klub nuk vendoset për programin ditor. Ndaj edhe vendimet personale apo zyrtare merren edhe nën ndikimin e rakisë, whiskit apo birrës më së shumti!

Ka ndryshuar kjo Tiranë dhe për mirë por edhe për keq më shumë, sepse po rëndohet përditë me pallatet e betonta.Biznesi shqiptar fërkon duart e numëron biliona Euro fitime. Por Tiranës po i përkeqësohet mjedisi përditë. Po i ngushtohen rrugët nga parkimet me dhe pa leje. Ndërtohen në vazhdimësi pallate mbi dhjetë kate, por nuk mendohet për parkimin e qindra makinave apo ngrohjen qëndrore të tyre. Le më për sheshe argëtimi për fëmjët a për moshën e tretë. Tiranës po i ngushtohen sipërfaqet e gjelbra me prishjen e shtëpive private dhe ndërtimin abuzues. Po i shtohen tymrat e makinave që shtohen me qindra e mijëra çdo muaj me popullimin e ndërtimeve të reja të mbipopulluara.

Shteti i kapur i shqiptarëve ka 23 vjet që bën qorrin! Sepse shtetarët i kanë lyer duart duke vjedhur me ndërtime kontrabandë, dhe me pranimin e bakshisheve në miliona dollarë a Euro apo edhe janë kompesuar me disa hyrje apo kate pallatesh.

Në kampin e shtetarëve në ikje apo edhe atyre në formatim e sipër kanë filluar të dalin zëra se kush vodhi më shumë. Populli dha fjalën e tij! Me votë!

Ky lloj shteti bëri që edhe institucionet demokratike të kishin si praktikë pune sekserllëkun me rangje nga lart-poshtë dhe anasjelltas! Midis vetë shqiptarëve apo përmes shqiptarëve dhe ballkanasve që pastruan paratë në Shqipëri.

Nuk mund të gjesh një kryeqytet tjetër Europian që ka kaq mure betonarme a gardhe llamarine rreth e rreth shtëpive sa të krijon përshtypjen e mungesës së sigurisë për jetën.

Ka ndërtime me zhurma të një niveli të lartë që sjellin pasoja në dëgjimin e njerëzve që banojnë rreth tyre në shtëpitë e tyre me tapi apo në ndërtime pa leje që mezi presin të ligjërohen.

Tirana ka një trafik makinash pa pikë rregulli! Edhe sepse është e mbipopulluar për metër katror por edhe sepse, së fundi, banorët e rinj të saardhur apo edhe me disa vite jetë këtu nga zonat urbane a nga fshatrat malorë kanë nevojë të qytetërohen edhe për disa dekada. Nuk mund të ngasësh makinë në Tiranë! Mezi dallohen linjat e rrugës. Shumica e makinave janë Benz-Mercedes, a thua se je në pikën e prodhimit të tyre, por shoferët që i ngasin nuk i zbatojnë rregullat e qarkullimit. Nuk ka ligj që zbatohet! Dhe kjo nuk mund të rregullohet me polici, por në radhë të parë me ndërgjegje qytetare që ju mungon shumicës së atyre që i ngasin makinat. Buritë e makinave si në luftë! Në çdo sekondë! As që pyet kush se dikush fle në apartamentin afër rrugës. Apo është i sëmurë, apo thjesht pushon të bëhet gati për punë për turn të dytë a të tretë.

Në rrugët e Unazës së Re kalojnë të gjitha makinat e llojet e tyre, veturat, edhe dum-dumat, edhe treçiklat me ngarkesë, edhe mjetet e rënda të ndërtimit, edhe karroca me kuaj, edhe biçikletat, edhe kalimtarët që e presin rrugën sikur janë në shëtitje në park. Një lëmsh që rëndon më shumë kryqëzimet e shumta.

Parkimet dhe ndalesat në mes të rrugës duken të zakonshme. Edhe policët në disa raste pothuaj nuk e kontrollojnë dot trafikun. Dhe jo më shumë për faj të tyre!

Autobusat janë të pamjaftë për nevojat e popullit të Tiranës. Edhe këta mbipopullohen dhe është vështirë të mendosh ruajtjen e xhepave nga hajdutët.

Këtë Tiranë zgjodhën njerëzit e thjeshtë ta jetojnë, pushtetarët e lejuan ta ndërtojnë biznesmenët a fshatarët shkel e shko, që të fitojnë sa të munden kushdo që nga pronarët e vegjël e deri tek Fazlliçët a miqtë e tyre ballkanikë që banojnë në këtë metropol shqiptar!

Më shumë e vuajnë ata që rrojnë me breza në kryeqytet. Ngjyrat e fasadave janë vërtet impresionuese, por pas tyre rron një Tiranë tjetër që po i merret fryma nga pallate që u bëjnë hije shtëpive private.

Herë-herë dhe uji mungon ndërsa shpenzohen miliona metro kub ujë të pijshëm për të vaditur kopshtet a pemët a thjesht lavazheve derdhet pa kriter. Disa edhe nuk paguajnë që e rëndojnë më shumë faturën e atyre që duan rregull në komunitet. Sepse Tirana e paska vështirë të ndërtojë komunitet. Një mosmarrëveshje e vjetër e stërthënë përditë.

Tirana e depozitave të ujit nuk mund të ushqejë shpresën se furnizimi me ujë është i sigurt 24 orë. Të gjithë i shohin pakujdesitë apo shpërdorimet e ujit dhe të dritave por shoqëria civile duket e pafuqishme përballë dhunimit qytetar të jetës.

Antiligji është sheshit. Aq sa Tirana duket si kryeqyteti i antiligjit.

Tirana është kinezëruar, e parë kjo me syrin e një arkitekti. Fshati ka rrethuar kryeqytetin pa plan. Lëvizja e lirë u pa si e vetmja mënyrë për fuqi elektorale. Kjo e katranosi gjithë Shqipërinë që ju detyrua që nga lartësia e piramidës shtetërore mënyra e ndërtimit pa kriter jo vetëm kryeqytetit por edhe vijës bregdetare.

Tirana i përngjan më shumë një kampi ushtarak të zënë rob! Pa plan! Me shumë popull në një sipërfaqe të vogël! Me shumë probleme në shërbimin ndaj qytetarëve përditë! Dhe këto vështirësi do të ndihen sepse edhe hapësira e saj e banimit është ngushtuar nga babëzia e banorëve dhe shtetarëve të saj vendorë dhe qëndrorë.
Nuk është e pamundur të jetosh në Tiranë, por është e pamundur të mos pluhurosesh përditë! Ndaj edhe sëmundjet kanceroze janë shtuar. Ndaj edhe infeksionet janë më të pranishme. Sepse edhe kanalizimet nuk mund të kontrollohen si më parë pasi janë nën ndërtime pa lejë.

Plehra ka kudo: në rrugë, në trotuare, para dyqaneve, shtëpive dhe objekteve publike. Mungon edukata qytetare. Nuk i bën përshtypje ambulantëve por edhe biznesmenëve lokalë në lagje pse para tyre ka pirgje plehrash që në disa raste I krijojnë edhe ata. Këta tregtarë me dhe pa liçensë e quajnë vetëm detyrë të bashkisë pastrimin. Por harrojnë se edhe ata janë pjesë e kësaj ndotjeje pa fre. Ende ka pastrues me fshesë që nuk mund të bëjnë më shumë se sa përmbushja e tetë orëshit të punës.

Mediat të gjitha në kor rendin pas partive a liderëve. Të mbushin programet me premtimet e tyre. Edhe kështu nuk i lënë shumë kohë qytetarit të flasë. Le që nuk e kanë në axhendë qytetarin e thjeshtë apo atë të moshës së tretë që rron me pikatore. Zëdhënësat janë bërë si papagallët e plakur. Thonë gjithçka u rekomandojnë stafet e partive a ministrive. Dhe rendin të replikojnë me shumë. Sikundër kafeneve njëlloj dhe me to.

Në Tiranë kanë ndërtesat shteti, partitë dhe institucionet. Nga më modernet të zbukuruara brenda me lekët e shqiptarëve të varfër të lodhur në radhët e asistencës a pensionit. Por brenda këtyre ndërtesave lluksoze ka shumë zullum, sepse nuk respektohet ligji. Ka nepotizëm, jo sepse Shqipëria është vend me popullsi të vogël, por, se fisi shihet si mundësia më e mirë për të bërë e ruajtur majmërinë me pushtet. E thonë të gjithë shqiptarët dhe e dinë se kush ka lidhje gjaku a krushqie në Tiranën e institucioneve të varura nga lideri i partisë që është në pushtet. Kështu ishte Tirana me Zogun, Enverin e pasuesit e tij dhe sot me Berishën.

Pra, që 101 e vjet shtet nuk ka ndryshuar tradita e shtetbërjes me fis. Veçse tani ka futur hundët klani paralli dhe e ka blerë shtetin për aq kohë sa partia është në pushtet. Është vështirë të zgjidhësh hall në Tiranë po nuk pate para me miliona. Mjerë kush ka hall. Se e than halli gjykatave, spitaleve dhe burgjeve. Atje ku leku I thatë jepet për bakshish me miliona.

Që të ndryshojë në mëndjen e çdo tiranasi të vjetër dhe të ri mentaliteti i të bërit të jetës me norma demokratike duhen dekada. Shoqëria civile duhet respektuar e para. Edhe mediat kanë jo pak rol. Në Tiranë flitet shumë në Kuvend, në zyra, në TV, në radio, në gazeta e nuk ka mbetur kush pa folur nga shtetarët dhe partiakët por populli i thjeshtë nuk respektohet për vullnetin dhe durimin e tij edhe pse ja kanë rënduar jetën në Tiranë.

Për sa kohë nuk do të respektohet ligji dhe shoqëria civile kjo mënyrë jetese do ta pluhurosë me shumë ajrin e Tiranës si sot dhe nesër.

Ndërgjegjësimi qytetar se të gjithë banorët e saj janë pjesë e zgjidhjes për një të ardhme më të mirë duket larg. Sepse vetëm një pakicë e parisë dhe biznesmenëve privilegjohet të jetojë lluksin në Tiranë. Të tjerët, populli i pambrojtur shihet si i mundur. Dhe këta janë shumicë që janë njëlloj përgjegjës si shtetarët vendorë apo qëndrorë se kush nuk respekton rregullat më elementare të jetës së përditshme që në shtëpi, apartament, lagje, a më gjerë e rëndojnë më shumë të jetuarit në Tiranë. Pra, të gjithë së bashku bëhen pjesë e antiligjit. Pala qeverisëse e kujtdo krahu qoftë me dallavere dhe populli me heshtje e mosveprim, sepse edhe rrugët e ankimimit ja kanë prerë apo ankimet bien në vesh të shurdhër. Sa herë që dikush ngre zërin për qytetari nga qytetarët duket si anormale, sepse fuqia e ndryshimit nga individët pa pushtet duket e pakët ose e pamundur fare. Demokracia është larg!

Tiranës janë ngritur pashallëqe me antiligj. Kaosin e pëlqejnë këtu në Tiranë më shumë se kudo në Shqipëri. Europa është bërë si e shtëpisë. E pi kafen njëlloj si shqiptarët. Me bisht! Ndaj dhe kjo Tiranë ndryshon mendërisht ngadalë!

ARTUR VREKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
IKE LARG HASHIM VËLLAI...Nga LEBIT MURTISHI (07.14.2013)
VAJZA QË SFIDOI TALEBANËT, IKONË GUXIMI DHE SHPRESE E FRYMËZUAR NGA NËNË TEREZANga FRANK SHKRELI (07.14.2013)
SA PËR KUJTESË AMBASADORIT RUS LEONID ABRAMOV - RUSIA DUHET T'I KËRKOJË NDJESË KOMBIT SHQIPTARNga ESHREF YMERI (07.13.2013)
NEVOJA PËR REMONT KAPITAL NË PDNga MENTOR KIKIA (07.12.2013)
TRAGJEDIA E ÇAMËRISË NË ANGLISHTNga FRANK SHKRELI (07.12.2013)
DY FJALË PËR SHPIRTIN E BARDHË TË ANTHONY ATHANAS - NGA ELIDA BUÇPAPAJ (07.10.2013)
ANTHONY ATHANAS, NDERI I KOMBIT DHE KRENARIA E KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN, RESTORANTI ANTHONY'S PIER 4 NUK ËSHTË MËNga FRANK SHKRELI (07.10.2013)
HISTORIKISHT REVOLUCIONI I EGJIPTIT ËSHTË MË SE I NJËJTINga JONATHAN ADELMAN, Reuters (07.09.2013)
E PAZËVENDËSUESHME - IDEOLOGJIA KOMBËTARISTE NË POLITIKËN SHQIPTARENga SHENASI RAMA (07.09.2013)
ASIMETRIA NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI SERBISERBIA SPONSORIZON NJË LOB TË FUQISHËM SERB NË TIRANËNga SHABAN MURATI (07.08.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]